Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani shpallet kampion i antikorrupsionit nga Sekretari Amerikan i Shtetit
Për punën e palodhur dhe për goditjen e zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjet, Altin Dumani, kreu i SPAK-ut është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dumanit ia dorëzoi titullin Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, në një ceremoni të veçantë.
Kreu i SPAK-ut ka marrë kështu vlerësimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një nga vendet që i ka mbështetur më shumë organet e reja të drejtësisë në vendin tonë.
Në ceremoninë e zhvilluar në Departamentin amerikan të Shtetit janë nderuar me këtë çmim 10 kampionët antikorrupsion në mbarë Botën, mes të cilëve edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
“Altin Dumani ka goditur politikanë të lartë edhe grupe të rëndësishme kriminale. Duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe është një nga njerëzit dhe institucioni më i besueshëm në Shqipëri”, është motivacioni që u shpall nga DASH.
“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Kjo krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, tha Blinken.
Me tej Blinken theksoi se “Altin Dumani drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”.
Koha Jonë
Krijoni Kontakt