Ēudia shqiptare, deficiti rritet, leku nuk dobėsohet
Ndryshimet nė tregtinė e jashtme tė Shqipėrisė gjatė muajit janar tė kėtij viti mund tė konsiderohen pėr nga pėrmasat si drastike. Dhe ēudia mė e madhe konsiston nė faktin se si rreth 300 milionė euro deficit nuk dhanė kurrfarė ndikimi nė ecurinė e kursit tė kėmbimit tė lekut.
Nga Gjergj Erebara
Kartėmonedha dhe monedha tė periudhės aktuale tė ekspozuara nė Muzeun e Bankės sė Shqipėrisė. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Ekonomia shqiptare po pėrjeton lėvizje shumė tė pazakonta, me lėvizje nė magnitudė tė lartė nė volumet e tregtisė sė jashtme dhe me monedhė kombėtare qė duket se reziston pėrkundrejt trazirave.
Tė dhėnat e tregtisė sė jashtme tė vendit, tė publikuara nga INSTAT tė hėnėn, tregojnė pėr rėnie nė volumin e pėrgjithshėm tė eksporteve me 29%, rritjen e importeve me 3.4% dhe rritjen e deficitit tregtar me shifrėn marramendėse prej 87%. Dy shifrat e para duhet tė merren me rezerva sepse ndryshimet janė shkaktuar pjesėrisht nga njė fenomen arithmetikor. Shifra e tretė ėshtė e tillė qė shkon pėrtej kėtij fenomeni. Sipas INSTAT, Shqipėria eksportoi 42 miliardė lekė mallra nė janar 2023 dhe 30 miliardė nė janar tė kėtij viti. Importet ishin 58 miliardė lekė nė janar 2023 dhe u rritėn nė 60 miliardė nė janar tė kėtij viti. Deficiti tregtar ishte 16 miliardė lekė nė janar tė vitit tė kaluar, u rrit nė 30 miliardė lekė nė janar tė kėtij viti.
Tė dhėnat e tregtisė sė jashtme llogariten nė monedhėn kombėtare dhe forcimi i lekut mes dy periudhave shpjegon njė pjesė tė ndryshimit. Euro kushtoi mesatarisht 116 lekė nė janar tė vitit tė kaluar dhe mė pak se 104 lekė nė janar tė kėtij viti. Leku rezulton i forcuar 10% pėrgjatė kėsaj periudhe. Rrjedhimisht, rėnia e eksporteve nė masėn 29% reflekton nė rreth njė tė tretėn llogaritjen e eksporteve tė njėjta me kurs kėmbimi tė ndryshėm. Nėse hiqet efekti i kursit tė kėmbimit dhe eksportet raportohen nė euro, rėnia ėshtė mė pak se 20%. Por e njėjta gjė ndodh edhe me importet, tė cilat, ndėrsa tė llogaritura nė lekė kanė pėsuar rritje prej 3.4%, tė llogaritura nė valutė duhet tė kenė pėsuar njė rritje mė tė madhe. Dhe pavarėsisht efektit tė kursit tė kėmbimit, fakti mbetet qė njė shifėr jashtėzakonisht e konsiderueshme prej 30 miliardė lekėsh ose gati 300 milionė euro pėrbėn deficitin tregtar tė vendit.
Pėrgjatė tė gjithė vitit tė kaluar, Banka e Shqipėrisė dhe qeveria, nė mėnyrė tė pėrsėritur, deklaruan se forcimi i monedhės kombėtare ėshtė njė fenomen qė i detyrohet pėrmirėsimit tė pozicionit tė jashtėm tė vendit, bilancit tregtar, bilancit tė pagesave dhe bilancit tė llogarisė kapitale.
Me tė vėrtetė, shifrat e mbėshtesin kėtė hipotezė, ndonėse Fondi Monetar Ndėrkombėtar, me teknikat e veta shumė tė pėrparuara tė analizės ekonomike, thotė se forcimi i lekut nuk shpjegohet dot tėrėsisht me pėrmirėsimin e bilancit tė pagesave. Fondi Monetar Ndėrkombėtar kėshillon gjithashtu me kėmbėngulje qė Banka e Shqipėrisė tė mos ndėrhyjė nė tregun e kėmbimit valutor dhe thekson se kursi i lirė luhatės duhet tė jetė vija e parė e mbrojtjes. FMN e jep kėtė kėshillė mbėshtetur mbi prova tė forta. Kursi i lirė luhatės ėshtė njėkohėsisht njė mekanizėm i fuqishėm, mė i fuqishėm se sa ndėrhyrja nga BSH dhe gjithashtu mė i natyrshėm dhe qė i zgjidh problemet mė lehtė. Kursi i kėmbimit reflekton volumin e pėrgjithshėm tė tregtisė e tė shėrbimeve tė vendit, nė tė cilin qarkullojnė miliarda euro ndėrsa BSH me ndėrhyrjet e saj nė rendin e dhjetramiliona apo qindramiliona eurove ėshtė njė faktor shumė mė i vogėl se sa vetėrregullimi i tregtisė sė jashtme.
Me pak fjalė, ndėrsa leku forcohet, rregulli i pėrgjithshėm i ekonomisė sugjeron se eksportet e vendit bėhen mė tė shtrenjta dhe importet mė tė lira. Por ndėrsa importet konkurrojnė prodhimin vendės, valuta qė pėrdoret pėr tė paguar kėto importe pakėsohet, gjė qė detyrimisht sjell dobėsim tė lekut nė tregun e kėmbimit valutor dhe pėrmbysje, pra importe gradualisht mė tė shtrenjta dhe eksporte gradualisht mė tė lira e mė konkurruese.
Vetėm se kjo gjė tani pėr tani nuk ka ndodhur. Deficiti i tregtisė sė jashtme u rrit, por leku vijon tė jetė i fortė. Qė nga fillimi i janarit, kursi mesatar i kėmbimit ka qenė afėrsisht 103.9 lekė pėr euro, shifėr kjo, njė rekord historik.
BIRN
Krijoni Kontakt