Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i madh, Mirush Kabashi

    Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i madh, Mirush Kabashi

    Emri:  kabashi.jpg

Shikime: 148

Madhësia:  21.9 KB

    Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Mirush Kabashi. Kabashi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

    Ndërkohë ai është fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë.

    Kabashi ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma lëvizës.

    Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. Një pjesë të jetës së tij Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha te ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma.

    Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

    Çmimet

    Ne festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Ne vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.

    Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës. Mirush Kabashi, i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i madh, Mirush Kabashi

    Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, aktorët ndajnë dhimbjen dhe rrëfejnë momente të rralla

    Emri:  mirush111.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  29.6 KB

    Sot është një ditë e zezë për artin shqiptar dhe të gjithë Shqipërinë. Ndërroi jetë aktori i njohur Mirush Kabashi në moshën 75-vjeçare, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje.

    Kolegët e tij me të cilët ka ndarë skenën kanë shprehur dhimbjen për humbjen e madhe.

    Regjisori Bujar Kapexhiu është shprehur se artistët si Mirush Kabashi janë të rrallë.

    “Është një artist i rrallë, ishte i përsosur në të gjitha zhanret. Ishte një njeri i rrallë dhe ishte humbje e madhe, ishte mësues për të gjithë. Ishte talent i veçantë. Nuk shikonte vetëm rolin e tij, por edhe të partnerit të tij, kishte kontribut të veçantë në aktivitetin që merrte pjesë. E kam pasur edhe në shfaqjet e mia si regjisor dhe ishte moderator i spektaklit, dhe ishte i shkëlqyer. Ai e përpunonte tekstin në çdo germë, një saktësi, korrektësi. Si Mirush Kabashi janë të rrallë”, tha Bujar Kapexhiu.

    Edhe aktori Bujar Asqeriu ka folur për humbjen e madhe të kolegut të tij, artistit të mirënjohur Mirush Kabashi.

    “Të gjithë u hidhëruam nga lajmi shumë i trishtë i ndarjes nga jeta të Mirush Kabashit. Aktor i rrallë tragji-komik. Ai u shndërruar në një ikonë. Kabashi donte të vinte vulën me figurën e paharruar të “Sokrati”” u shpreh fillimisht ai.

    Më pas ai tregon, momentet kur e ka njohur Kabashin, që daton herët në vitin 1979, gjatë xhirimeve të filmit “Radio Stacioni”.

    Asqeriu shton se, Kabashi me interpretimet e tij të poezisë, padashur kthehej në një magjistar.

    Aktori Ndriçim Xhepa ka kujtuar sot dhe vlerësuar figurën e Mirush Kabashit.

    “Lajm i trishtë në këtë mëngjes dhjetori. Është lajm i trishtë për bashkëshorten, për dy vajzat e tij dhe komunitetin e teatrit të Durrësit, ku punoi për shumë vite. Ka pasur edhe prezencë në televizionin shqiptar, në spektakle të fundvitit dhe më pas erdhi në teatrin Kombëtar pas viteve 2000. Ka bashkëpunuar me të gjithë kolegët. Ishte prezent në shumë institucione dhe për spektatorin dhe artdashësit që prekën artin e tij. Mirushin, e kam takuar shtatorin që kaloi. E pashë mirë nga ana psiko-fizike, pasi kishte disa kohë që vuante nga kjo sëmundje e rëndë. Ishte natyrë vitale, sikur nuk e ndjeje fare që ai kalonte një situate të tillë.”, tha Xhepa.

    Aktorja Zamira Kita ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të madh shqiptar, ‘Nderit të Kombit’ Mirush Kabashi.

    Kita u ndal te njohja e saj me Kabashin, ku tha se është njohur që në rininë e saj dhe e kanë pasur një miqësi të fortë. Ndër të tjera ajo tha se Kabashi ishte një artit i madh i skenës shqiptare dhe se herë që shkonte në festivalin ‘Koko Fest’ jepte ide dhe sugjerime për përmirësim.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i madh, Mirush Kabashi

    Aktorja Tinka Kurti përlotet për Mirush Kabashin: Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde të shtëpia ime

    Emri:  Capture-32.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  50.5 KB

    Artistja e nderuar Tinka Kurti përlotet teksa ndan kujtimet me aktorin Mirush Kabashin, i cili u nda nga jeta këtë të martë.

    Kurti thotë se nuk përsëritet më një aktor si Mirushi. Ajo kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm.

    ”As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj.

    Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij.

    Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm”,-tha në ”Report Tv”.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i madh, Mirush Kabashi

    Homazhet për Mirush Kabashin, Ministria: Do të mbahen të mërkurën në hollin e Muzeut Historik Kombëtar

    Emri:  ndahet-nga-jeta-kadri-roshi-transformed.jpeg

Shikime: 63

Madhësia:  116.7 KB

    Nesër (e mërkurë) do të mbahen në Muzen Historik Kombëtar për nder të mjeshtrit të madh të skenës, aktorit Mirush Kabashi.

    Ministria e Kulturës duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe publikut që do t’ia ndjejë mungesën informon se homazhet do të mbahen ditën e mërkurë, datë 06.12. 2023, ora 10:00-13:00, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

    Po kështu qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Mirush Kabashi
    Nga Letersia 76 në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 11-06-2021, 22:00
  2. Shuhet në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani
    Nga Albo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2021, 15:00
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-04-2020, 15:07
  4. Shuhet në moshën 86-vjeçare "Donika e Skënderbeut"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2014, 03:54
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2013, 01:18

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •