Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,920
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: Talebanët e Rilindjes Socialiste i vinë rrotull Murit 2300 vjeçar të Demës në Butrint

    Murin e Demës nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët. E rrëzuam ne, Rilindja!

    Emri:  t1.jpg

Shikime: 143

Madhësia:  80.4 KB

    Nga Auron Tare-

    Mbi një Kronikë te Zëri i Amerikës.

    Duke pritur barbarët

    Ç’po presim ne të mbledhur te ky shesh?

    Barbarët do të mbërrijnë sot këtu.

    Përse Senati rri pa punë sot,

    Dhe senatorët ligjvënës ç’presin?

    Barbarët sot që larg do të arrijnë,

    Çfarë ligjesh mund të bëjnë senatorët?

    Barbarët ligjet krejt do bëjnë vetë.

    *

    Pse befas ky trazim tejpërtej sheshit,

    (Shiko fytyrat si u ngrysën krejt),

    Pse rrugë e sheshe u shkretuan befas,

    Dhe njerëzit në shtëpi kthejnë plot merak?

    Përktheu: Ismail KADARE

    Poezia e famshme e poetit grek Cavafi, duket sikur të jetë shkruar për një nga monumentet më epike në tokën shqiptare. Murin e Demës, një vepër monumentale e ndërtuar diku më shumë se 2300 vjet të shkuara midis Sarandës së sotme dhe Butrintit Antik. Një Mur i ndërtuar me gurë të mëdhej sjellë nga guroret antike u ngrit pikërisht për të mbrojtur Qytetin e Butrintit.

    Në pikën më të ngushtë ku Liqeni i famshëm i Pelodesit Antik (Liqeni i Butrintit)lidhej me detin, banoret e ngritën këtë vepër monumentale ku për 2300 vjet me rradhë qëndroi atje kryelartë për të ndalur hordhitë e barbarëve ndaj qytetërimit. Nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët, pechenegët, avarët më vonë Normanët apo edhe më vonë otomanët. Muri i Demës i rrezistoi kohës duke mbritur deri më sot i pa trazuar dhe i pa prishur nga asnjë hordhi barbare.

    Për këtë arsye u përfshi në Hartën e kufinjve të Parkut Kombëtar të Butrintit.

    Deri më sot.

    Shikoni pamjet e nxjera nga Zëri i Amerikës mbi atë që po ndodh vetëm 100 metra nga ky Monument madhështor. Për momentin mu duk sikur Zëri i Amerikës kishte ngatërruar kronikën duke treguar bombardimet në Gaza.

    Po jo jo, Zëri i Amerikës ishte i qartë. Pamjet e transmetuara tregonin se cfarë po ndodhte në Pikën e Vockël të Ministres së Kulturës Kumbaro e cila i tregoi jo vetëm kolegëve të saj deputetë, por edhe publikut se nuk kishte asgjë të keqe që në emër të zhvillimit të hante pak nga kufinjtë e Butrintit. Askush nuk foli, kolegët deputetë ulen kokën, fundi i fundit ku ishin barbarët?

    Muri i Demës kishte pritur me kot një mori shekujsh dhe barbarët nuk ishin dukur gjëkundi. Përse i shërbente civilizimit ky Mur?

    E ashtu siç kendon Cavafi

    Sepse ra nata dhe barbarët s’erdhën

    Dhe nga kufijtë dikush mbrrijti e tha:

    Se asgjëkund barbarë atje s’ka.

    Po vallë tani ç’do bëjmë ne pa barbarët?

    Emri:  t2.jpg

Shikime: 132

Madhësia:  61.2 KB

    Emri:  t3.jpg

Shikime: 133

Madhësia:  37.4 KB

    Emri:  t4.jpg

Shikime: 126

Madhësia:  60.4 KB

    Emri:  t5.jpg

Shikime: 135

Madhësia:  60.8 KB

    fotot 1. Arkivi i Ugolinit, Museo della Civiltà Romana, Rome

    foto 2. Zeri i Zëri i Amerikës


    Koha Jonë

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Kryeplaku (23-02-2024)

Tema të Ngjashme

  1. Zbulohet në Durrës fari 2300-vjeçar
    Nga brooklyn2007 në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 24-09-2017, 06:06
  2. PBDNJ braktis koalicionin e Rilindjes Socialiste, bashkohet me opozitën
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2016, 16:44
  3. Partia e Bamir Topit i bashkohet Rilindjes Socialiste
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 07:24
  4. Afganistan, talebanët vrasin djalin 7-vjecar
    Nga ZbatoRregullat në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 10-08-2010, 22:51
  5. Zbulohen gjurmë të murit 2400 vjeçar në Orik
    Nga shigjeta në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-10-2009, 04:52

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •