Po te kesh lexuar romanet e Ismail Kadarese, e kupton qe ai e sulmonte rregjimin me penen e tij qe ne ate kohe. Ne keto 30 vjet kane dale edhe dosjet e Sigurimit te Shtetit per Ismail Kadarene, edhe perpjekjet ku e kane vene nen akuze dhe donin ta sulmonin po per penen e mendimin e tij ne ato romane. Te thuash qe nje shkrimtar mbeshteste ate rregjim, kur propaganda e rregjimit fillonte qe ne bark te nenes, eshte paksa qesharake. Por nejse, ky eshte mendimi yt.
E kam thene edhe njehere tjeter ne kete forum. E verteta e 50 vjeteve te komunizmit duhet te dokumentohet e behet publike. Dhe ne keto 30 vjetet e fundit shume nga keto te verteta kane dale ne drite. Por nuk duhet te gjykojme njeri-tjetrin per sjelljen nen ate rregjim. Duhet ta gjykojme njeri-tjetrin per sjelljen tone pasi rregjimi ra, ne keto 30 vjet lirije e demokracie. Ashtu sic ka patur njerez qe jane penduar per krimet e tyre, ashtu ka patur edhe njerez qe vazhdojne te ruajne idealet e mentalitetin komuniste edhe sot. Liria eshte sprova e vertete per shqiptaret. Liria e 30 vjeteve te fundit.
Sa per Ismal Kadarene, ai pati fatin qe te botoje vepra si nen komunizem edhe ne demokraci. Dhe vleresimet per vepren e tij letrare nuk i japin vetem shqiptaret, i jep e gjithe bota. Veprat e tij jane perkthyer e lexohen ne shume gjuhe te botes. E ndryshe nga shume te tjere, Ismail Kadare i qendroi larg politikes shqiptare. Ai nuk kerkoi asnje pushtet e nderime nga shqiptaret ne keto 30 vjet. Dhe foli sic i ka hije nje intelektuali kur populli i tij kaloi momente te veshtira me luften ne Kosove dhe luften civile ne Shqiperi ne 1997.
Albo
Krijoni Kontakt