Gazetari amerikan Tucker Carlson, ka bërë një intervistë me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Kjo është intervista e parë që presidenti rus bën me një gazetar në botën Perëndimore pas fillimit të luftës në Ukrainë. Intervista është mbi dy orë e gjatë, dhe Vladimir Putin ndalet në aspektin historik të luftës në Ukrainë, marëdhëniet dhe interesat e vendeve fqinje si Polonia, Lituania, Hungaria, historia e Bashkimit Sovjetik, shkaterrimi i Bashkimit Sovjetik dhe krijimi i republikave te pavarura ne keto 30 vjetet e fundit. Ai ndalet edhe tek lidhjet e Ukrainës me elementë naziste që nga lufta e II Botërore e deri në ditët e sotme. Ai insiston se një nga misionet e Rusisë në Ukrainë është shkatërrimi i këtyre elementëve naziste që sot e gjejnë veten në majat e pushtetit dhe mbështeten nga shtete si SHBA dhe Gjermania.
Mund ta ndiqni intervistën të plotë në anglisht më poshtë:
Ep. 73 The Vladimir Putin Interview pic.twitter.com/67YuZRkfLL
— Tucker Carlson (@TuckerCarlson) February 8, 2024
Krijoni Kontakt