Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,931
    Postimet në Bllog
    20

    Parti politike apo organizatë kriminale? Polici që Rama e bëri kryebashkiak përfundon në SPAK

    Kryebashkiakët trafikantë nuk kanë të mbaruar/ Polici që Rama e bëri kryebashkiak përfundon në SPAK

    Emri:  auto_-1200-630-5f8c505f577a41709920340.jpg

Shikime: 75

Madhësia:  17.9 KB

    Leonard Hide, kreu i Bashkisë Libohovë ka përfunduar në SPAK, nën dyshimet se në kohën kur ka qenë shef krimesh në Gjirokastër ka favorizuar kultivimin e kanabisit në zonë.

    Ky lajm është bërë i ditur nga kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri. Xhaferri ka deklaruar se Hide është vetëm një ushtar i thjeshtë në armatën e policisë së inkriminuar që Edi Rama e vendosi në shërbim të krimit të organizuar.

    Kreu i FRPD-së shkruan se, PS është kthyer në organizatë kriminale që numrin më të madh të eksponentëve e ka në burg.

    “Favorizoi bosët e kanabisit, polici që Rama e bëri Kryebashkiak përfundon në SPAK!

    Arben Ahmetaj në rrëfimin e tij e konfirmoi më zë dhe figurë se kanabizimi ka qenë një projekt qeveritar, që rrënoi ekonominë, inkriminoi policinë dhe kriminalizoi rininë.

    Leonard Hide, kreu i Bashkisë Libohovë ka përfunduar në SPAK, nën dyshimet se në kohën kur ka qenë Shef Krimesh në Gjirokastër ka favorizuar kultivimin e kanabisit në zonë.

    Si shpërblim Edi Rama e kandidoi për Bashkinë Libohovë dhe me paratë e kanabisit ai bleu zgjedhjet.

    Hide është vetëm një ushtar i thjeshtë në armatën e policisë së inkriminuar që Edi Rama e vendosi në shërbim të krimit të organizuar.

    Nuk ka asnjë dyshim se Partia Socialiste është kthyer nga Edi Rama në organizatën kriminale më të rrezikshme në vend, teksa ka numrin më të madh të eksponentëve në burg ose nën hetim.

    Largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare dhe çdo minutë që kalon, rreziku për vendin është gjithnjë e më i madh”, shkruan Xhaferri.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,931
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Parti politike apo organizatë kriminale? Polici që Rama e bëri kryebashkiak përfundon në SPAK

    Lejoi mbjelljen e kanabisit/ Kryebashkiaku i Libohovës i pandehur në SPAK, përfundon në gjyq

    Emri:  auto_Leonard-Hide.1709928792.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  32.1 KB

    Leonard Hide i Libohovës, tjetër kryebashkiak socialist është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre me dyshimet se në kohën kur ka qenë Shef Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

    E teksa SPAK ka përfunduar hetimet dhe kaluar kërkesën për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të kryebashkiakut të Libohovës Leonard Hide dhe disa personave të tjerë mes të cilëve edhe funksionar policor, ende nuk është caktuar një datë për seancën paraprake.

    GJKKO e ka marrë me nge vendimmarrjen ndaj zyrtarit të lartë për të cilin ka dyshime të ketë bashkëpunuar me grupe kriminale të kultivimit të narkotikëve në kohën kur kishte funksione drejtuese në Policinë e Shtetit.

    ‘Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet’-thuhet në dosjen hetimore.

    Operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Prokurorinqë e Gjirokastrës, nisi datën 1 shtator 2021 ku janë zbuluar disa plantacione droge me qindra bimë narkotike.

    Më ndërhyrjen nga Tirana, u konstatua se disa kontrolle nga policia lokale ishin shmangur, ndërsa në rrugë informative mbërrinin të dhëna për bashkëpunim me policinë.

    Emri i Leonard Hides është futur mes disa emrave të tjerë, që ndonëse hetohet prej muajsh, nuk është lakuar asnjëherë publikisht deri më tani.

    Bashkia, e cila përbëhet nga qyteza e Libohovës dhe njësitë administrative Libohovë Qendër dhe Zagorie, drejtohet prej kohësh tashmë nga një i pandehur, por përkundër shembullit të njëjtë me atë të kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, të Rrogozhinës Edison Memolla, apo i Mallakastrës Qerim Ismailaj, për Leonard Hidën qytetarët e tij në Libohovë nuk e njohin gjerësisht faktin.

    Përfshirja e Hides në këtë aktivitet doli në kuadër të hetimeve me metoda proaktive dhe transkriptimeve nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila regjistroi procedimin penal.

    Por në kohën kur konstatoi përfshirjen e zyrtarëve policor në aktivitetin kriminal, shpalli mos-kompetencë duke ia kaluar SPAK-ut.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,931
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Parti politike apo organizatë kriminale? Polici që Rama e bëri kryebashkiak përfundon në SPAK

    Kryebashkiaku i PS merret i pandehur nga SPAK

    Emri:  ps.jpg

Shikime: 61

Madhësia:  21.6 KB

    Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

    Ai do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO.

    Hide u mor i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës. Ai akuzohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike përkundrejt përfitimit.

    “Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë“, ka thënë Hide para gazetarëve.


    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-2023, 16:29
  2. Lulzim Basha: Ja familjet kriminale që Edi Rama bëri deputetë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-05-2021, 14:37
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 04-05-2016, 17:54
  4. Eskorta e Nanos përfundon në polici
    Nga PORTI_05 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 13:00
  5. Prostitucioni, Zbulohet në Bari organizatë kriminale
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2003, 11:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •