Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,084
    Postimet në Bllog
    15

    Kongresi amerikan hap hetim për çështjen e agjentit të FBI që implikon kryeminstrin Rama

    VOA: Afera McGonigal bëhet 'çështje' në Kongres

    Emri:  auto_mcgonigal1692182265.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  22.6 KB

    Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara po shpreh shqetësimin për mundësinë e marrëveshjeve me pasoja të zbutura ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal në dy çështjet ndaj tij, si një përpjekje për të fshehur përmasat e shkeljeve të tij, për të mbrojtur reputacionin e FBI-së.

    Kryetari i komisionit, ligjvënësi republikan Jim Jordan, shkruan në një letër drejtuar drejtorit të FBI-së, Christopher Wray të martën, se Komisioni po heton akuzat “për politizim dhe qëndrim të njëanshëm brenda FBI-së në lidhje me çështjen penale kundër ish-agjentit special Charles McGonigal”.

    Ky Komision fillimisht kërkoi dokumente dhe informacione për këtë çështje nga FBI-ja më 2 shkurt 2023, por në letër thuhet se deri më sot, Byroja Federale e Hetimeve nuk e ka përmbushur këtë kërkesë jo të detyrueshme.

    Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal pranoi në gusht fajësinë në një gjykatë në Nju Jork lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. McGonigal pranoi se kishte marrë mbi 17,000 dollarë nga oligarku rus për të siguruar informacione negative për një tjetër oligark rus, rival të tij. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj oligarkut Deripaska, që nga viti 2018, për arsye që lidhen me pushtimin e Krimes nga Rusia.

    Në këmbim të pranimit të fajësisë, prokurorët hoqën dorë nga akuza të tjera në lidhje me bashkëpunimin e zotit McGonigal me Deripaskën.

    Në një proces tjetër në një gjykatë federale në Uashington, McGonigal është akuzuar se ka marrë rreth 225, 000 dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve të zbulimit të Shqipërisë.

    “Pavarësisht një pagese shumë më të madhe nga ish-zyrtari shqiptar, sipas njoftimeve, McGonigal po negocion me prokurorët federalë në Uashington një marrëveshje të ngjashme për pranimin e fajësisë”, thuhet në letrën e ligjvënësit Jordan për drejtorin e FBI-së.
    Në letrën e Komisionit Juridik të Kongresit përsëritet kërkesa për dokumente dhe informacione për këtë çështje dhe bëhet thirrje që FBI ta plotësojë këtë kërkesë deri më 3 tetor 2023.

    “Komisioni ka autoritet mbikëqyrës mbi Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në dhe mund të marrë në konsideratë masa të detyrueshme nëse FBI-ja nuk bashkëpunon vullnetarisht”, thuhet në letër.

    Në shkurt të këtij viti, ligjvënësit amerikanë i kërkuan drejtorit të FBI-së sqarime lidhur me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

    Ligjvënësit republikanë thonë se Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-jan janë përdorur si mjete politike nga demokratët kundër republikanëve. Edhe kryetari demokrat i Komisionit Juridik të Senatit Dick Durbin, i kërkoi në atë kohë me anë të një letre Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, zotit Wray informacione të mëtejshëm lidhur me aktivitetet e zotit McGonigal, duke u nisur nga dy aktpaditë, ajo e Nju Jorkut, dhe ajo e Uashingtonit.

    VOA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,084
    Postimet në Bllog
    15

    Për: Kongresi amerikan hap hetim për çështjen e agjentit të FBI që implikon kryeminstrin Rama

    Afera Rama-McGonigal/ Gazetari amerikan: Kongresi po heton akuzat për korrupsion në Shqipëri dhe përvetësimin e 4 mln dollarëve



    Gazetari amerikan dhe njëkohësisht eksperti i inteligjencës, John Schindler, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Armela Ferko në edicionin e lajmeve të SYRI TV.

    Ai komentoi zhvillimet e bujshme nga Kongresi amerikan, i cili kërkon të hetohet dosja shqiptare e aferës McGonigal.

    “Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm në Uashington për çështjen McGonigal.

    Së pari, Kongresi ka ushtruar autoritetin e tij juridik dhe i ka kërkuar FBI-së përgjigjen për çështjen McGonigal. Po ky komision, i kryesuar nga kongresmeni Jim Jordan, i ka bërë kërkesë FBI-së në shkurt të këtij viti dhe nuk ka marrë përgjigje.

    Zhvillimet janë mjaft interesante. Në letrën drejtuar drejtorit Wray, kongresmeni i referohet akuzave për korrupsion në Shqipëri ku është edhe përvetësimi i tij prej 4 milionë dollarësh.

    Në këtë moment, Kongresi nuk po shfaqet interes për çështjen shqiptare te çështja McGonigal dhe ky është një zhvillim i ndjeshëm,” tha Schindler.

    “Unë mendoj se minimalisht çfarë do të ndodhë, kongresmeni Jordan ka njoftuar publikisht drejtorinë e FBI-së se ka edhe gati 1 muaj që të mbledhë komisionin juridik për të trajtuar çështjen e aferës McGonigal.

    Nëse FBI nuk jep informacionin dhe dokumentacionin, kongresmeni Jordan do përdorë pushtetin e tij të vetos që të bëjë që autoritetet e tjera të detyrojnë FBI-në të dorëzojë dokumentacionin.

    Prandaj duhet kuptuar se çfarë është në lojë këtu. Nëse për çështjen shqiptare arrihet një marrëveshje fajësie si për çështjen ruse, administrata mund ta varrosë komplet këtë skandal dhe t’i heqë një vizë.

    Por kongresmeni nuk do që të ndodhë kjo dhe Kongresi kërkon përgjigje, pavarësisht se ku mund të ketë shkuar korrupsioni në FBI. Nëse McGonigal po merrte shuma të mëdha, ku kanë shkuar ato? A ka pasur bashkëpunëtorë? Kush ka bashkëpunuar me të në FBI? Të gjithë këtë informacion duhet ta dijë Kongresi. Dhe Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë akoma përgjigje,” tha Schindler.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,084
    Postimet në Bllog
    15

    Për: Kongresi amerikan hap hetim për çështjen e agjentit të FBI që implikon kryeminstrin Rama

    Schindler: Kongresi e ka në monitorim dosjen shqiptare të Charles McGonigal

    Gazetari amerikan dhe njëkohësisht eksperti i inteligjencës, John Schindler, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Armela Ferko në edicionin e lajmeve të SYRI TV. Ai komentoi zhvillimet e bujshme nga Kongresi amerikan, i cili kërkon të hetohet dosja shqiptare e aferës McGonigal.

    “Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm në Uashington për çështjen McGonigal. Së pari, Kongresi ka ushtruar autoritetin e tij juridik dhe i ka kërkuar FBI-së përgjigjen për çështjen McGonigal. Po ky komision, i kryesuar nga kongresmeni Jim Jordan, i ka bërë kërkesë FBI-së në shkurt të këtij viti dhe nuk ka marrë përgjigje.

    Zhvillimet janë mjaft interesante. Në letrën drejtuar drejtorit Wray, kongresmeni i referohet akuzave për korrupsion në Shqipëri ku është edhe përvetësimi i tij prej 4 milionë dollarësh. Në këtë moment, Kongresi nuk po shfaqet interes për çështjen shqiptare te çështja McGonigal dhe ky është një zhvillim i ndjeshëm,” tha Schindler.

    “Unë mendoj se minimalisht çfarë do të ndodhë, kongresmeni Jordan ka njoftuar publikisht drejtorinë e FBI-së se ka edhe gati 1 muaj që të mbledhë komisionin juridik për të trajtuar çështjen e aferës McGonigal. Nëse FBI nuk jep informacionin dhe dokumentacionin, kongresmeni Jordan do përdorë pushtetin e tij të vetos që të bëjë që autoritetet e tjera të detyrojnë FBI-në të dorëzojë dokumentacionin.

    Prandaj duhet kuptuar se çfarë është në lojë këtu. Nëse për çështjen shqiptare arrihet një marrëveshje fajësie si për çështjen ruse, administrata mund ta varrosë komplet këtë skandal dhe t’i heqë një vizë. Por kongresmeni nuk do që të ndodhë kjo dhe Kongresi kërkon përgjigje, pavarësisht se ku mund të ketë shkuar korrupsioni në FBI. Nëse McGonigal po merrte shuma të mëdha, ku kanë shkuar ato? A ka pasur bashkëpunëtorë? Kush ka bashkëpunuar me të në FBI? Të gjithë këtë informacion duhet ta dijë Kongresi. Dhe Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë akoma përgjigje,” tha Schindler.

    Gazetari i njohur amerikan, John Schindler, që e ka ndjekur nga afër aferën McGonigal me shkrimet e tij në gazetën ‘Washington Examiner’, tha për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV se ky skandal ka hyrë në fazën më të rëndë.

    “Tani skandali McGonigal ka hyrë në një fazë më të rëndë dhe më serioze se ç’ka qenë më parë. Në aspektin juridik, FBI dhe Departamenti i Drejtësisë nuk mund të mos i binden Kongresit. Por ato mund të japin informacion të cunguar për shkak të sekretit shtetëror apo qeveritar. Këtë mendoj se do bëjë FBI, do japë copëza informacioni, nuk do japë informacion të plotë. Deri tani nuk është arritur akoma marrëveshja e fajësisë për dosjen shqiptare.

    Qeveria e SHBA dhe Departamenti i Drejtësisë kërkojnë që informacioni të mos bëhet publik. Ka pasur shumë akuza në të cilat janë të përfshirë politikanët shqiptarë, kryeministri Rama, anëtarë të PS dhe të cilët e kanë përdorur McGonigal për të frikësuar politikanët e tjerë apo biznesmenët shqiptarë.

    Nëse një pjesë e këtyre janë të vërteta, kemi të bëjmë me një skandal të vërtetë, megjithëse Shqipëria është një aleat i ngushtë në NATO i SHBA. Disa prej bisedave të McGonigal në Shqipëri tregojnë se ai ka takuar politikanë të rëndësishëm dhe duket se këto i ka kryer në kuadër të veprimtarisë brenda FBI-së. Nëse dikush në FBI e di se çfarë ka bërë në Shqipëri, duhet të japë llogari,” tha Schindler.

    “Mendoj se nëse FBI nuk kthen përgjigje letrës së kongresmenit deri më 3 tetor, Kongresi do të lëshojë një ultimatum duke kërkuar që FBI të japë informacion të plotë. Patjetër që do bëhet një ngjarje skandaloze në SHBA. Skandali McGonigal i administratës Biden është diskutuar gjerësisht për të parë se deri ku është e përfshirë FBI në korrupsion serioz. Patjetër kjo histori do bëhet me përmasa të mëdha. Kjo gjë është në qendër të medias amerikane pasi është i përfshirë edhe një oligark rus që ka pasur lidhje të ngushta me qeverinë e Moskës. Mendoj se gjërat do ndryshojnë edhe në lidhje me Shqipërinë, duke qenë se kongresmeni Jordan i është referuar konkretisht pjesës shqiptare,” theksoi gazetari amerikan.

    “Nëse del se McGonigal po merrte ryshfet për të hequr shqiptarët apo rusë nga lista e zezë, kjo krijon shumë pikëpyetje: si është e mundur një zyrtar i lartë i FBI-së kishte mundësinë të ndërhynte në një listë të tillë dhe t’i hiqte nga lista e sanksioneve? Patjetër nuk ishte brenda kompetencave të tij, atëherë me kë ka bashkëpunuar brenda qeverisë amerikane për t’i hequr njerëzit nga kjo listë e zezë apo po gënjente për të mbledhur fonde për vete? FBI nuk do që kjo të shpërfaqet sepse do i prishet vërtetë reputacioni. Deri tani e dimë se McGonigal mund të ketë pasur bashkëpunëtorë brenda Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për të hequr persona nga lista e zezë, por nuk e dimë se kë.

    Së shpejti do të dalë edhe një datë e gjyqit për çështjen shqiptare të skandalit. Letra e Jordan për drejtorin e FBI nuk është një koincidencë sepse kongresmeni kërkon që të bëhet një monitorim i marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Pra McGonigal dhe FBI duhet t’i tregojnë konkretisht Kongresit përpara se të pranohet marrëveshja e fajësisë apo pafajësisë. Marrëveshjet e pranimit të fajësisë duhet të shqyrtohen nga një gjykatës i caktuar dhe tani kongresmeni është përpjekur të nxjerrë në vëmendjen e të gjithë publikut dhe të FBI-së se Kongresi është duke monitoruar nga afër këtë marrëveshje.

    Varet se deri ku do të shkojë hetimi i Kongresit, por është e turpshme për SHBA nëse qeveria Rama ka qenë e përfshirë në këtë korrupsion ashtu siç mendohet të jetë. Sepse Shqipëria është aleat i SHBA dhe do të ishte skandal për të gjitha palët. Realiteti tregon se nëse Kongresi fillon të bëjë pyetje se ku janë paratë shqiptarë, ç’para merrte McGonigal, si u përfshi McGonigal me qeverinë Rama, si ndodhi kjo, të gjitha këto pyetje duhet t’i bëjë Kongresi që të marrë përgjigje,” deklaroi gazetari amerikan.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,084
    Postimet në Bllog
    15

    Për: Kongresi amerikan hap hetim për çështjen e agjentit të FBI që implikon kryeminstrin Rama

    Afera Rama-McGonigal/ Berisha: Po hap hetim Kongresi i SHBA, kurse SPAK-u i partisë nuk hap hetim

    Video

    Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi nga Kuvendi sërish aferën Rama-McGonigal.

    “Rrisni rrogat. A e dini ju se ai vendim për rritjen e rrogës së gjykatësve në 7 milionë lekë, do të thotë se gjykatësi të marrë sa 117 qytetarë me pensionin që unë u lexova këtu. A nuk është kjo një pashpirtësi ekstreme? A e dini ju se shteti ka një detyrë në ndarjen e të ardhurave? Ka një komponent social në zbutjen e tij.

    Një ditë do të sjell këtu një studim, të njërit prej institucioneve më prestigjioze se ku renditej Shqipëria për shpërndarjen e të ardhurave. Pastaj nuk do ndjehesh mirë.

    Unë u them ju një gjë, nuk keni pse vendosni një hipotekë të tillë ndaj një njeriu i cili është objekt hetimi të rëndë. Objekt hetimi të thellë në SHBA. Për herë të parë në historinë e vendit, Shqipëria përfaqësohej nga një delinkuent. Po, po dhe jo se e them unë, e thotë gjykata amerikane, e thotë kongresi amerikan. Nuk ka turp më të madh se kjo.

    Dhe përsëri SPAK-u i partisë nuk hap hetim. Po a ka dëshmi më flagrante se sa nënshtrimi i plotë ndaj edi Ramës. Po hap Kongresi i SHBA hetim, pa le më prokuroria dhe gjykata. Këtu ai ka kryer veprimtari kriminale.

    Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka, Agron Neza kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminale. Kanë kryer veprime kundër opozitës. Kanë kryer veprime kundër biznesit”, tha Berisha.

    Kryetari demokrat tha se inflacioni në vend është bërë i qëndrueshëm sepse është shkatërruar prodhimi.

    “Së pari, është e vërtetë që ka pasur vende në BE që kanë pasur inflacion më të lartë. Por është e ëvrtetë se ai inflacion ka rënë dhe kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri. Inflacioni në Shqipëri, rritja e tij është bërë e qëndrueshme Sepse janë ushqimet ato që njohin vetëm rritje. E shkatërruat prodhimin.

    35 mijë lopë race janë eliminuar në Myzeqe dhe zona të tjera. shkoni në Greqi, shkoni në Janinë dhe kontrolloni pak sa është kilja e djathit, e qumështit, sa është veza. Prandaj Shqipëria ka inflacion të qëndrueshëm. Në grupin e ushqimeve, inflacioni i dhënë 11 përqind nga INSTAT, de facto është 13 përqind.

    Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, të cilën e llogarit edhe Shqipëria, është sipas INSTAT, është 17.5 përqind më i lartë se ai që përllogarit EUROSTAT.

    Po ju aplikoni shifra mashtruese dhe mbuloni çdo lloj drame njerëzore. Natyrisht noterëve të vendimeve të qeverisë keni vendosur t’ia rrisni rrogën në mënyrën më kriminale.

    Nuk ndodh në botë, edhe presidenti i një vendi ka një proporcion të rrogës me mesataren e atij vendi,” tha Berisha.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,084
    Postimet në Bllog
    15

    Për: Kongresi amerikan hap hetim për çështjen e agjentit të FBI që implikon kryeminstrin Rama

    Çollaku: Takimet Rama-McGonigal janë përgjuar! Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal

    Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për zhvillimet e fundit në ShBA në lidhje me aferën Rama-McGonigal.

    Duke i’u referuar të dhënave të fundit, Çollaku theksoi se mbi këtë çështje, administrata e ShBA po ushtron një trysni të madh drejt Departamentit të Drejtësisë për të zbutur akuzat dhe përpjekejet për marrëveshje.

    Video

    ‘Kemi dhe një moment tjetër që takimet që ka bërë Edi Rama me McGonigal në Shqipëri dhe ShBA unë jam i bindur se këto takime janë përgjuar. Janë regjistruar dhe sigurisht amerikanët e dinë gërmë për gërmë se çfarë kanë diskutuar Edi Rama me McGonigal. Për nderet që i ka kërkuar, nderet që janë bërë, shpërblesat që ka marrë, bizneset që ka marrë jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë, Maqedoni, Bosnje këta kanë vepruar në mënyrë të strukturuar’, u shpreh Çollaku.

    Çollaku: Mbi këtë çështje, administrata e ShBA po ushtron një trysni të madh drejt Departamentit të Drejtësisë për të zbutur akuzat dhe përpjekejet për marrëveshje. Njëkohësisht ata kanë edhe merakun e FBI-së e degradimit të këtij institucioni të rëndësishëm global. Dhe numri tre i kundërzbulimit të ShBA që korruptohet nga kryeministri shqiptar dhe këshilltarët e tij formal dhe informal por me pasaportë diplomatike me të gjitha atributet e zyrtarit dhe shtetarit ky është një telash i dosjes shqiptare shumë i rëndë.

    Kjo është një organizatë gjobvënie me burim kryeministrin. Kanë dalë nga zyra e këtij burri informacione për të hetuar atje dhe për të kërkuar.

    Kemi një moment që nuk është fort periferik. Ndërkohë FBI është nën shënjestrën e akuzave dhe kundërakuzave pasi janë rreth 50 agjentë të FBI për të firmosur për Hunter Biden dhe për presidentin në detyrë. Janë një mal akuzash.

    Në këtë treshen shqiptare kemi një këshilltarë atje që komunikonte edhe me Hunter Biden. Një kompani kineze që është në këtë mes ku është edhe Charli edhe Deripaska edhe shumë aktorë të tjerë që kanë gjezdisur nëpër Shqipëri me biznese. Kanë marrë nga porosia e kryeministrit, para biznese, privilegje. Gjobvëniet ndaj bizneseve politikanëve apo njerëzve të drejtësisë nuk janë të pakta.

    Ky nuk është dëm i vogël pasi është i përfshirë i gjithë rajoni, i gjithë Ballkani.

    Dhe nëse shkojmë te marrëveshja dhe do pranoi akuzat do pranoi fajet atëherë çfarë është duke pranuar, që ka shpërdoruar detyrën, me kë, me kryeministrin, çfarë ka bërë kjo pala tjetër që vepra e tij të konsiderohet shpërdorim detyre tek zotëria matanë, kanë këmbyer para, privilegje, sigurisht.

    Dhe këtu kemi edhe rastet e aktorëve në Shqipëri dhe rajon që janë marrë në pyetje nga Departamenti i Drejtësisë në ShBA për të marrë dejeni se çfarë ka ndodhur në takimet që kanë pasur me agjentin e FBI-së në Shqipëri.

    Kemi dhe një moment tjetër që takimet që ka bërë Edi Rama me McGonigal në Shqipëri dhe ShBA unë jam i bindur se këto takime janë përgjuar. Janë regjistruar dhe sigurisht amerikanët e dinë gërmë për gërmë se çfarë kanë diskutuar Edi Rama me McGonigal.

    Për nderet që i ka kërkuar, nderet që janë bërë, shpërblesat që ka marrë, bizneset që ka marrë jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë, Maqedoni, Bosnje këta kanë vepruar në mënyrë të strukturuar./ A. Zeneli/


    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,084
    Postimet në Bllog
    15

    Për: Kongresi amerikan hap hetim për çështjen e agjentit të FBI që implikon kryeminstrin Rama

    Pse ‘bomba’ e Kongresit amerikan mbi Edi Ramën është e rëndë për despotin që po viziton Nju Jorkun

    Emri:  auto_ramanjujork1695146545.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  34.1 KB

    Edhe pse kishte lajmëruar disa herë stafin se do udhëtonte drejt Amerikës, kryeministri Edi Rama u refuzua.

    Por shtatori mbërriti dhe Rama, ashtu si çdo despot tjetër, mund të vizitonte Amerikën për të shitur propagandën. Kjo për shkak se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mund të shkojë çdo diktator dhe autokrat i mundshëm.

    Madje Rama dubloi presidentin dhe u nisën të dy drejt SHBA me delegacione të stërmëdha.

    Kryeministri i vendit më të varfër në Europë mbërriti me familjen e tij me avionin personal, si një despot afrikan.

    Nju Jorku ka parë shumë marrëzira të tilla të liderëve të korruptuar çdo shtator kur vjen Asambleja e OKB, vetëm se Edi Rama po mbërrinte me një ‘dosje amerikane’ mbi shpinë.

    Pikërisht kur zbarkoi me Zahon e tij, nga Kongresi i SHBA mbërriti një ‘bombë’. Komisioni i Gjyqësorit kërcënonte se do lëshonte fletëthirrje ndaj FBI-së për aferën Rama-McGonigal.

    Sipas letrës së kreut të komisionit, Jim Jordan, McGonigal po lehtësohet nga akuzat nga Departamenti i Drejtësisë i administratës Biden, edhe pse ka ndërhyrë në listën e zezë të SHBA për non-gratat.

    Por pse është kaq e rëndë kjo ‘bombë’ për Edi Ramën?

    Para pak ditësh, gazetari dhe eksperti amerikan, John Schindler shprehej se Kongresi duhej ta hetojë këtë aferë dhe skandalet e Edi Ramës, për shkak se prokuroria ka një tendencë për ta zbutur çështjen për të mbrojtur reputacionin e FBI-së.

    Schindler druhej me të drejtë se Kongresi nuk do gjente kohë për këtë aferë, për shkak të skandaleve të shumta të familjes Biden që po hetohen nga tre komisione hetimore parlamentare.

    Por fakti që Jim Jordan po merret me këtë çështje, tregon qartë se dosja e Ramës në SHBA jo vetëm që nuk do mbyllet kurrë, por do dalë në dritë edhe më shumë në aspektin politik.

    Ndaj Rama mund të vizitojë sa të dojë Asamblenë e OKB-së, mund të vishet si Gadafi dhe të ngrejë çadra e të hipë mbi deve si Sacha Baron Cohen, por nuk do të shpëtojë kurrë nga kjo aferë.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2023, 00:30
  2. Gjykata shqyrton çështjen Fazliç, i rikthehen pronat, ai nuk eshte me nen hetim
    Nga Duaje Siveten në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 13-07-2012, 09:53
  3. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02
  4. Kongresi amerikan: Ok Shqipërisë për në NATO
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-04-2004, 06:58
  5. Kongresi Amerikan pritet te votoje pavaresine e Kosoves pa kushte
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2003, 03:48

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •