Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Portret Renegati

    ........

    TIRANE (1 Maj) - Ish tė pėrndjekurit politikė kanė hyrė sot forcėrisht nė selinė e tyre. Pas protestave, ku i lanė edhe njė afat deri nė mesditė qeverisė pėr t'u plotėsuar kėrkesat e parashtruara, ish tė burgosurit hynė forcėrisht nė selisė e tyre, nė pėrpjekje pėr tė zbatuar vendimin e Gjykatės, qė i bėn ata pronarė tė godinės. Tė penguar nga policia, tė pėrndjekurit shpėrthyen dyert e selisė dhe "zaptuan" godinėn. Prej kohėsh ata kanė konflikt me kryetarin e shoqatės Kurt Kola. Kėrkesa kryesore e tė pėrndjekurve ėshtė, kompensim nė lekė nga qeveria, pėr vitet e punės gjatė kryerjes sė dėnimit nėpėr burgjet e regjimit komunist. Ndėrkohė ata kanė njoftuar se nė 20 Maj, do tė hyjnė nė grevė urie, nė rast tė mosplotėsimit tė kėrkesave tė tyre.

    ro/anjo (BalkanWeb)


    .............


    Megjithse nga nje kal burg kane bere mijra Shqiptar per dy llafe goje ne Kohen e PPSH-se perseri burgu nuk i mesoi te dallojne matrapazin nga idealisti.

    Studentet e Dhjetorit sic hapen rrugen pluralizmit edhe te burgosurve politike u dhane shancin te organizohen e te kerkojne te drejtat e mohuara e te integrohen denjesisht ne Shqiperine demokratike.

    Nuk e di si ndodhi qe nji far matrapazi i neveritshem si Kur Kola i terhoqi per hunde kta njerez te shkaterruar burgjeve, birucave e kanaleve..

    Akoma ky mi klubesh e spiun veteran mbi jeton, fiton, tallet e saboton aspiraten e desidenteve shqiptare dhe po i ecen tymi drejt e po rruan me kater duart qeverite demo-socialiste.

    Kurt Kola prototipi i Renegatit, aleati i zan Caushve dhe Leart Shytve tallet me ata pleq qyqare..

    ...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    G55


    Mustafa Kėrēuku ka mbuluar vjedhjet marramendėse nė Institutin e Integrimit tė tė Pėrndjekurve Politikė

    Shkruan Nazmi Bitri

    Ish specialist finance nė I.I.P. Politik

    - A ėshtė Merita Ndreko, kėshilltarja e kryeministrit edhe sekserja e tij.

    - Miliona lekė tė vjedhura tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė pėrfundojnė nė xhepat e Fatos Nanos dhe ansamblit "Babėzia".

    - Asnjėherė shteti i Mustafa Kėrēukut e Merita Ndrekos nuk kanė kontrolluar pėrdorimin e fondeve shtetėrtore tė shoqatave tė tė pėrndjekurve politikė.

    - Fatos Klosi urdhėron Mustafa Kėrēukun tė mbulojė dhe fsheh vjedhjet, pasi ato i kanė pėrfituar agjentėt e tij nė Institut.

    - Fakti qė sipas ligjit nuk ėshtė marrė asnjė masė administrative ndaj vjedhjeve legjendare, tregon pėrfshirjen nė to tė Simon Mirakės dhe tė nėpunėsve tė tjerė tė lartė tė shtetit

    Letėr e Hapur

    Z.Simon Mirakaj

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Institutit tė Integrimit tė tė Pėrndjekurve Politikė

    Z.Fatos Nano

    Kryetar i Kėshillit tė Ministrave

    Z.Ylli Manjani

    Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave

    Z.Tomorr Aliko

    Kryetar i Shoqatės Kombėtare tė tė Pėrndjekurve Politikė Demokrate

    Z.Adem Allci

    Kryetar i Komisionit tė Integrimit tė tė Pėrndjekurve Politikė

    Po ju drejtohem juve si Drejtor i Pėrgjithshėm "de jure" i Institutit, pasi "de facto" ėshtė Kurt Kola me Eva Bllacin. Me anė tė kėsaj letre, do tė vė nė dijeni tė gjitha strukturat dhe organet e lartpėrmendura, pasi e shoh se gjendja nė kėtė institucion ka denigruar nė parmasa tė papranueshme dhe fajtori kryesor pėr kėtė gjendje pėr mendimin tim, jeni ju, sa nga paaftėsia aq dhe nga pozicionimi negativ i juaji nė kėtė detyrė.

    Z.Drejtor! Ju me datė 26.03.2003 pasdite, mė morėt nė telefon dhe mė njoftuat pėr dy kėrkesat me shkrim qė tė kishin bėrė Kurt Kola si Kryetar i Shoqatės Kombėtare tė tė Pėrndjekurve Politikė dhe nga Adil Musai i vetėquajtur si Kryetar i Shoqatės sė Kulakėve, por qė ėshtė i shkarkuar nga ky post nga Kėshilli Kombėtar i Shoqatės dhe ėshtė i dėnuar me vendim gjykate tė formės sė prerė pėr fallsifikim dokumentash, pėr tė mė hequr mua nga detyra si specialist finance nė Institut.

    Tė nesėrmen, me datė 27.03.2003 nė mėngjes, e biseduam cėshtjen, se pse i janė xhiruar Shoqatės sė Kulakėve shuma qė u takonte prej fondit tė 1% prej 1.200.000 lekė tė papaguara nga viti 2002 dhe, pėr kėtė kanė kėrkuar pushimin tim. Ju kujtoj se nė kėtė rast, unė vetėm sa kisha zbatuar Urdhrin Tuaj tė Brendshėm me nr.28..., datė 18.02.2003, megjithatė unė me gjithė dokumentat e rastit mė pėrpara iu drejtova z.Ylvi Selmani, Drejtor i Drejtorisė Juridike nė Institut, i cili mė tha se unė nuk kisha bėrė asnjė shkelje ligjore, kisha zbatuar njė Urdhr tė Brendshėm tė titullarit dhe se vetė ky Urdhėr ishte i drejtė. Tė njėjtėn gjė, mė thanė dhe juristėt tek Avokati i Popullit dhe tek Kontrolli i Lartė i Shtetit. Lekėt ishin xhiruar pėr llogari tė Shoqatės dhe jo tė ndonjė individi dhe, Shoqata i zgjidh vetė problemet e saj tė brendshme.

    Z.Ylvi Selmani, Drejtor i Drejtorisė Juridike, ju ka kėrkuar qė tė jeni i kujdesshėm dhe tė mos bėni ndonjė veprim tė nxituar, pasi nuk kishte asnjė shkelje ligjore nė veprimet e mia. Po tė kishte dicka tė paligjshme nė kėtė mes, do tė ishte pikėrisht urdhri juaj. Ju mė thatė mua dhe i kishit thėnė dhe z.Ylvi, se nuk kishit ndėrmend tė mė pushonit nga puna vetėm pse kėrkonte Kurt Kola dhe Adil Musai.

    Po me datė 27.03.2003 pasdite, ju thėrret nė zyrėn e saj Eva Bllaci, megjithėse thuhet se ju jeni Drejtor i Pėrgjithshėm dhe ajo vetėm Pėrgjegjėse Personeli nėn varėsinė tuaj dhe shumė e pėrfolur nė vendin dhe rolin e saj. Ēuditėrisht, ju tepėr i bindur shkoni nė zyrėn e saj dhe Eva Bllaci nė prani dhe tė zv/Drejtorit tė Pėrgjithshėm z.Hysen Mushketa, tė bėn njė dush tė ftohtė me presione dhe ju aty firmosėt shkresėn pėr largimin tim nga puna, tė pėrgatitur nga Eva Bllaci njė ditė mė parė, me datė 26.03.2003.

    Pėr ironi tė veprimeve tuaja, nė Urdhrin e largimit tim thuhej se veprimet financiare ndėrpriten me datė 26.03.2003, kur ishin orėt e pasdites pėr datėn 27.03.2003. Aq mė tepėr, se duhej tė paktėn njė ditė tjetėr tė dorėzoja dokumentat e zyrės dhe nuk mė ishte thėnė se kujt do ja dorėzoja. Por, dhe kėtu ishte qėllimi i Eva Bllacit dhe pastaj i juaji, qė unė tė largohesha pa dorėzuar dokumentacionin e zyrės, nė mėnyrė qė ju tė bėni si tė doni me kėto dokumenta, ashtu si keni bėrė deri tani.

    Pėr ironi, largimi im motivohej se isha i punėsuar brenda periudhės tre-mujore tė provės, kur kjo periudhė nuk kishte mbaruar dhe asnjė vėrejtje mė e vogėl nuk mė ishte bėrė pėr punėn time gjatė kėsaj periudhe. Pėrkundrazi, kisha bėrė maksimumin jo vetėm pėr tė kryer detyrat e mia tė ditės, por duke punuar dhe jashtė orarit tė rikuperoja mangėsitė e mbartura nė kėtė institucion, tė cilat i gjeta tė shumta. Vec kėsaj, tė drejtėn e vlerėsimit tė punės sime, e ka Drejtori Ekonomik z.Enver Memisha. Deri tani, nuk keni treguar asgjė tjetėr, vetėm se jeni sa kukull nė duart e Kurt Kolės, Eva Bllacit apo Hysen Mushketės, aq dhe ortak nė veprimet dhe abuzimet e tyre tė paligjshme, nė vjedhjet dhe shpėrdorimet nė miliona lekė nė dėm tė burgosurve dhe pėrndjekurve politikė, interesat dhe idealet e tė cilėve ju i kini tradhėtuar, njėsoj si axhat tuaja Kol Bib Miraka dhe Pasuk Miraka.

    Si erdha unė specialist i financės nė Institut?

    Mė kishte propozuar Kurt Kola qė nė shtator 2002 pėr specialist finance, por ju morėt dikė tjetėr. Pas 3 muajve, mė kėrkoi Eva Bllaci dhe mė thotė se isha propozuar nė kryeministri pėr drejtor ekonomik nė institut. Papritmas largohet "vetė" nga puna specialistja e financės, tani e kuptoj shumė mirė pse 5 vetė brenda 6 muajve ishin detyruar tė largoheshin "vetė" nga puna.

    Nė bisedat me Kurt Kolėn dhe sidomos me Eva Bllacin, mua ata mė sollėn si krahun e tyre pėr t'u izoluar juve dhe ata tė vidhnin lirisht. Do tė kisha pėr vjedhje si person tė besuar Semiha Hoxhėn, ekonomiste buxhetit nė Institut, me urrejtjen ndaj tė pėrndjekurve politikė. Kjo Semiha, ishte informatorja dhe kordinatorja e vepimrve tė tyre. Por, unė i njoha menjėherė, u shkėputa nga ata dhe thashė se po tė bėhesha shok i tyre, do ta pushkatoja pėr sė dyti babanė tim, tė pushkatuar njė herė me 1974.

    Eva Bllaci me Gjon Hasanin, i shoqi i saj, i cili hap derėn e institutit dhe rri gjithė ditėn nė institut pėr tė kordinuar veprimet e hajdutėrisė si dhe zv. drejtori i pėrgjithshėm Hysen Mushketa dhe Kurt Kola, takohen cdo ditė dhe bėjnė planet e tyre tė poshtra. Eva nxjerr nė pah miqėsinė me kėshilltaren e kryeministrit znj.Merita Ndreko dhe ju frikėson ju dhe punonjėsit e tjerė nė institucion me emrin e saj. Eva mė thoshte mua - .... sot pimė kafe me Merita Ndrekon. Enver Memishaj nuk bėhet drejtor ekonomik, do tė bėheni ju, por do t'i japim Meritės 700 euro; Seiti Prishta, miu i vjetėr i gjirizėve do tė bėhet Drejtor i Problemeve Sociale dhe u bė.

    Enver Memisha, ekonomist i talentuar, i persekutuar egėr nga nėna dhe nga baba, nė mėnyrė tė pamoralshme e hoqėt nga puna, hoqėt shoferin e Eva Bllacit, Thoma Llukani, makinėn e institucionit tė cilin tani e pėrdor i shoqi i Evės pėr punė private 24 orė dhe tani me hoqėt dhe mua. Dhe ju, Simon Mirakaj, ulni kokėn dhe rrini i trembur, se mos ju heqin dhe juve dhe firmosni cdo gjė qė ju lėshon Eva Bllaci nė tavolinė pa guxuar ta lexosh, se cfarė ka shkruar nė letrėn qė ua hedh me arrogancė nė tavolinė.

    Unė, znj.Merita Ndreko nuk e njoh, por mė cudit fakti se si ajo pranon tė ketė shoqėri me njė femėr si Eva Bllaci, kėtė grua kaq shumė tė pėrfolur pėr kėsi punėsh. Eva Bllaci kujton se ėshtė Eva e Adamit, por ėshtė Eva e Gjon Hasanit, kėtij njeriu tė pa moral, kėtij hajduti qė u rri gjithė ditėn si gjel mbi krye punonjėsve tė Institutit.

    Gjatė kėsaj periudhe, kam parė shumė dokumenta tė financės tė kohėve tė fundit, qoftė tė kohės sė Kurt Kolės si Drejtor i Pėrgjithshėm, qoftė tė kohės suaj. Kurt Kola gjatė kohės sė tij, i ka dhėnė miliona tė konsiderueshme Shoqatės sė tij si financime direkte pėr aktivitetin e Shoqatės, financimin e gazetės sė tij, si dhe duke abuzuar me financimin pėr sponsorizimin e librave dhe rikontruksionin e banesave. Po kėshtu ėshtė financuar dhe Shoqata e Kulakėve dhe asnjėherė nuk ėshtė kontrolluar pėrdorimi i kėtyre fondeve tė dhėna pėr Shoqatat. Kurt Kola nuk kishte si t'i kontrollonte, pasi i administronte vetė kėto para si Kryetar Shoqate, ose mė saktė i vidhte vetė.

    Jo vetėm kaq, por Eva Bllaci ėshtė dhe dinake. Ajo vetė nuk bėn pjesė nė Komision po do tė komandonte Komisionin e Blerjeve tė Vogla deri sa erdha unė. Ku tė donte ajo dhe kur tė donte ajo bėheshin blerjet, riparimet, jepeshin para pėr rikonstruksion banesash etj. Dhe ju Simon Miraka, sa e shikoni Eva Bllacin tė dukej fytyra e saj si posteri i Enver Hoxhės dhe nga frika apo me ndėrgjegje firmosje cdo gjė qė thoshte ajo.

    Turpi mė i madh ėshtė kur njė laps plumbi ėshtė blerė me 40 lekė tė reja dhe njė vizore kaucuku me 150 lekė tė reja, sikur cfarė ishin ato. Eva Bllaci kishte marrė dhe materiale sanitare tė banjos dhe i kishte cuar nė shtėpi. Shiko se sa hajdute e keqe ėshtė ajo dhe ku keni rėnė dhe ju me tė. Simon Miraka me Eva Bllacin blenė njė komplet zyre 20 milion lekė tė vjetra nga 5 milion qė shiten nė treg.

    Pėrsa i pėrket financimeve pėr rikonstruksion banesash nė bashkėpunim me kryeinspektorin e Elbasanit, i janė dhėnė Azem Muzhaqit 350.000 lekė tė reja. Pėr cudi, tė gjithė kėto pėrfitues janė nga Elbasani, kryeinspektori ėshtė vetė nga Elbasani, Fisi Muzhaqi dhe bredh me benz dhe nuk paska nevojė pėr rikonstruksion banesash nė Tiranė apo rrethet e tjera. Atė ditė qė Azem Muzhaqi mori 350.000 lekėt e tija, me datėn 19.02.2003 Eva Bllaci me Gjon Hasanin, kanė shkuar nė Elbasan pėr tė marrė pjesėn e tyre, pasi lekėt janė dhėnė kesh nė dorė dhe jo me urdhėr xhirim. Edhe ju Simon Miraka morėt pjesėn tuaj.

    Nė riparimin e makinave, pėrsėri ka abuzime. Pėrse i ėshtė bėrė remont kapital makinės qė mban nė dispozicion Eva Bllaci? Pėrse ajo mban nė dispozicion makinėn mė tė mirė tė institucionit, kur ajo ėshtė Shefe Sektori dhe Drejtorėt e Drejtorive janė pa makinė? Riparimi kapital i makinės sė saj, ka kushtuar 494.000 lekė tė reja, kur nuk kishte plotėsuar afatet dhe kushtet pėr shėrbim kapital, kur vazhdimisht janė shpenzuar shuma tė konsiderueshme pėr mirėmbajtjen e saj si me datė 10.06.2002 janė paguar 26.000 lekė tė reja (F.H.25), me datė 19.07.2002 janė paguar 77.000 lekė tė reja (F.H. 33), tani pa likuiduar dhe riparime 110.000 lekė tė reja si dhe 7.500 lekė tė reja pėr bateri etj. Kėsaj i thonė vjedhje me tė dy duart qė edhe Simoni merr racionin e tij.

    Po kėshtu, me kėrkesėn e saj dhe firmėn tėnde, u xhvesh komplet benzi me targė TR 96 00 D, i cili ndodhet nė parking gjoja me pretekstin se kėto pjesė i kaluan benzit tjetėr qė mban si makinė private pa shofer zv.drejtori i pėrgjithshėm Hysen Mushketa. Pse duhej bėrė kjo, kur tė dy makinat kanė qėnė tė kolauduara dhe nė gjendje pune; kur pėr makinėn qė mban zv.drejtori, pa pėrmendur shpenzimet e shumta qė janė kryer pėr mirėmbajtjen dhe riparimet e saj, vetėm nė momentin kur e mori zv.drejtori u shpenzuan rreth 166.000 lekė tė reja pėr shėrbimin dhe kompletimin e saj. Ēfarė nevojash kishte makina e zv.drejtorit tė merrte pjesė nga makina tjetėr, kur nuk kishin kaluar as njė apo dy muaj qė ishte riparuar, kompletuar dhe kalauduar, gjoja tė merrte motorr dhe shumė pjesė tė tjera nga makina tjetėr, tė paguhen orė jashtė orarit pėr shoferin Thoma Llukani, plus 166.000 lekė qė iu paguan firmės "Xhetani" me U.P. nr.37, datė 04.03.2003, katėr goma tė reja prej 22.000 lekėsh dhe manjeto elektrike prej 3.500 lekėsh, nė njė kohė qė goma tė reja ishin blerė para 2 muajsh.

    Shiko cfarė shpenzimesh janė bėrė vetėm javėt e fundit pėr makinėn e zv.drejtorit dhe, tani duhej tė zhvishej dhe njė makinė tjetėr pėr hatėr tė tyre aq mė tepėr kur tė dy makinat nė fjalė, kanė qėnė nė gjendje pune. Po dy makina tė tjera tip fiat, pse u zhveshėn nė parking? Kėtė e dinė mė sė miri Eva Bllaci, me tė shoqin Gjon Hasani, zv.drejtori Hysen Mushketa dhe ju z.drejtor i pėrgjithshėm qė nuk e di se nė cfarė qoshe tė rrethit tė tyre tė interesave, ata tė kanė hedhur dhe rrini me frikė se mos ju largojne nga rrethi i tyre. Me sa shoh, ju nuk e mendoni ekzistencėn tuaj jashtė rrethit tė tyre, nuk jetoni dot pa drikėn e tyre, pra keni shitur trupin dhe shpirtin.

    Pėrdor Eva Bllaci tallona nafte me shumicė pėr kompensim benzine pėr makinėn e saj dhe nuk pranoi tė ta jepte kėtė makinė tė mirė as zv.drejtorit tė pėrgjithshėm, duke i lėnė kėtij tė fundit njė tė vjetėr; pasi ajo pushoi shoferin tjetėr Thoma Llukani, tani paguan shoferin Ilirian Shameti me rrogė dhe dieta pa e prekur timonin me dorė, pasi dietat i merr i shoqi Gjon Hasani; pėrdor zv.drejtori i pėrgjithshėm makinėn e shtetit tip benz me naftėn e shtetit pėr vajtje dhe ardhje nė shtėpinė e tij nė Durrės, ndėrsa makinėn tjetėr fuoristradė toyota e mban nė dispozicion tė tij pėr lėvizjet nė Tiranė.

    Sekserė pėr tė kėrkuar paratė janė Eva Bllaci, por vecanėrisht i shoqi i saj Gjon Hasani qė gjėndet pėrherė nė zyrėn e saj. Edhe nėpėr zyra tė tjera tė institucionit, qarkullon gjithė ditėn Gjon Hasani, duke bėrė politikat e kuadrit dhe planet se cfarė tė vjedhin dhe si tė vjedhin; edhe nė zyrėn tuaj mund ta gjesh disa herė nė ditė Gjon Hasanin z.Drejtor i Pėrgjithshėm. Tė gjitha dokumentat e bėmave tė tyre, i kam tė regjistruara dhe do ia paraqes gjithė organeve tė tjera shtetėrore qė merren me kėtė punė, por fatkeqėsisht kėtu ėshtė dhe pėrgjegjėsia juaj, qė jeni bėrė ortak me ta.

    Por, kush janė Adil Musai apo Kurt Kola qė kėrkuan tė mė heqin mua

    (vijon)
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,037
    Postimet nė Bllog
    3
    Ish tė burgosurit politikė nuk pranojnė rishqyrtimin e pafajėsisė sė tyre nga kryexhelati Abdiu

    Me 16 qershor, ish tė pėrndjekurit sėrish nė protesta

    Dy shoqatat kombėtare institucionale tė tė dėnuarve politikė nga diktatura, kanė paralajmėruar se do tė rinisin protestat nė datėn 16 qershor nė orėn 11 para kryeministrisė duke bėrė ftesė pėr tė gjithė ish tė pėrndjekurit e Republikės qė nė kėtė datė tė paraqiten nė shesh dhe tė kėrkojnė nga kryeministri Nano, ose dėmshpėrblimin, ose dorėheqjen e tij. Ndėrkohė dje ministri i shtetit Klosi nė njė takim me pėrfaqėsues tė ish tė pėrndjekurve nė zyrat e Avokatit tė Popullit, u ka kėrkuar kėtyre tė fundit qė tė caktojnė ekspertė tė tyre nė grupet e punės sė kryeministrisė qė merren me kėtė problem.

    Ish tė pėrndjekurit kanė denoncuar praktikėn e fundit tė Nanos, i cili ka ēuar para Abdiut kėrkesėn e interpretimit tė nenit 44 qė parashikon dėmshpėrblimin e ish tė pėrndjekurve. Ministri Klosi ėshtė pėrpjekur qė tė shfajėsohet me argumentin se kėrkesa e Nanos ishte kėrkuar nga vetė pėrfaqėsues tė shoqatave tė ish tė pėrndjekurve me qėllim qė tė hartohej njė ligj sa mė i mirė dhe i pakontestuar nga qeveritė qė do vijnė mė pas. Por ish tė pėrndjekurit kanė theksuar se pafajėsia qė njeh neni 44 i Kushtetutės nuk mund tė rigjykohet nga 'gjykatėsi famėkeq i diktaturės Fehmi Abdiu'.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Gjykata Kushtetuese kthen mbrapsht kėrkesėn e Fatos Nanos pėr kompensimin e ish tė burgosurve politikė

    Fatos Nano humbet gjyqin me ish tė pėrndjekurit

    Kushtetuesja lė tė hapur betejėn e tė burgosurve. Nė njė vendim tė saj, dje, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se kėrkesa e Fatos Nanos nuk mund tė shqyrtohet nga kjo gjykatė, pasi ėshtė jashtė juridiksionit tė saj

    Gjykata Kushtetuese u mbylli dje rrugėn pėrpjekjeve tė kryeministrit shqiptar Fatos Nano pėr tė shpallur tė paligjshme kėrkesat e ish tė pėrndjekurve politikė lidhur me kompensimin e tyre pėr vitet e punės nė burgjet e komunizmit dhe kampet e punės sė detyruar. Nė njė sqarim zyrtar qė u referohej disa kėrkesave pėr interpretim drejtuar nga Fatos Nano, Gjykata Kushtetuese theksoi se kjo kėrkesė nuk mund tė shqyrtohet nga kjo gjykatė, pasi ėshtė jashtė juridiksionit tė saj.

    Kryeministri ka kėrkuar pranė Gjykatės Kushtetuese, interpretimin e nenit 44 tė Kushtetutės, nė raport me zbatimin e ligjit nr.7748, datė 29.7.1993, "Pėr statusin e Ish tė Dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė" si dhe tė ligjit nr.7514, datė 30.9.1991, "Pėr pafajėsinė, amnistinė dhe rehabilitimin e ish tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė", si dhe tė nenit 57 tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė. Kryeministri kėrkoi nė sqarimet e tij nėse mund tė zbatohet neni 44 i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, nė rastin kur nuk kemi vendime gjyqėsore, individuale, pėr pafajsinė e ish tė dėnuarve politikė? A mund tė zbatohet neni 57 i Kodit Penal nė referencė tė nenit 44 tė Kushtetutės, pėr rastin e shpėrblimit tė ish tė pėrndjekurve politikė qė nuk i janė nėnshtruar njė proēesi tė rregullt ligjor? A ėshtė e bazuar kėrkesa e ish tė dėnuarve politikė, ndėrkohė qė ligji 7748, datė 29.07.1993, "Pėr statusin e ish tė dėnuarve politikė nga sistemi komunist", cakton si afat datėn 31.12.1994? A janė vendimet e gjykatave pėr veprat penale tė parashikuara nė nenin 1 tė ligjit 7514, datė 30.09.2003, "Pėr pafajsinė, amnistinė dhe rehabilitimin e ish-tė dėnuarve politikė", nė pėrputhje me pėrcaktimin kushtetues "akt, veprim ose mosveprim i paligjshėm i organeve shtetėrore?

    Pėrgjigjja e Gjykatės Kushtetuese lė tė hapur procesin e protestave tė ish tė pėrndjekurve dhe tė burgosurve politikė. Pėrgjigjja e Gjykatės Kushtetuese u prit dje me nervozizėm nga zyra e Kryeministrit, e cila nė njė sqarim publik sulmoi Gjykatėn Kushtetuese si tė paaftė dhe jokompetente nė sqarimet e saj.

    Sipas zyrės sė Kryeministrit, Gjykata "duhet tė na kishte sqaruar se kush ėshtė gjykata kompetente".

    Zyra e Kryeministrit kritikon Gjykatėn pėr "mosdenjim pėr ta shqyrtuar kėtė ēėshtje nė seancė gjyqėsore" dhe e konsideron kėtė veprim pa "asnjė bazė kushtetuese dhe ligjore".
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •