Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    A është normale që një shtet i huaj të dekorojë një prokuror shqiptar në detyrë?

    Prokurori i SPAK, Arben Kraja, dekorohet nga Presidenti i Italisë me “Kalorës” i “Urdhrit të Meritës të Republikës së Italisë”

    Emri:  Capture-63.jpg

Shikime: 113

Madhësia:  34.1 KB

    Prokurori i SPAK, Arben Kraja, është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Italisë me titulin e lartë “Kalorës” i “Urdhrit të Meritës të Republikës së Italisë”.

    Ky titull është një nga nderimet me të larta italiane. Urdhri i Meritës së Republikës është veçanërisht një mirënjohje për ata, italianë e të tjerë, që kanë fituar merita të veçanta ndaj Kombit italian.

    Arben Kraja është një nga prokurorët më profesionistë në Shqipëri që ka dhënë kontribut të veçantë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por dhe në shkatërrimin e grupeve kriminale që operonin në Itali dhe Shqipëri.

    Emri:  aaa.jpg

Shikime: 108

Madhësia:  34.5 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: A është normale që një shtet i huaj të dekorojë një prokuror shqiptar në detyrë?

    Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani shpallet kampion i antikorrupsionit nga DASH

    Emri:  dumani-2-1.jpg

Shikime: 79

Madhësia:  24.3 KB

    Për punën e palodhur dhe për goditjen në zyrtarë të lartë që kanë shkelur ligjet, Altin Dumani, kreu i SPAK-ut është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kreu i SPAK-ut ka marrë kështu vlerësimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një nga vendet që i ka mbështetur më shumë organet e reja të drejtësisë në vendin tonë.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: A është normale që një shtet i huaj të dekorojë një prokuror shqiptar në detyrë?

    Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani shpallet kampion i antikorrupsionit nga Sekretari Amerikan i Shtetit

    Emri:  0-500-1733771658xscreenshot-29-974.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  30.4 KB

    Për punën e palodhur dhe për goditjen e zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjet, Altin Dumani, kreu i SPAK-ut është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dumanit ia dorëzoi titullin Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, në një ceremoni të veçantë.

    Kreu i SPAK-ut ka marrë kështu vlerësimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një nga vendet që i ka mbështetur më shumë organet e reja të drejtësisë në vendin tonë.

    Në ceremoninë e zhvilluar në Departamentin amerikan të Shtetit janë nderuar me këtë çmim 10 kampionët antikorrupsion në mbarë Botën, mes të cilëve edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

    “Altin Dumani ka goditur politikanë të lartë edhe grupe të rëndësishme kriminale. Duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe është një nga njerëzit dhe institucioni më i besueshëm në Shqipëri”, është motivacioni që u shpall nga DASH.

    “Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Kjo krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, tha Blinken.

    Me tej Blinken theksoi se “Altin Dumani drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”.

    Emri:  Capture-64.png

Shikime: 81

Madhësia:  59.6 KB

    Koha Jonë

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,519
    Postimet në Bllog
    1

    Për: A është normale që një shtet i huaj të dekorojë një prokuror shqiptar në detyrë?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Pergjigja e temes: PO, SHBA dhe Shqiperia jane bashkepenembajtes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 10-12-2024 më 07:50
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: A është normale që një shtet i huaj të dekorojë një prokuror shqiptar në detyrë?

    Dumani lakuriq/ Kapexhiu tallet rëndë me ‘kampionin e antikorrupsionit’

    Emri:  auto_spak1733911780.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  55.7 KB

    Mjeshtri Bujar Kapexhiu nuk zhgënjen edhe kësaj here.

    Pasi Altin Dumani mori në Uashington vlerësimin si kampion i antikorrupsionit, Kapexhiu sjell një punim të titulluar ‘Kampioni dhe Korrupsioni’.

    Mjafton vetëm kjo karikaturë për të rrëzuar të gjithë propagandën e ngritur rreth punës së Dumanit dhe SPAK.

    Ai shfaqet lakuriq përpara korrupsionit që i ka marrë frymën vendit.

    Ndërkohë krijesa monstruoze e korrupsionit mban në xhep Edi Ramën dhe Erion Veliajn, dy të amnistuarit e mëdhenj të SPAK.

    Syri

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: A është normale që një shtet i huaj të dekorojë një prokuror shqiptar në detyrë?

    Si ka mundesi qe paska akoma shqiptare qe shkruajne pa gabime shqipen edhe adhurojne akoma sb-ne?

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: A është normale që një shtet i huaj të dekorojë një prokuror shqiptar në detyrë?

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Pergjigja e temes: PO, SHBA dhe Shqiperia jane bashkepenembajtes.
    Një turist amerikan kish vajtur me pushime në Shqipëri. Ishte i apasionuar pas alpinizmit dhe ngjitjes së maleve të larta. Së bashku me guidën e përkthyesin e tij shqiptar, po vizitonte një zonë të thellë në veri të Shqipërisë. I zuri nata në një fshat të thellë, u strehuan në familjen e një fshatari shqiptar i cili tregoi një mikëpritje të lavdërueshme. Turisti amerikan u prek nga dy gjëra që vuri re: 1) varfëria e jetës së familjes shqiptare në atë fshat të thellë. Në sytë e tij, i dukej sikur ai kish shkuar pas në kohë në mesjetë. 2) mikëpritja e zemërgjerësia e familjes që u hapi derën dhe i strehoi në shtëpinë e tyre. Edhe pse të varfër, ata ndanë ato që kishin me turistin amerikan dhe përkthyesin e tij shqiptar.

    Teksa u ulën pranë një vatre zjarri, që ishte burrimi i vetëm i ndriçimit dhe ngrohjes në atë shtëpi, turisti amerikan filloi të fliste me përkthyesin e tij shqiptar, e i kërkoi këtij të fundit që ta pyeste mikpritësin e tij: "Si është e mundur, që ju pranoni të jetoni këtu në këto kushte kaq të vështira?" Përkthyesi shqiptar u ndie keq nga kërkesa e amerikanit, dhe i tha se nuk është ide e mirë të bësh një pyetje të tillë për të zotin e shtëpisë. Kjo do të përbënte një fyerje të rëndë për të. Por turisti amerikan, nuk e kuptonte dot këtë gjë nga mentaliteti shqiptar, dhe e shtyu më shumë përkthyesin që ta bënte atë pyetje.

    Përkthyesi dha e mori me amerikanin në anglisht që ta bëntë të kuptonte se nuk do ta bënte një gjë të tillë, dhe në fund i tha shkurt e prerë: "Nëse do të flesh jashtë sot, në mes të erës e acarit në tendën tënde të vogël, unë do t'ia bëj pyetjen që ti kërkon të zotit të shtëpisë." Turisti amerikan heshti dhe nuk insistoi më të bënte atë pyetje.

    Turisti amerikan u kthye në Amerikë dhe fati e desh që të takonte një shqiptaro-amerikan të cilit ia tregoi këtë histori. Ajo që ishte më e bukura ishte mësimi që ai kish marrë nga ajo natë në atë shtëpi fshati. "Mësova diçka të rëndësishme për karakterin shqiptar. Ata janë të dashur e mikëpritës si popull, por nuk lejojnë njeri që të japi urdhra në shtëpinë e tyre."

    Problemi i Shqipërisë është se në krye të shtetit kemi një Kryeçoban e jo një shqiptar o Ilia. Dhe ai Kryeçobani ndan të njëjtin mentalitet me ty. Amerikanët i lë të bëjnë sistemin e drejtësisë që ti kenë gjithë pushtetarët e vendit nën kontrollin e tyre. Italianët i lë të ndërtojnë burgjet për refugjatët afrikanë në tokë shqiptare. Ushtarët e NATO-s bëjnë stërvitje në sheshin kryesor të Tiranës me tanqe e autoblinda duke e kthyer Shqipërinë e vogël në shënjestrën e rusëve. Izraelitët i kërkojnë të futi sherrin mes myslimanëve dhe sunitëve duke ndërtuar "Vatikanin e Bektashijve" në Tiranë. Ukrainës i japim plumba e armë të prodhuara nga fabrikat e armëve të kohës së Enver Hoxhës që i futëm prapë në punë.

    Shqiptarët mbajnë sehir teksa të huajt bëjnë ligjin në vendin e tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-12-2024 më 11:52

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: A është normale që një shtet i huaj të dekorojë një prokuror shqiptar në detyrë?

    Dhe diçka në lidhje me "dekoratat" dhe "çmimet" e njerëzve në detyrë.

    Eshtë kundër etikës profesionale për një punonjës në sektorin publik apo privat që të marri dhurata apo nderime kur është ende në krye të detyrës. Ambasadorët amerikanë duhet të deklarojnë çdo dhuratë më të lartë se $50 dhe duhet të marrin leje nga Departamenti i Shtetit nëse dikush i fton në një eveniment artistik apo sportiv që kushton më shumë se aq. E njëjta praktikë ndiqet edhe nga sektori privat, ku asnjë punonjës i një korporate nuk mund të pranojë dhurata nga klientë apo persona jashtë kompanisë, për aq kohë sa është në krye të detyrës.

    Çmime e nderime të tilla bëhen kur këta persona nuk janë më në detyrë. Nuk ka asgjë të keqe, nesë institucionet e shtetit për të cilin ti punon të bëjnë një nderim të tillë. Por jo një shtet apo aktor i huaj. Pasi kjo shihet si mosrespektim i sovranitetit të vendit, dhe prekje e pavarësisë së insitucionit përkatës. Institucioni i akuzës, prokuroria, është i pavarur nga institucionet e tjera të shtetit, nga politika, dhe nga ndikimi i huaj. Kjo do të thotë të jesh i pavarur. Dhe një prokuror profesionist dhe me etikë punë, do të refuzonte çmime e nderime të tilla, kur ai është ende në detyrë.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-12-2024 më 13:45

Tema të Ngjashme

  1. A eshte normale 60 km/ore ne hyrje te Tiranes?
    Nga VOLSIV në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 19-07-2021, 02:45
  2. A është normale të mos gjesh fjalën që do?
    Nga ArtizanaShkup në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-06-2010, 09:57
  3. Schmitt: Kosova është një shtet i dytë shqiptar
    Nga fano në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 12:05
  4. Çfarë është Normale?
    Nga AuGuSt_ në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2008, 15:52
  5. A nuk është normale të ndjeheni i shqetësuar ??!
    Nga Black_Water në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2008, 06:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •