Kosova shėnon fitore ndaj Izraelit nė njė ndeshje futbolli qė u pėrcoll me masa tė mėdha sigurie
Kosova e mbylli me rezultat 1 me 0, ndeshjen e futbollit me Izraelin nė kuadėr tė kualifikimeve pėr kampionatin Evropian 2024, qė u zhvillua tė dielėn nė stadiumin e qytetit tė Prishtinės.
Kjo ishte ndeshja e parė e Izraelit, qė kur militantėt e Hamasit sulmuan vendin mė 7 tetor, duke ēuar nė luftėn nė Gaza. Ndeshja fillimisht ishte planifikuar tė zhvillohej me 15 tetor, por u shty pėr shkak tė kėtyre zhvillimeve.
Grupe tifozėsh i fishkėllyen himnit kombėtar tė Izraelit para fillimit tė ndeshjes, e cila u zhvillua nė njė terren tė vėshtirė, nėn shi dhe mė njė numėr tė mė tė vogėl tė shikuesve sesa zakonisht.
Goli i vetėm i ndeshjes u shėnua nė minutėn e 41-tė nga Milot Rashica. Por kjo fitore nuk jep shumė shpresa pėr Kosovėn qė tė sigurojė kualifikimin.
Izraeli renditet i treti nė grupin e parė tė kualifikimeve pas Rumanisė dhe Zvicrės, por me dy ndeshje mė pak. Ekipi kombėtar izraelit nuk ėshtė kualifikuar asnjėherė nė ndonjė kampionat evropian qė nga anėtarėsimi nė UEFA nė vitin 1994, dhe tani do tė duhet tė luajė katėr ndeshje brenda dhjetė ditėsh nė pėrpjekje qė tė sigurojė kualifikimin.
Ndeshja nė Prishtinė u ndoq me masa tė rrepta sigurie. Ditė mė parė policia refuzoi ti jap leje njė grupi qė kishte kėrkuar organizimin e njė proteste nė mbėshtetje tė kauzės palestineze.
Tė dielėn gjatė ditės, grupi Kolektivi pėr Mendim dhe Veprim Feminist vendosi njė flamur tė madh palestinez me mbishkrimin Free Palestine, (Liri pėr Palestinėn), nė ndėrtesėn e Hotelit Grand nė qendėr tė Prishtinės, krah njė flamuri ukrainas, por u hoq shpejt nga autoritetet.
Kosova dhe Izraeli vendosėn marrėdhėnie diplomatike nė fillim tė vitit 2021, disa muaj pasi Izraeli njohu pavarėsinė e Kosovės gjatė njė takimi tė nivelit tė lartė ndėrmjet Kosovės e Serbisė nė Shtėpinė e Bardhė nė shtator tė vitit 2020, tė organizuar nga ish presidenti amerikan, Donald Trump.
Kosova u bė vendi i parė evropian qė vendosi ambasadėn nė Jerusalem nė vend tė Tel Avivit, pas Shteteve tė Bashkuara dhe Guatemalės.
Izraeli ėshtė aktualisht vendi mė i fundit qė ka njohur pavarėsinė Kosovėn, e cila u shpall nė shkurt tė vitit 2008 mė mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara dhe vendeve kryesore euro-perėndimore, ndėrsa kundėrshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.
VOA
Krijoni Kontakt