Shqipëria megjithse vënd i vogël ka bërë një nga Kushtetutat më demokratike ën Ballkan dhe në Europë duke patur parasysh shtetet fqinjë disa nga të cilat nuk e kanë nënëshkruar Akoma edhe sot e kësaj dite ligjin për të drejtat dhe liritë e njëriut të OKB.
Dy nga nenet më tolerante të Kushtëtuës tonë me të cilën Shqipëria mund tët eklipsojë edhe BE janë:
Neni 18.2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia,
raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
Neni 24.1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar.
2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqë
ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit,
arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.
3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi
fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.
Të gjitha këto politika shqiptare dhe populli shqiptar mund të krenohet. Sidoqoftë pas fitorës së Demokracisë Perëndimore në vëndin tonë kanë ndodhur shumë ngjarje dhe histori si emigrimet, lëvizjet e popullatës brënda vëndit, shkatërrimi i detyruar i të gjitha objekteve industrial mesa duket të indutuara nga jashtë për ta bërë Shqipërinë një vënd importues dhe han pa porta, po ndodh dhe një fenomen tjetër : krijimi i minoriteteve brënda vëndit e cila është një risi dhe shteti shqiptar në zbatim të Kushtetutës së Shqipërisë pikërisht në zbatim të këtyre neneve, Qeveria ka propozuar në mbledhjen e fundit projekligjin "Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", duke i bërë një shtesë minoriteteve që Shqipëria njeh zyrtarisht si pakica kombëtare. Kështu sipas ligjit, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe. Ajo që bie në sy është se 3 prej minoriteteve që do të njihen si pakica kombëtare janë me popullsi sllave ku perfshihen palicat (maqedonase, malazeze serbe). Ndryshimi është se me ligjin e vjetër minoriteti Grek, minoriteti Maqedon dhe ai Serbo-Malazez njihesin si minoritete etnike kombëtare, ndërsa vllahët dhe romët si minoritete etno-gjuhësore, ndërsa boshnjakë dhe egjiptianët si komunitete (Shqipëria zyrtarisht me 8 pakica kombëtare, 3 prej tyre sllave | ResPublica).
Do të ishte shumë mirë nëse krijimi i minoriteteve do të vinte si pasojë e rritjes së ndërgjegjes qytetare për të gjetur etninë e tyre, se sa do të vinte si një presion fshehtë i krijimit të këtyre minoriteteve vetëm me fjalën e këtyre qytetarëve të interesuar. Faktet tregojnë se krijimi disa minoriteteve dhe `fryrja e tyre ka ardhur më tepër si një interes për të marrë pasaporta nga vënde të BE apo për të marrë nënshtetësi, apo dhe para për tëfavorizuargrupe politike jashtë vëndit por shkaku kryesor është varfëria. Njihet koha e Piramidave kur të gjithë u bënë shqiptarë pikërisht sepse paraja e madhe erdhi përkohësisht në Shqipëri.
Mendoj se krijimi i disa minoriteteve është njëformë presioni dhe nga shtetet e interesuara, dhe nga ndonjë shtet tjetër zmadhimi artificial i minoriteteve do ti shërbentë për ti treguar BE se Shqipëria është një shtet heterogjen pa të ardhme, i cili ka nëvojë për tu drejtuar dhe/ose për tu inkuadruar nën një shtet tjetër pjesë e saj, osetë ricopothet sipas minoriteteve, bauar në të drejtën e vullnetit të shumicës së popullatës për tu bërë i pavarur.
Mendoj se presioni per te krijuar minoritete artificiale ne Shqiperi eshte pjese e stratagemave te politikave te fqinjeve kryesisht greke bullgare e rumune duke abuzuar me ligjin per te drejtat e lirite e njerzve.
BE ka pranuar idetë e këtyre 3 shtete: greqi, bullgari, rumani që në Censusin tonë të vendoset etnia, feja. Pse? Duan të coptojnë Shqipërinë e ta mbajnë të dobët, sepse nuk ja dolen dot duke e quajtur myslimane qe te mos pranohej ne BE.përfaqësues `minoritetesh` të reja po bëjnë vazhdimisht presion mediatic dhe në platforma të ndryshme p.sh., për vllehët:
Së pari nuk ka vllehe mysliman ose janë larguar në Turqi.
Se dyti. ideja për të të fryre vllehët ne Shqipëri dhe në Kosovë mendoj se eshte ideja djallezore greke- serbe për ti treguar BE se shqiptaret nuk janë shqiptare por popullsi heterogjene, e për pasoje, duhet rindarë edhe njëherë Shqiperia me Kosovën që ta marre greku e serbi.
Egzitonin dy stratagema të Europës për të ndarë Shqipërinë:
Ka që nga 1878- 1912 kur u coptua Shqipëria e deri me 1990 qe shqiptaret te mos futen ne BE sepse jane myslimanë e turq.
Pas 2013 e deri më sot stratagema greko- serbo- bullgaro-rumune duke parë se shqiptarët po forcohen si shtete, po ndërhyjne duke abuzuar me ligjin e te drejtave dhe lirive të njeriut duke detyruar politikën shqiptare të pranojë pseudo- minoritete si bullgarë, serb, boshnjak egjiptian malazes, turk, vlleh, dhe grek.
Përse po e nxisin këtë? Për të përcarë shqiptarët tëe cilët edhe ashtu janë me disa fe, e disa ateistë, por duke pare se bashke egzistenca fetare eshte e forte- politikat fqinjekanë ndryshuar strategji, i kanë hyre pikës së dobët të shqiptarëve te varfer: deshirën për tu pasuruar shpejt dhe pa punuar: po japin pasaporta , pensione, para per te krijuar minoritete ku mbizoteron pseudo- grekeria. Kjo politike e fqinjeve ka sukses deri tani dhe shteti shqiptar duhet pa tjeter te reagoje.
Ky problem ka ndodhur edhe në fenë orthodokse që kur u ndryshua një diçka fare e vogël; jo kisha orthodokse autoqefale shqiptare sipas klerike patriote shqiptarë me Fan Nolin në krye- në kishën orthodokse autoqefale të Shqipërisë. Këtu fle djallëzia greke: duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka vetëm shqiptarë madje janë në minoritet???!!!
Aspekti i dytë i djallëzisë është se orthodoksia nuk njeh kombësi, pra për Shqipërinë ky religjion nuk ka kombësi e për pasojë nuk është shqiptare kisha???!!! Kështu duke përcarë shqiptarët orthodoksë, harrojnë se të gjitha kishat kanë emërr janë greke, serbe, rumune, bullgare e për pasojë janë edhe shqiptare dhe jo të Shqipërisë. Prad y djallëzitë e politikës greke për Shqipërinë për të bërë presionnë Censusin e ardhshëm sidomos për numrin e esimtrëve dhe përautomatikisht numrin e minoritarëve!!!Prandaj është e domosdoshme që orthodoksia shqiptare të ndërtohet mbi Nolin dhe klerikët patritotë, sepse cdo shtet ka shëntorët dhe martirët e tij , por Shqipëria nuk ka dhe kjo është një turp.
Shqipëria i raportoi minoritetet kombëtare sipas censuseve 44,570 vetë më 1960, 54,687 vetë më 1979 dhe 64,816 vetë në vitin 1989.
Në censusin mbi popullsinë dhe banesat të zhvilluar në vitin 2011, minoritetet rezultojnë me 52.700 individë në Shqipëri, ose 1.9% të numrit të popullsisë në vend (Shqipëria zyrtarisht me 8 pakica kombëtare, 3 prej tyre sllave | ResPublica). Sipas të dhënave të nxjerra nga ky census mbi popullsinë banuese, sipas përkatësisë etnike dhe kulturore, rezulton:
Minoriteti Grek 24.243 (individë)
Minoriteti Maqedonas 5.512
Minoriteti Malazez 366
Minoriteti Arumun (Vllah) 8.266
Minoriteti Rom 8.301
Minoritete pa Census
Minoriteti bullgar ?
Minoriteti egjiptian 14.000 (https://informim.al/24-qershori-minoriteti-
egjiptian-me-shume-barazi-dhe-me-pak-diskriminim/)
Minoriteti serb (serbo&malazes) 30.000 (https://thealbanianprofile.com/minoriteti-
serbo-malazez-ne-shqiperi/)
Atëhere del pyetja; përse vëndet e BE kur bëjnë Censusin nuk e kanë kombësinë por vetë shtetësinë dhe religjionin (disa nga to)?
Përse Shqipëria duhet të vendosë në Census `etninë` në një kohë kur duke përfituar (për mua abuzuar) nga Ligji i të drejtave dhe lirive të njeriut, politikat e shteteve fqinjë mund tu thonë minoritarëve të tyre dhe atyre që kanë nevojë për pasaporta, pensione, para etj, që të shprehen si e `ndjejnë vehten` si shqiptarë apo ndryshe……. Të shënosh se `si e ndjen vehten` në Census është një absurditet, sepse ngjan me një surealitet qesharak, për shkak se aty do të shkruhet interesi dhe jo realja, do të shkruhet dëshira dhe jo fakti, do të shkruhet ndikimi i blerjes së personit dhe jo i dinjitetit dhe respektit ndaj këtij personi.
Kjo do ta deformojë Censusin e ardhshëm dhe Shqipëria do të ketë pasoja nga keto kritere që edhe në qofshin opsionale kanë për të dëmtuar shtetin shqiptar.
Gjithmonë shtetet e vogla dashje pa dashje bien pre e dëshirave djallëzore të shteteve më të mëdha, dhe aq më keq kur këto shtete kanë interesa politico-ekonomike ndaj vëndeve të vogla si Shqipëria. Shpresojmë që shteti shqiptar dhe populli shqiptar nëse është patriot të mos bjerë pre e kulaçit të fqinjit pavarësisht varfërisë ose jo.
Krijoni Kontakt