Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,521
    Postimet në Bllog
    20

    Shkodër: SPAK arreston një grup kriminal, shtabi elektoral i kryebashkiakut të ri Benet Beci

    Arrestohet ‘shtabi elektoral’ i Benet Becit/ Policë dhe kriminelë që i siguruan ‘fitoren’

    Emri:  auto_benetbeci1690444615.jpg

Shikime: 882

Madhësia:  35.0 KB

    SPAK ka organizuar gjatë orëve të mbrëmjes një operacion të shtrirë në disa qytete të vendit. Në pranga ranë biznesmeni Pëllumb Gjoka, drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita.

    Po ashtu në pranga kanë rënë edhe Edmond Preka dhe Ardit Hasangaj, ish-punonjës policie të përjashtuar në vitin 2022.

    Ka raportime të pakonfirmuara se në kërkim është shpallur edhe Behar Bajri, ndërsa ka raportime se është arrestuar Astmer Bilali, anëtar i bandës së Bajrëve. Nga mega-operacioni janë sekuestruar një sërë provash materiale në interes të hetimit si automatikë, pistoleta, një arsenal armësh, paruke dhe maska.

    Por pikërisht kjo bandë ishte edhe ‘shtabi’ i fitores kriminale së Benet Becit në zgjedhjet e 14 majit në Shkodër. Pëllumb Gjoka, Tom Doshi dhe banda e Bajrëve u akuzuan nga kreu i PD, Sali Berisha si arkitektët e ‘fitores’ së Becit.

    “Pëllumb Gjoka ka mbajtur nën pushtim qendrat e votimit në Velipojë. Kishin qendra që i kishin marrë peng dhe nuk lejonin të afrohej kush. Autokolona e Bajrëve me 3 BMW të blinduara, shëtiste rrugët e Shkodrës për të mbledhur vota për Benet Becin. Tom Doshi me milionat e veta.

    U them këtyre kriminelëve se do merrni përgjigjen e merituar. Shkodra është e pamposhtur. Shkodra do çajë këtë rrethim, siç ka çarë edhe rrethimet e tjera. Shkodranët duhet të votonin të qetë, të lirë, siç u takon. Por jo nën terrorin e bandave. Edi Rama nxori bandat, liroi nga burgu me marrëveshje për të mposhtur votën e qytetarëve të Shkodrës,” tha Berisha.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,521
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shkodër: SPAK arreston një grup kriminal, shtabi elektoral i kryebashkiakut të ri Benet Beci

    Aksioni i SPAK/ Nga Pëllumb Gjoka, te ish-shefi i Operacionales, e anëtari i grupit ‘Bajri’, ja kush janë të arrestuarit

    Emri:  policia-arrestim-naten.jpg

Shikime: 809

Madhësia:  29.7 KB

    Zbardhen detaje nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit. Nga aksioni në fjaë, i shtrirë në disa qytete janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’.

    Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

    “Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë ka ndërmarrë një megapoiracion në Tiranë, Shkodër dhe Kukës. I arrestuari, Pëllumb Gjoka është një personazh kontrovers në botën e krimit, në vitin 2017 ai është plagosur me armë zjarri. Një tjetër i arrestuar është Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës. Policia bën me ndije se është vënë në pranga ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i cili u largua nga posti i tij pas ardhjes në detyrë ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Nuk kemi ende një numër të saktë të urdhër arresteve, pasi është duke vijuar megaoperacioni”, raportoi gazetarja Klodiana Lala për News24.

    Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë. Në mesin e të arrestuar të operacionit të mëngjesit të së enjtes është dhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.

    Sakaq mësohet se janë lëshuar 15 urdhra arresti.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-07-2023 më 23:36

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,521
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shkodër: SPAK arreston një grup kriminal, shtabi elektoral i kryebashkiakut të ri Benet Beci

    “Zëri i Amerikës”: SPAK arreston grupin kriminal ku përfshihen një biznesmen, një prokuror, pjestarë të policisë, etj

    Nga “Zëri i Amerikës”-

    Në Shqipëri, një operacion i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme çoi sot në arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish punonjës policie dhe emra të njohur të botës së krimit. Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Elvis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar, i cili rezulton prej kohësh i zhdukur.

    Personazhe të ndryshëm të cilët në pamje të parë duket se nuk i lidh asgjë me njëri tjetrin, por që sipas hetimeve të Prokurorisë së posaçme, i bashkojnë fijet e krimit të organizuar, ishin objektiv i operacionit të nisur gjatë natës së bashku me policinë. Një pjesë e mirë e ngjarjeve e kanë zanafillën në Shkodër, qytet ku ashtu si dhe në Tiranë e Kukës, u ushtruan kontrolle në banesa të shumta të personave të dyshuar si të përfshirë në vrasje, tentative për vrasje apo atentate.

    Në pranga ka përfunduar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, i cili dyshohet të ketë mbyllur çështje penale për të paktën një vrasje dhe një tentativë vrasjeje, në kohën kur ai ushtronte detyrën në prokurorinë e Shkodrës. Në njërën prej tyre, dyshohet të jetë i përfshirë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit të sotëm. Një ngjarje ku shfaqet dhe emri i Ervis Martinajt, eksponent i njohur i botës së krimit, i cili prej thuajse një viti rezulton i zhdukur. Megjithatë, Prokuroria e posaçme ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij.

    Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk rezulton të ketë nisur ende.

    Në arrest, nën dyshimet se i ka ofruar informacione elementëve kriminalë, ka përfunduar dhe Oltion Bistri, deri para pak ditësh drejtues i Forcës operacionale, një prej njësive më të rëndësishme të policisë. Po ashtu, është arrestuar dhe ish shefi i zyrës kundër krimit të organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega, i cili u shkarkua nga policia një vit më parë, ndërsa ishte me detyrë në Berat.

    Emra të tjerë të lidhur me Martinajn apo fisin e Bajrave në Shkodër, janë pjesë e listës së urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme, e për të cilët vijojnë kërkimet e policisë për kapjen e tyre.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,521
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shkodër: SPAK arreston një grup kriminal, shtabi elektoral i kryebashkiakut të ri Benet Beci

    Berisha: Operacioni “Metamorfoza” akuzon rëndë shtetin e mafies!

    Postimi i Sali Berishës në Facebook:

    Operacioni ‘Metamorfoza’ akuzon rëndë shtetin e mafies!
    Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë
    Partia Demokratike shpreh edhe njëherë mirënjohjen e thellë për Eurojust, Europol, organet ligjzbatuese të Mbretërisë së Belgjikës, Francës dhe Mbretërisë së Holandës, për ndihmën substanciale në luftën kundër kriminalitetit në Shqipëri, por edhe gjithë atyre zyrtarëve shqiptarë të organeve ligjzbatuese që, me guxim duan të zbatojnë ligjet e vendit dhe të bëjnë jetën tonë dhe Shqipërinë një vend të sigurt.
    Partia Demokratike thekson sërish se operacioni i koduar me emrin ‘Metamarofoza’, i bazuar kryekëput në dokumentacionin e sjellë nga partnerët tanë, dëshmon edhe njëherë se shteti shqiptar është shtet i krimit dhe drogës.
    Kjo provohet më së pari me faktin që 15 mandatet e arrestit të dosjes ‘Metamorfoza’ të 15 kriminelëve të rrezikshëm, flinin, konservoheshin në dosjet e dërguara nga partneret prej kohësh. Ata, me urdhër të “kreut të Meduzës” nuk u prekën, vetëm e vetëm për shkak të misionit kriminal elektoral që personazhet e krimit kishin marrë nga Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro etj. Këta kriminelë elektoralë në krye të pushtetit të mafies, përdorën vrasësit, trafikantët, pengmarrësit, bajlozët e zinj të operacionit ‘Metamorfoza’, dhe dosjeve të tjera, si pushtues të qyteteve, të cilët diktonin me qytën e revoles dhe thasët e drogës, vullnetin e qytetarëve të pambrojtur shqiptarë. Trafikantët, vrasësit, pengmarrësit, përdhunuesit e dosjes ‘Metamorfoza’, dhe shumë të tjerë, që ishin të lire, u nxorën nga burgu, apo u sollën nga jashtë dhe që u mbrojtën nga mandate ndërkombëtare të arrestit, përbënin krahun e armatosur të fushatës elektorale në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Sarandë, Vlorë, Fier, Lushnjë. Ata ishin badigardët e qeveritarëve kriminelë elektoralë Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro etj. Në këtë mënyrë ‘SKAP-i i Partisë’ u shndërrua në organ elektoral të Partisë së Krimit.
    Së dyti, operacioni ‘Metamorfoza’ dështoi, së paku në masën 60%, mbasi nga 15 mandate janë arrestuar gjithsej 4-6 persona, kurse më së paku 9 apo 11 të tjerë u njoftuan dhe morën arratinë, njëlloj si Arben Ahmetaj. Për të justifikuar këtë dështim criminal, mafia shtetërore e dezinformimit ju tha shqiptarëve se ata prej shumë kohësh ndodheshin në mërgim.
    Vetëkuptohet se Taulant Balla, përfaqësuesi me tipik i klaneve të drogës dhe krimit të Elbasanit, Fierit, Lushnjës, Krujës e Shkodrës, nuk mund inauguronte më mirë detyrën dhe të garantonte më shumë bandat që ai përfaqëson, -sipas dëshmive në sallat e gjyqeve, regjistrimeve të brendshme dha atyre të kriptuara të jashtme- me bosët shqiptarë të krimit në Shqipëri dhe jashtë saj.
    Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime kriminale të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të Edi Ramës ndaj krimit të organizuar, rrezik madhor për sigurinë në Shqipëri, rajon dhe Europë, dhe garanton shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë se, ZERO tolerancë ndaj krimit të organizuar, do të jetë motoja e saj.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,521
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shkodër: SPAK arreston një grup kriminal, shtabi elektoral i kryebashkiakut të ri Benet Beci

    “Metamorfoza”: Investitori strategjik arrestohet për vrasje dhe organizatë kriminale

    Një operacion i nisur falë informacioneve të sjella nga drejtësia franceze solli arrestimin e Pëllumb Gjokës, i shpallur nga qeveria “Rama” si investitor strategjik, krahas dy drejtuesve të lartë të policisë, një prokurori dhe shumë të tjerëve të dyshuar për vrasje, trafik, korrupsion e armëmbajtje pa leje.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Operacioni-Metamorfoza--rotated.jpg

Shikime: 778

Madhësia:  45.3 KB
    Maska dhe karikatorë të sekuestruar nga forcat speciale gjatë operacionit "Metamorfoza". Foto: Policia e Shtetit.

    Pëllumb Gjoka, 49 vjeç, është një biznesmen i shpallur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama “investitor strategjik” me një projekt që planifikonte investimin e 52 milionë eurove në një zonë të virgjër në plazhin e Velipojës në Shkodër, në shkëmbim të së cilit, shteti shqiptar angazhonte burimet e taksapaguesve për të siguruar furnizim me ujë, drita, kanalizime e shërbime të tjera publike. Por një dosje hetimore e ardhur nga Franca në drejtësinë shqiptare, bëri që Gjoka, pronar hotelesh në Shkodër e në Tiranë, të arrestohej si figurë kyçe e një grupi të krimit të organizuar, përgjegjës për vrasje dhe porositje atentatesh si dhe për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë.

    U deshën më shumë se 36 orë operacion intensiv nga Policia e Shtetit dhe SPAK, nga mëngjesi i së enjtes deri në pasdreken e së premtes, që SPAK dhe policia të jepnin njoftime zyrtare mbi çfarë ka ndodhur.

    Sipas SPAK, hetimi është bërë i mundur nga ndihma e Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze.

    Në pranga përfunduan dy zyrtarë policie, Oltion Bistri, ish- shefi i Drejtorisë së Forcës Operacionale dhe Ardit Hasanbega, ish punonjës policie. Edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita përfundoi i arrestuar pasi të dhënat e hetimit zbuluan bashkëpunim të tij me Gjokën.

    Në total, SPAK ka marrë autorizim nga gjykata për 15 arrestime, por vetëm gjashtë persona përfunduan në pranga, ndërsa nëntë të tjerë u shpallën në kërkim.

    Vrasje dhe hotele

    Emri:  Renea-2.jpg

Shikime: 785

Madhësia:  33.9 KB
    Forcat “Renea” gjatë operacionit të koduar me emrin “Metamorfoza”. Foto: Policia e Shtetit.

    Pëllumb Gjoka është pronar i kompanisë Imperial Group, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera. Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin Investitor Strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë, për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave. Qeveria i dha plazhin përgjatë zonës zhvillimore subjektit për shfrytëzim ekskluziv për tridhjetë vjet.

    Sipas dokumentit të dhënies së statusit, taksapaguesit shqiptarë duhej të subvenciononin furnizimin e zonës me energji elektrike, përmes ndërtimit të një linje të re, furnizimin me ujë dhe heqjen e ujërave të zeza.

    Qeveria shqiptare ka dhënë deri tani pesëdhjetë statuse të tilla përmes ligjit kontrovers të investimeve strategjike, miratuar fillimisht në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm.

    Gjatë kohës që autoritetet publike, përfshirë Këshillin e Ministrave, ishin duke punuar ethshëm në shërbim të investitorit strategjik, Gjoka dyshohet se ka qenë duke urdhëruar vrasje. Mbi të aktualisht rëndon akuza “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Sipas njoftimit të policisë, kjo akuzë lidhet me vrasjen në 9 gusht 2020 të shtetasit Gj. N. (B.). Ai akuzohet gjithashtu edhe për dy raste të veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” si dhe për korrupsion aktiv të prokurorit.

    Anëtarët e grupit akuzohen për 12 vepra penale, mes të cilave vrasje, heqje e paligjshme e lirisë, trafikim narkotikës, pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ekspertime të rreme.

    Hetimet e SPAK kanë mundur të hedhin dritë mbi disa atentate të ndodhura gjatë viteve 2019- 2022; mes të cilëve mbeti i vrarë Gjon Boriçi në Vaun e Dejës. Plane për t'u vrarë u thurën edhe kundër Ibrahim Licit, Dorian Dulit, Genc Tafilit, Taulant Pepës dhe Kleanth Musabelliut.

    “Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit të nivelit drejtues, punonjës të policisë të shtetit të nivelit të lartë drejtues, si dhe prokuror, të cilët cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit,” citohet në njoftim.

    Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

    BIRN

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,521
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shkodër: SPAK arreston një grup kriminal, shtabi elektoral i kryebashkiakut të ri Benet Beci

    Arrestimi i Pëllumb Gjokës/ Televizioni belg: Brukseli dërgoi të dhëna të forta pas dekriptimit të SKY ECC

    Emri:  auto_pellumbgjoka1690915027.jpg

Shikime: 777

Madhësia:  28.4 KB

    Mediat franceze, holandeze dhe belge po i bëjnë jehonë operacionit ‘Metamorfoza’, ku u prangosën biznesmeni Pëllumb Gjoka, zyrtari i lartë policor, Oltion Bistri dhe prokurori Xhevahir Lita.

    Televizioni publik belg, VRT, shkruan se ky operacion ka ardhur pas dekriptimit të telefonave SKY ECC.

    “Prej ditësh ka qenë një lajm i madh në mediat shqiptare: disa drejtues të policisë dhe drejtësisë janë arrestuar në kuadër të një hetimi të madh për vrasje, korrupsion dhe trafik droge. Dhe, hulumtimi ka edhe një lidhje belge, sepse informacioni ka ardhur- ndër të tjera- nga telefonat SKY ECC që vendi ynë mund të thyejë dy vite më parë,” thekson televizioni belg.

    “Lajmi goditi si bombë dy vjet më parë: vendi ynë kishte arritur të thyente telefonat e koduar të SKY ECC dhe kishte mundur të lexonte planet e një morie të tërë kriminelësh për muaj të tërë. Në vendin tonë, kjo rezultoi në një informacion të bollshëm- lexo: qindra dënime janë dhënë tashmë.

    Por rezultatet nuk ndalen në kufijtë kombëtarë. Në fund të fundit, informacioni u nda edhe me disa vende të tjera. me suskes. Për shembull, një kartel i madh droge u godit në Serbi disa muaj më parë, Europol i quajti ata si ‘zotërit më të mëdhenj të drogës në Ballkan’. Dhe në Kolumbi, një nga kriminelët më të kërkuar të drogës, Dairo Antonio Usaga- i ashtuquajturi Otoniel- mundi të kapet në vitin 2021. Përsëri bazuar në informacionet nga SKY ECC.

    Dhe gjykata belge mundi t’i transmetonte Shqipërisë shumë informacione interesante. Me emrin e koduar ‘Metamorfoza’, njësia speciale shqiptare kundër korrupsionit, SPAK, ka kryer disa bastisje gjatë javës së kaluar.

    Tetë të dyshuar janë arrestuar, nëntë të tjerë janë ende në kërkim. Lajmi ka bërë bujë në Shqipëri prej ditësh, pasi arrestimet nuk përfshijnë vetëm emra nga bota e krimit, por edhe disa drejtues të policisë dhe drejtësisë dolën në sqetullën e hetuesve.

    Ky hulumtim e vë në një pikë të ngushtë drejtësinë shqiptare. “Krimet janë kryer nga zyrtarët qeveritarë, oficerë të lartë të policisë dhe një prokuror. Kjo minon funksionimin e duhur të shtetit të së drejtës”.

    Pra, akuzat nuk janë më pak se: vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, trafik narkotikësh, anëtarësim në një organizatë kriminale, etj.

    Gjatë 26 kontrolleve, janë sekuestruar edhe shuma parash, automjete të ndryshme, armë zjarri, telefona. Policia është ende në kërkim të nëntë të dyshuarve të tjerë, përfshirë E.M., një figurë famëkeqe në botën e krimit shqiptar, e cila është zhdukur,” raporton televizioni VRT.

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,521
    Postimet në Bllog
    20

    Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    Emri:  vrasjet-me-pagese-2048x1152.jpg

Shikime: 927

Madhësia:  36.8 KB

    Përgjimet që autoritetet franceze nxorrën nga aplikacioni SKY zbulojnë jo vetëm si funksionon porosia e vrasjeve me pagesë, por edhe se shefat e policisë në Shkodër i shërbenin rregullisht bandave kriminale.

    Në bisedat mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ka porositur disa vrasje për të ekzekutuar hasmit Ibrahim Licin, Genc Tafilin, Dorian Dulin dhe Kleant Musabelliun del se ishin angazhuar edhe shefa të policisë që përdornin edhe mjetet e shtetit për të përgjuar personat e vënë në shënjestër.

    Pëllumb Gjoka është i njohur për influencën e tij në Shkodër, për lidhjet e forta me qeverinë socialiste dhe si përfitues i statusit si “investitor strategjik” për biznesin e tij. Tani, del se kontrollon një pjesë të mirë të drejtuesve të policisë së Shkodrës.

    Ndarja e policëve mes bandave

    Në një bisedë të transkriptuar mes Behar Bajroviqit dhe Pëllumb Gjokës, që ndodhet në dosjen e SPAK, ata të dy flasin për ndarjen e komisariatit, në shefa që punojnë për ta dhe në shefa që punojnë për palën tjetër.

    “Në orën 22:39 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin 7142D9, i identifikuar si shtetasi Pëllumb Gjoka. Diskutojnë në lidhje me një person me emrin “Luli” që ka shkuar për të vizitur Beharin pasi ka dalë nga burgu. Behari shprehet që ai nëndrejtorin dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët.

    Më datë 09.07.2020, ora 23:07 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesit 7142D9 i identifikuar si shtetasi Pëllumb Gjoka, Behari i shkruan duke i thënë që, ma pyet atë shokun (Ardit Hasanbegaj) për “Braçen” (Ibrahim Lici) nëse është në kërkim sepse më tha dikush që është në kërkim.”

    Një ndarje e tillë e policëve mes bandave është përfolur përherë, por këto përgjime janë provat e para që tregojnë nivelin e kriminalizimit në radhët e policisë shqiptare.


    Urdhri për të mos hetuar vrasjen e Gjin Boriçit

    Shefi i krimeve në Shkodër, Ardit Hasanbegaj ka qenë një nga personat e rekrutuar nga Pëllumb Gjoka. Pas vrasjes së Gjin Boriçit në 9 Gusht 2020, Gjoka e urdhëron shefin e krimeve të mos merret me zbulimin e vrasjes, ndërsa i kërkon informacion për një nga shënjestrat e tij, Dorian Dulin.

    “Në orën 14.49 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardit Hasanbegaj.

    Pëllumbi e pyet se, cfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj).

    Ardriti i përgjigjet që, nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.

    Pëllumbi e pyt që, si duket si dorë?

    Ardriti i përgjigjet që, ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi por besoj do të nxjerrim dicka.

    Pellumbi i thotë që, lëreni në kollaren e vet.

    Në orën 17.09 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse, ky e njihte DD sepse vëllai i ktij ka takuar Dor Dulin.

    Pëllumbi i shprehet që, këta të vrasin dhe të vijn edhe me u pjek.

    Pëllumbi i shkruan Arditit nëse, ke info për Dorin më thuaj”


    Përgjimet e Licëve për Pëllumb Gjokën

    Konfirmohet nga bisedat se ish-shefi i Krimeve të Shkodrës, Ardit Hasanbegaj u përdor edhe për kërkimet e bandës për Ibrahim Licin që ishte shënjestra kryesore në Shkodër. Madje familja Lici u vu në përgjim për komunikimin me Ibrahim Licin dhe informacionet e policisë kalonin direkt tek banda kundërshtare që kërkonte vrasjen e tij. Pasi biznesmeni Pëlumb Gjoka gjen numrin e celularit të Ibrahim Licit, ia kalon këtë shefit të krimeve që e vë në përgjim dhe i raporton:

    “Atij nuk i ka dalë asnjëherë në valë antenna, vetë aty në shtëpi dhe është i vëllai se e njeh në zë ai lart (operatori i përgjimit), i njeh si shtëpi, ua njeh zërat.

    Arditi në vazhdimësi i tregon Pëllumbit që “Dori ka qenë në Tiranë dje, më tha ai shoku, ka takuar një zyrtar. Jo në “pol”, por nuk e ka thënë si emër, një zyrtar se i ka kërkuar takim, më tha shoku. Pëllumbi shprehet që “do ketë takuar ndonjë nga lsi”.


    Kërcënimi për nëndrejtorin e policisë

    Një tjetër moment në dosjen e përgjimeve është ai kur Pëllumb Gjoka dërgon Behar Bajrin t’i kërkojë llogari nëndrejtorit të policisë. “Faji” i nëndrejtorit është se ka nisur grupe vëzhgimi në zonë dhe se ka lënë furgonat e policisë në krye të rrugës ku banon familja Lici.

    “Shaja fort, sepse ai i din për të fortë ato. Ai duhet me ik nga Shkodra sepse është fut thellë me Bardhokun. Pyete kush të ka thënë me i lënë furgonat në krye të rrugës së Licve” shkruan Pëllumb Gjoka duke i nisur një paralajmërim të fortë nëndrejtorit të policisë.

    “Edhe diçka tjetër, thuaji kushdo që të jetë përzi me më fut në burg dhe me ndihmu kundërshtarët, është hasmi im. Sepse kanë dasht me më gropos në të gjitha krahët. Nuk ka ndryshim një gjujts me lek, me një që të çon letrat me më fut në burg”.

    Behari i shkruan “po vëlla do ja them të gjitha”.

    Për operacionin “Metamorfoza” u shpallën 15 vetë në kërkim, por vetëm 6 prej tyre u arestuan nga policia dhe 9 të tjerë arritën të arratisen. Mes tyre është arrestuar edhe Oltion Bistri ish shef i operacionales, ndërsa është shpallur në kërkim Ardit Hasanbegaj, për akuzat se i shërbyen bandave kriminale.

    Kush janë personat e arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza:
    1. Oltion Bistri- Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Më herët ka mbajtur postin e Shefit të Operacionales një post që e mori në shkurt të vitit 2022. Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.

    2. Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

    3. Astmer Bilali- Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë. Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të “Bajrave”, e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

    4. Ardit Hasanbenga- Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

    5. Pëllumb Gjoka- Njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë. Disa vite me pare u shpall investitor strategjik nga qeveria.

    6. Edmond Preka, ish polic, shofer i biznesmenit Pellumb Gjoka


    Lapsi

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,521
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    ‘Metamorfoza’/ “Miku yt, edhe i imi!”, zbardhet përgjimi, si i mbyllte prokurori çështjet e të fortit të ‘Bajrave’: Para se të transferohem do të…


    Emri:  xhevahir-lita-dhe-Behar-Bajri.jpg

Shikime: 814

Madhësia:  30.1 KB

    Zbardhet roli i drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, që akuzohet se bashkëpunonte shumë ngushtë me Behar Bajrin, duke i mbyllur çështje dhe duke e informuar për gjithçka ndodhte në prokurori.

    BalkanWeb ka siguruar përgjime që i përkojnë kohës kur Lita ishte ende prokuror në Shkodër dhe nuk ishte transferuar. Në një moment të dosjes, Lita njofton Bajrin se Astmer Bilali ishte shpallur në kërkim; “Ka dalë në kërkim, me Shehu….se po ta kapin…deri në tetor kryn punë…”. Ndërkohë më datë 28.07.2020, prokurori njofton Bajrin që të shkojë te një lokal ku kishin drekuar së bashku: Kam lënë syzet aty…ku hëngra buk poshtë…”.

    Po ashtu një tjetër përgjim që e implikon prokurorin është ai i datës 13.10.2020, ku flet me Bajrin për një dosje të ‘Drinit’ që do ta mbyllë ai. “Desha ta mbyll unë se mund të transferohem dhe ngel pastaj e nuk ta bën kush. Problemi është më shumë te ai që është në Itali se ai ka bërë aplikimin…se ty po ta kaloj…nuk është punë telefoni…duhet me dhënë deklarim…të shikojë mundësinë që të vij…”. Ndërkohë Bajri ia kthen; Nesër do e marri në telefon dikush dhe po ja pret biletën ‘Drinit’.

    Sakaq në dosje, konkretisht më datë 17.10.202 Prokurorit Lita i ka ardhur një dosje ne emër të ‘Gent Vaso’, ndërsa pyeste Bajrin për faktin nëse e njihte apo jo. Ky i fundit i kthen përgjigje, ndërsa i sugjeron dhe se si të veprojë, duke ia kthyer masën e sigurimit ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. Dyshohet se biseda e bërë nga Behar Bajri (Brajoviq) nënkupton që ofrohen para në rast të caktimit të masës së sigurimit ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i sugjeron prokurorit që të takohet me vëllain e Vasos. Më pas prokurori i dërgon një mesazh Bajrit për rastin e ‘Drinit’. “Edhe këtë të atij përtej mos ta lë mbas dore t’i vihemi e ta bëjmë se nuk është e lehtë….ti pyesim njerëzit dhe të bëjmë siç duhet..se mund të lëviz pz dhe nuk e bën kush…”.

    Më datë 19.10.2020 Bajri i dërgon një mesazh Litës, ku i kujton se do të marrë para për rastin e ‘Vasos’; “Kena me të dhan për pun të tij meja kry detyrim paraqitje. Më tha ky shoku si ike thon me dit caktohet gjyqi”. Ndërkohë, Lita i kthen përgjigje; “Ej mos i bëj këto gabime me mua…mos më thuaj ca këna me të dhënë se më ofendon…miku jotë është edhe miku im…”.

    (BalkanWeb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,521
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    Përgjimet/ “Do ua q* robt. Të parin dua…”, biznesmeni Gjoka flet me Bajrin: Kush u përzi me m’fut në burg, është hasmi im


    Emri:  spak-grupi-kriminal-metamorfoza.gif

Shikime: 833

Madhësia:  109.6 KB

    BalkanWeb ka zbardhur të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK, hetim i cili fundosi grupin kriminal dhe u lëshuan 15 urdhër-arreste. Nga përgjimet e marra nga aplikacioni SKY, zbulohen detajet dhe bisedat që biznesmeni Pëllumb Gjoka, në rolin e porositësit të vrasjes së Kleant Musabelliut, bën me shtetasin Behar Brajoviç.

    Behar Brajoviç (Bajri) ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen. Po ashtu Behar Brajoviç (Bajri) do të vriste Gjin Boriçi (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ndërsa ky i fundit thuhet se do të vriste Kleant Musabelliun, menjëherë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoj).

    Ndërkohë mes të tjerash, biznesmeni Pëllumb Gjoka teksa komunikon me Behar Brajoviç (Bajri), e pyet këtë të fundit nëse ka mundur të flasë me “nëndrejtorin”, dhe i lë porosi që të marrë prej tij informacion se “përse ka ndaluar djalin e axhës”, si dhe “kush u ka thënë që të lënë furgonat e policisë në krye të rrugës së Licve”. Po ashtu në bisedë flitet edhe për Ibrahim Licin, dhe tentativën për ta gjetur se ku fshihet ai.

    Pjesë nga dosja:

    Më datë 16.07.2020 ora 12.48 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Pëllumbi i shkruan, “o vella Lul Kulla ka shok Gezim Celën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vete”.

    Behari i shkruan që, “i kam marrë masat, ku ma e marr me u has me atë këtu. Minukun e kam mbrapa sepse dhe atij kam për tja q… ropt e tij. Të parin dua Dorin, Blertin, Bardhokun. Lict te hajn k… përvec atij që është duke nejt në Tiranë”.

    Pellumbi e pyet se, “kush po rrin në Tiranë”.

    Behari i përgjigjet që, “Ibrahimi, jam duke ju afru, me mujt me ja gjetë shtëpinë”.

    Në orën 14.26 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Pëllumbi e pyet se, “në cfare ore e ke lënë me taku nëndrejtorin?”

    Behari i shkruan, “më vonë, k*vën”.

    Pellumbi i shkruan, “thuaji përse ke nis shkresë me ardhë grupet e vëzhgimit me kap me blind dhe me armë djalin e axhës, mbasi ka dal një ditë me ba xhiro. Pyete për llogari të kujt e ke bërë”.

    Behari i shkruan që, “nuk dua ta bëj shok, do ta pyes, do ta rëndoj dhe ta fus në borxh k*rvën. Do ja shaj dhe ato k*rvat”.

    Pëllumbi i thotë që, “shaja fort sepse ai i din për të fortë ato. Ai duhet me ik nga Shkodra sepse është fut thellë me Bardhokun. Pyete se kush të ka thënë me i lënë furgonat në krye të rrugës se Liceve”.

    Pëllumbi i shkruan, “edhe dicka tjetër, thuaji kushdo që të jetë përzi me më fut në burg dhe me ndihmu kundërshtarët është hasmi im. Sepse kanë dasht me më gropos në të gjitha krahët. Nuk ka ndryshim një gjujts me lek me një që të con letrat me me fut në burg”.

    Behari i shkruan, “po vella do ja them të gjitha”.

    BalkanWeb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,521
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Shtet Kriminel: Përgjimet e telefonave, policët të implikuar në vrasjet me pagesë në Shkodër

    “Jo vëlla, s’bëhet fjalë”/ Për vrasjen e Musabelliut do paguheshin rreth 100 mijë €, si aplikuan autorët metodën “me ndërrim” me Martinajn

    Emri:  policia1.jpg

Shikime: 840

Madhësia:  27.8 KB

    Përgjimet kanë nxjerrë në pah detaje të reja lidhur me ngjarjet kriminale. Përkatësisht për atentatin ndaj Kleant Musabelliut, po ashtu edhe për vrasjen e Gjin Ndoj.

    Në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb” theksohet se Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliu, duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhje e tij.

    Ndërkohë theksohet se në këmbim të vrasjes së Kleant Musabelliut, shtetasi Pëllumb Gjoka do të paguante shumën prej rreth 100.000 deri në 120.000 euro.

    Mësohet se Behar Brajoviç ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen, pra gjetjen e vrasësve me pagese.

    Fillimisht janë organizuar gjashtë persona kryesisht nga Kosova dhe nga Serbia për vrasjen e shtetasin Kleant Musabelliu.

    Por duke se gjërat më pas kanë ndryshuar. Në dosje sqarohet se është aplikuar metoda “me ndërrim” me shtetasin Ervis Martinaj.

    Pra Behar Brajoviç do të vriste Gjin Boriçi (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ky i fundit thuhet se do të vriste Kleant Musabelliun, menjëherë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoj).

    Por kush ka qenë roli i Klaodor Hakës? Në dosje përshkruhet se Klaodor Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacionit në lidhje me lëvizjet, kontaktet, vendbanimin, ndjekje dhe çdo të dhënë tjetër me interes për shtetasin Kleant Musabelliu. Fillimisht ishte porositur nga Pëllumb Gjoka, dhe në vijimësi nga Behar Brajoviç.

    Theksohet se Edmond Preka duke qenë një person shumë i afërt i Pëllumb Gjokës ka pasur dijeni për çdo planifikim për vrasjen e shtetasit Kleanthi Musabelliu dhe ka kryer edhe veprime aktive për organizimin e kushteve për vrasje.

    Zbardhen bisedat

    “Më datë 07.07.2020 shtetasi Behar Brajoviç ka komunikuar me shtetasin Pëllumb Gjoka.

    Pëllumbi: Vëlla, nëse edhe një javë nuk me vjen dikush janë duke prit. A ma gjen një për me mbaru punë në Tiranë.

    Behari: Po mo vlla, ça të duar, ça të kesh ti personale ta kryej unë vetë.

    Pëllumbi: Jo vëlla, duhet me lek, ke ndonjë që nuk e ke afër.

    Behari: A po thua për atë, për punën tënde?

    Pëllumbi: Po

    Behar: Atë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kurrkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin. Du me ta kry për qef.

    Pëllumbi: Jo vëlla, nuk bëhet fjalë, duhet ndonjë që është larg.

    Behari: Po kam edhe larg, nga Kosova, po kur takohena po flasim

    Pëllumbi: Puna është se don shofer ai i Kosovës, por flasim kur të takohemi.

    Behari: I kam unë me shofer dhe me tana. Nuk janë nga veriu, deri sa t;ju them se janë dy veta? Sa lek ofron se janë dy veta?

    (BalkanWeb)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2016, 14:38
  2. Kam nevoje te dij cmimet e telefonave
    Nga bigstar në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 22:04
  3. Pergjimi i telefonave dhe e-mailit.
    Nga ardit 2 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 14:21
  4. Pergjimet: Bie miti i Telefonave Celulare mbi pergjimet
    Nga news24 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 09:25
  5. Yahoo, futet në tregun e telefonave celularë
    Nga Davius në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 08:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •