Me këtë titull është publikuar pjesa e parë e shkrimi tim në gazetën "Bota Sot" 27.07.'23, kurse vazhdimi i tekstit nuk është publikuar, me arsyetimin se shkrimi qenka shumë kritik ndaj bashkëpunëtorëve të tyre, prandaj po e vazhdoj këtu, edhe për arsyen tjetër pasi që në Decan, sikurse lajmëronte web faqja me islamofobike "drini.us" se. "Sot në Decan ndodhi ndarja definitive nga feja islame, lëvizja antiislamike vazhdon në komuna të tjera të Kosovës" (20.10 2023). Ata të cilët e kanë përcjellë debatin lidhur me këtë lëvizje të mbrapshtë besoj se kanë vrejtë që islamofobët anti-islamista ishin ata të cilët me shkrimet e tyre i dhanë përkrahje dhe publicitet duke ushqyer edhe më shumë islamofobinë në Kosovë.
Anti-islamizmi nuk është përkushtim për atdhedashuri, por angazhim kundër Islamit dhe kundër shqiptarëve të besimit islam në Kosovë. Islamofobët shqipfolësa, sidomos ata që flasin për "Islamin Politik", duhet të kuptojnë dhe të pajtohën me faktin se atdhedashuria është pjesë e besimit islam.
A e dinë islamofobët tanë mjerana pse ish-presidenti Bush kishte deklaluar: "SHBA ka shpëtuar prej shfarosjes popullin mysliman në Kosovë"? Prandaj, ky popull shqiptar (shumica e të cilit i përketë besimit islam) që ka luftuar për liri ka të drejtë të jetoj dinjitetshëm, të zhvillohet e të emoncipohet (e jo të deislamizohet sikurse po kërkojnë disa shqiptarë islamofob të sëmurë) në Kosovën tonë të lirë. Dhe kjo nuk është islamizim i Kosovës, por e drejtë e shqiptarëve të besimit islam, dhe jo vetëm, për të jetuar të lirë dhe për të jetësuar islamin (si fe) aqë sa kanë aftësi dhe mundësi dhe aq sa iu lejon Kushtetuta e vendit tonë.
Ky popull që ka jetuar dhe ka vuajtur nën sundimin komunist nuk ka luftuar për të deislamizuar Kosovën, as për tu arabizuar, as për tu turqizuar, sikurse që po propagandojnë disa shpifarak bashibozuk islamofobë, por për tu zhvilluar dhe emoncipuar si shqiptar kombtarisht, dhe si besimtar islam fetarisht. Kjo na forcon kombtarisht për të ecur drejtë bashkimit.
Zoti Mëshirues ka dashtë që Islami ti këtë rrënjet e thella në tokëm shqiptare. Falënderimet i takojnë Atij.
Natyrisht nga soji i të pafytyrëve (që po shtirën si patriotë), nuk presim që me shkrimet e tyre të na lavdërojnë fenë tonë, por duhet ta dinë se nuk kanë të drejtë të na e sulmojnë, të na përbuzin, të na ofendojnë me fjalë fyese e poshtëruese vetëm pse jemi shqiptarë pasues të islamit në Kosovën tonë të dashur. Kjo është e padrejtë, është antinjerëzore, antihumane dhe e papranueshme, është poshtërsi ekstreme e cila shqiptarët i nxitë për konflikte ndër fetare e vëllavrasje. A e din këtë Prokuroria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, të cilat, sikurse BIK-u, nuk po reagojnë?
Dhe, ata të cilët mendojnë se janë besimtarë katolikë (e sidomos prifti Sopi) duhet ta dinë se Zoti Mëshirues na ka krijuar të gjithëve shqiptarë në tokën shqiptare ku duhet të jetojmë (e besojmë) të lirë me të drejta të barabarta të cilat na i garantojnë kushtetutar e dy shteteve tona. Të gjithë kleritët (së paku kur janë në pytje të drejtat fetare të besimtarëve të cilitdo besim qofshin), duhet të janë të parët në mbrojtjen e tyre, gjë që në praktik nuk po ndodhë. Kështu nuk mund të ruhet as nuk mund të mbrohet uniteti i popullit tonë, për të cilin dinë të flasin /pa/ sinqeritet.
Duhet cekur se konvertime të reja nuk po kërkojnë hoxhallarët tonë (disa nga të cilët dinë të bërtasin në xhami, por nuk janë të aftë, as të interesuar për ta mbrojtur xhemati as veten nga sulmet tepër tepër provokuese dhe ofenduese të islamofobave sic janë etiketimet, "hoxhët turko arab", qinda hoxhë dhëmbë palarë e zhgjyrca", "hoxha është simbol i muslimanizmit që lufton vlerat e Kombit në Gadishullin ilirik", "hoxhallarët më shumë i do UDB-a se Zoti", "hoxhallarët e sotem më të zi se popi rus"! etj ofendime), por, sikurse thamë po kërkojnë klerikët katolikë (hileqar) së bashku me anti-islamistët të cilët po e përcajnë opullin shqiptar!
Edhe unë i kritikoj ata hoxhallarë të cilët e meritojnë, por kur i lexojmë ofendimet të cila po ua bëjnë shqiptarët ant-islamista, krijohet bindje se janë të porositura nga serbët fashista, pasardhësit e armikut të shqiptarëve Vasa Cubriloviqi. Na e sulmojnë Kur'anin, na e sulmojnë Profetin, na e sulmojnë fenë, na i sulmojnë hoxhallarët, na i sulmojnë haxhilerët, na i sulmojnë xhamitë, na e sulmojnë e-zanin kur muezin thërret "ejani në namaz...ejani në shpëtim" (si qen lehje), na i sulmojnë popujt tonë vëllezër në fe, na i ofendojnë (e diskriminojnë) motrat tona myslimane me shami dhe i largojnë nga puna, vajzat me shami i përjashtojnë nga shkolla, kundërshtojnë lendën fetare në shkollat tona, kundërshtojnë mbajtjen e mësim-besimit në xhami, na quajn "turq", "arabë", "taleban", "aziatik" etj. ofendime të rënda, dhe thonë jemi shqiptar! Shqiptar po, por shqiptar tradhtar (njerëz) të shitur për interesa përsonale. Ky është shqiptarizmi i islamofobave mjerim.
Dhe kjo nuk është "ngritje e alarmit për islamofobinë në Kosovë", sikurse shkruan prifti Sopi, por është një e vërtetë e cila po i shqetëson dhe brengosë qytetarët (sidomos besimtarët islam) në Kosovë... Prandaj, tema nuk "krijon ndarësi", por ndarësi po krijojnë armiqtë e Fesë Islame dhe të pasuesve të kësaj feje të Zotit. Prandaj jamë kundër tyre.
Nëse z. Sopin e paska preokupuar kjo temë shumë e rëndësishme, sikurse që thotë, atëherë do të duhej ti mbronte viktimat e islamofobisë (besimtarët islam sepse edhe këta janë shqiptar), e jo t'iu del në mbrojtje agresorëve (islamofobave) duke e injoruar prezencën e islamofobisë në Kosovë. Ky është një shërbim i dobishëm për islamofobët, dhe jo kontribut për popullin Shqiptar për të cilin qenka brengosur z. Sopi. Atëherë kush po e bënë "Buallin mizë" kur janë në pyetje të drejtat e besimtarëve islam në Kosovë?
Unë lidhur me këtë temë edhe më herët kamë bërë disa reagime në të cilat, sikurse e ceka më sipër, i kamë cekur me emër e mbiemër disa nga anti-islamistët më ekstremistë si përcarës të popullit shqiptar. Dhe, se ka islamofobi jo vetëm në Kosovë, këtë e tha edhe kryeministri Edi Rama duke deklaruar se "islamofobët janë idiotë". Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte zotuar se do ta luftoj paragjykimin ndaj myslimanëve në Kosovë. Por kjo nuk ndodhi sepse asnjëri prej islamofobëve (armiqëve të islamit dhe të shqiptarëve mysliman) nuk është përgjigjë para drejtësisë. Kjo i ka trimëruar islamofobët prandaj propaganda e tyre anti-islame po vazhdon si zakonishtë dhe kjo është shqetësuese!
Dhe kjo nuk është kurrëfar "alarmi për islamofobinë në Kosovë", sikurse shkruan prifti Sopi, por është kërkesë për drejtësi, është vetëmbrojtje e ligjshme. Pse po heshtë Prokuroria e Kosovës dhe BIK-u, kjo dëshmon mospërgjegjësin e tyre dhe kjo nuk dmth. se duhet të heshtin edhe viktimat e dyfishta të "islamofobëve idiota".
"E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e Allahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre..." (2:114).
Prijësat tonë, sidomos ata fetarë dhe intelektualët, me sjellje dhe vepra të mira duhet të shërbejnë si shembull i mirë për njerëzit. Popullin, e sidomosë rininë tonë e cila është e ardhmja e kombit, e fesë dhe e vendit, duhet të edukohet në frymë të shendosh kombëtaro-fetare. Dhe kjo nuk mund të arrihet duke bërë propagandë kundër identitetit shekullor islam të shumicës shqiptare në Kosovë e Shqipëri...
Islamofobët shqipfolësa mes të cilëve, sikurse e cekëm ka gazetarë, shkrimtarë, pastorë protestantë, priftërinjë katolikë të cilët nga urrejtja dhe paragjykimet që kanë për Fenë Islame, xhamitë e shqiptarëve, më keq se në kohën e komunizmit, po i përbuzin dhe po i quajn "tempuj të errësirës", kurse kishat katolike po i lavdërojnë! Njëri prej tyre (pastori F.Cakolli) shkruan se, "... sot vetëm Kishës së Krishterë në mes shqiptarëve i ndodh që të jetë edhe vlerë themelore fetare dhe kombëtare."
Athua sipas priftit Sopi edhe kjo gënjeshtër dhe ky provokim i këtij pastori kryqëtar qenka "përkushtim për atdhedashuri", apo nxitje të mosdurimit fetarë? Por s'keni faj ju, keni gjet shesh, e po bëni përshesh. Por, Kishat pa besimtarë (sikurse në shtetet e Evropës) janë objekte të "vdekura", e që është edhe më keq, dikush nga ju po i /keq/përdor ato për konvertime dhe për të nxitur urrejtje dhe mosdurim fetar. Në emër të cilit zot i bëni këto sulme dhe këto provokime të cilat mund të qojnë në konflikte ndër fetare jo vetëm në Kosovë? Të shofim deri kurë do të vazhdon kështu. Islamofobë, mendoni pak, mundohuni ta kuptoni rolin që ka xhamia për edukimin e popullatës dhe të rinisë tonë. Në xhami ushqehet dhe ruhet identiteti kombëtaro-fetarë (islam) në tokën shqiptare. Obligimi i hoxhallarëve tonë është të japin më shumë kontribut në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Për këtë mbajn përgjegjësi para Zotit dhe para popullit.
"Me të vërtetë xhamitë janë për Allahun" (72:18).
Cfarë idiotësie është kjo që i mohon vlerat e pärbashkëta shekullore të Kombit Shqiptarë? Si është e mundur të thuhet se Xhamitë Myslimane (Shqiptare) vendet më të dashura për Zotin Mëshirues, nuk paska vlera fetare dhe kombëtare? A e din ky ushtarë i Kryqëzatave të shekullit 21, dhe islamofobët e tjerë të cilët po lehin kundër xhamive shqiptare, në cilin objekt fetar është mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit? Në Xhamin Bajrakli, apo në ndonjë Kishë protestante të Pastorit anti-islamist i cili po nxitë urrejtje, intolerancë dhe përcarjen e popullit shqiptarë?
Se islamofobët janë në një front të përbashkët kundër besimit islam, dëshmon edhe qëndrimi i anti-islamistit Haki Bunjaku, i cili duke e dëshmuar mjerimin e vet intelektual dhe urrejtjen ndaj Fesë Islame me mburrje thotë: "Xhamitë në Kosovë-dëshmi primitivizmi fundamental. Këto ngrehina të jokulturës punojnë (tinzisht) për ckombtarizim dhe për asimilim." (Bota sot 31.07.2017).
Për cfarë jokulture flet ky islamofob shpifs i cili jo që asnjëherë nuk ka hyrë në Xhami (vendin me plot bekim), dhe as që ka lexuar për zhvillimin e kulturës islame gjatë shekujve, dhe si i "kulturuar" që na qenka e /keq/përdor demokracin për të vjellur helm kundër xhamive e me qëllim për ti armiqësuar dhe për ti përcarë shqiptarët?? Kjo na qenka kultur sipas H. Bunjakut!
Sado që një shqiptar besimtar islam të është human e tolerant dhe ti përmbahet traditës tonë kombëtare, provokimeve, fyerjeve dhe ofendimet kaq të rënda të islamofobave si Bunjaku e pastor Cakolli (të cilit si po shihet i mungon edukata dhe ndjenja e përgjegjësisë), nuk mundë të durohen as të tolerohen.
Athua F. Cakolli është konvertuar në fenë e Krishterë me qëllim për të luftuar kundër Islamit në Kosovë, apo cka dreqin është puna e këtij kryqëtari anti-islamist? Me cfarë të drejte, dhe për interesa të kujt po nxitë urrejtje dhe përcarje midis shqiptarëve jo vetëm në Kosovë?
Një intelektuali, e sidomos një prijsi fetar nuk i ka hije të luaj rolin e Djallit për ti përcarë e armiqësuar njerëzit (shqiptarët e shumëvuajtur).
Në cka po i përngjajnë këtij pastori anti-islamist dhe mjeranit H.Bunjaku, të gjithë ata qinda e mija shqiptarë të besimit islam, mes të cilëve ka shumë njerëz të moshave të ndryshme, njerëz të arsimuar, zyrtarë të lartë, deputet, studentë, nxënës... të cilët, pa e rrezikuar askënd, i luten Zotit Mëshirues në xhamitë shqiptare jo vetëm në Kosovë? Athua nuk po e dinë se cka dmth. ndjenja fetare e një njeriu besimtar mysliman dhe rëndësia e xhamive që kanë për ate? Dhe, a mund të ruhet kështu (duke nxitur përcarje) toleranca fetare, bashkëjetesa dhe uniteti i popullit tonë?
Hiq pa fillozofuar, athua sipas priftit Sopi edhe kjo cmenduri e këtij pastori islamofobë qenka "përkushtim për atdhedashuri", apo përkushtim për protestanizëm dhe konvertime?
A mund të mbrohen interesat e popullit tonë Shqiptar me njerëz të shitur (mercenarë) të cilët punojnë për interesa përsonale dhe interesat e të huajve në Kosovë?
Një tjetër anti-islamist i këtij soji të prishtë si i cmendur thotë: "xhamitë fortesat e ushtrisë armike, kurse islamokët praktikantë janë ushtarët armiq", Islami fe "turko-arabe", se islamoizmi është antishqiptar", dhe sulme, shpifje, rrena, provokime, ofendime, fyerje të rënda dhe budallaki të tjera të cilat mund ti lexon secili shqiptarë për cdo ditë nëpër gazeta, portale, internet... Dhe, nëse nuk ndalen këto sulme armiqësore kundër fesë së Zotit, një ditë mund të ndodhë edhe më e keqja që po vlon. Ku na qon kjo budallaki e shqipfolësave anti-islamista? (Vijon)
Krijoni Kontakt