Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Hirësia Kristofor Kisi, Kryepeshkopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri

    KRISTOFOR KISI NË PANAIRIN E SHËN GJON VLADIMIRIT

    Të kremten e shenjtit, më 4 qershor, në manastir bëhej panair i madh. Prandaj thirrej paria e disa qyteteve e u bëhej një pritje madhështore. Sipas studiuesit gjerman Hahn, panairi zgjaste tri ditë. Pelegrinëve u jepej bukë, ullinj dhe djathë. Ata hidhnin të holla aq sa e kishin menduar. Paratë i mblidhte kujdestari i manastirit. Në panairin që bëhej në manastirin e Gjon Vladimirit, kujdestaria e parë i takonte Durrësit, e dyta Kavajës dhe e treta Tiranës(148). Ndërmjet të tjerave, aty bëhej edhe pazari i shitjes së gjedhit. Pelegrinët nga Tirana, Durrësi, Dibra, Korça, Berati, Struga, Ohri dhe Manastiri vinin një ditë më parë, pra që më 3 qershor. Kishte njerëz me probleme shëndetësore, që flinin natën në kishë, duke iu lutur shenjtit të bënte mrekullinë. Gratë vinin rroba të ndryshme pranë arkës së shenjtit, ndërsa burrat fërkonin qeleshet dhe festet tek arka e shenjtit(149). Të tjerë këndonin në oborrin e kishës, ndërsa tregtarët ambulantë u shërbenin pelegrinëve me produkte ushqimore. Pas liturgjisë hyjnore zhvillohej ceremonia e rrotullimit të lipsanit tri herë rreth kishës. Arka me lipsanët e shenjtit dilte nga dera jugore e kishës. Procesionin e paraprinin eksapterët dhe kryqi; pastaj vinin priftërinjtë që mbanin arkën me lipsanet e shenjtit; më pas vinte populli me qirinj të ndezur. Të gjithë me lutje, psalme dhe litani shoqëronin arkën me lipsanet e shenjtit. (Fig.1) Më pas, arka vendosej mbi një tavolinë përpara kishës dhe priftërinjtë shpërndanin pambukun që kishin lipsanet e shenjtit. Njerëzit prisnin në radhë dhe pasi puthnin arkën, merrnin pambukun dhe largoheshin me shprestari.

    Pambukun e vendosnin në djepet e fëmijëve për mbarësi, e mbanin me vete kur udhëtonin ose e mbanin në këndin e lutjes në shtëpi. Më pas, të gjithë të pranishmit drekonin së bashku. Kremtimet e panairit të vitit 1939 i ka drejtuar Kryeepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Kristofor Kisit. (Fig.2) Në këto kremtime mori pjesë edhe kori i kishës katedrale të “Ungjillëzimit” të Tiranës. Anëtarët e korit kanë qenë: Irini Gjoka, Anthulla Markidhi, Mariana Trebicka, Keti Cico, Gallata Kota, Tefta Kuqi, Enrieta Afezolli, Vasilika Murani, Zana Mata, Marika Simaku, Viollanda Xhumetiku, Pandora Karakosta, Leni Dhama, Thanas Shkurti, Kristaq Tasho, Niko Zaharija, Themistokli Bimbli, Themistokli Jorgoni, Andrea Botka, Stavri Kondi, Nonda Rusi, Thoma Frashëri. Kori i kishës së “Ungjillëzimit” në Tiranë është krijuar nga Dhimitër Beduli(150). (Fig.3)






    148) - Johan Georg von Hahn, Studime shqiptare, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 2007, faqe 233.

    149) - Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 138, dosja 16, fleta 16.

    150) - Dhimitër Beduli, Vlash Dhora, Kostandin Mara, Shënime për bashkësinë ortodokse të Tiranës, Nereida, Tiranë 2007, faqe 24.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-01-2024 më 03:02

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Hirësia Kristofor Kisi, Kryepeshkopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri

    LABORATORI KIMIK I KISIT NË KISHËN E SHËN PROKOPIT

    Projekti i kishës së Shën Prokopit në Tiranë u realizua nga ing. Skënder Luarasi. (Fig.4) Guri i themelit u vu më 6 prill 1940 nga Kryeepiskopi Kristofor Kisi. Në murin e kishës ka qenë një pllakë e mermertë ku shkruhej: Themelue në vitin 1940 në kohën e Kryepiskopit të Gjithë Shqipnis Imzot Kristoforit, me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e pleqësis kishtare dhe të kujdestarisë së kishës së Tiranës, ndërtue me t’ardhunat e çpronësimit të kishës së vjetër të Shën Prokopit dhe me ndihmat e popullit orthodhoks, projektue dhe drejtue prej ing. Arch. Skënder Luarasit, zbatue prej sipërmarrjes Ing. Lucca e Co, Milano.

    Kisha e Shën Prokopit përfundoi së ndërtuari më 20 maj të vitit 1945. Kisha ka qenë e stilit bizantin e punuar me gurë të gdhendur deri në lartësinë dy metra dhe më pas muri vazhdonte me tulla. Kisha ishte 23,5 metra e gjatë dhe 18 metra e gjerë. Dyshemeja e kishës ishte e shtruar me pllaka mermeri të bardhë. Ikonostasi gjithashtu ishte prej mermeri të bardhë dhe korniza fundore me mermer të zi. Ngjitur me kishën ishte shtëpia dykatëshe e famullitarit, e cila përbëhej nga katër dhoma dhe dy salla të mëdha njera prej të cilave më vonë u kthye në laborator kimik(151). Përurimi i kishës u bë më 20 maj 1945 nga Kryeepiskopi Kristofor Kisi. Kujdestar dhe psalt në Kishën e Shën Prokopit ka qenë Vlash Semini(152). Mihal Pjeshkazini ka qenë mësuesi i katekizmit për fëmijët. (Fig.5)

    Në shënimet e tij atë Marko Papajani thotë se më 25 maj 1960 në kryesinë e kishës u zhvillua një mbledhje, në të cilën Kryeepiskop Paisi u komunikoi vendimin e qeverisë në lidhje me prishjen e kishës. "...meqenëse në këtë vend tashti i thonë kodra e "Dëshmorëve të Kombit", vend në të cilin ndodhet edhe kisha, parashikohet që të bëhet një park i madh për kryeqytetin me liqenin artificial, kopshtin zoologjik, ambiente të tjera sportive dhe për dëfrime, hotele, bufera etj....me një fjalë kisha e "Shën Prokopit", nuk mund të qëndrojë më në atë vend, ku është ndërtuar dhe aq më tepër që do të bëhet më shumë vend dëfrimi dhe hareje, se sa vend faljeje, gjë kjo që e humbet kuptimin e adhurimit e faljes.... ". Më 20 tetor 1960 u hartua akti zyrtar i shpronësimit dhe menjëherë filloi zbrazja e kishës nga orenditë. Të gjitha objektet e shenjta, si ikonat, veshjet klerikale, disko-potirat, triqerët etj, u shpunë në kishën e "Ungjillëzimit të Hyjlindëses". Froni dhespotik gjithashtu u vendos në kishën e "Ungjillëzimit". Orenditë e tjera si tavolina, dollapë, karrige etj, u vendosën përkohësisht në dhomën e shërbyesit, ndërsa një pjesë orendive, duke përfshirë edhe ato të laboratorit kimik iu dhurua manastirit të "Shën Vlashit"(153).







    151) - Kryeepiskopi Kristofor Kisi ka qenë kimist. Ai bënte eksperimente kimike në laboratorin e tij. Këtë fakt e dëshmon miku i tij Dhimitër Sinjari dhe mbesa e tij, Liza Sastoli.

    152) - Vlash Semini ka lindur në qytetin e Kavajës më 1906. Pas përfundimit të studimeve teologjike në Bukuresht, Vlashi u kthye në Tiranë, ku ka shërbyer si kujdestar dhe psalt në Kishën e Shën Prokopit. Vlash Semini ka botuar shumë artikuj teologjik në shtypin periodik të K.O.A.Sh-it. Vlashi vdiq më 1989. Kristofor Beduli, Psaltët Vlash Nushi e Vlash Semini, Ngjallja, gusht 1997, faqe 8.

    153) - Kristofor Beduli, At Marko Papajani dhe shënimet e tij, Neraida, Tiranë 2004, faqe 55-60.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Hirësia Kristofor Kisi, Kryepeshkopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri

    JETËSHKRIMI DHE AKOLLUTHIA

    e dëshmorit të ri dhe isapostullit
    SHËN KOZMA


    kthyer nga greqishtja prej klerikut orthodhoks

    KRISTOFOR KISI

    Korçë, 1931




    NË MBRËMËSORE

    PËRLESHORJA

    TINGULLI IV


    Le ta kremtojmë Shën Kozman e përkujtuar, le ta lavdërojmë të gjithë o besnikë, yllin e Dëshmorëve, mburrjen e meshtarëve dhe të murgjëve, se si shok i apostujve dhe nërmjetar përpara Krishtit, u fal shërime të sëmurëve, që i afrohen me besë.


    LAVDI DHE TANI
    TINGULLI II, EFRENESTHO


    Na shkëlqeve o Dëshmor me nam, o Shën Kozma si yll që lartazi, rojte mi dhenë si engjëll, çthurre ferrin besëlig, këtu pra sot po mblidhemi, dhe me lulet e këngëve, të mpleksim kurorë me të thirrura: O dëshmor i Shenjtë, dërgona hirin tënd dhe shpetoji besnikët prej gjithë helmeve.


    THIRRTORET
    TINGULLI II, IKOS EFRATHA


    Ejani gjithë tok, me këngë ta lavdërojmë, Kozmanë që shkëlqeu, me fjalë dhe me vepra, dhe vdiq i varrur si Dëshmor.

    Nxënës i Zotit Krisht, dhe shok i Apostujve, dhe mjek si anargjendët, dhe shembull për besënikët, fitoj kurorë si dëshmor.

    Mblidhuni sot këtu, me lule ta stolisim, se na buron shërime, për shpirtet dhe për trupat, dëshmori Shën Kozma me nam.


    LAVDI
    TINGULLI TËRTHOR II


    More kryqin mbi sup, Ungjillin e përhape, punove si Shën Pali, pra lutu pranë Krishtit, për ndjesën e besnikëve.


    TANI
    HYJLINDËSORE


    Cili s’të lumëron tani, Shën Mari Virgjëreshë? Cili vallë nuk himnon lindjen tënde të shenjtë? Se Bir i Zotit Perëndi na ndriti i vetëmlinduri, se ay prej teje u mishërua, pa at’e pa shpjegim, si Perëndi që ishte, edhe na u bë njeri pa ndryshim përmbi dhe, dhe s’ish i ndarë aspak prej natyrave, i fortë prej të dyjave na u njoh i papërzieri. Atij pra lutu, o Zonjë Hyjlindëse, të na dhurojë hir të shpirteve.


    HYRJA
    O DRITË GAZMORE


    O Jesu Krisht, dritë gazmore e lavdisë së shenjtë të Atit të pavdekshëm qiellor, të shenjtë e të lumtur, si arritëm në perëndimin e diellit dhe pamë dritën e mbrëmjes, himnojmë, Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë, Perëndinë. Ti meriton në çdo kohë të himnohesh me zëra të mbara o Bir i Perëndisë, që jep jetë; prandaj bota të lavdëron.

    Paravargu i mbrëmjes dhe këndimet

    PASVARGJET
    TINGULLI TËRTHOR IV,
    O TU PARADHOKSU


    More forcë e hir që lartazi, si kryetrim shembullor, i bekuar prej Shpirtit Shenjt, i dërmove plotësisht, gjithë hordhitë e demonëve, ngrite tropera kundër barbarëve, ndrite me fjalë, besë dhe shpresë e mall; pra ndërmjeto për ne, që të kremtojmë besërisht kujtimin tënd, pranë Zotit Jesu Krisht, dhe shpirtet na shpëto.

    Fjalën e lëçite plot me zell, dhe e lërove me mall, e vadite me shpresë e lot, dhe e mbolle me kujdes, nëpër zemrat e njerëzve; dhe mbolle lule, pemë edhe kallinj, plot me virtyte, dritë dhe dituri; pra ndërmjeto për ne, që të kremtojmë besërisht kujtimin tënd, pranë Zotit Jesu Krisht, dhe shpirtet na shpëto.

    Ndrite dhe shkëlqeve me virtyt, Dëshmor i Shenjtë Kozma, asketi i virtyteve, shembull i besnikëve, dhe lëçitës i dogmave; dhe predikove një Perëndi dhe Zot, Trininë e Shenjtë, me dashuri dhe mall; pra ndërmjeto për ne, që të kremtojmë besërisht kujtimin tënd, pranë Zotit Jesu Krisht dhe shpirtet na shpëto.

    LAVDI

    Ne besnikët të nderojmë, o Shën Kozma o udhëheqës i lartë, se ti na mësove të baresim në udhën e drejtë. Lum ti që i shërbeve Krishtit, edhe i prure shumica prej besnikësh të mirëpritur, o shok i engjëjve dhe i apostujve, kurorë i Dëshmorëve dhe i Shenjtorëve, ndërmjeto me ata për shpëtimin e shpirteve tona.

    TANI

    Priti Hyjlindëse, lutjet e shërbëtorëve, përkrahna dhe shpëtona prej rreziqeve dhe helmeve.


    NË MËNGJESORE

    Perëndia është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit
    (katër herë).
    Vargu I: Rrëfehuni te Zoti dhe thirrni emrin e tij të shenjtë.
    Vargu II: Të gjithë kombet më rrethuan dhe me emrin e tij i mposhta.
    Vargu III: Prej Zotit u bë kjo dhe është e çuditshme në sytë tanë.

    NDENJËSORET
    TINGULLI I, TON TAFON SU


    Me besën e Jesuit, si një shqyt dhe një armë, shkëlqeve me triumf, kundër gjithë armiqve, me fjalë dhe me predikim, si me drapër prej korësi, preve pa pushim, çdo drizë prej pabesie, dhe përmbyse krejt, intrigat e të ligut.

    LAVDI DHE TANI

    Si nënë të Jesuit, që të gjithë të njohim, o Zonjë Shën Mari, Virgjëreshë pas lindjes, përikim pra më ty me mall, si e mirë që je për ne, ty të kemi pra, ne mëkatarët si mbrojtje, prej rreziqeve, dhe shpëtimtare në ngasjet o Nënë Hyjlindëse.

    TINGULLI TËRTHOR I
    TON SINANARKHON


    Mbolle besën e mirë në mes të njerëzve, edhe kore me duaj kallinjt e drithëve, o Dëshmor i lavdëruar Shën Kozma, Krishtit ia shpure si një fli, një shumicë prej besnikësh mbi altarin e lartë që po mburren si Orthodoksë, me doktrinat e Shenjtorëve.

    LAVDI DHE TANI

    Virgjëreshë dhe nënë Mari Hyjlindëse, që hidhërimin e Evës e ktheve në gëzim, të himnojmë ne besnikët dhe të falemi, se na çlirove plotësisht, nga mallkimi prindëror o Zonj’ e përmbibekuar; ndërmjeto pra për ne pa prerë që të shpëtojmë prej rreziqeve.

    TINGULLI III
    EPEFANIS SIMERON


    Kapërceve me lavdi, lumin e trubullt, kur në rrymën me tërbim, të hodhnë o Dëshmor me nam, dhe në Parajsën kalove drejt, edhe fitove, kurorën e engjëjve.

    LAVDI DHE TANI

    Virgjëreshë mbrojtëse për çdo nevojë, ndërmjeto për gjithë ne, që kemi shpresë tek ty, dhe na shpëto prej rreziqeve, o nënë e Krishtit, o ndihmë e besnikëve.

    Meqenëse nuk ka Ungjill të Mëngjesit, këndohet menjëherë:

    SHKURTORJA
    TINGULLI III, EPEFANIS SIMERON


    Në Etolinë dritën pe, në Mal të Shenjtë, i thellove si një murg, gjithë misteret e Jesuit, dhe predikove me shpresë e mall, dhe derdhe gjakun si një apostull i tij.

    SHTËPIA

    Le ta nderojmë o besnikë, dhe le ta kurorëzojmë me lule Shën Kozmanë, bukurinë e dëshmorëve, mburrjen e murgjëve, predikuesin e besës, shembullin e priftërinjve, imituesin e mbaruar të apostujve, se bën çudira dhe na dhuron shërime. Le ta përshëndoshim pra, dhe le ti thërresim: gëzohu o ligjëronjës i besës, o kollonë e patundur e Kishës. Ruaje Kishën në paqe me ndërmjetime se ke kurajë përpara Shpëtimtarit, se derdhe gjakun si një apostull i tij..

    SINAKSARI

    Më 24 të muajit Gusht kujtojmë Shën Kozmanë, Atin tonë Oshënar, Hierodëshmor dhe Isapostull. Gjithë sot, kujtojmë Eftikun, Hierodëshmorin e Shenjtë, dishepullin e Shën Joan Teologut. Me ndërmjetimet e tyre o Krisht Perëndi mëshirona dhe shpëtona. Amin.

    ZBRITËSORET
    TINGULLI TËRTHOR IV,
    STAVRON KHARAKSAS


    Një kryq vijosi me shkop, Moisi Profeti dhe Deti i Kuq u ça më dysh, dhe Izraeli shkoj përtej; pastaj prapë e bashkoj, me një tjetër shkop dhe kryq, përsipër valëve dhe forcat edhe qeret, faraonit ia mbyti; pra Krishtin këndojmë si Perëndi dhe Zot, me brohori dhe gaz.

    Shkopi një herë si një simbol i misterit na u shfaq, se filizat na treguan priftërinë, edhe për Kishën beronjë, ja ku mbiu edhe lulëzoj, Kryqi tani për forcë dhe për shigurim.

    Kam dëgjuar o Zoti Krisht, si e rregullove këtë mister të madh kuptova veprimin tënd dhe të lavdërova Perëndia im.

    O dru i lumur tri herë, përmbi të cilin u nde Mbret’i lartë Zoti Krisht, se prej teje u rrëzua djalli gjarpër, i gënjyer tmerësisht, prej Zotit të mbërthyer përmbi kryq, që u fal shpirteve përdëllim dhe paqe gjithnjë.

    Në barkun e bishës së detit, Profeti Shën Jona, duartë i zgjeroj në formë kryqi, dhe pësimin e Krishtit paratregonte kjarisht, pra i triditshëm jashtë u hodh dhe lajmën e përmbinatyrëshme e paralajmëroj, të Jesuit të mbërthyer mbi Kryqin për ne, që na e ndriti krijesën, me ngritjen prej varreve.

    Urdhër të çmendur dha, tirani besëlig, e tundi popullin, botën e tmerroj, me blasfemi dhe paudhësi, po të Tre Djemat nuk i tronditi dot, tërbimi i egër, as furra me zjarr; dhe kur u fryri era vesëprurëse, këndonin brenda mu në zjarr; i përmbihyjnuar je, Perëndi dhe Zot i Madh, për jetë i bekuar.

    E bekoni Djema, si Trinia nga numëri Atin qiellor të vetmin Zot, himnoni Fjalën që mbi dhenë zbriti, dhe e bëri vesë zjarrin e furrave; dhe e lartësoi, dhe Shpirtin e Tërëshenjtë, që u dhuroj që të gjithëve jetën.

    Në Madhështimet këndohen Troparet pasonjëse:

    O Hyjlindëse Parajsë mistike je, se pa lërim lulëzove Zotin Krisht, që mbolli përmbi dhe jetëprurësin Kryq, që po lusim me besë, se ky po lartësohet, dhe me anën e tij, ty të madhështojmë sot.

    Mallkim i vjetër i stërgjyshit, që rodhi nga farmaku i gjarpërit, u abolit me Kryqin e Zotit Krisht; bekimi erdhi për njerinë me Mari Hyjlindësen, që na lindi Jesunë çlironjësin; të gjitha pra fuqitë, e lavdërojmë në qiellin.

    DËRGIMSORET
    TNGULLI III, EPESKEPSATO


    E mohove veten krejt, edhe e ngrite Kryqin tënd, dhe bëre shenja të mëdha, o Shën Kozma Dëshmor dhe Mjek, dhe predikove pa pushim, edhe në altar meshove, si prifti i Zotit Krisht.

    Na linde o Hyjlindëse, Jesunë Krishtin Perëndi, që tërë botën e shpëtoi, nga ferri i demonëve; shpëtona nga sëmundjet pra, nga helmet dhe mëkatet, me lutjet e dhëmbshura.

    LAVDËRIMET
    TINGULLI I, TON URANION


    Me predikime e mbolle besën e Zotit Krisht, me dritën e Trinisë, që përhape në botën, shpërndave errësirën o Shën Kozma, pranë asaj ndërmjeto për ne, që po kremtojmë me besë përunjësisht, dhe me bujë kujtimin tënd.

    Lipsanin tënd çudibërës me mburrje po e mban, në gji të tij Berati, si thesar të paçmuar, që hir edhe çudi buron gjithnjë, për shërimin e trupave, dhe për shpëtimin e shpirtrave nga çdo vrer i armikut o Shën Kozma.

    Dëfre Berat dhe gëzohu më besë e shpresë sot, se mban në gji thesarin e Dëshmorit të Shenjtë dhe mjekut anargjend Kozma që nderoj, kishën tonë me lavdërim, dhe na solli altarin si meshtar, dhe si mburrje e murgjëve.


    LAVDI
    TINGULLI II


    Le ta lavdërojmë o vëllezër, isapostullin Kozma, zelltarin e Shën Palit, enës së zgjedhur dhe të parin e apostujve, se nuk ngjeroj as gjumë as prehje, gjersa ua përhapi Ungjillin të gjithëve; se i nxori zemrat e besnikëve, nga gremina e gënjeshtrës, dhe u tregoi udhën e Perëndisë; se vaditi shpirtet e njerëzve dhe e përndau errësirën, me dritën e ëmbël të Trinisë. Me atë dritë ndriçona edhe ne o Shenjt dhe shpëtona nga leqet e armikut.

    TANI

    O Zonjë Shën Mari, që linde Perëndinë, Jesunë Shpëtimtarin, përkrahna dhe shpëtona, nga grackat e demonëve.

    SHKURTORJA
    TINGULLI IV, JOAKIM KE ANA


    Joakimi dhe Ana që nuk kishin fëmijë, dhe Adami dhe Eva që ishin shtypur prej vdekjes, fituan gaz dhe liri me ty, kur linde o Hyjlindëse. Atë po kremtojmë ne besnikët, se tani u çliruam nga mëkati dhe themi: Beronja lindi Hyjlindësen dhe Nënën e Zotit.

    DHOKSOLOGJIA

    Lavdi Perëndisë që është në më të lartat dhe mbi dhenë paqe, dhe mbi njerëzit mirëdashje. Të himnojmë, të bekojmë, të falemi, të lavdërojmë, Ty të falenderojmë për lavdinë tënde të madhe. Zot mbret, Perëndi qiellor, Atë i tërëfuqishëm; Zot Bir i vetëmlindur Jisu Krisht, edhe Shpirt i Shenjtë. Zot Perëndi, qengj i Perëndisë, Bir i Atit që ngre mëkatin e botës, mëshirona, Ti që ngre mëkatet e botës. Prano lutjen tonë, Ti që rri në të djathtë të Atit, edhe mëshirona. Se Ti je Shenjt i vetëm, Ti je Zot i vetëm, Jisu Krishti, për lavdi të Perëndisë Atit. Amin. Për mbrëmje do të të bekoj, dhe do të lavdëroj emrin tënd për jetë, e në jetë të jetës. O Zot u bëre streha jonë brez pas brezi, unë thashë: O Zot, mëshiromë, shëro shpirtin tim se fajtova tek Ti. O Zot, tek Ti gjeta strehë, mësomë të bëj dëshirën tënde se Ti je Perëndia im. Se pranë teje është burimi i jetës; me dritën tënde do të shohim dritë. Zgjate përdëllimin tënd mbi ata që të njohin. Bëna të denjë, o Zot, që të ruhemi këtë natë pa ndonjë mëkat. I bekuar je, o Zot, Perëndi i Etërvë tanë, dhe emri yt është i himnuar dhe i lavdëruar në jetët. Amin. Le të jetë, o Zot, përdëllimi yt mbi ne, sikurse kemi shpresuar tek Ti. I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua. I bekuar je, o Zot, bëmë të mençëm në porositë e tua. I bekuar je, o i Shenjtë, ndriçomë me porositë e Tua. O Zot, mëshira jote është përjetë, mos i hiq sytë nga veprat e duarve të Tua. Ty të ka hije lëvdata, Ty të ka hije himni, Ty të ka hije lavdia, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    APOSTULLI

    I drejti do të gëzohet me Zotin. Dëgjoma zërin o Perëndi.
    Prej Letrës II së Palit për Timothënë.

    Bir Timothe, forcohu me hirin e Jisu Krishtit, edhe ato që ke dëgjuar prej meje me shumë dëshirë ua dorëzo njerëzve besnikë, të cilët janë të zotët t’ua mësojnë edhe të tjerëve. Edhe duroji të këqijat si ushtar i mirë i Jesu Krishtit. Asnjë njeri, i cili vete ushtar nuk ngatërrohet në andrrallat e jetës, po përpiqet ti pëlqejë gjeneralit të vet. Dhe askush nuk e fiton kurorën e trimërisë veç nëqoftëse trimëron pas ligjës. Bujku, i cili mundohet ka të drejtë të marrë një pjesë të pemëve i pari. Kuptoji ato, që them edhe Zoti të dhëntë mend për të gjitha. Kujtoje Jesu Krishtin prej farës së Davidit, i cili u ngjall së vdekurësh pas Ungjillit tim, për të cilin vuaj të këqija gjer në burg si ndonjë keqbërës po falja e Perëndisë nuk lidhet me vargonj. Prandaj i duroj të gjitha për të zgjedhurit që të gjejnë edhe ata shpëtimin e Jisu Krishtit edhe lavdinë e pasosur.

    UNGJILLI PAS JOANIT

    Zoti u tha Dishepujve: Kjo është porosia ime, doni njëri-tjetrin. Nëqoftëse bota ju urren dijeni se mua më ka urryer më parë se ju. Sikur të ishit prej botës, bota do tu deshte si të sajtë, po meqenëse nuk jeni prej botës, nga e cila ju kam zgjedhur une, prandaj bota ju urren. Kujtojeni fjalën që ju thashë. Nuk ka shërbëtor më të madh se i Zoti. Ata që më kanë ndjekur mua do tu ndjekin edhe ju. Ata që kanë ruajtur fjalën time, do ta ruajnë edhe tuajën. Edhe këto të gjitha do t’ua bëjnë për emrin tim, se nuk e njohin atë, që më ka dërguar. Sikur të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur, nuk do të kishin mëkat. Po tani nuk kanë mëhanë për mëkatin e tyre. Ai që më urren mua, urren edhe tim Atë. Sikur të mos kisha bërë përpara tyre veprat, të cilat nuk i ka bërë asnjë tjetër, nuk do të kishin mëkat, po tani edhe i kanë parë veprat edhe më kanë urryer edhe mua edhe tim Atë. Edhe kështu mbushen fjalët e shkruara në ligjën e atyre që më urryen darovisht. Edhe kur të vijë Ngushëllimtari, Shpirti i së vërtetës, që dërgohet prej Atit, të cilin do t’ua dërgoj unë me anën e Atit, ai do të dëshmojë për mua. Po edhe ju dëshmoni se keni qenë me mua që në krye. Këto ua thashë që të mos skandalizoheni. Do tu nxjerrin jashtë sinagogave dhe vjen ora në të cilën ata që do tu vrasin do të mburren se i bënë një shërbim Perëndisë.

    KUNGATORJA

    I drejti do të kujtohet përjetë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-01-2024 më 11:56

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Hirësia Kristofor Kisi, Kryepeshkopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri

    BURIME ARKIVORE

    -Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 647, Dosja nr. 206, fl. 1-2.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 141, Dosja nr. 438, viti 1922.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 995, fl. 1-2.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 1, viti 1945, fl. 1.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 1, viti 1945, fl. 3-4.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 1, viti 1945, fl. 5-6.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 1, viti 1945, fl. 7-8.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 1, viti 1945, fl. 18.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja nr. 1471, viti 1951, fl. 34-36.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja nr. 1470, viti 1951, fl.3-4.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 20, viti 1945, fl. 42.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 1, viti 1945.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 20, viti 1945, fl. 43.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 103, viti 1947, fl.2.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 151, viti 1947, fl.11.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 151, viti 1947, fl.32.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 217, viti 1948, fl. 23-24.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 140, Dosja Nr. 60, fleta 51.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi Nr. 536, Dosja Nr. 232, fl.115.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 155, viti 1948, fl. 5.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 155, viti 1948, fl. 8.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 290, viti 1950, fl. 44-49.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja nr. 1470, viti 1951.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja nr. 1471, viti 1951
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Dosja Nr. 4633, viti 1951, fl.1.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 462, viti 1951, fl. 21.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 357, viti 1950, fl.7.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 357, viti 1950, fl.15.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 462, viti 1951, fl. 26-30.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi nr. 536, Dosja Nr. 290, viti 1950; fl. 28-29.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi nr. 536, Dosja Nr. 292, viti 1950, fl. 3.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi nr. 536, Dosja Nr. 293, viti 1950, fl. 13.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi nr. 536, Dosja Nr. 476, viti 1950, fl. 44-54.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja nr. 1333, viti 1966, fl.5.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Kisha Ortodokse Autoqefale, Fondi 536, Dosja Nr. 1334, Viti 1966, fl.1.
    -Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 138, dosja 16, fleta 16.
    -Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dosje formulare, Nr. 3328, faqe 16.
    -Dekret-Ligjë mbi formimin e Komunitetet Fetare, Korçë, 1929, në “Fletorja Zyrtare”, Nr. 38, 16 korrik 1929, faqe 1-3.
    -Fletore Zyrtare, Nr. 49, datë 26.10.1922.
    -Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Dhori Koti, Korçë 1923.
    -Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Korçë, 1929, në “Fletorja Zyrtare”, Nr. 45, 14 gusht 1929.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Hirësia Kristofor Kisi, Kryepeshkopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri

    BIBLIOGRAFI

    -Andrea Llukani, Ndihmesa e Theofan Popës për shpëtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, (Monografi), Trifon Xhagjika, Tiranë 2019.
    -Andrea Llukani, Krishterimi në Shqipëri, Trifon Xhagjika, Tiranë 2014.
    -Andrea Llukani, Enciklopedia e krishterë, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.
    -Andrea Llukani, Kanonet dhe statutet e Kishës Ortodokse, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.
    -Andrea Llukani, Si kusari thërres, komenti i liturgjisë hyjnore të Joan Gojartit, Trifon Xhagjika, Tiranë 2010.
    -Ardit Bido, Kisha Ortodokse Shqiptare, UETPRESS, Tiranë, 2016.
    -Apostolou Glavina, H Orthodhoksi Aftoqefali Eklisia tis Alvanias, Iperesia Dhimosievmaton, Thesaloniki 1998.
    -Artan R. Hoxha, Kisha Ortodokse nën komunizëm, UETPRESS, Tiranë, 2017.
    -Azem Qazimi, Komunitetet fetare në Shqipërinë Komuniste, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, Tiranë 2014.
    -Dhimitër Beduli, Vlash Dhora, Kostandin Mara, Shënime për bashkësinë ortodokse të Tiranës, Nereida, Tiranë 2007.
    -Dhimitër Beduli, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë deri në vitin 1944, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë, 1992. -Dhimitër Beduli, Kishë dhe kulturë, Instituti i dialogut dhe komunikimit, Tiranë 2006.
    -Dhori Qiriazi, Krishterimi në Shqipëri, Argeta LMG, Tiranë 2000.
    -Fan Noli, Pesëdhjetore e Vogël, Boston, Mass 1914.
    -Fan S. Noli, Vepra II, Zgjedhur dhe përgatitur nga prof. Nasho Jorgaqi, Dudaj, Tiranë 2003.
    -Foti Cici, Midis shqiptarësisë dhe grekësisë, Globus R, Tiranë 2006.
    -Johan Georg von Hahn, Studime shqiptare, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 2007.
    -Kaliopi Naska, Shën Naumi dhe diplomacia e kohës, Kristalina-KH, Tiranë 2012.
    -Koço Tasi, Shqiptarëvet të Krishten bashkëpunëtorë të Muhamendanëvet, Athinë 1929.
    -Kristofor Beduli, At Marko Papajani dhe shënimet e tij, Tiranë 2004.
    -Kristofor Beduli, Saqellar atë Petro Doçi, Neraida, Tiranë 2006.
    -Kristofor Beduli, Shkollat teologjike-hieratike, Neraida, Tiranë 2001.
    -Kristofor Beduli, Episkop Irine Banushi, martir i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 2000.
    -Kristofor Beduli, Dhimitër Beduli bir i zgjedhur dhe i përkushtuar i kishës sonë, Ngjallja, Tiranë 2015.
    -Librë e Shërbesave të shënta të Kishës Orthodoxe, kthyer nga gërqishtja prej priftit Orthdox Fan S. Noli, Boston Mass 1909.
    -Mehmet Gëzhilli, Fan S. Noli, Argeta LMG, Tiranë 2003.
    -Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi, Na flet Visarion Xhuvani, Tekno Paper, Tiranë 2008.
    -Pëllumb Xhufi, Shekulli i Voskopojës, Toena, Tiranë 2010.
    -Roberto Moroco della Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë 1993.
    -Tomor Aliko, Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar nën terrorin komunist, Maluka, Tiranë 2007.
    -Tomor Aliko, Genocide in the intellectual elite od the Albanian nation under the communist terror, Maluka, Tirana 2007.
    -Visarion Xhuvani, Kujtim vepre dhe intrige, shtypshkronja Tirana, Tiranë 1926.
    -Visarion Xhuvani, në kishë, në parlament dhe në burg, Vepra, botimet 55, Tiranë 2007.
    -Visarion Xhuvani, Çashtje politiko-religjoze Kostandinopoli-Tiranë, Pjesa I, shtypshkronja Tirana, Tiranë 1926.
    -Visarion Xhuvani, Çashtje politiko-religjoze Kostandinopoli-Tiranë, Pjesa II, shtypshkronja Tirana, Tiranë 1926.
    -Zoi Xoxa, Kujtimet e një gazetari, 55, Tiranë 2007.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Hirësia Kristofor Kisi, Kryepeshkopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri

    ARTIKUJ NË REVISTA SHKENCORE DHE GAZETA

    -Alqi Jani, Papapano Gjirokastra-figurë e shquar e kishës shqiptare, në 70-vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Akademia e shkencave, Tiranë 1993, faqe 88-92.
    -Alqi Jani, Të njohim dhe nderojmë klerikët e Kishës Ortodokse të Shqipërisë: Episkopi Eugjen Hoshteva, Republika, 27 maj 2009, faqe 14-15.
    -Andrea Llukani, Ndihmesa e Theofan Popës për shpëtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, (monografi), Trifon Xhagjika, Tiranë, 2019, faqe 13.
    -Andrea Llukani, Dosja e teologut Theofan Popa, Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, Botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Volumi VI, Numri 2, Tiranë, Maj 2017, faqe 93.
    -Andrea Llukani, Hasan Aliaj, Il movimento Unita in Albania, Le Radici, Anno 5, nr. 4, Ottobre 2007, pagina 1, 3.
    -Andrea Llukani, Historiku i kishës së Shën Prokopit, Le Radici, Anno 15, n.3, Giugno 2017, pagina 17.
    -Andrea Llukani, Visarion Xhuvani martir i Kishës Ortodokse, 55, 21 maj 2004, faqe 18.
    -Danish Bebeziqi, Si e njoha Peshkopin Irine, Vegim Drite, Nr.4 qershor 1997, faqe 25.
    -Dion Tushi, Joakim Martiniani, Kërkim, Nr. 6, Tiranë 2010, faqe 59-62.
    -Dion Tushi, Pjesë monografie për Evllogjio Kurillën, Tempulli, Nr. 14, Korçë 2009, faqe 70-75.
    -Dhimitër Beduli, Teologë me origjinë shqiptare që janë diplomuar në Institutin Teologjik të Halkit, Ngjallja, tetor 1996, faqe 10.
    -Ilia Spiro Vasili, Si e gjeta Episkopin Jerotheos, Ngjallja, gusht 1996, faqe 9.
    -Ilia Spiro Vasili, Jeta dhe veprimtaria e dhespotit Jerotheos, Ngjallja, maj 2003, faqe 9,10.
    -Irine Banushi-martir i Kishës sonë Orthodhokse, Ngjallja, nëntor 2018, faqe 9.
    -Fatmira Rama, Sinodi i parë shqiptar dhe Kongresi i dytë panortodoks i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare, 70-vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Akademia e Shkencave, Tiranë 1993, faqe 62.
    -Kristofor Beduli, Revista Zëri i Orthodhoksisë, Ngjallja, qershor 2002, faqe 4.
    -Kristofor Beduli, Psaltët Vlash Nushi e Vlash Semini, Ngjallja, gusht 1997, faqe 8.
    -Kaliopi Naska, Kongresi themeltar i Kishës Ortodokse Autoqefale në Berat, në 70-vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Akademia e shkencave, Tiranë 1993, faqe 14-15.
    -Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Si nisi lëvizja për shqiptarizimin e kishës ortodokse autoqefale, Tema, 10-11 prill 2005, faqe 9.
    -Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, 1929, si u krijua Sinodi i parë i KOASh-it, Tema, 16 prill 2005, faqe 9.
    -Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Historia e fshehur e Kongresit të dytë të KOASh-it, Tema, 5-6 qershor 2005, faqe 12-13.
    -Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Si zgjidhej kryepeshkopi ortodoks në bazë të Statutit, Tema, 7 qershor 2005, faqe 12-13.
    -Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Kryetari i KOASh Visarion Xhuvani shpjegon statutin, Tema, 8 qershor 2005, faqe 12-13.
    -Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Si betoheshin episkopët e kishës ortodokse shqiptare, Tema, 12 prill 2005, faqe 9.
    -Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Çfarë parashikonte Rregullorja e KOASh-it, Tema, 9 qershor 2005, faqe 12-13.
    -Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Roli i Mbretit Zog në krijimin e KOASh-it, Tema, 10 qershor 2005, faqe 12-13.
    -Paskal Milo, Ja si e humbën Shën Naumin, Gazeta Shqiptare, 29 gusht 2003, faqe 7.
    -Pavli Haxhillazi, Një letër e panjohur e Visarion Xhuvanit, Shqiptarja.com, 14 tetor 2012, faqe 20.
    -Pavli Haxhillazi, Një letër e panjohur e Visarion Xhuvanit, Le Radici, Anno 10, Nr. 5, Ottobre 2012, pagina 18.
    -Pilo Peristeri, Vdiq Dhimitër Kokoneshi, Bashkimi, 19 tetor 1973, faqe 2.
    -Pirro Kondili, Orthodhoksia: burim qëndrese dhe shprehje lirie në Shqipërinë komuniste, Kërkim, nr.16, Tiranë, 2019, faqe 52-72.
    -Personalitet madhor i Kishës sonë Orthodhokse, Ngjallja, korrik 1996, faqe 9.
    -Viron Koka, Përpjekjet për njohjen e Kishës Ortodokse Autoqefale nga Patriarkana (vitet 20-30), 70-vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Akademia e Shkencave, Tiranë 1993, faqe 74.
    -Veprimet e fundit Patriarkale dhe Sinodike të Kishës së Kostandinopojës, Orthodhoksia, Kostandinopojë, viti XII, 1937.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Hirësia Kristofor Kisi, Kryepeshkopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri

    TABELA E ILUSTRIMEVE

    KREU I PARË


    Fig.1. Delegatët e Kongresit të Beratit
    Fig.2. Çertifikatë pjesëmarrjeje në Kongresin e Beratit
    Fig.3. Hirësia e Tij Kristofor Kisi
    Fig.4. Dorëzimi Fan Nolit në gradën episkopale (Viti 1923)
    Fig.5. Sinodi i Visarion Xhuvanit (Viti 1929)
    Fig.6. Sinodi i vitit 1937
    Fig.7. Episkop Irine Banushi
    Fig.8. Kisi dhe Viktore Emanueli
    Fig.9. Priftërinj unite

    KREU I DYTË

    Fig.1. Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e Kotokos
    Fig.2. Letra e Visarion Xhuvanit
    Fig.3. Agathangjeli Zëvendëson Kotokon
    Fig.4. Irine Banushi, Episkop i Strugës
    Fig.5. Irine Banushi, Episkop i Strugës
    Fig.6. Titullar i dioqezës së Gjirokastrës Irine Banushi
    Fig.7. Delegacioni zyrtar në Bashkimin Sovjetik
    Fig.8. Koka e shkresave zyrtare
    Fig.9. Imzot Pasisi Vodica, Kryeepiskop
    Fig.10. Letër e datës 29 maj 1951, ku Kisi i shprehu pakënaqësinë delegacionit rus
    Fig.11. Letër e datës 29 maj 1951, ku Kisi i shprehu pakënaqësinë delegacionit rus
    Fig.12. Sinodi i Shenjtë i vitit 1952
    Fig.13. Imzot Damjani, Episkop i Gjirokastrës
    Fig.14. Qarkore nr. 24/11, datë 14 mars 1966, Damjani Kryeepiskop

    KREU I TRETË

    Fig.1. Panairi i Shën Gjon Vladimirit në Elbasan
    Fig.2. Kisi në kremtimet e panairit të Shën Gjon Vladimirit, viti 1939
    Fig.3. Kisi mes koristëve të kishës së “Ungjillëzimit” në panairin e Shën Gjon Vladimirit
    Fig.4. Pamje nga kisha e Shën Prokopit, Tiranë
    Fig.5. Mihal Pjeshkazini me nxënësit e katekizmit
    Fig.6. Jetëshkrimi dhe akoluthia e Shën Kozmait, përkthyer nga Kristofor Kisi

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Hirësia Kristofor Kisi, Kryepeshkopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri

    KREU I PARË

    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.18.08 AM.jpg

Shikime: 55

Madhësia:  31.7 KB

    Fig.1. Delegatët e Kongresit të Beratit



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.18.38 AM.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  58.9 KB

    Fig.2. Çertifikatë pjesëmarrjeje në Kongresin e Beratit


    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.19.46 AM.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  33.3 KB

    Fig.3. Hirësia e Tij Kristofor Kisi



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.20.24 AM.jpg

Shikime: 53

Madhësia:  54.8 KB

    Fig.4. Dorëzimi Fan Nolit në gradën episkopale (Viti 1923)


    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.21.15 AM.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  42.3 KB

    Fig.5. Sinodi i Visarion Xhuvanit (Viti 1929)



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.22.12 AM.jpg

Shikime: 53

Madhësia:  37.5 KB

    Fig.6. Sinodi i vitit 1937



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.22.59 AM.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  21.4 KB

    Fig.7. Episkop Irine Banushi



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.23.50 AM.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  46.3 KB

    Fig.8. Kisi dhe Viktore Emanueli




    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.24.19 AM.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  34.7 KB

    Fig.9. Priftërinj unitë

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Hirësia Kristofor Kisi, Kryepeshkopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri

    KREU I DYTË

    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.25.37 AM.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  27.2 KB

    Fig.1. Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e Kotokos



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.26.13 AM.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  36.5 KB

    Fig.2. Letra e Visarion Xhuvanit



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.27.03 AM.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  23.2 KB

    Fig.3. Agathangjeli Zëvendëson Kotokon



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.27.33 AM.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  49.9 KB

    Fig.4. Irine Banushi, Episkop i Strugës



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.28.23 AM.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  34.7 KB

    Fig.5. Irine Banushi, Episkop i Strugës



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.28.59 AM.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  32.5 KB

    Fig.6. Titullar i dioqezës së Gjirokastrës Irine Banushi



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.30.00 AM.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  26.3 KB

    Fig.7. Delegacioni zyrtar në Bashkimin Sovjetik



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.30.43 AM.jpg

Shikime: 55

Madhësia:  26.1 KB

    Fig.8. Koka e shkresave zyrtare



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.31.11 AM.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  28.1 KB

    Fig.9. Imzot Pasisi Vodica, Kryeepiskop



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.31.47 AM.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  44.4 KB

    Fig.10. Letër e datës 29 maj 1951, ku Kisi i shprehu pakënaqësinë delegacionit rus




    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.33.06 AM.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  48.2 KB

    Fig.12. Sinodi i Shenjtë i vitit 1952




    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.33.48 AM.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  27.1 KB

    Fig.13. Imzot Damjani, Episkop i Gjirokastrës




    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.34.21 AM.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  40.9 KB

    Fig.14 Qarkore nr. 24/11, datë 14 mars 1966, Damjani Kryeepiskop

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Hirësia Kristofor Kisi, Kryepeshkopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri

    KREU I TRETË


    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.36.09 AM.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  62.0 KB

    Fig.1. Panairi i Shën Gjon Vladimirit në Elbasan



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.36.55 AM.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  46.3 KB

    Fig.2. Kisi në kremtimet e panairit të Shën Gjon Vladimirit, viti 1939



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.37.41 AM.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  50.5 KB

    Fig.3. Kisi mes koristëve të kishës së “Ungjillëzimit” në panairin e Shën Gjon Vladimirit



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.38.29 AM.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  38.8 KB

    Fig.4. Pamje nga kisha e Shën Prokopit, Tiranë



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.40.55 AM.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  41.5 KB

    Fig.5. Mihal Pjeshkazini me nxënësit e katekizmit



    Emri:  Screenshot 2024-01-29 at 11.41.27 AM.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  48.6 KB

    Fig.6. Jetëshkrimi dhe akoluthia e Shën Kozmait, përkthyer nga Kisi

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Historia e Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare
    Nga Eni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-08-2014, 15:27
  2. 20 vjetori i Ringjalljes se Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqiperise
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-06-2012, 02:15
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2011, 04:27
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-08-2009, 08:28
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 20:44

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •