Mitropolia e Shenjtė e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,
Deklaratė.
Zoti Jisu tha: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Ai qė nuk hyn nėpėr derė tė vathės sė deleve, por ngjitet nga njė anė tjetėr, ai ėshtė vjedhės dhe kusar. Ungjilli sipas Joanit 10:1.
Kėto ditė u informuam pėrmes mediave televizive lokale dhe rrjeteve sociale pėr vizitėn e papritur nė qytetin e Elbasanit, tė njė personazhi sa enigmatik aq edhe qesharak, i prezantuar si Kryepeshkopi i Rumanisė i kalendarit tė vjetėr pėr tė gjithė vllenjtė nė botė me emrin Vasic Moisije.
Personi nė fjalė kryen njė ceremoni fetare tė ēuditshme nė qilarin e shtėpisė sė mikpritėsit tė tij Nikolla (Bllazhde) Xhufka, qė ky i fundit kėrkon ta paraqesė si kishė katakomb, e nė fund tė saj, nėn flamurin kombėtar tė Rumanisė varur nė murin e shtėpisė pretendohet se tashmė Nikolla ėshtė dorėzuar prift prej tij.
Njė skenė e tillė do tė ishte e pėrshtatshme pėr njė komedi satirike, por fatkeqėsisht gjithēka kryhet nėn emrin e ortodoksisė dhe tė simboleve tė shenjta qė Kisha jonė Ortodokse i ruan me aq fanatizėm dhe i nderon me pėrkushtim. Gjithēka e paraqitur dhe kryer aty nuk ka asgjė tė shenjtė dhe kanonike, pėrkundrazi, provokojnė vetėm indinjatė dhe zemėrim tek besimtarėt dhe kleri ortodoks nė Shqipėri.
Kleriku nė fjalė, prezantuar si Kryepiskopi i Rumanisė, i cili bėn deklarata nė gjuhėn serbe, me flamurin e Rumanisė nė sfond, si pėrfaqėsues i vllenjve dhe jep leksione atdhetarie pėr shqiptarėt, ėshtė jo vetėm njė ironi e tepruar, por sinjalizon dhe njė rrezik tė pėrfshirjes sė ēėshtjeve politike me sfond fetar dhe axhenda tė dyshimta nė zemėr tė vendit tonė, nė qytetin e Elbasanit.
Shprehim keqardhjen tonė, qė nė kėtė rrugė tė gabuar dhe tė rrezikshme, ėshtė pėrfshirė i riu Nikolla (Bllazhde) Xhufka, i cili ka qenė pėr njė kohė pranė Kishės sonė, ende pa mbushur moshėn e duhur, pa arsimimin fetar, injoron dhe shkel katėrēipėrisht kanonet dhe rregullat e Kishės Orthodhokse, kėrkon tė prezantohet si klerik dhe prift ortodoks!
Ju bėjmė me dije; besimtarėve ortodoksė tė Mitropolisė tonė tė Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, autoriteteve dhe institucioneve vendore, komuniteteve tė tjera fetare dhe opinionit tė gjerė publik se: Nikolla (Bllazhde) Xhufka nuk konsiderohet klerik dhe as prift nga ana e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Dorėzimi i tij konsiderohet i pavlefshėm dhe nė kundėrshtim tė hapur me Kanonet e Kishės Orthodhokse.
Gjithashtu, ju kėrkojmė organeve kompetente ligjore dhe administrative, qė ta shohin me shumė vėmendje kėtė incident dhe tė ndjekin sipas kompetencave qė u jep ligji dhe detyra, qė fenomene tė tilla tė pėrēarjes me bazė nacionaliste, fetare dhe politike tė merren seriozisht nė konsideratė dhe tė parandalohet pėrshkallėzimi i tyre.
Mbarėvajtja e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nuk mund tė jetė nė dorėn e njė personi anonim dhe as tė njė aventurieri djaloshar, tė cilėt pėr ambicie e delire personale janė tė gatshėm tė pėrfshihen nė lojėra dhe axhenda tė rrezikshme me pasoja tė rėnda pėr Kishėn dhe vendin tonė.
Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, drejtohet prej disa vitesh nga Imzot Andoni, njė shqiptar i formuar me edukim fetar dhe tė pėrgjithshėm, i cili me devocionin dhe pėrkushtimin e tij gėzon respektin dhe vlerėsimin e besimtarėve dhe tė gjithė shoqėrisė sonė nė Elbasan dhe nė mbarė vendin. Pėrpjekjet pėr tė pėrēarė Kishėn Orthodhokse, edhe nė kėtė rast, me hirin dhe ndihmėn e Zotit, do tė dėshtojnė. Amin.
Burimi:
KOASH
Krijoni Kontakt