Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,729
    Postimet në Bllog
    20

    Albanistan: SPAK sekuestron pajisjet elektronike të gazetarit për të mbrojtur sekretet kriminale

    Sekuestrimi i pajisjeve të gazetarit Elton Qyno kundërshtohet si ‘i paligjshëm’

    SPAK pretendoi se kishte sekuestruar pajisjet kompjuterike dhe celularët e gazetarit Elton Qyno në përputhje me Kodin e Procedurës për mbrojtjen e sekretit hetimor, por përfaqësuesi Dorian Matlija thotë se veprimet bien ndesh me vendimet e Gjykatës së Lartë dhe asaj të Strasburgut.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Elton-Qyno-ne-emisonin-Top-Story-ne-Top-Channel-TV.jpg

Shikime: 105

Madhësia:  26.1 KB
    Elton Qyno në emisonin Top Story në Top Channel TV

    Dorian Matlija, përfaqësuesi ligjor i gazetarit të kronikës, Elton Qyno e konsideroi të kundraligjshëm dhe në cenim të rëndë të standardeve të lirisë së medias vendimin e gjykatës për sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike të gazetarit.

    Ai paralajmëroi gjithashtu se vendimi do të ankimohet në Apel, ku do të kërkohet edhe asgjësimi i të dhënave të kopjuara.

    “Burimet e gazetarit nuk duhet të zbulohen, sepse cenohet jo vetëm gazetari konkret, por e gjithë gazetaria për shkak se dekurajohen burimet e mundshme të ardhshme,” tha Matlija për BIRN.

    “Gjykata dukshëm nuk ka argumentuar këtë masë ekstreme dhe gjithçka ka ndodhur për pak minuta, ndërkohë që gazetari mbahej mbyllur brenda ambienteve të SPAK,” shtoi ai.

    Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje për gati 7 orë të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontrolle në banesë dhe në zyrën e tij si dhe sekuestruan pajisjet kompjuterike dhe telefonat celularë të tij si pjesë të një hetimi për nxjerrjen e sekretit hetimor.

    Përmes një njoftimi për shtyp të enjten, Prokuroria e Posaçme deklaroi se këto veprime ishin kryer pasi Qyno kishte publikuar komunikime të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani në platformën e kriptuar SkyECC, të cilat janë sipas SPAK objekt i hetimeve paraprake dhe nuk janë dokumentuar ende si akte procedurale nga Prokuroria e Posaçme.

    SPAK deklaroi gjithashtu se kishte urdhëruar më parë ndalimin e publikimit të akteve për këtë procedim penal dhe se gjatë marrjes në pyetje, i kishte kërkuar Qynos që të shpjegonte se si i kishte siguruar dokumentet sekrete.

    “Shtetasi Elton Qyno është përgjigjur se burimi ka qenë konfidencial dhe nuk mundet ta deklarojë për shkak të sekretit që lidhet me profesionin,” thuhet në njoftim, ndërsa shtohet se në të njëjtën ditë ishin siguruar dy vendime gjyqësore për lejimin e kontrollit personal, të banesës si dhe zyrës së gazetarit si dhe sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të tij.

    SPAK deklaroi gjithashtu se kishte sekuestruar edhe dy telefonat celularë të Qynos, pasi kishte identifikuar vendodhjen e tyre me pajisje speciale gjurmuese në një bar-kafe pranë godinës së Prokurorisë.

    “Prokuroria e Posaçme ka kryer veprimet procedurale në përputhje të plotë me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale si dhe në zbatim të vendimeve me nr. 501 dhe 502 të Gjykatës së Posaçme…,” deklaroi SPAK.

    Por avokati Matlija i tha BIRN se këto vendime bien ndesh me një vendim njesues të Gjykatës së Lartë të dhjetorit 2021, ku caktohen 6 kushte për t'u plotësuar për të realizuar një veprim të tillë.

    Duke sjellë në vëmendje edhe rastin e mëparshëm të Lapsi.al, ku Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Shqipërinë që të mos zbatonte vendimin për sekuestrimin e kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike të gazetarëve, Matlija pretendon se gjyqtarja në çështjen e Qynos ka kryer një shkelje të rëndë.

    “Theksoj që prokuroria ka mundësi të tjera hetimi për të zbuluar se nga kanë rrjedhur të dhënat, duke nisur nga zyrtarët që kishin detyrë t'i ruanin ato,” përfundoi Matlija.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,729
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: SPAK sekuestron pajisjet elektronike të gazetarit për të mbrojtur sekretet kriminal

    Gazetari Elton Qyno thirret nga SPAK, Berisha: Akt kriminal, është marrë peng dhe po torturohet

    Emri:  640-0-we4tw3t32ggg-1702495098.png

Shikime: 44

Madhësia:  309.4 KB

    Sali Berisha ka reaguar fort për thirrjen e gazetarit Elton Qyno në SPAK, ku prej disa orësh u mor në pyetje nga prokurorët. Vetë Berisha e ka shfrytëzuar këtë mundësi të sulmojë SPAK-un, duke e quajtur si organizatë kriminale e narko-partisë. Dyshohet se Qyno është thirrur në SPAK lidhur me publikimin e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani në media.

    Postimi i plotë nga Berisha

    Stop terrorit nga Skapi i Partisë ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno. Të dashur miq, në një atentat të vërtetë ndaj lirisë së mediave dhe terrori të pashembullt dhe torture psikoligjike, skapist të papërgjegjshëm të narko-partisë mbajnë që nga ora 10:00 e mëngjesit të ngujuar në zyrat e Skapit gazetarin e mirënjohur të Ora News, Elton Qyno. Ata i kërkojnë atij brutalisht të tregojë burimet e informacioneve që i shesin vetë.

    Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal, pengmarrje të gazetarit Qyno dhe kërkoj lirimin e tij të menjëhershëm si dhe ndëshkimin e rreptë ligjor të autorëve të këtij akti që përbën një atentat të rëndë ndaj lirisë së mediave dhe rrëmbim shtetëror të gazetarit Elton Qyno.

    Ju bëjë thirrje mediave të vendit dhe atyre ndërkombëtare si dhe organizatave që merren me lirinë e mediave të solidarizohen me gazetarin Qyno dhe të dënojnë me ashpërsi narko-regjimin e Tiranës dhe skapin si vegël e tij.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,729
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: SPAK sekuestron pajisjet elektronike të gazetarit për të mbrojtur sekretet kriminal

    Marrja në pyetje e gazetarit, SPAK sqaron se çfarë ka ndodhur

    Emri:  maxresdefault-5.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  19.4 KB

    SPAK ka reaguar për marrjen në pyetje të gazetarit Elton Qyno dhe për kontrollin në banesën e tij. Sipas SPAK, kjo ka ndodhur pasi gazetari ka nxjerrë të dhëna të pa dokumentuara.

    Njotimi i plotë nga SPAK

    Prokuroria e Posaçme po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.75 viti 2022 në kuadër të të cilit janë duke u hetuar persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për vepra penale të rënda dhe që kanë sjellë si pasojë vrasjen e disa personave, vepra penale të cilat janë kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.

    Në datën 10.12.2023 janë konstatuar të botuara në faqen e internetit të medias audiovizive Ora News (oranews.tv), artikuj të shkruara nga gazetari Elton Qyno, që bëjnë fjalë për disa komunikime të kryera nga persona që janë subjekte të hetimeve paraprake. Në datën 11.12.2023 artikujt janë publikuar edhe nga media të tjera.

    Në artikujt që janë publikuar nga gazetari Elton Qyno është konstatuar dukshëm se teksti dhe përmbajtja e bisedave në këto publikime përmbante disa pjesë të komunikimeve që bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka bërë me disa persona të tjerë (të paidentifikuar deri aktualisht nga hetimet) në platformën e kriptuar SkyECC, që janë objekt i hetimeve paraprake.

    Nga verifikimi i publikimeve të artikujve të sipërcituar, përmes konsultimit me të dhënat e akteve hetimore të komunikimeve SkyECC që disponon Prokuroria e Posaçme, rezultonte se bisedat e bëra publike në media, nuk janë dokumentuar ende në akte procedurale nga ana e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.75/2022. Gjithashtu, disa nga shkrimet e evidentuara në artikujt mediatikë, përputheshin me përmbajtjen e komunikimeve që ka kryer Nuredin Dumani me përdorues të tjerë në platformën SkyECC (të paidentifikuar deri aktualisht), komunikime të cilat vetëm Prokuroria e Posaçme i disponon aktualisht, si akte procedurale të hetimit paraprak.

    Kjo situatë e prezantuar në media krijoi dyshime se mundet të ndodheshim para elementëve të veprave penale: “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 295/a paragrafi (3) dhe 313/b pika (1) të Kodit Penal. Mbi këtë, Prokuroria e Posaçme filloi hetimet dhe regjistroi procedimin penal nr.245/2023, për kryerjen e dy veprave penale të mësipërme.

    Nisur nga fakti se publikuesi i artikujve të mësipërm ishte Elton Qyno / gazetar, më datë 13.12.2023 ai u ftua për tu paraqitur në SPAK, për t’i marrë një deklarim në cilësinë e personit në dijeni të fakteve që përbëjnë objekt hetimi, ftesë që gazetari iu përgjigj pozitivisht dhe u paraqit. Pasi iu bënë të njohura arsyet e marrjes në pyetje, siç dhe parashikimi i nenit 159 i KPP (e drejta e mos deklarimit për shkak të profesionit të gazetarit) iu kërkua të shpjegonte mbi mënyrën se si kishte siguruar akte hetimore që përbëjnë sekret hetimor, zbulimi i të cilave ndaj të tretëve përmes publikimit është i ndaluar nga ligji procedural. Po kështu, iu bë e ditur dhe domosdoshmëria që ka lindur për të identifikuar e gjetur dokumente ose akte në origjinal apo në çdo formë tjetër që ai i dispononte.

    Shtetasi Elton Qyno është përgjigjur se burimi ka qenë konfidencial dhe nuk mundet ta deklarojë për shkak të sekretit që lidhet me profesionin. Në këtë rrethanë, gazetari deklaroi me shkrim se aktet e dokumentet që dispononte ishin sekret që lidheshin me profesionin e tij (parashikim i nenit 211 pika 1 K.Pr.P) dhe nuk mund t’i jepte. Duke e konsideruar këtë si të pabazuar dhe me synimin për të gjetur dokumente, prova materiale, gjurmë ose sende që i përkisnin veprës penale, ai u ftua nga hetuesit që t’i këqyrej telefoni/telefonat që kishte në përdorim, gjë që gazetari iu përgjigj negativisht.

    Sjellim në vëmendje se Prokuroria e Posaçme, me urdhrin e datës 14.06.2022, ka urdhëruar ndalimin e publikimit të akteve procedurale për këtë procedim penal dhe ky akt i është komunikuar shtetasit Elton Qyno. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.501 datë 13.12.2023 dhe nr.502 datë 13.12.2023 vendosi lejimin e kontrollit personal të shtetasit Elton Qyno, lejimin e kontrollit të banesës dhe të zyrës së tij, në vendin e punës, Zyrat e TV Ora News. Në vendimin gjyqësor u lejua edhe sekuestrimi i të dhënave kompjuterike në sistemin kompjuterik në vendin e punës dhe në banesë të tij.

    Në zbatim të vendimeve të gjykatës, kontrolli personal solli rezultat negativ, telefon celular nuk iu gjet; nga kontrolli në banesë dhe në ambientet e punës u gjetën dhe u sekuestruan dokumente dhe sende elektronike tek të cilat dyshohet të ketë gjurmë të veprës penale që po hetohet. Ndërkaq, para mesnatës, me anë të pajisjeve speciale gjurmuese operacionale u bë e mundur që në një Bar Kafe me vendndodhje në distancë të afërt me Godinën e SPAK, të gjenden dy telefona celularë, që pasi iu vunë në dispozicion, të njihen prej tij si sende të tij.

    Dy telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër u sekuestruan në zbatim të vendimit të gjykatës, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të urdhëruara nga gjykata dhe të ekzekutuara tashmë, gazetari Elton Qyno u largua nga ambientet e SPAK për në banesë të tij. Prokuroria e Posaçme ka kryer veprimet procedurale në përputhje të plotë me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale, si dhe në zbatim të vendimeve nr.501 datë 13.12.2023 dhe nr.502 datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Prokuroria e Posaçme falenderon çdo gazetar për kontributin e mbulimit të lajmeve rreth nesh, çdo gazetar profesionist që i shërben publikut dhe të vërtetës, duke raportuar me etikë dhe në respektim të ligjeve në fuqi, duke konsideruar seriozisht respektimin e sekretit hetimor dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,729
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: SPAK sekuestron pajisjet elektronike të gazetarit për të mbrojtur sekretet kriminal

    Gazetari i ndaluar nga SPAK: Nëse hapen bisedat e SKY në Shqipëri shpërthen vullkan i madh!

    Emri:  Capture-53.png

Shikime: 43

Madhësia:  358.7 KB

    Gazetari i “OraNews” Elton Qyno ka treguar në ‘Task Force’, se materialet që ai kishte publikuar, prokurorët e prokurorisë së posaçme nuk i kanë prekur me dorë fare.

    Qyno është shprehur se nëse hapen bisedat e SKY në Shqipëri do të shpërthejë një vullkan i madh.

    ‘Sot për sot në SPAK dosjet më të nxehta janë ato të bisedave të SKY. Nëse hapen bisedat e SKY, aty do të shpërthejë një vullkan. Dhe për të ndaluar këtë, me forcë, dhunë, u bë kjo lloj forme që të mos dalë asnjë bisedë pa u seleksionuar nga prokuroria e SPAK, për zyrtarë apo grupe kriminale.

    Unë kisha përparuar me këto biseda të SKY, dhe ata nuk i kishin prekur me dorë këto biseda dhe ata ndërhynë në këtë mënyrë të dhunshme, në mënyra që nuk i është bërë ndonjëherë ndonjë gazetari.

    Më kanë kontrolluar në shtëpi, makinë, jam kontrolluar fizikisht në zyrë dhe më pas në ambientet e punës. Janë 4 kontrolle të bëra.

    Edhe vendimet i kanë nxjerrë brenda ditës. Unë rrija në zyrë i mbyllur, këta bënin shkresa dhe më pas gjyqtarja Atalanta Zeqiraj i firmoste me të shpejtë dhe më pas shkuan e bënë kontrolle e sekuestrime’, deklaroi gazetari Elton Qyno.

    Por ajo që deklaron gazetari se “shpërthen vullkan” po u hapen bisedat, e mira e do që SPAK-u t’i hapë. Të dalë pisllëku njëherë e mirë.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,729
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: SPAK sekuestron pajisjet elektronike të gazetarit për të mbrojtur sekretet kriminal

    Rasti “Qyno”, ish-zv.ministri i Brendshëm: Një “ftesë” mafioze nga SPAK

    Emri:  -640-0-adsf-1702650398.png

Shikime: 42

Madhësia:  413.0 KB

    Ish-deputeti demokrat dhe ish-zv.Ministri i Brendshëm Gent Strazimiri e cilëson si ftesë mafioze nga ana Prokurorisë së Posaçme për gazetarin e “Ora News” Elton Qyno, të cilit për 15 orë rresht iu kërkua dhënoia e burimit të informacioneve për lajmet e publikuara nga ai.

    Përmes rrjeteve sociale, Strazimiri shprehet se e gjitha kjo që ka ndodhur me rastin e Qynos tregon më së miri se SPAK nuk është thjesht mbi ligjin dhe Vendimet e Gjykatave, por i shkel ato me këmbë, me vetëdije, paramendim dhe me një persistencë e vendosmëri, të pasqyruar edhe zyrtarisht me shkrim!

    REAGIMI I PLOTË I STRAZIMIRIT

    Emri:  -640-0-spak-1702650373.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  101.2 KB

    Një “ftesë” mafioze nga... SPAK!

    Nëse lexon njoftimin për shtyp të SPAK në lidhje me mbajtjen për 10 orë të gazetarit Elton Qyno, rezulton se:

    * SPAK "e ka ftuar" dhe ai "i është përgjigjur pozitivisht ftesës"...

    * SPAK e ka "sqaruar" dhe "i ka bërë të ditur"....

    * SPAK "ka lejuar" kontrollin e banesës, makinës, zyrës, madje

    edhe bar-kafes ku ka qenë gazetari...

    E gjithë kjo "ftesë" ka zgjatur mbi 10 orë dhe ngjarja është zhvilluar pas një dere të mbyllur me çelës, çelësin e së cilës nuk e kishte gazetari Elton Qyno por "ftuesi"...

    E gjitha kjo tregon më së miri se SPAK nuk është thjesht mbi ligjin dhe Vendimet e Gjykatave, por i shkel ato me këmbë, me vetëdije, paramendim dhe me një persistencë e vendosmëri, të pasqyruar edhe zyrtarisht me shkrim!

    Tek e lexoja njoftimin për shtyp m'u kujtua një batutë filmi me mafiozë, sa cinike po aq e vërtetë

    "Mafia të bën një "ftesë" që ti nuk mundesh ta refuzosh"!

    Vetëm se nuk është film, dhe "ftesa" në fjalë me "kaligrafi" mafioze, mban adresën e SPAK, strukturës "anti-mafia" nga e cila presim drejtësi sipas ligjit...

    SPAK YOU!


    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,729
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: SPAK sekuestron pajisjet elektronike të gazetarit për të mbrojtur sekretet kriminal

    Elton Qyno falënderon gazetarët që u solidarizuan dhe jep alarmin: Sekuestrimi i telefonave nga SPAK, i paligjshëm

    Emri:  -640-0-qynoja-1702631844.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  36.3 KB

    Gazetari i “Ora News” Elton Qyno ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas ngjarjes së paprecedentë të së mërkurës, ku prej orës 11:00 të paradites deri në orën 2 të mëngjesit të ditës së enjte ai ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Nga banesa e tij Qyno është shprehur se u mbajt në SPAK deri në orën 17:00 dhe u njoftua se kishte një vendim Gjykate për t’i kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe automjetin.

    Ndër të tjera gazetari u shpreh se pas deklaratës së dhënë ka patur presione për të treguar burimin e informacionit.

    Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar me dhjetëra gazetarë në mbështetje të kolegut, ndërsa kërkojnë nga SPAK që urgjentisht të bëjë transparencën e seancës së sotme me Qynon.

    Dhe paraditen e sotme, Qyno vendosi të falënderonte të gjithë kollegët që u solidarizuan me të, ndërsa thotë se ai dhe familja e tij ranë pre e një situate të befasishme.

    Ndërkaq ai denoncon si të paligjshëm sekuestrimin e telefonave të tij, ndërsa shton se automatikisht e ekspozon atë dhe kërcënon jo 1, por një rrjet të tërë burimesh të mia konfidenciale.

    MESAZHI I PLOTË I GAZETARIT ELTON QYNO

    Te dashur miq!

    Faleminderit per mbeshtetjen dhe fjalet e mira qe me keni dhene gjate ketyre 48 oreve, duke me bere te ndjehem mire mes kolegesh dhe shoke.

    Une personalisht por edhe familja ime rane ne nje situate te befasishme dhe te paprecedente ndonjehere, duke u bere objekt kontrolli te njepasnjeshem, e duke u sekuestruar cdo gje e mundshme, qe mbase e ne vijim mund te na rrezikoje, ekspozoje mbi sigurine tone dhe kanalet e informimit te ketyre 18 vite pune si reporter i kronikes se zeze ne Shqiperi.

    Une nuk kam shpifur, por kam nxjere informacion,siç mund te beje cdo koleg i imi cdo dite, dhe nxjer e publikon online,print apo tv cdo dosje qe i bie ne dore, pa i dhene llogari ndokujt se nga kush i merr dhe ne cfare forme i mer.

    Jam ndjere i keqardhur per kembenguljen e paligjshme te organeve hetimore per te depertuar ne cdo kanal informacioni qe une kam, duke me sekuestruar telefonat,dy kompjuterat, 7 usb, cd e sende te tjera.

    I keqardhur qe ne 18 vite pune vetem prane prokurorise se Krimeve te Renda,SPAK dhe prokurorive te tjera ne rrethe, te perfundoj ne nje ekzaminim te tille te paligjshem dhe antikushtetues dhe ne kundershtim te cdo konvente per te drejten e informimit dhe raportimit.

    Shpesh here per shkak te punes qe bejme ne gazetaret ndodhemi mes nje vale kercenimesh zhantazhe dhe presionit nga me te ndryshme, te cilat vijne nga palet e para, te dyta dhe te treta.

    Kercenimet na vijne ne menyre te terthorazi, ne rruge madje dhe ne sallen e gjyqit apo ambjenteve te gjykates se posacme SPAK, ku gazetaret ne sy te prokuroreve,policeve te gjykates dhe avokateve te pandehur, kercenohen,fyhen dhe jane goditur me shkelma e grushta, vetem e vetem pse kane shkruar.

    Asnje hetim nuk eshte nisur nga prokuroria e SPAK edhe pse prokurori ka qene prezent ne salle apo qofte dhe ne korridor, ku ka ndodhur situata e palighshme.

    Nje situate e tille ka ndodhur me Armand Bajramin A2CNN, Edmond Hoxhen BIRN qe u kercenua direkt ne sallen e gjyqit, mua personalisht disa raste,(se fundi me shijaksit) Flamur Vezaj, Anila Hoxhen TOP CHANNEL Klodiana Lalen NEWS 24, Artan Hoxhen ABCNEWS, Anduenen, Ermalin e te tjere, por askush nuk nisi hetim.

    E mbani mend kur te denuar e familjare tek ceshtja Lazarati, vune perpara dhe rrahen me shkelma mes gjykates operatore dhe gazetare. A pati ndonje hetim? Fare.

    Ndersa tashme organet e hetimit lene punet e dosjeve te dites TE KORRUPSIONIT te zyrtareve te larte, duke u perqendruar tek une.

    Ne nje vend si ky i yni, ku titullari i shtetit dhe ministrat e tij, flasin me telefon dhe dalin ne pergjime te dosjeve te spak, me lloj e sorollop krimineli duke u perfshire se bashku me ta per te blere vota ne cdo qender votimi apo duke ndare llokmat e tenderave dhe koncesioneve, ngeli rasti dhe erdhi koha qe drejtesia duhet te veproje mbi mua lidhur me mekanizmin e gjetjes se informacioneve dhe nxjerjen e sekreteve.

    Tre kryetare opozite dhe zyrtare te tjere te qeverise jane nen hetim nga SPAK, dhe e kuptoj ne cfare tryesnie eshte SPAK.

    I keqardhur realisht qe ne gjithe kete kakofoni provash, SPAK mbeti tek une per te hetuar dhe te zbuloje burimet.

    Rrembimi i telefonave ne menyre te paligjshme duke mos me vene ne dispozicion qofte dhe nje proces-verbal bllokimi, automatikisht me ekspozon dhe kercenon jo 1, por nje rrjet te tere burimesh te mia konfidenciale ne administrate dhe jashte saj.

    Aq me teper me ekspozon dhe kercenon mua si gazetar tek pale te dyte apo te treta, qe pa dyshim ne te nesermen mund te marin veprime te kundraligjshme.

    Faleminderit te gjitheve ju per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe patet.

    Per shkak te kushteve te paprecedente te bllokimit ne menyre te paligjshme te dy telefonave numrat e mi jane serisht te njejtet ne perdorim aktualisht.


    ORA NEWS

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-04-2024, 23:13
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2023, 11:54
  3. Pajisjet Hyrese dhe Dalese te Kompjuterit
    Nga sCHiZoiD-AL në forumin Informatikë dhe Internet
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2013, 07:21
  4. Sekretet amerikane dhe sekretet ruse të Behgjet Pacollit
    Nga Saladin në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 08-04-2011, 07:37
  5. Pajisjet e Kompjuterit të Ilustruara
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 23-06-2007, 18:26

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •