Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Qeveria e Qametit përgatitet për luftë: Qindra miliona euro investime në armatime

    Kohë lufte, Shqipëria hap thesin për blerje armatimesh

    Qeveria shqiptare ka një plan investimesh të reja në sektorin e mbrojtjes me vlerë gati 120 milionë euro, të cilat i shtohen planeve ekzistuese. Parashikohet zgjerimi i bazave ekzistuese dhe pajisja e helikopterëve me transponder me vlerë mbi 30 milionë euro.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Ushtria-bulevard2.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  58.8 KB
    Një forcë e ushtrisë shqiptare e stacionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë më 3 Prill 2020 në kuadër të emergjencës së shkaktuar nga Pandemia COVID-19. Foto: Gent Shkullaku/LSA

    Shqipëria pritet të shpenzojë qindramilionë euro më shumë për mbrojtjen gjatë viteve në vijim, ndërsa koha gjatë së cilës vendi mund të kursente nga ky sektor për të investuar në zhvillimin ekonomik dhe social duket se ka mbaruar. Planifikimet për shpenzimet ushtarake të projekt-buxhetit të shtetit 2024, të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë, flasin për një rritje substanciale në shpenzime për baza ushtarake, armatime e municione si dhe blerje të sistemeve të kushtueshme të luftës ajrore, dronë nga Turqia dhe një sistem transponderi me vlerë mbi 30 milionë euro që duket se do të instalohen në helikopterët Blackhawk.

    Një bazë modeste ushtarake në zonën e Bizës në malësinë e Tiranës pritet të kthehet në një kompleks me vlerë gati 15 milionë euro, ndërsa baza detare e Pashalimanit pritet investohet në ndërtim bankinash dhe thellim të basenit me vlerë afërsisht 5 milionë euro.

    Investimet e reja të planifikuara në tavanet buxhetore të këtij viti vijnë krahas programit ekzistues të investimeve, të cilat përfshijnë blerjen e avionëve pa pilot me vlerë 75 milionë euro, program që ka nisur në vitin 2022 apo ndërtimi i një poligoni në Pajet me vlerë mbi 2 milionë euro.

    Në total, programi i investimeve të mbrojtjes për periudhën 2022-2028 arrin në gati 800 milionë euro.

    Për vitin 2024, Shqipëria pritet të shpenzojë për sektorin e mbrojtjes 33 miliardë lekë (rreth 310 milionë euro), me një rritje të konsiderueshme prej 27% përkundrejt buxhetit 2023. Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është e konsiderueshme duke marrë parasysh se shpenzimet e përgjithshme buxhetore pritet të rriten me vetëm 7.1%.

    Megjithatë, pavarësisht rritjes së konsiderueshme, shpenzimet për mbrojtjen vijojnë të mbeten ndjeshëm më poshtë se sa standardi i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), në të cilën Shqipëria bën pjesë që nga viti 2009. Shuma prej 33 miliardë lekësh e planifikuar për t'u shpenzuar në vitin 2024 përbëjnë vetëm 1.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, nga 2% e PBB-së që Shqipëria dhe vendet e tjera anëtare kanë rënë dakord të shpenzojnë për mbrojtjen në vitin 2006.

    Në fakt, Shqipëria nuk e ka plotësuar këtë kuotë minimale asnjëherë në historinë e vet ndërsa shpenzimet për mbrojtjen gjatë dekadës së fundit kanë qenë shumë të ulëta si përqindje e PBB-së. Në mënyrë që Shqipëria të plotësojë kuotën minimale prej 2% të PBB-së, shpenzimet e mbrojtjes do të duhej të ishin gati 49 miliardë lekë.

    Sipas të dhënave të NATO-s, Polonia, Shtetet e Bashkuara dhe Greqia janë mes vendeve anëtare të NATO-s që mbajnë shpenzime për mbrojtjen më të larta se sa 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Greqia kanë mbajtur prej shumë vitesh kuota të tilla të larta shpenzimesh ndërsa Polonia ka shtuar shpenzimet në mënyrë dramatike përgjatë dy viteve të fundit, veçanërisht si pasojë e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.

    Shqipëria ka një ushtri të vogël me një personel prej 6,600 vetësh, ushtria e pestë më e vogël mes vendeve anëtare pas Luksemburgut, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Slovenisë, duke mos llogaritur Islandën, vendin e vetëm anëtar të NATO-s që nuk ka ushtri.

    Shtetet e Bashkuara me 1.34 milionë trupa dhe Turqia me 461 mijë janë vendet anëtare me ushtritë më të mëdha.

    Llogaritjet e NATO-s tregojnë se sipas të dhënave të vitit 2023, Shqipëria është vendi anëtar me shpenzimet më të ulëta për frymë në sektorin e mbrojtjes. Mbrojtja i kushton këtë vit qytetarëve shqiptarë 93 dollarë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kushton 114 USD e në Malin e Zi, 151 USD. Mbrojtja u kushton amerikanëve 2,220 dollarë në vit, ndërsa norvegjezëve u kushton 1,339 dollarë. Vendet e mëdha si Gjermania apo Franca janë kritikuar prej vitesh për shpenzime të ulëta. Një qytetari gjerman mbrojtja i kushton 677 dollarë në vit ndërsa atij francez, 737 dollarë.

    Shpenzimet për mbrojtjen kanë filluar të ndryshojnë në mënyrë radikale në shumë vende që pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022, ngjarje që ndryshoi perceptimin për paqe, së paku sa i përket luftës konvencionale në kontinentin Evropian.


    BIRN

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,213

    Për: Qeveria e Qametit përgatitet për luftë: Qindra miliona euro investime në armatime

    Investimi ne mbrojtje eshte i domosdoshem. A do te kete transparence dhe impakt? Kjo eshte pyetja. Por qe na duhet ushtria kjo nuk ka diskutim.

    Po te udhetosh ne shtetet qe shtrihen ne juglindje te Shqiperise vetem zjarre, thatesire, dhe shkretetire do te gjesh. Nga 3% qe ka qene siperfaqja e shkretetires per te gjithe globin rreth 50 vite me pare, pritet qe te arrije 20% ne pesedhjete vitet nga sot. Shto ketu politikat deshtake te superfuqive dhe fuqive rajonale, dhe vetem luftra do te shikosh kendej e tutje.

    Ne Turqi ne kete moment ka 4 milione refugjate nga Siria dhe Afganistani. Nese Lufta e Lindjes se Mesme prek Libanin dhe Iranin, ketyre 4 milione refugjateve do t'u shtohen edhe 10 milione te tjere pa frike. BE nuk do te behet kurre superfuqi, me ushtrine dhe kufinjte e vet. Keshtu, mbas Turqise e kane radhen Bullgaria, Greqia dhe Shqiperia per t'u perballur me keto rryma emigrantesh dhe mercenaresh.

    Mire a keq kemi nevoje te investojme me rinine, me ushtrine dhe me mbrojtjen e kufinjve. Gjasat jane qe ne do te deshtojme, por nese nuk do te jemi zhdukur si komb ne shekullin e 22te, kjo do te arrihet nepermjet bashkimit kombetar dhe investimeve per rinine, per kulturen kombetare dhe mbrojtjen e kufinjve. Gje qe une besoj se nuk do arrijme ta bejme, mirepo nuk shikoj alternativa te tjera ne menyre qe te mbijetojme si komb.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2023, 11:54
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2022, 08:53
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2015, 10:18
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-01-2015, 20:36
  5. Arabët, Serbisë qindra miliona, në Kosovë bëhen qytetar nderi
    Nga Antiproanti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 17-03-2014, 07:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •