Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 44
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    “O la, fratello, tigër”: SMS-të zbulojnë rolin e Ahmetajt në suksesin e bizneseve të Mërtirit

    Të dhënat hetimore të siguruara nga BIRN tregojnë se marrëdhëniet mes ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit shtrihen të paktën që në vitin 2012 – kur Ahmetaj angazhohej për suksesin e bizneseve të tij
    përmes kontakteve me kryebashkiakët socialistë.

    Nga Aleksandra Bogdani dhe Klodiana Lala

    Emri:  Ahmetaj-SPAK.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  37.9 KB

    Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj kishte një marrëdhënie të ngushtë miqësore me Mirel Mërtirin – një nga përfituesit e koncesioneve të inceneratorëve – e cila shtrihej sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme të paktën që nga viti 2012 – kohë kur Partia Socialiste ishte ende në opozitë.

    Gjithashtu, Ahmetaj ishte i angazhuar në detaje për ecurinë së bizneseve të Mërtirit me disa prej bashkive të vendit dhe të paktën në dy raste, ka negociuar për takime mes tij dhe kryebashkiakëve socialistë.

    Ahmetaj e ka nisur karrierën si zyrtar publik në Tatime, para se të bëhej zëvendësministër, ministër dhe zëvendëskryeministër dhe është zyrtari më i lartë shqiptar që po përballet me një kërkesë për arrestim nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    Ai akuzohet se ka përfituar nga biznesmenët e inceneratorëve pagesa të tërthorta prej 491 mijë eurosh si dhe një vilë në Hamallaj të Durrësit. Ahmetaj akuzohet gjithashtu se ka përfituar një vilë në resortin Green Coast në Palasë nga biznesmeni Mond Begaj.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN nga dosja hetimore tregojnë se marrëdhëniet mes Ahmetajt dhe Mërtirit dokumentohen përmes një telefoni të vjetër “Blackberry” të përdorur nga Ahmetaj, që hetuesit e kanë sekuestruar gjatë një kontrolli në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij.

    Hetuesit kanë rikuperuar 138 mesazhe telefonike të shkëmbyera mes Ahmetajt dhe Mërtirit, të cilat janë zhvilluar në periudhën korrik – tetor 2012.

    “Nga komunikimet ndërmjet tyre, ndër të tjera rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor, pasi në bisedat e tyre përdoren fjalët ‘O la (nënkupton o vëlla), Fratello, Tigre, I madh,” thuhet në dokumentet hetimore të SPAK.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, Mirel Mërtiri, i njohur gjithashtu si Klodian Mërtiri, është pronari “de facto” i kompanisë Albtek Energy – e cila përfitoi një kontratë koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit në vitin 2014. Në dëshminë e tij përpara komisionit hetimor parlamentar, Ahmetaj i bëri bisht pyetjeve për marrëdhëniet e tij me Mërtirin.

    Në një investigim të publikuar në shtator të vitit 2020, BIRN zbuloi se përpara se të niste biznesin e trajtimit të mbetjeve urbane, Mirel Mërtiri kishte lidhur kontrata për instalimin e matësave elektronikë të ujit me ndërmarrjet e Ujësjellësve në bashkitë e Fierit, Korçës, Beratit dhe Pogradecit.

    Në vitet 2012-2014, projektet e matësve elektronikë të ujit u shtrinë në gjashtë qytete dhe u aplikuan nga kompanitë Integrated Technology Services, FMO dhe Miklo Construksion. Ato u kushtuan ndërmarrjeve të ujësjellësve më shumë se 18 milionë euro në total.

    Mesazhet e sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme sugjerojnë se Ahmetaj, asokohe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, luante rol në suksesin e bizneseve të Mërtirit përmes kontakteve të tij me kryebashkiakët socialistë.

    Në një mesazh të datës 13 shtator 2012, Ahmetaj i kërkon Baftjar Zeqos, asokohe kryetar i Bashkisë së Fierit një takim me të dhe me Mërtirin.

    “I dashur, dua të ulemi këto ditë për kafe unë, ti dhe Klod Mërtiri,” citohet njëri prej mesazheve në dokumentet e Prokurorisë. Në 15 shtator, Ahmetaj e ka përsëritur kërkesën për takim me Zeqon dhe ka marrë një “OK” prej tij.

    Roli i Ahmetajt në ecurinë e bizneseve të Mërtirit dokumentohet sipas Prokurorisë së Posaçme edhe në materialet e përfituara nga kompjuteri i Klodian Zotos, ku janë gjetur të ruajtura mesazhe të shkëmbyera mes tij dhe Mërtirit.

    Një mesazh i datës 14 qershor 2012 sugjeron se Ahmetaj mbahej në dijeni të një takimi mes Mërtirit dhe Fadil Nasufit – kryetar i bashkisë së Beratit për vitet 2003-2015.

    “Mbarova punë, po nisem për në Tiranë. Kalofsh mirë,” i shkruan Mërtiri Ahmetajt. Ndërsa ky përgjigjet: “E di, më tha Nasufi”.

    Mesazhet telefonike në duart e SPAK tregojnë se Ahmetaj vihej në dijeni për procedurat dhe vështirësitë me të cilat përballej Mërtiri, po aq sa edhe për sukseset e tij.

    Më 30 maj 2012, në një komunikim me Mërtirin, Ahmetaj e pyet se çfarë u bë në QKR.

    “Mbaroi me sukses. Urime PS Përmet,” i shkruan Mërtiri.

    I kontaktuar nga BIRN ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj pretendoi se nuk i kujtoheshin bisedat me Ahmetaj për Mërtirin të referuara nga Prokuroria. Ndërkohë, Fadil Nasufi dhe Arben Ahmetaj nuk ishin të arritshëm për koment.

    Gjatë deklarimeve të tij në SPAK, Ahmetaj është pyetur në lidhje me punët e Mirel Mërtirit dhe është përgjigjur: “në dijeninë time është pasë marrë me telekomunikacion dhe projekte bashkish, por nuk e di me çfarë projektesh konkretisht”.

    “…personi nën hetim, Arben Ahmetaj në fakt e ka ditur saktësisht se me çfarë projektesh merreshin shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe madje ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt edhe vetë për arritjen e suksesit të tyre,” vlerëson SPAK në dokumentet hetimore.


    BIRN

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Zhduket Arben Ahmetaj/ A u arratis me leje ish-zëvëndësi i Ramës?

    Emri:  Edi-Rama-duke-pire-kafe-ne-parlament-me-Arben-Ahmetajn-e1689088333154.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  38.5 KB

    Zhduket Arben Ahmetaj. Njeriu që prej dy ditësh është në qendër të vëmëndjes mediatike dhe politike dhe që pritet të arrestohet nga SPAK për çështjen e inceneratorëve mund të jetë arratisur jashtë vendit. Janë disa arsyet që të bëjnë të mendosh se Ahmetaj ka zgjedhur të largohet dhe të mos bëjë burg, njësoj si ish-kolegët e tij deputetë, Koka dhe Bllako.

    Së pari, duhet kuptuar se Arben Ahmetaj gjithnjë i ka kundërshtuar akuzat kundër tij. Ai nuk pranoi ta dorëzojë mandatin e deputetit, njësoj si të tjerët që i kthyen faqen tjetër prokurorëve të SPAK dhe tani po vuajnë burgosjen, ndërkohë që çështja është në gjykim.

    Shembulli i parë ishte Saimir Tahiri që përfundoi në burg pasi dorëzoi mandatin e deputetit. Pas tij i erdhi radha ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe pastaj edhe ish-deputeti Alqi Bllako.

    Ndryshe nga ata, Ahmetaj nuk pranoi ta dorëzojë mandatin duke zvarritur procedurat e prokurorisë që kërkon arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së tij.

    Një tjetër shenjë që Ahmetaj mund të jetë larguar nga vendi për t’u arratisur është mungesa në përballjen me prokurorët në Këshillin e Mandateve. Nëse Ahmetaj do të pranonte mundësinë e burgosjes, minimumi duhej të ishte në seancë të përballej me prokurorët në Këshillin e Mandateve për t’u mbrojtur vetë kundër argumentave të SPAK. Por Ahmetaj ka lënë avokatët e tij ta kundërshtojnë arrestimin, duke mos qenë i pranishëm në seancë.

    Gjithsesi, arratia duket si një koncension i fundit që i bëhet. Gazetari Artan Hoxha publikoi një foto që sipas tij është bërë të premten dhe tregon Ahmetajn në Doganën e Kakavijës. Sipas Hoxhës në udhëtimin drejt Greqisë, Ahmetaj ka qenë i vetëm në makinë.

    Emri:  Arben-Ahmetaj-ne-doganen-e-Kakavijes.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  41.8 KB
    Arben Ahmetaj ne doganen e Kakavijes

    “Në momentin kur ka dalë lajmi, nuk ka qenë në territorin e Shqipërisë, mund të vijë sepse i lirë është, por aty është duke vulosur pasaportën në Kakavijë”, tha gazetari Artan Hoxha.

    Në fakt, shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit mban datën 7 Korrik, pra është dërguar ditën e premte, duke i lënë disa ditë kohë Ahmetajt deri kur arrestimi i tij të votohet në Kuvend.

    Arratisja e Arben Ahmetajt nuk vjen si surprizë. Para tij janë larguar nga Shqipëria edhe të ashtuquajturit “bosët e inceneratorëve”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja. Sipas raportimeve mediatike ata jetojnë në Vjenë. Gjyqi në Shqipëri vijon dhe ata vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit.

    Në Tiranë procesi për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe të arrestuarit e tjerë është drejt përfundimit. Prokuroria ka kërkuar disa dhjetëra vite burg. Në një status në rrjetet sociale, ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kishte nënvizuar një detaj interesant në gjithë këtë histori. Sipas tij, kërkesa e SPAK i ishte dërguar Kuvendit të premten, pikërisht sepse Ahmetaj ndodhej jashtë Shqipërisë.

    “Beni ka kohë që thotë “unë do flas dhe do marr me vete të tjerë”. Ndaj për t’u siguruar që ai nuk flet i japin shancin të largohet në arrati. Por edhe po foli të paktën të jetë e mbyllur gjëja” shpjegon Manjani. Sipas tij arratisja e Arben Ahmetajt “me leje” ka të bëjë me shqetësimin e Ramës se mos ndoshta ish-zëvëndësi i tij në kryeministri vendos vërtet të flasë.

    Lapsi.al

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Arben Ahmetajn

    Emri:  agmetajjjajaja.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  39.1 KB

    Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Parlament nuk mori një vendim për kërkesën e SPAK që kërkonte autorizim për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Pas një mbledhje maratonë të zhvilluar me dyer të mbyllura u vendos që ditën e mërkurë të ketë një tjetër mbledhje për të dëgjuar palën mbrojtëse. Sot u bë fillimisht një debat nëse mbledhja do të ishte e hapur dhe më pas u parashtruan kërkesat e prokurorëve për kërkesën e tyre. Përfaqësuesit e opozitës thanë se kjo ishte një taktikë e mazhorancës për t’i dhënë kohë Ahmetajt që të arratiset.

    “Është e vërtetë që ishte një kërkesë e SPAK apo sugjerim që mbledhja e këshillit të mandateve të ishte e mbyllur. Në mënyrë të padrejtë dhe pa votim kryetarja e kuvendit vendosi që media të mos ishte e pranishme. U thanë vetëm informacione që janë bërë publike në media dhe nuk kishte arsye që të zhvillohej e mbyllur. Mazhoranca vendosi që vendimi të merret javën e ardhshme. Kjo në mënyrë të paligjshme. U konfirmua nga avokatët që ai është jashtë vendit, por ata thanë nuk e dinë ku është.

    Ata konfirmuan vetëm që Ahmetaj nuk është në Shqipëri. Duke ditur që kërkesa mban datën 7 dhe vendimi do të duhet të merret javën tjetër është kohë e mjaftueshme që ai të arratiset. Nesër do të dëgjojmë pretendimet e avokatëve të zotit Ahmetaj. Ne nuk do të bëjmë gjyq dhe kjo është vetëm një shkak për t’i dhënë kohë” – tha Gazmend Bardhi.

    LAPSI

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Avokatët: Arben Ahmetaj nuk është në Shqipëri!

    Avokatët e Arben Ahmetajt gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve kanë pranuar se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori ka thënë se Arben Ahmetaj nuk ndodhet brenda territorit të Shqipërisë.

    Kërkesa e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Ahmetajt është depozituar në Kuvend që të premten, ditë kur Ahmetaj mendohet se ka udhëtuar i vetëm drejt Greqisë. Në të njëjtën mbledhje, prokurorët kanë pranuar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij. Gjasat janë që Ahmetaj të jetë arratisur, njësoj siç kanë bërë më parë ish miqtë e tij, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ish deputetët që pranuan të dorëzojnë mandatin, Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë në burg.

    Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur që nga ora 16:00 Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK.

    Lapsi

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,438

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Sali Berisha kur ishte ne pushtet si kryeminister ja kishte hapur nje dosje per vjedhjet qe kishte bere beni ne kohen e fatos nanos,dhe donte ta fuste ne burg per vjedhjet qe kishte bere , ne ate kohe Ben hajduti u largua nga shqiperia dhe kjo gje ngeli ne harrese , kur fitoi ed gazepi surrelit zgjedhjet ne 2013 e ftoi ben hajdutin te kthehej ne shqiperi dhe i ofroi poste ne qeveri , kete here ben hajduti vodhi shume here me teper se ne kohen e nanos dhe behet fjale per miliona euro ,por edhe ketu ka nje problem se beni dhe edi u ndane vitin e kaluar dhe gjate ketij viti beni ka udhetuar disa here jashte vendin ku edhe ka pasur mundesine e mire qe ti fshehi rehat milionat ne parajsat fiskale , tani edhe nese e fusin ne burg kjo nuk i ben asnje dem te madh ben tigrit (qe e ka hedhur edhe nje 100 mije euro doren ne kazino) sepse kush nuk i ben ca vite burg dhe pastaj kur del nga burgu ke miliona euro te fshehura ne parajsat fiskale , edi rama gazepi surrelit eshte pergjegjesi kryesor per kete mega vjedhje te madhe pastaj vijne ben ahmetaj dhe te tjere,

    ben ahmetaj nje mesues anglishte ka qene me diplome , si mund te jete nje mesues per anglisht ekspert ekonomie dhe minister i ekonomise dhe financave dhe zevendes kryeminister,eshte vjedhje dhe tallje trapi me te gjithe ata qe jetojne dhe paguajne taksat ne shqiperi
    Saliu di e ben shume gjera,por vetem nje gje nuk di dhe nuk e ben : hapjen e dosjeve. (i bie te fiket kur flitet per dosje te hapura ). Te gjithe socialistet dhe te majtet leket i kane bere ne kohen e Saliut.

    Po nuk nxorre Edi Ramen perballe drejtesise do te thote qe çeshtja e inceneratoreve po shkon drejt mbylljes,siç jane mbyllur te gjitha skandalet e sotme dhe te djeshme ne Shqiperi.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,685

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    “Edhe të dyshuarit e tjerë për aferën ikën para akuzave”, Lubonja për çështjen e Ahmetajt: Po bëhet “kokë turku”, s’ka vepruar pa kryeministrin



    Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në News24 ka komentuar situatën rreth ish-ministrit Arben Ahmetaj.

    Duke supozuar se Ahmetaj po i shmanget drejtësisë, Lubonja u shpreh se ashtu si të akuzuarit e tjerë për aferën e inceneratorëve, është larguar para akuzave zyrtare.

    Ai shtoi se është e pamundur që Ahmetaj të jetë marrë me këtë aferë dhe kryeministri të mos ketë dhënë verdiktin e tij lidhur me të, teksa shtoi se vetë ish-ministri e ka nënkuptuar diçka të tillë në një intervistë.

    Lubonja e cilësoi Ahmetajn si një “kokë turku” për të zbutur opinionin publik dhe atë të ndërkombëtarëve.

    “Kemi një qeveri që nuk punon për njerëzit, por për t’i grabitur. Një ish- zv.kryeministër dhe figurë e tillë që ka këto akuza, nuk mund të trajtohet si diçka e vogël. Sistemi është ngritur në mënyrë që partia është në shërbim të disa njerëzve. Që të ketë një shëndoshje të vendit të gjithë pushtetet duhet të jenë në një krah. Këtu po del sikur edhe po të dojë drejtësia ta kapë, ai ka ikur.

    Edhe të akuzuarit e tjerë të inceneratorëve janë larguar para akuzave. Kjo tregon se kanë pasur informacion. Në këtë mënyrë funksionon ky shtet. Është e pamundur që vetëm ai të jetë marrë me aferën dhe kryeministri të mos bëjë gjykatësin. E ka thënë vetë në intervistë. Puna është sa ka punuar SPAK të ndërtojë skemën e plotë.

    Kanë dalë emra të tjerë të lidhur me inceneratorët. Këtu ka një rrjet, nuk mund të kenë vepruar vetëm ata që janë arrestuar. Problemi është pse ndodh ky teatër. Tani këtu ka një presion dhe vetvetiu ndihet një lloj presioni nga publiku dhe ndërkombëtarët. Duhet nxjerrë ndonjë kokë turku për të zbutur opinionin. Rama ose i sakrifikon për t’i larguar nga vetja, ose se nuk i hyjnë më në punë. Ahmetajn thonë se është ai që ka dërguar dosjen e inceneratorëve opozitës, mund të jetë edhe hakmarrje. Kjo qëndron gjithmonë si hipotezë. Rama ka punuar që drejtësia të mos vijë tek ai dhe të lëshojë ata që s’i duhen”, u shpreh Lubonja.

    balkanweb

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,685

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Komandanti s’më zhgënjen”, Artan Hoxha: Përse e nxorën kërkesën për arrestimin e Ahmetajt sot?! U siguruan që e kaloi kufirin shëndoshë e mirë!



    Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetaj.

    Në statusin e tij, në Facebook, Hoxha thotë se kjo erdhi si shkak për të mbuluar skandalin e Fushë-Krujës, ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar.

    Hoxha nuk lë pa ‘shigjetuar’ kryeministrin Edi Rama duke thënë se skandali në Krujë atakon kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, dhe sipas tij menjëherë pas kësaj vjen njoftimi për arrestimin e ish-zv.kryeminsitrit Ahmetaj.

    STATUSI:

    Komandanti nuk me zhgenjen kurre…

    Ashtu si parashikova te shtunen, se per te mbuluar skandalin e Fushe Krujes, do të plaste nje skandal me te madh per te mbuluar te parin, ashtu beri…

    Ja ku jemi sot…

    “Papritur” dhe “pakujtuar” kerkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…

    Arben Ahmetajn aty e kishim qe prej nje viti, pse duhej ta “arrestimin” me patjeter sot, pasi u “siguruan” qe e ka kaluar kufirin shendoshe e mire???!!!!

    Ja ku e keni “temen e dites” per te kaluar vapen e ketij meskorriku…

    Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e perzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjehere me pas plasi “skandali me muxhahedinet”…

    Ndodhi skandali me Rrajat në Fushe Kruje, qe atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjehere me pas plaset “arrestimi i ish-zevendesit te kryeministrit”….

    Te lumte Komandant, je magjistar i vertete per ta lene miletin me goje hapur…

    balkanweb

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Dosja e prokurorisë: Si u pagua Arben Ahmetaj nga biznesmenët e incineratorëve

    Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar disa mekanizma të stërholluara, ku përfshihen kompani, kredi bankare dhe disa transaksione radhazi, në atë që dyshojnë se është skema e përdorur nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për të paguar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

    Nga Ola Xama dhe Gjergj Erebara

    Emri:  Ahmetaj-dhe-avokati-ne-SPAK.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  45.4 KB

    Kredi të shumëfishta të paguara nga ‘bamirës të paidentifikuar' në dokumente bankare dhe bashkëpunime të vjetra biznesi me një kompani ndërtimi janë përdorur nga biznesmenët e incineratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri për të paguar ryshfet te ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëhet e ditur nga dokumentet e prokurorisë të disponuara nga BIRN.

    Dokumentet sugjerojnë se, ndryshe nga skemat e thjeshta që dyshohet se janë përdorur nga ish-ministri Lefter Koka për marrjen e ryshfetit nga Albtek Energy, ITS dhe kompania e incineratorit të Fierit, në rastin e Ahmetajt, skemat janë shumë më të komplikuara, duke përfshirë shumë invididë, kredi bankare dhe pagesa të dyshimta prej dhjetëramijëra eurosh në FI Bank, për të cilat nuk ka shënime se kush i ka kryer.

    SPAK akuzon Ahmetajn për korrupsion pasiv në gjashtë raste dhe në skema pastrimi parash në më shumë se një rast. Të premten, në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Shqipërisë votoi për heqjen e imunitetit të tij, duke lejuar prokurorinë të kryejë arrestim dhe bastisje banese, por Ahmetaj është larguar nga Shqipëria.

    Ai i hodhi poshtë akuzat përmes një postimi në Facebook.

    “…Ish-bashkëshortja ime (që s'ka punuar kurrë në një institucion shtetëror) ka shitur metra katrorë, pronë e deklaruar në deklaratën time të pasurisë, në treg të lirë, si korrupsion???? Pronën e familjes të deklaruar me burime të verifikuara, si korrupsion?? Hetim kujt ia ka shitur pronën??”, ngriti pyetje Ahmetaj, duke iu përgjigjur akuzave me pretendimin se po përndiqet padrejtësisht. [Link]

    Hetimi i prokurorisë mbi Ahmetajn, i përmbledhur në një raport prej 320 faqesh që iu dorëzua Kuvendit të Shqipërisë dhe që më pas, i rrjedhur në media, tronditi skenën politike të vendit duke ekspozuar fragmente nga dy dekada, të cilat sugjerojnë korrupsion sistemik ku përfshihen një numër i lartë zyrtarësh dhe biznesmenësh.

    Sipas dosjes hetimore, Ahmetaj ka përfituar së paku 491 mijë euro ryshfet dhe një vilë nga biznesmenët e incineratorëve dhe një vilë tjetër nga biznesmeni kontrovers Mond Bego.

    Një nga skemat lidhet me një investim që Arben Ahmetaj besohet se ka kryer në kompaninë Sheron, një kompani ndërtimi në Tiranë. Pronari i kompanisë u ka deklaruar prokurorëve se marrëdhënien e ka pasur realisht me Ahmetajn, por në dokumente rezultonte ish-bashkëshortja e tij.

    Historia nis në vitin 2005, kur sipas deklaratës në prokurori të pronarit të kompanisë, Flamur Shena, personi investitor është Arben Ahmetaj.

    Kompania ka marrë leje ndërtimi për një pallat në Selitë nga Bashkia e Tiranës, në atë kohë, nën drejtimin e Edi Ramës. Prokuroria vëren se Ahmetaj dhe ish-bashkëshortja duket se kanë gënjyer në deklaratën e tyre vjetore të pasurisë duke deklaruar si burim investimi të ardhurat nga dividentët dhe shitja e aksioneve te kompania “Hermes”.

    Sipas prokurorisë, shitja e “Hermes” i siguroi Ahmetajt 447 mijë euro dhe ish-bashkëshortes, 298 mijë euro, por kjo ka ndodhur vetëm në vitin 2008, ndërkohë që investimi në kompaninë Shenon daton nga viti 2006 deri në vitin 2009.

    “Në lidhje me këtë investim, hetimet vazhdojnë për të identifikuar ligjshmërinë e burimit të të ardhurave [duke] pasur parasysh se nga shitja e aksioneve, të ardhurat kanë ardhur më datë 11.06.2008, ndërkohë që investimi ka filluar të paktën që në vitin 2006,” shkruan prokuroria.

    Projekti i pallatit duket se ka qenë një investim me potencial të lartë fitimprurës, por duket se punimet nuk kanë ecur siç duhet dhe administratorja ka deklaruar para prokurorëve se ashensorët nuk janë vënë për shkak se nuk kishte shumë njerëz dhe se ajo nuk e dinte se çfarë bëhej që nga viti 2011.

    Skema e transfertave

    Prokurorët besojnë se apartamentet e përfituara nga ky investim janë përdorur si mjet për të transferuar shuma të majme parash nga administratorët e kompanive të inceneratorëve tek Ahmetaj.

    Në dhjetor 2016, para noterit shfaqet një shtetas me emrin Andi Boni, i cili firmos për të blerë dy apartamente me sipërfaqe totale 272 metra katrore për 280 mijë euro. Një kontratë e dytë, e ul shumën në 185 mijë euro. Blerësi bën dy pagesa cash dhe një me transfertë bankare për një total prej 170 mijë eurosh, një pjesë e siguruar nga një kredi.

    Prokuroria thotë se blerësi duket se nuk i ka marrë në përdorim apartamentet e blera dhe se bashkëshortja e tij, e pyetur veçmas, nuk i kishte parë kurrë ato. Por ajo që zbulohet më vonë është që një kredi me vlerë 132 mijë euro, e marrë prej tij në NGB Bank, u shlye fillimisht nga derdhje të bëra nga katër shtetas të tjerë, dhe në fund, një vit më vonë, një shumë prej gati 107 mijë euro shlyhet nga shtetasi Helidon Begaj. Ky vetë, për të shlyer këtë kredi, duket se ka marrë një kredi tjetër.

    Begaj, thotë prokuroria, është pronar i një kompanie me emrin “Albano” të blerë në vitin 2020. Përveç të qenit biznesmen, Begaj rezulton se ka punuar mes viteve 2015 dhe 2022 si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Rrogozhinës, ndërsa ka punuar më herët në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

    Kompania e tij ka lëshuar gjithashtu fatura me vlerë 73 milionë lekë [gati 700 mijë euro] për kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy B.V SPV në periudhën mars 2022- shkurt 2023.

    Nuk ka një lidhje kronologjike mes pagesave, për shkak se shlyerja e kredisë së blerësit të parë është kryer në vitin 2019, por prokuroria ka gjetur lidhje të tjera të mëparshme. Sipas Prokurorisë, Begaj dhe Zoto kanë qenë në komunikim prej vitit 2015 në lidhje me një impiant pastrimi në lumin Shkumbin, i cili u shkatërrua pak kohë pas ndërtimit.

    Prokuroria vëren: “Shuma prej 170 480 euro që shtetasi Andi Boni i ka paguar më datë 19.12.2016, 01.02.2017 dhe 15.02.2017, shtetasve Arben dhe Albina (shihni që derdhja është bërë në llogarinë e përbashkët të këtyre shtetasve) është produk i veprimtarisë kriminale të korrupsionit, të fshehur në formën e një vlerë të dhënë për shitje apartamenti… shitje që realisht është fiktive, derivuar nga shtetasi Klodian Zoto përmes shtetasit Helidon Begaj.”

    Prokuroria vëren gjithashtu se apartamentet që supozohet se janë shitur, vijojnë në fakt të jenë të regjistruara në emër të kompanisë.

    Sipas prokurorisë, provat e mbledhura krijojnë “dyshimin e arsyeshëm, i mbështetur në prova, se shitja është fiktive, [….] e kryer me qëllim për të qarkulluar dhe justifikuar shumat e parave që nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme.” Prokuroria shton më tej se dyshimi i saj është që këto para janë paguar “në formën e mitës, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.”

    Prokuroria ka zbuluar një skemë tjetër përmes një huaje të dhënë nga nga Klodian Zoto për shtetasin Besmir Prifti, i cili ka qenë administratori i ndërmarrjes së Ujësjellësit në Elbasan.

    Afro pesë muaj pas shitjes së apartamenteve te skema e parë, i njëjti apartament duket se del në shitje për një herë të dytë. Kësaj here, Prifti përdor huanë e marrë nga Zoto për të transferuar te Ahmetaj 150 mijë euro. Kontrata e shitjes u anulua me vullnetin e palëve dhe shuma e parave u kthye te blerësi. Por prokuroria vë në dukje faktin që Zoto ka zgjatur afatin e shlyerjes së huasë nga Prifti në 25 vjet, për të vërejtur natyrën e pazakontë të transaksionit.

    Tre muaj më vonë, një biznesmen tjetër i jep një hua një shtetaseje me vlerë 140 mijë euro. Një punonjëse e kompanisë Frigo Food përdor kredinë për të blerë një apartament. Prokuroria nuk është e bindur se blerësja me të vërtetë e disponon apartamentin e blerë, pavarësisht se ka bërë pagesën, ndërsa deri në vitin 2023, huaja e marrë prej saj, nuk është shlyer.

    Prokuroria beson se transaksioni është i rremë, bazuar kjo në faktin që blerësja nuk e ka përdorur pronën e blerë.

    Për të tre apartamentet, prokuroria thotë se ka arsye të dyshojë se ato vijojnë të jenë nën pronësinë e Arben Ahmetajt, pavarësisht transaksioneve të ndryshme që i sollën të ardhura të konsiderueshme.

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi poshtë pretendimet e prokurorisë në një postim më Facebook, ku në mes të tjerash, deklaron se “Klodian Zoto, që s'ka qenë kurrë miku im”.


    BIRN

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Reagon me një letër publike, Arben Ahmetaj, para votimit në parlament për lejimin e arrestimit nga SPAK

    Emri:  ahmetaj-1.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  53.3 KB

    Reagimi i gjatë i Arben Ahmetajt

    Të dashur qytetarë të vendit tim,
    Të dashur votues të mi e të Partisë Socialiste,
    Të dashur miq e armiq njëlloj,
    Sot është dita kur Parlamenti do votojë heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim.

    Mendova qe të ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me të gjithë qytetarët këtë mesazh.
    Votuesve të mi:
    Juve që më votuat në Tiranë në 2005, juve që më votuat në Korçë në 2009, juve që më votuat në 2013 në Gjirokastrën time, në Përmetin tim e në Tepelenën time, juve që më votuat në Rrogozhinën time e në Kavajën time në 2017, juve që më votuat në Njësinë nr. 4 në Tiranë, e në gjithë qarkun e Tiranës në 2021:
    Faleminderit nga zemra!
    Shpresoj e lutem ta kem justifikuar besimin tuaj. Në mendje ju kisha pikërisht juve, që kur ideova e hartuam taksën progresive që i dha të drejtë të gjithë atyre që paguheshin më pak e paguanin më shumë. Shpresoj të kam bërë më të mirën time kur mora përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe marrëdhëniet me sipërmarrjen, e më vonë edhe turizmin. Frytet t’i gëzojë vendi, sipërmarrja e qytetarët e zakonshëm.
    Shpresoj të kem bërë më të mirën kur mora përsipër Financat në një periudhë tejet të vështirë për ekonominë e vendit dhe i dorëzova në kulmin e rritjes reale. Shpresoj të kem bërë më të mirën me Rindërtimin, kur mijëra e mijëra familje ngelën rrugëve pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. S’kam për ta harruar atë nënën në Vaqarr që qante me lot kur hyri në shtëpi falas, e pronën e vet, e si ajo mijëra familje. Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe me pandeminë, me sipërmarrjen dhe me rendjen së bashku me kolegë, për vaksinat që nga India, Jordania, Anglia, Amerika e Turqia e gjithandej për të shpëtuar jetët e qytetarëve të vendit tim. Shpresoj të kem bërë më të mirën si ZvKM, me ideimin dhe fillimin e dixhitaliziit të kadastrës, apo dhe statelitët Albania1 e Albania2 që, siç thotë Niko i Lesajve, po më ndjekin mua në “arrati”.

    Jam munduar të bej më të mirën.
    Kush qeveris e punon, nuk është kurrë dot perfekt. Ju kërkoj ndjesë dhe për këtë.
    Une nuk hyj tek “fytyrat e bukura” që ngjaj bukur në TV, dhe të ngjall perceptim pozitiv, siç rëndom ndodh me këdo që refuzon të ikë nga ekrani duke treguar bëma të bëra e pa bëra. Fatkeqësisht, ose fatmirësisht, s’jam i tillë. Nëna dhe babai më kanë dhënë një fytyrë krejt të zakonshme. Ndoshta serioziteti im në punë mund të jetë marrë dhe për arrogancë, s’ka qenë i tillë kurrë, kush me njeh nga afër, e di mirë këtë.

    Gjithsesi, ndjesë dhe për këtë.
    Falënderoj dhe kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë.

    I “mirëkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojnë statistika. Siç tha dhe avokati im “Populizmi gjyqësor e penal në ngjitje është më i rrezikshëm se sa populizmi politik, për shkak se humbet e i mungon legjitimiteti demokratik”. Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”.
    Unë jo e jo që s’kam gjak blu, por jam një njeri tejet i zakonshëm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Korca, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kukësi e Tropoja nëse doni. Dhe lutem e shpresoj që Drejtësia e Re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës.
    E kam përjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” (së bashku me ata që më duan të vdekur, siç tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje, “marrjen peng” të bashkëjeteueses time dhe ish-bashkëshortes time, e më pas kontrollet spektakolare të emetuara si të ishin kallëpe të dala nga goja, e banesave, ku lajmi shkonte më parë në media sesa procesverbali në zyrat e institucionit, të qenit një “black falling star” në një media kombëtare që e kam dashur dhe respektuar shumë (meqë ra fjala, dhe lufta në Kosove dikur zgjati më pak në media se sa emri im servirur nga Spin Doktor/doctors si gjellë e helmuar e përditshme), pastaj disa “falanga” të dala nga kuadri i ligjit që nuhasnin gjurmët e mia. Në shumë vende demokratike ku Spin doctor/doctors nuk do arrijnë të strukturojnë mesazhin… kjo quhet “PËRNDJEKJE”. Ka një nen në Kodin penal, ndoshta 121, ndoshta 128.
    Ahhh, harrova se si filloi, me frikën dhe stopimin e 90% të atyre që punoja në nivelet e larta në politikë apo ekzekutiv, e që dikur ndoshta i kam mbështetur e promovuar (me ato mundësi të miat), për të bërë atë që kishim bërë ndër vite, të ishim miq e shokë. I kuptoj që “duhet” të kishin e kenë frikë, ndoshta. Nuk i mirëkuptoj, po e di që ishte gjendur “armiku” që do dimensionohej e ridimensionohej më pas në shumë episode.
    Dua te sqaroj qytetarët dhe mbi të gjitha votuesit e mi për çfarë dyshohem, apo siç kanë qejf disa gazetarë opinionistë e politikanë akuzohem:
    1. Për njohje të hershme me një njeri i cili kur unë e kam njohur ka qenë njeri normal e në punën e vet. Nuk e di e s’marr përsipër të bëj gjyqtarin, për çfarë ka bërë në jetë ky njeri. Po nuk besoj se njohja me dikë që ndoshta drejtësia e akuzon, të bën të akuzuar apo bashkëpuntor.
    Unë në punën time në opozitë dhe më pas në qeveri kam pas kontakte me gati 100 për qind të bizneseve të vendit. Mijëra mëngjese pune, dreka pune, darka pune, takime pune kanë dhënë frytet e tyre në politikat e zhvillimit të vendit. Mendimet dhe kontributet e tyre kanë marrë qindra herë formën e nismave ligjore në funksion të zhvillimit të vendit.
    Një gazetar që vleresoj shumë për profesionalizmin, ka thënë diku që “çkodimi i Blackberry ka zbuluar”…
    Bisedat e mija siç e theksova dhe dje janë krej normale dhe impotente në raport me favorizimin apo lobimin, aq më tepër në opozitë.
    2. Se ish-bashkëshortja ime (që s’ka punuar kurrë në një institucion shtetëror) ka shitur metra katrorë, pronë e deklaruar në deklaratën time të pasurisë, në treg të lirë, si korrupsion???? Pronën e familjes të deklaruar me burime të verifikuara, si korrupsion?? Hetim kujt ia ka shitur pronën??
    Nëna ime në 2006 ia ka shitur shtëpinë tonë motrës time, që jeton gati 17 vite atje. Quhet fiktive?
    3. Se bashkëjetuesja ime (që ka 20 vite që punon në sektorin privat) dhe familja e saj ka blerë pronë në Hamallaj, me transaksion të pastër e të verifikuar bankar. Mercenarët e kapur në flagrance kanë pretenduar se ka qenë pronë e Klodian Zotos. Bëjeni këtë pyetje publikisht. Klodian Zoto, që s’ka qenë kurrë miku im, s’e ka pasur kurrë pronë, e s’ka paguar kurrë nje cent për këte pronë, që më pas të ishte në gjendje të falte e dhuronte këtë pronë. Verifikojeni se është kollaj të mos e duash “fytyrën e ngrysur” timen në perceptim.
    4. S’e kam bërë alokime e rialokime me kërkesë gjithmonë të ministrivë të linjës, si ministër Financash. Ej, Ministri i Financave ben gati 2000 rialokime e alokime e çelje investimesh në vit. Kush e njef ligjin e Buxhetit qesh me këtë akuzë. I lutem institucionit të drejtësisë ta lexojë këte ligj.
    5. Se kam bërë biznes ndërtimi në 2004 e kam marrë e kredi në 2006 për këte biznes (e verifikueshme nga banka Amerikane, sot Inteza san Paolo). Në komision u tha një e pavërtetë, që kredia është marre në 2016. Kush ka ndërtuar e blerë shtëpi e di mirë si funksionon ky biznes në Shqipëri.
    6. Për mosmarrjë pjesë në procedurë të tenderave dhe koncesioneve, për shkak të pozicioneve të mia zyrtare. Pozicionet e mia zyrtare në ministri të Ekonomisë apo Financave nuk marrin pjesë ne procedura. Letrat janë atje. S’kam marrë pjesë në procedurat e inceneratorëve. Letrat do dalin, e nëse dikush do të kërkojë t’i fshehë, do dalin gjithsesi.
    7. Se eshtë perdorur fondi rezervë për financim e inceneratorit të Elbasanit. Edhe sikur te ishte kështu do ishte sërish komplet ligjore. Por financimi i inceneratorit të Elbasanit është bërë kur unë s’kam qenë ministër Financash, dhe është bërë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Paraardhësi im, Z.Shkëlqim Cani dhe qeveria ka zbatuar ligjin në këte vendim. Mësova kur u thirra në SPAK, se nuk e mbaja mend që s’kisha marrë as pjesë në këtë mbledhje qeverie.
    Për ju që i lexoni si kureshtare (nëse i lexoni), hetimi im s’ka pasur fare të bëjë me inceneratorët, se unë për shkak të pozicioneve s’kam pasur tagër të përfshihem në procedurat e tenderimit. Është hetuar Arbeni, jeta e tij për 25 vite, dhe jo procedura. Të thahet liqeni, mbase ngelet peshk në taban. Standard që s’duhet t’i përkasë drejtësisë së re.
    Kushdo që është rritur me mua në fëmijëri, apo ka pasur lidhje miqësore, apo dikur biznesi e tavolinash, ështe hetuar. Nexhmija po të ishte gjallë do thoshte “mua s’më qeka bërë asnjë nga “non grata” që është lëshuar si hijenë bashkë me të deformuarin e zëshëm, apo “miq” me thika blu e rozë.
    Dikush më tha “të duan në burg vëlla”.
    Kam marrë kërcenime (I kam me screenshot e me zë ndoshta), madje së fundi dhe një mesazh triumfi si mirseardhje… Nëse do ta meritoj, sigurisht që do ndodhë…po jo përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë.
    Shpresoj të dalin sa më shumë shkresa e letra të miat, si ato që BIRN nxori dje, që qytetarët të kuptojnë (aq sa mundet) që puna “ e fytyrës së ngrysur” ka qenë në interes të publikut.
    Më kanë quajtur “në arrati”. Mendoj që kam ikur për arsye serioze familjare (një pjesë e miqve të mi e dine përse), dhe besoj e mendoj kam ikur përpara se kërkesa e SPAK për imuitetin tim të këtë shkuar në poste për të arritur pas disa ditësh në kuvend. Kush ka qejf për scoop ta quajë arrati. Dhe Luigjit të 16-të iu dha katër ditë kohë përpara se t’i pritej koka, ndërsa mua e avokatëve të mi, as 24 orë (17 orë gjithsej) për një dosje 230 faqe e mbushur me supozime e ndoshta “palë të treta” e një material 60 GB.
    Së fundmi i falenderoj të gjithë kolegët e mi, të mazhorancës dhe opozitës që do të votojnë sot, dhe ata që vrapojnë dhe thonë që përgjegjësia është personale. Poooo personale është kur e shkel. Sidomos për ata të hershem, sot në opozitë, e të rinj që firmosin për punë e projekte….
    Në mbyllje, i kërkoj të falur familjes time, Livias, Kejsit, Kejlis, Erjolës bashkjetueses time, Albinës, ish-gruas time, nënës time, motrave të mia, miqve të mi për shqetësimet që u kam sjellë pa dashje me këte histori. Shpresoj që të më falin në këtë jetë.
    I kërkoj të falur dhe votuesve të mi, po zoti e di të vërtetën, që unë do mundohem ditë pas dite ta nxjerr.
    To be continued…


    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-07-2023 më 18:03

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    117 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, Kuvendi dorëzon autorizimin në SPAK

    Emri:  Screenshot_45-1186x720-1.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  40.3 KB

    Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr imunitetin e deputetit socialist Arben Ahmetaj dhe tashmë është koha që SPAK-u ta gjejë dhe ta arrestojë.

    Kuvendi ka dorëzuar te Prokuroria e Posaçme autorizimin për heqjen e lirisë së Ahmetajt. Me këtë vendim, Kuvendi i heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit.

    Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga Gjykata ose nëse ai jep dorëheqje. Kryeministri Edi Rama të flasë sot në orën 18:30.


    Koha Jone

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    SPAK dërgon në Gjykatë kërkesën për masën ”arrest në burg” për Ahmetajn

    Pasi 117 deputetë nga votimi në Kuvend i dhanë dritën jeshile SPAK-ut për të vijuar sipas ligjit me Arben Ahmetajn, mësohet se SPAK-u ka dërguar në Gjykatë kërkesën për masën ”arrest në burg”.

    Bashkë me kërkesën për arrestimin, SPAK ka kërkuar edhe leje për kontrollin e banesave të tij. Kërkesa e SPAK është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, i cili do të duhet të shqyrtojë materialin hetimor të SPAK në një afat prej 48 orësh dhe më pas të dalë me një vendim.

    Nëse pranohet kërkesa e SPAK, pritet që policia të ushtrojë kontrolle në të gjitha banesat e Ahmetajt dhe të bëjë kërkimet për ta gjetur atë. Ligjërisht procedura e kërkimit në territorin shqiptar te ish-ministrit do të marrë të paktën 2 javë kohë, deri në deklarimin e tij si të ikur.

    Vetëm pas këtij momenti, SPAK bën shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar. Avokatët e ish-zëvendëskryeministrit kanë zbuluar këtë të premte se klienti i tyre ndodhet në Angli.

    Koha Jone

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Arben Ahmetaj te “çunat e Londrës” (Foto)

    Emri:  Capture-98.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  37.6 KB

    “Nga sot, pak me shumë RESPEKT, për “çunat e Londrës”- shkruan ndër të tjera gazetari i njohur Artan Hoxha dhe publikon foton e Arben Ahmetaj në Londër.
    Ndërkohë parlamenti shqiptar votoi dje me 117 vota pro për arrestimin e tij nga SPAK.
    Avokati i Ahmetaj tha për mediat se ai do të kthehet në Shqipëri kur vendi të jetë i lirë.

    Koha Jone

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    VIDEO/ Rama: PS nuk është kurrizi ku mund të kalërosh. Të vendosë drejtësia nëse Ahmetaj ka faj apo jo

    Emri:  ahmetaj-2-1536x942.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  36.0 KB

    Pasi votoi paradite në Kuvendin e Shqipërisë pro heqjes së imunitetit të deputetit socialist Arben Ahmetajt, kryeministri Edi Rama foli për herë të parë për këtë çështje përmes një video-mesazhi. I prerë dhe me një mesazh të fortë, të thellë e të qartë fillimisht për Reformën në Drejtësi dhe për gjykimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt, ish-numrit dy të qeverisë së tij. Rama tha se para ligjit PS nuk mbron askënd, asnjë që fryn xhepin me buxhetin e shtetit.

    “Sot ne votuam një kërkesë të SPAK, ishte një tjetër test për ne. Si nismëtarët e Reformës në Drejtësi kush më ka dëgjuar qysh në krye të herës e ka ditur se e kam kërkuar me ngulm këtë gjë. E kam menduar shumë mirë çfarë flas dhe kam menduar shumë mirë ç’kam thënë. Kam pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të gjunjëzuar para dikujt në pushtet, një kulturë që Shqipëria e ka pasur qysh në krijimin e vetë.

    Që kur e kemi bërë këtë Reformë nuk kishte ndodhur kurrë. Kur një njeri me pushtet është dënuar si ish kryeministri fatos Nano ishte rasti i fundit i traditës shqiptare e burgosjes së kundërshtarit politik. Diktatura ishte shëmbëlltyra e drejtësisë sipas oreksit të të parit.

    Nuk kam folur për të qenë në rregull me manualin e komunikimit si paraardhësit e mi, jam përpjekur pa pushim që ta miratoj atë, edhe pse ka pasur kosto dhe kur ndodh kur ajo funksionon në ndonjë formë jo fort bindëse. Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe para atyre, unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon me këtë besim duke thyer mandatin e votuesve tanë dhe të besimit tim me një mundësi për të fryrë xhepin me anë të pushtetit”,-tha Rama.

    Po ashtu kryeministri Edi Rama tha se PS-ja nuk është kurrizi ku mund të kalërosh. “Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim, duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin, por nuk kam qenë dhe nuk jam kurrë të mbaj në shpinë askënd që e kujton shtëpinë e madhe të PS kurrizin e një kali që mund ta kalërojë”,-tha Rama.

    Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama

    Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare! Sot ne votuam një kërkesë të SPAK-ut për të autorizuar arrestimin e një deputeti, i cili ka mbuluar detyra të rëndësishme në qeveritë tona, si ministër dhe zv.kryeministër! Ky i zyrtarit më të lartë shqiptar që gjermësot ka përfunduar në rrjetën hetimore të SPAK-ut, ishte një tjetër test për ne, si nismëtarët e Reformës në Drejtësi, kur ishim në opozitë, udhëheqësit e saj të vendosur kur erdhëm në qeveri dhe garantët e saj të palëkundur që kur Reforma u miratua e hyri në rrugën e zbatimit të saj. Kush më ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend se e kam kërkuar me shumë ngulm këtë reformë. Kur kam thënë se nuk duam një tjetër arrnë nga ato të mëparshmet për drejtësinë, po duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë, e kam menduar shumë mirë çka flas dhe kam folur pikërisht atë që kam menduar.

    Kur kam folur për sistem të vjetër, nuk kam pasur parasysh vetëm kalbësirën kutërbuese të drejtësisë gjasme demokratike të çerek shekulli tranzicion, ku pandëshkueshmëria ishte kthyer në një normë poshtëruese për shqiptarët e për Shqipërinë. Po kam pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të një drejtësie të gjunjëzuar para njeriut të veshur me pushtet, kulturë që rrënjët i ka të shtrira qysh nga dita e parë e krijimit të shtetit shqiptar dhe deri vonë në ditët tona sepse asnjëherë, që nga viti 1912 dhe deri në vitet kur ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, i hymë detit në këmbë, për ta nxjerrë matanë Reformën në Drejtësi, nuk kishte bërë kurrë vaki, që një shkelës ligji me pushtet, të trajtohej nga drejtësia si një njeri i zakonshëm në shkelje të ligjit.

    Rasti i vetëm në memorien historike të 33 vjetëve nga rënia e sistemit të drejtësisë proletare, kur një njeri me pushtet është dënuar nga gjykatat e këtij vendi, ai i ish-kryeministrit Fatos Nano ishte në fakt, rasti i fundit i traditës shtetërore shqiptare, të persekutimit dhe burgosjes politike të një kundërshtari të pushtetit arbitrar të radhës, që nga koha e përpara mbretërisë e deri shumë vonë. Periudha e diktaturës komuniste ishte pastaj shëmbëlltyra më e përbindshme e asaj kulture barbarie të drejtësisë sipas oreksit të të parit. Kur kam thënë se nuk duam një reformë për ta vënë drejtësinë nën kontrollin e një pale kundër tjetrës, po duam një drejtësi të re, të pavarur nga pushteti i politikës, të aftë për ta luftuar korrupsionin e niveleve më të larta dhe krimin e organizuar, të ndershme në hetimet e gjykimet e saj, pavarësisht ngjyrave partiake, lidhjeve klanore, tundimeve korruptive, nuk kam qenë vetëm lideri i opozitës, po kam qenë edhe kryeministri i Shqipërisë.

    Nuk kam folur për të qenë në rregull me manualin e komunikimit të kryetarit të qeverisë, si paraardhësit e mi. As nuk jam mjaftuar me fjalët e mëdha për nevojën e Reformës në Drejtësi pa vepruar, por jam përpjekur papushim, për ta miratuar atë edhe me koston e prishjes së qeverisë së koalicionit aso kohe, e pse jo edhe të humbjes së pushtetit, po të ishte nevoja dhe për ta mbështetur atë pa asnjë bishtnim karshi qëllimit të saj të madh, edhe kur ndodh që ajo të veprojë në mënyrë jo fort bindëse në ndonjë rast të caktuar.

    Nuk jam përpjekur thjesht për korrupsionin e nivelit të lartë të atyre që dje në qeveri grabitën sa mundën dhe sot në opozitë baltosin sa mundin pa u hyrë ende as edhe një gjemb në këmbë, po e kam pasur edhe për nivelin e lartë të qeverisjes sonë sigurisht sepse mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe përpara atyre, qoftë atyre që më kanë zgjedhur apo qoftë atyre që nuk më kanë zgjedhur për ta udhëhequr këtë përpjekje historike në të mirë të të gjithëve, për këtë vend të bekuar nga dora e Zotit dhe të penguar kaq gjatë nga dora e robit, unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim, duke e kthyer mandatin e shqiptarëve, të votuesve tanë dhe besimin tim gjithashtu, në një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin, duke punuar për shtetin.

    Për hir të këtij misioni dhe për t’u kthyer shqiptarëve, me sa fuqitë e mia ma lejojnë, nderin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë duke më besuar udhëheqjen e këtij vendi, unë jam gati të mbaj pa asnjë ankim baltën e pambarimtë që kundërshtarët e të gjitha llojeve më hedhin çdo ditë padrejtësisht fytyrë e në gjoks prej vitesh, por nuk kam qenë, nuk jam, e nuk do të jem kurrë gati, të mbaj në shpinë bashkë me Partinë Socialiste, askënd që e kujton gabimisht shpinën e madhe të kësaj familjeje politike, kurrizin e një kali që mund ta kalërojë për të shirë për vete, në lëmin e pushtetit të marrë nga populli.
    Kur kam thënë se dua një drejtësi që të shohë drejt, pa i ulur sytë as përballë të majtës e as përballë të djathtës, që të ecë drejt, pa marrë anë, që të godasë drejtësisht, pa i matur çështjet me peshoren e politikës, e kam ditur mirë edhe çfarë them, e kam ditur mirë edhe çfarë vjen.

    Natyrisht, t’i thuash këto, të përpiqesh me mish e me shpirt që kështu të ndodhë më në fund, në këtë tokë të etur për drejtësi, dhe më tej t’i shohësh të fillojnë të ndodhin kështu, gjërat për të cilat je përpjekur me të gjithë shumicën qeverisëse, nuk është, nuk ka sesi të jetë, e njëjta gjë sepse ndryshe nga çdo reformë tjetër transformuese, e cila në një mënyrë a një tjetër prek interesat e njerëzve, kjo e drejtësisë në veprim prek jetët e tyre dhe cënon edhe lirinë e njerëzve. E kur pastaj ndër këta njerëz, ndodh të jenë edhe persona me të cilët ke punuar deri edhe fare afër, ke ndarë kohë, mendime, sfida të përbashkëta, ditë të mira e të këqija, kjo histori bëhet shumë më e vështirë ta jetosh, se sa ta imagjinosh, ta planifikosh, ta krijosh me votë e ta garantosh me bindje në vazhdimësinë e saj.

    Ndryshe nga të tëra historitë e tjera të suksesit të politikës dhe qeverisjes, kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses, me statistika e me krenarinë legjitime për rezultatet e arritura, sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar, hetuar, gjykuar a dënuar, të cilëve ndodh t’u kesh njohur familjarët, përqafuar fëmijët apo prindërit, ngushëlluar vdekje apo uruar ditëlindje.

    Arben Ahmetaj nuk është as një njeri i panjohur dhe as një bashkëpunëtor i largët për mua. Ai është një ndër bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë në telefon, kam diskutuar më shumë për shumë nga vendimmarrjet tona gjatë këtyre viteve. Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim. Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin.

    Këtu mbyllet çdo koment i imi mbi rastin konkret. Tanimë është në dorën e drejtësisë të na e tregojë deri në fund në është një rast fajësie apo pafajësie, por nuk mbyllet këtu ky mesazh, sepse më duket e udhës t’i rivendos edhe disa pika mbi “i”, për këtë rrugë që vazhdon me bekimin e shumicës së shqiptarëve. Kjo që kam zgjedhur, që ne, shumica politike e këtij vendi kemi zgjedhur, është një rrugë e përbashkët, ku të përbashkëta janë arsyet e mirëkuptuara, qëllimet e shpalluara, përpjekjet e bashkërenduara, po të përveçme, personale, janë përjetimet e fuqisë që i është dhënë një individi, çdo individi përkohësisht për të marrë vendime, të ndryshme janë virtytet e dobësitë njerëzore të secilit, raportet me veten, karrigen, paranë.

    E prandaj edhe fati i rrugës së përbashkët është një, i përcaktuar nga e përbashkëta e përpjekjeve tona nën dritën e diellit, ndërsa fatet e bashkudhëtarëve në këtë rrugë nuk janë njësoj, për njëqind e një arsye, ama njëra ndër të cilat është niveli i rezistencës ndaj tundimit të pasurimit të paligjshëm, në ndërveprimet e panumërta për shkak të detyrës, larg syve të publikut dhe në kontaktet me gjithfarë njerëzish e interesash, që jeta në politikë apo institucione, t’i sjell në derë. Afërmendsh nuk është asnjëherë dot e mirë, një ditë kur kjo e vërtetë materializohet, duke marrë fytyrën e bashkudhëtarëve konkretë, sepse ndjesia lënduese, herë e zhgënjimit, herë e disproporcionalitetit e herë e thjesht befasisë është e fortë dhe vështirësia e tretjes së saj është e madhe, por në fund, mbetet gjithnjë fakti se të gjithë bëjmë zgjedhjet tona dhe zgjedhja ime nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast.

    Prandaj po e përsëris edhe njëherë sot për të gjithë familjen tonë politike, atë që e kam thënë me fjalë të tjera disa herë më parë, po e kam stërthënë shumë herë, qysh ditën e parë të hyrjes në këtë godinë, në të gjitha mbledhjet e takimet e të gjitha niveleve të qeverisjes, se kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë ku bën dy punë, edhe për shtetin edhe për xhepin, merr një përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua, as me ne, po duhet ta mbajë vetë, qoftë kur del para pasqyrës, qoftë kur sheh lart nga Zoti, apo qoftë kur i bie të gjendet para derës së drejtësisë.

    Ua kam thënë shumë troç dhe po e rithem këtu publikisht para të gjithëve, unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët, po çdo bashkëpunëtor e zgjedh për të mos lëshuar rrugën dhe njerëzit që na kanë zgjedhur të gjithëve ne për t’i udhëhequr në këtë rrugë. Ndërsa të tjerëve, atyre që njihen botërisht si armiq të Reformës në Drejtësi apo si matrapazë publikë të luftës për drejtësi, të cilët janë në një garë të ethshme mesveti për gjak, për baltosjen tonë nga të katër anët apo për vetëngushëllim, teksa era e nënvedit po i mbyt nga frika e drejtësisë, u them se i mëshiroj për ultësinë e qenies së tyre dhe i mirëpres me durimin më të madh gjylet e baltës së tyre.

    Fatkeqësisht ata që duhet të ishin opozita e këtij vendi, janë turpi dhe mallkimi i vjetër më shumë se njëshekullor i Shqipërisë, po fatmirësisht nuk habisin po as nuk bindin më askënd, mëkatarë të mëdhenj dhe shpirtra të ndrydhur, me të cilët merret populli shqiptar si askush tjetër nuk merret dot, sa herë që kanë kurajo e dalin të kërkojnë vota prej tij, gjithnjë e më të kërrusur, gjithnjë e më të vrerosur, gjithnjë e më të humbur, nën peshën e boshllëkut të tyre.

    Kjo nuk është as dita për t’i thënë dobësitë dhe të metat e punës së organeve të reja të drejtësisë, as për t’i shprehur shqetësimet mbi problematikat e mprehta të veprimtarisë së tyre të re. Kjo është dita për t’u kujtuar të gjithëve edhe njëherë, se gjithë çfarë po ndodh me luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe fakti se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë – përtej të tëra rezervave që të gjithë mund të kenë, për arsye të ndryshme, këndvështrime të ndryshme, SPAK-u, Gjykata Speciale e ka zanafillën pikërisht tek kjo shumicë që qeveris vendin, tek vullneti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, tek këmëngulja e grupeve të saj parlamentare dje dhe sot, tek vendimmarrja jonë, më e guximshmja në historinë politike shqiptare të këtyre tre dekadave, për t’i hyrë detit në këmbë, në kërkim të një drejtësie për Shqipërinë, për shqiptarët dhe me shqiptarët. Të qartë se o i hyjmë ne, o kurrë nuk bëhet. Të bindur se vetëm ne mund t’i hyjmë dhe ta bëjmë.

    Të vetëdijshëm se ky det nuk kalohet pa u lagur vetë dhe madje pa rrezikuar edhe mbytjen nga dallgët e larta, nga lodhja, nga humbja e durimit apo nga të papriturat e rrugës. Të ndërgjegjshëm për gjatësinë e stërmundimshme të kësaj rruge, për telashet e pashmangshme me karakteret e dobëta dhe për kohën që fluturon pa mjaftuar kurrë teksa bregu nga ana tjetër është ende larg. Po ama të sigurtë, si drita e diellit që shohim, se kjo përpjekje është më e madhja që mund të bëjmë për Shqipërinë europiane të fëmijëve tanë, të cilët nuk do të jetojnë më në një vend me dy drejtësi, një të fortë për të dobëtit dhe një të dobët për të fortët, prandaj kokën lartë dhe vetëm përpara. Faleminderit!



    Koha Jone

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    'Kokën lart dhe vetëm përpara'

    Nga Sali Berisha

    Kokën lart dhe vetëm përpara! - Me këto fjalë Edi Rama mbylli dje mesazhin e tij të hipokrizisë dhe paturpësisë drejtuar rilindasve të tij!

    Të dashur miq, cilido që lexon këtë thirrje të Edi Ramës drejtuar dje rilindasve në mesazhin për arratisjen e Arben Ahmetit, gjëja e parë që i shkon në mendje është thirrja përpara drejt shtazërive të reja të klaneve mafioze qeveritare, si ajo e Borizanës apo përpara drejt vjedhjeve më të mëdha se sa vjedhje e shekullit me djegësat, ose përpara me arratisjen e qeveritarëve hajdut në rast se ata i kërkon drejtësia për vjedhjen e qytetarëve.

    Nuk ka thirrje më të paturpshme dhe më cinike për shqiptarët se sa kjo thirrje që Edi Rama si kreu i organizatës kriminale u drejtoi dje, rilindasve të vet hajdutë kriminelë. Por mesazhi i djeshëm i Edi Ramës nga rreshti i parë në të fundit, ishte mesazhi i Hipokrizisë dhe i Paturpësisë.

    Në vend se t’iu kërkonte ndjesë qytetarëve për arratisjen e zëvendësit dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Arben Ahmetaj, dhe të dënonte me forcën më të madhe aktin e tij të turpshëm, Edi Rama zbatoj kodin e heshtjes së mafies dhe nuk shqipëroi një fjalë të vetme jo për ndjesë, por as për aktin e pashembullt në histori të arratisjes së zëvendësit të tij zëvendëskryeministrit të vendi dhe nuk dënoi me një fjalë të vetme, arratinë e tij nga vendi për t’i shpëtuar sallës së gjyqit. Ai, në vend të këtyre, zgjodhi me paturpësinë dhe hipokrizinë më të madhe të ju mburrej shqiptarëve me drejtësinë e re, me drejtësinë në kontrollin e tij me zëvendëskryeministër të pandehur në arrati.

    Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjalimi i Edi Ramës sepse ai jo vetëm nuk dënoi aktin e turpit, por nuk e përmendi qoftë dhe një herë të vetme fjalën “arratisje” të Arben Ahmetit.

    Ai foli para publikut sikur Arben Ahmetaj të mos ishte arratisur, por ishte në krah të tij dhe nga parlamenti do të shkonte para drejtësisë, paçka se arratisja e tij është arratisja e shekullit dhe ai është i pari ministër në historinë e shtetit shqiptar që arratiset kur thirret të japë llogari para drejtësisë.

    Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjala e djeshme e Edi Ramës sepse rrahu gjoksin se, ai nuk pengon drejtësinë e re paçka se ai vet sabotoi atë duke njoftuar zëvendësin dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë që t’ia mbathë kohë përpara se vendimi i prokurorisë të dërgohej në parlament.

    Te dashur miq, hipokrizi dhe paturpësi ishte mesazhi i Edi Ramës në të cilin ai poshtërsisht dhe si bos i organizatës së tij kriminale dhe në zbatim të kodit të mafies, nuk tha asnjë fjalë të vetme se Arben Ahmetaj u arratis sepse akuzohej për vjedhjen në sipërmarrjen private të djegësave të Edi Ramës, e cila gjer sot është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

    Kjo hipokrizi është një poshtërim për çdo shqiptar, që sot jeton me rrogat më të ulëta në rajon, pikërisht nga vjedhjet që kjo organizatë kriminale ka bërë.

    Prandaj dhe sot në emër të Partisë Demokratike, unë do t’i drejtoj disa pyetje Edi Ramës, që çdo shqiptar kërkon përgjigje:

    - Edi Rama, nëse je kaq krenar për drejtësinë e re, si shpjegohet që shqiptarët janë mbajtur më gjatë në burg për faturën e dritave, se sa ministrat e tu të dënuar për trafiqe dhe droge?

    - Edi Rama, nëse je kaq krenar për drejtësinë e re, si shpjegohet që nuk i është sekuestruar pasuria asnjë prej bashkëpunëtorëve të tu që janë në burg?

    - Edi Rama, nëse je kaq krenar për drejtësinë e re, përse nuk ka ngritur ajo asnjë akuzë, për kokën e kësaj organizate kriminale; për ty Edi Rama?

    Së fundi, të pyesim Edi Ramën kush e pengon përveç teje drejtësinë e re të rikuperojë mbi 200 milionë euro të vjedhura në këto vite nga sipërmarrja jote e djegësave dhe të bllokojë grabitjen çdo muaj të miliona euro nga kjo sipërmarrje e shpallur nga vet drejtësia si vepër krimi?

    Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë.

    Për këtë degradim që ka pësuar shteti ynë, Edi Rama duhej të kish dhënë dorëheqjen ose të ishte përmbysur me kohë. Dorëheqja nuk do të ishte më një akt burrërie, por një akt arsyeje.

    Në vend të dorëheqjes, çfarë bëri Edi Rama?! U tha shqiptarëve se është krenar për arritjet. Kjo është paturpësi. Dhe përpara një kryeministri të paturp dhe që vjedh, i takon popullit të ruajë arsyen dhe të bëjë atë që çdo popull i arsyeshëm do të bënte përballë kësaj drame. Çdo komb i qytetëruar në këto rrethana derdhet në rrugë dhe i jep duart një regjimi të tillë.

    Ka ardhur koha, që shqiptarët jo vetëm të thonë së janë qytetarë të Europës, por të veprojnë si qytetarë të Europës!


    Syri

  15. #35
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,407
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-07-2023 më 15:36
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Fundjavat e luksit të Arben Ahmetajt me paratë e incineratorëve

    Të dhënat e dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se si taksapaguesit shqiptarë financuan përmes biznesmenëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e të tjerë, jetën luksose të ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, të gruas, të shoqes dhe të kushërirës së shoqes, krahas zyrtarëve të shumtë socialistë.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  20230608_233336_080623_5_03-3_CkPJcPm.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  34.7 KB
    Deputeti Arben Ahmetaj duke hyrë në një seancë parlamentare | Foto: LSA

    Një ditë të premte, më 7 mars 2013, dy kushërira u nisën për një fundjavë në Milano. Njëra prej tyre, nuk pagoi, u tha ajo prokurorëve një dekadë më vonë, për shkak se ishte e ftuara e shtetases Erjola Hoxha, e cila, shumë vite më vonë, u bë bashkëjetuese e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky nuk ishte udhëtimi i vetëm që dy kushërirat bënë.

    Të dhënat e grumbulluara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimit mbi përfitimet e dyshuara korruptive të ish-zëvendëskryeministrit, nga dy biznesmenë aktualisht në arrati për akuza të tjera për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë, kanë zbuluar udhëtime të shumta të kryera nga Ahmetaj në shoqëri të ndryshme, përfshirë familjen e vet, bashkëjetuesen aktuale dhe zyrtarë të tjerë socialistë.

    Ish-ministri Damian Gjiknuri rezulton përfitues në dy raste nga karta e Zotos, i cili duket se ka funksionuar si bankomat për udhëtimet e biznesit apo të qejfit ndërsa Gent Gazheli, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe më parë, drejtor i zyrës kundër pastrimit të parave, rezulton të ketë udhëtuar bashkë me Mërtirin dhe Zoton për në Greqi. Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes specifike nëse i njihte apo i kishte takuar të dy biznesmenët. Gazheli nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

    Prokurorët kanë llogaritur se në total, për rastet e identifikuara, Zoto e Mërtiri i kanë paguar Ahmetajt gjithsej 34 mijë euro për udhëtime, përfshirë fundjava në Milano, pushime familjare në Rivierën Franceze apo pushime në Greqi, Rumani e Austri. Shpenzime të tjera për udhëtime të familjes rezultojnë të jenë paguar nga një shok fëmijërie i Ahmetajt.

    Shoku i fëmijërisë u punësua në një ndërmarrje shtetërore në likujdim kur Ahmetaj u bë ministër në vitin 2013, gjë që hap një pistë tjetër dyshimesh për korrupsion në lidhje me një ankand tjetër, që solli shkrirjen për skrap të Termocentralit të Fierit, një investim i kohës së komunizmit, i cili ishte jashtë pune prej vitesh, por që vazhdimisht diskutohej nevoja për ta restauruar për prodhim energjie.

    Udhëtimet e hetuara nga SPAK sugjerojnë një rritje progresive të kostos dhe të luksit, nga periudha 2012-2013, kur biznesi kryesor i Mërtirit dhe Zotos duket se ishin kontratat me ujësjellësit e qyteteve të qeverisura nga socialistët, deri te udhëtimet e fundit, të identifikuara në vitet 2016 e 2017.

    Në korrik 2013, pasi socialistët patën fituar zgjedhjet dhe pritej të merrnin pushtetin, Ahmetaj dërgoi të dashurën e tij dhe kushërirën e të dashurës në një udhëtim katër ditor në Milano dhe në Monako.

    Klodian Zoto pagoi përmes një karte bankare akomodim në dhomë Deluxe në hotelin Principe di Savoia me çmim rreth 400 euro nata. Sipas të dhënave të dërguara nga hoteli për drejtësinë italiane, e cila iu përgjigj një kërkese për ndihmë të ndërsjellët juridike të prokurorisë shqiptare, në total Zoto pagoi për Arben Ahmetajn dhe Erjola Hoxhën 1535 euro për qëndrimin e tyre në Milano.

    Në dy ditët që pasuan, Ahmetaj dhe Hoxha qëndruan në Hotel Hermitage në Monako. Policia e Monakos i raportoi drejtësisë shqiptare se Klodian Zoto pagoi 1396 euro për të dy, ndërsa rezervoi një dhomë më vete për kushërirën e Hoxhës. Udhëtimi nga Milano për në Monako u bë me një makinë me qira, me Ahmetajn në timon, sipas dëshmisë së kushërirës. Në total, vëren prokuroria, fundjava e gjatë kushtoi 4553 euro në hotele, pa llogaritur kostot e tjera të mundshme.

    Hoteli Principe di Savoia është vendi ku, sipas të dhënave të mbledhura nga prokuroria, një qëndrim dyditor mund të kushtojë mbi 1600 euro dhe ku vetëm mëngjesi kushton 90 euro.

    Prokuroria vëren gjithashtu se ky është hotel që duket se i ka pëlqyer veçanërisht shumë Ahmetajt, pasi është kthyer në të për të bujtur me shtetasin Mirel Mërtiri. Sipas SPAK, më 20 qershor 2014, Ahmetaj, në këtë kohë Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, u rikthye në Milano me zonjën Hoxha në hotel Principe di Savoia. Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja, e cila ishte pronarja ‘de jure' e incineratorit të Elbasanit, qëndruan në të njëjtën datë në hotelin Principe di Savoia. Dhoma e Mërtirit, një apartament me vlerë 1600 euro, u prenotua me kartën e Klodian Zotos por u pagua cash nga Mërtiri.

    Në vitin 2015, në një fundjavë tjetër në Milano, kësaj here në Armani Hotel kushtoi 2024 euro vetëm dhoma dhe pak pije për Hoxhën dhe Ahmetajn.

    SPAK dyshon se udhëtime të tilla nuk ishin vetëm për qejf por edhe për biznes. Ata vërejnë se në rastet kur Zoto paguante fundjava për Ahmetajn, Mërtiri, njeriu hije i incineratorëve, i cili duket se nuk mban kartë krediti dhe pëlqen të paguajë cash, gjendej duke udhëtuar të në njëjtat destinacione.

    Për shembull, në shtator 2015, Ahmetaj niset për një udhëtim pune në Paris. Në të njëjtat data, në Paris, karta e Klodian Zotos përdoret për të paguar 383 euro hotel, 434 euro restorant, dhe 750 euro për një subjekt tregtar të quajtur Crazy Horse. Prokurorët e SPAK vërejnë se “nga verifikimet në Google rezulton të jetë kabare në Paris”.

    Në gusht 2016, ndërsa punët po ecnin mbarë në Shqipëri me kontratën e koncesionit të Elbasanit dhe koncesionin e Fierit, Zoto dhe Mërtiri duket se fusin dorën thellë në xhep për të paguar udhëtimin më të shtrenjtë të identifikuar nga prokurorët për veten dhe për familjen e Ahmetajt me bashkëshorten e tij.

    Hoteli dhe SPA Tiara Miramar me pesë yje gjendet në Cote d'Azur ose Bregu i Kaltër, një segment i bregdetit të Francës në Mesdhe, i famshëm për turizmin e luksit. Mes datave 3 dhe 9 gusht 2016, në këtë hotel u prenotuan dy dhoma Prestige me pamje nga deti dhe dy dhoma Junior Suite me pamje nga kopshti.

    Prokuroria vëren se shtetasja Albina Mançka, nga emaili i saj i punës, njofton hotelin se pagesa do të bëhet nga Mirel Mërtiri. Mërtiri ia përcjell emailin me të dhënat e pagesës Klodian Zotos. Hoteli për Ahmetajn dhe bashkëshorten, fëmijët e tyre si dhe Mërtirin me partneren e tij Stela Gugallja dhe fëmijën e tyre kushtoi në total mbi 19 mijë euro, të cilat u paguan nga Zoto me transfertë bankare.

    Niveli i hoteleve të Ahmetajt duket se u përmirësua më tej në vijim. Në shtator të atij viti, dy ditë qëndrimi të tij dhe Hoxhës në hotelin Mandarin Oriental Milan kushtuan 2730 euro. Në prill të vitit 2017, një fundjavë tjetër me Hoxhën dhe kushërirën e saj kushtoi 4564 euro, sërish të paguara nga karta e Zotos. Ndërsa në korrik të atij viti, një udhëtim për në Rumani, në të cilin merrnin pjesë Ahmetaj, Mërtiri, Leonard Mene, (kunati i ministrit dhe drejtor në ministri) dhe Artan Gjoka, shok i ministrit dhe drejtor i kompanisë shtetërore në likujdim Petrol Alba, qëndruan në JW Mariot në Bukuresht për tre net. Fatura e hotelit u pagua cash nga Artan Gjoka, mësohet nga përgjigjja që hoteli i dha autoriteteve gjyqësore rumune, të cilat iu përgjigjën një kërkese për ndihmë juridike të ndërsjellët të prokurorisë shqiptare. Fatura totale, 2534 euro.

    Ky duket se ishte udhëtimi që solli probleme zinxhir për pjesëmarrësit. Më 16 korrik 2017, ndërsa po ktheheshin me makinë nga Rumania, një aksident në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut vërtetoi për herë të parë publikisht dhe ligjërisht lidhjen miqësore mes Mirel Mërtirit, njeriut që nuk shfaqet në shumë dokumente zyrtare biznesi dhe që duket se vepron përmes Klodian Zotos dhe bashkëjetueses së tij Stela Gugallja, dhe Arben Ahmetajt.

    Një investigim i vitit 2020 i BIRN hetoi skemën e incineratorëve, ndërsa një konflikt që duket se lindi më vonë mes Zotos dhe Ahmetajt solli telashe të mëtejshme për ish-zëvendëskryeministrin.

    Zoto vijoi të bëjë bankomatin për Ahmetajn përgjatë viteve 2019 e 2020, kur bashkëshortja e tij, Albina Mançka duket se vendosi të rinovojë një apartament te pallati i Shallvareve, ku ka banuar më herët edhe ish-kryeministri Fatos Nano në kate pa leje. Gjatë punimeve të rinovimit, ndërsa Mançka viziton qendra tregtare për blerje materjalesh, të tilla si hidrosanitare, parkete apo mobilje, ajo i kërkon shitësve që t'i lëshojnë faturat për llogari të subjektit me NIPT L02302032C. Prokuroria thotë se mbi 2 milionë lekë u paguan nga ky NIPT, i cili i përket kompanisë Integrated Technology Services të Klodian Zotos. Për shembull, te kompania Brunes u porositën hidrosanitare me vlerë mbi 4500 euro.

    Megjithatë, prokuroria vëren se kostoja totale e rinovimit, mbi 3 milionë lekë, për të cilat Mançka dhe Ahmetaj akuzohen se nuk i kanë deklaruar në deklaratat periodike vjetore të pasurisë, nuk u pagua në tërësi nga Zoto. Në maj 2020, Mançka njofton një nga furnitorët se nuk duhet të lëshojë më fatura për kompaninë e Zotos.

    Në verën e atij viti, Zoto i shkroi një hoteli ku kishte bërë pagesë me kartën e tij të kreditit vite më parë dhe kërkoi që t'i konfirmonin pagesën e bërë në favor të ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj. Për arsye jo të qarta, duket se Zoto ndërpreu pagesat për Ahmetajn në maj dhe filloi të grumbullojë materjale kompromentuese për shokun e tij, të cilat në dhjetor të vitit 2022 rrodhën në media. Konflikti duket se i ka dërguar si Zoton, ashtu edhe Ahmetajn, në arrati, të përndjekur nga akuzat për pastrim parash dhe korrupsion, krahas falsifikimit të dokumeteve dhe deklarimit të rremë të pasurisë.


    BIRN

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Transaksione zinxhir: Si Arben Ahmetaj i siguroi dhe mobiloi dy vila luksoze

    Hetimi i Prokurorisë së Posaçme mbi ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj vëren se një vilë luksoze në ‘Green Coast’ u sigurua përmes transaksioneve të papaguara për ish-bashkëshorten ndërsa një e dytë, u sigurua për bashkëjetuesen në Hamallaj, ku punimet u bënë falas nga një kompani që pati fituar tenderë të rindërtimit.

    Nga Ola Xama dhe Gjergj Erebara

    Emri:  Edi-Rama-Arben-Ahmetaj-768x408.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  29.1 KB
    Kryeministi Edi Rama dhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj në Kuvendin e Shqipërisë më 21 prill 2022. Foto: LSA

    Diku rreth gushtit të vitit 2022, lexuesi i sahatëve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në fshatrat Vuno, Palasë, Gjilekë e Iljaz në bregdetin jugor të Shqipërisë, merr një ankesë nga kompleksi Green Coast, një komunitet i mbyllur vilash luksoze ndërtuar përmes ligjit kontrovers të Investimeve Strategjike, miratuar në vitin 2015 me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në atë kohë, nën drejtimin e Arben Ahmetajt.

    Pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore për llogari të SPAK më herët këtë vit, punonjësi i OSHEE-së tha se e kishte marrë në telefon banorja e vilës 73, e cila i pati thënë që matësi nuk është në rregull sepse i faturohet më tepër se sa konsumon. Punonjësi shkoi në vend, fotografoi sahatin dhe kartën e identitetit të ankueses dhe ia përcolli ankesën zyrës përkatëse. Specialistët e laboratorit bënë testimet dhe dolën në konkluzionin se sahati ishte në rregull dhe nuk kishte mbifaturim.

    Vetëm se incidenti i vogël dhe në dukje pa rëndësi, pritet t'i kushtojë jo pak ankueses, ish-bashkëshorte e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, pasi në këtë mënyrë, ajo ofroi prova dokumentare në bazë të së cilës, SPAK doli në konkluzionin se vila 73, formalisht nën pronësinë e një shqiptareje me banim në Zvicër, është në fakt pronë e padeklaruar e Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes, Albina Mançka.

    Hetimi i Prokurorisë zbuloi se dy vila, një në Green Coast dhe një tjetër në fshatin Hamallaj të Durrësit, duket se janë përfituar nga Ahmetaj përmes skemave të ndryshme të pastrimit të parave. Në rastin e Hamallajt, punimet e rinovimit, me vlerë të deklaruar nga sipërmarrësi 137 mijë euro, nuk u likujduan kurrë.

    Deputeti Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Kuvendi ka miratuar një kërkesë të Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestit ndaj Ahmetajt, por ndërkohë ai është larguar nga vendi.

    Nga arratia Ahmetaj i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si ‘përndjekje'.

    Pyetur më herët në prokurori, Ahmetaj ka mohuar se vila në Green Coast ishte në pronësi të tij ndërsa Mançka i ka thënë hetuesve se ajo e ka vilën vetëm në përdorim, ndërsa pronarja e saj është shtetasja Elda Dinaj, me banim në Zvicër, me të cilën ka miqësi të vjetër.

    Edhe Dinaj, marrë në pyetje nga prokuroria, i ka qëndruar versionit të Mançkës, ndonëse prokurorët i kanë vënë në dukje një mal me prova se marrëdhëniet e saj me pronën e blerë kanë qenë sporadike, ndërsa marrëdhëniet e Mançkës kanë qenë intensive, përfshirë planet për mobilim dhe arredim të brendshëm si dhe objektet personale të sekuestruara nga oficerët gjatë kontrollit fizik të vilës. Prokurorët vërejnë se në ditën që Dinaj nënshkroi kontratën e blerjes së vilës, sistemi TIMS tregon se ajo nuk gjendej në Shqipëri ndërsa në mënyrë konveniente, noteri që regjistroi transaksionin, ishte i vëllai i Mançkës. Prokurorët vërejnë gjithashtu se pretendimet e Dinajt se punimet në vilë i ka paguar ajo vetë me para të sjella cash në Shqipëri duket se bien ndesh me faktin se ajo nuk ka deklaruar në doganë sjelljen e shumave të tilla, gjë që përbën detyrim ligjor kur kalon kufirin me mjete monetare të konsiderueshme.

    Dhoma e vilës me emrat e fëmijëve


    Prokurorët kanë zbuluar se vila në fshatin turistik ‘Green Coast', me çmim fillestar prej 381 mijë eurosh, është blerë fillimisht Interte Express, kompania nën pronësinë e biznesmeni kontrovers Mond Bego, e cila ka paguar vetëm 50 mijë euro dhe vijon të konsiderohet debitore nga shitësi. Kjo vilë është shitur më pas nga Inerte Express për 300 mijë euro te shtetësja Elda Dina, e cila ka paguar vetëm 120 mijë euro.

    Pavarësisht këtyre transaksioneve, në regjistrin e shitësit, Green Coast shpk, vijon të nxjerrë debitor kompaninë Interte Express, pavarësisht se afati kontraktual për shlyerje ka qenë vetëm 12 muaj, ndërsa kontrata parashikon penalitete të konsiderueshme për pagesa të vonuara, të cilat, duket se nuk janë zbatuar nga ana e shitësit.

    “Nga hetimet ekziston dyshimi se edhe kjo është një pasuri e fshehur nga shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka, e derivuar nga të ardhura të paligjshme dhe objekt i veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,” thuhet në dosjen që Prokuroria e Posaçme i dërgoi Kuvendit të Shqipërisë.

    Prokurorët vërejnë se edhe gjuha e përdorur në komunikimet e një punonjësi të kompanisë Inerte Express tingëllon si e lidhur me transaksione fiktive.

    Kështu, përmes një numri telefoni, pronarin e të cilit prokurorët e kanë identifikuar në dosje vetëm me emër dhe pa mbiemër, pyetet punonjësi “nëse duhet të bëjnë ndonjë qarkullim”.

    Komunikuesi vëren më tutje se “duhet të mbyllin vilën 73, e kanë mbetur pasi kanë arkëtuar vetëm një pesëdhjetëshe dhe janë për t'u qarkulluar edhe 337,731 dhe duhet të zgjedhë bankën ku do t'i kalojë.”

    SPAK gjithsesi nuk ka identifikuar burimin e parave të përdorura për blerjen e kësaj vile ndërsa akuzon Ahmetajn dhe Mançkën për pastrim parash dhe deklarim të rremë të pasurisë.

    Provat kyçe të prokurorisë duket se janë siguruar nga sekuestrimi i të dhënave në një studio arkitekturore të punësuar nga Ahmetaj dhe Mançka për rinovime të pronave të shumta të tyre, si dhe të faturave dhe dëshmive të mbledhura nga një numër i madh qytetarësh dhe biznesesh që kanë punuar për rinovimin – nga shitësit e pllakave te bojaxhiu apo te pastruesja.

    Nga dizajnot e përgatitura nga studio e arkitekturës, prokurorët zbuluan se si emrat e dhomave në vilën që supozohet se është nën pronësinë e Dinajt, janë mobiluar duke mbajtur emrat e Mançkës dhe fëmijëve të saj ndërsa edhe porositë e mobiljeve janë bërë në të njëjtin konktekst.

    Historia e të dyja vilave, zbardhur nga hetimet e SPAK, paraqet një lidhje të ngushtë mes kompanive që përfitojnë kontrata publike apo licenca dhe korrupsionit politik, e pakufizuar kjo te skandali i incineratorëve, që ishte pikënisja e hetimeve. Hetimet zbulojnë gjithashtu shpenzime për mobilime luksi me një palë kolltuqe që kushtojnë mbi 5 mijë euro apo një krevat që kushton 4800 euro.

    Hetimet kapin një episod në të cilin, procesi i rivlerësimit të pronave të patundshme, i ndërmarrë nga qeveria “Rama” në vitet 2019-2021, duket se ka krijuar edhe hapësirë manovrimi për pastrim parash me kosto minimale.

    Kjo vërehet në procesin e rivlerësimit të një apartamenti, të blerë fillimisht për 45 mijë euro dhe të rivlerësuar për 130 mijë euro, duke legalizuar efektivisht diferencën prej 85 mijë eurosh kundrejt një kostoje minimale fiskale prej 2 për qind.

    Në të dyja vilat janë përdorur disa transaksione për të fshehur origjinën dhe destinacionin e pasurisë, transaksione ku përfshihen disa kompani.

    Hetimi, ndonëse i kufizuar te Ahmetaj dhe dyshimet për përfitime të paligjshme prej tij, duket se hap pista të shumta hetimore për korrupsione të tjera të dyshuara.

    “Nga hetimet ekziston dyshimi se edhe kjo është një pasuri e fshehur nga shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka, e derivuar nga të ardhura të paligjshme dhe objekt i veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,” shkruhet në kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit ndaj arrestit të deputetit Arben Ahmetaj nga Kuvendi i Shqipërisë.

    Vila në Hamallaj

    Klodian Zoto është një biznesmen në arrati, i akuzuar nga SPAK së bashku me ortakun e tij Mirel Mërtiri për veprat penale “Korrupsioni aktiv” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” në dosjen penale për inceneratorin e Elbasanit dhe veçmas, atë të Fierit.

    Sipas hetimeve Zoto ka paguar nëpërmjet kartës së tij të kreditit dhe transfertave bankare udhëtime turistike luksi për Ahmetajn, familjarë dhe të afërmit e tij, si dhe disa zyrtarëve të tjerë socialistë në Evropë.

    SPAK thekson në kërkesën drejtuar Kuvendit se shtetasi Klodian Zoto fshihet pas porosisë së një vile në fshatin Hamallaj në një kompleks të ri turistik në bregdetin e Adriatikut të zhvilluar nga kompania Mane TCI, e cila dyshohet së është pasuri e fshehur e ish-zëvendëskryeministrit.

    Sipas hetimit, vila u porosit fillimisht në qershor 2017 nga Klodian Zoto, i cili, menjëherë ia përcjell drat-kontratën Mirel Mërtirit me porosinë: çoja pak frat t'i hedhi një sy dhe të më thotë për të dhënat që janë ok.” Duket se frat shkurt për fratello [vëlla në italisht] është mënyra se si Zoto dhe Mërtiri i drejtohen me përkëdheli Ahmetajt në këtë kohë.

    Vila dykatëshe me 517 metra truall dhe 221 metra ndërtim, ka çmimin 129 mijë euro. Në nëntor të atij viti, kompania njofton Zoton se vila ka përfunduar së ndërtuari. Sipas kontratës, shuma e parave të rëna dakord duhej të paguhej tani. Në shkurt 2018, kontrata anulohet, pasi Zoto nuk pagoi.

    Në skenë del shtetasi Gerian Kuka, pronar i kompanisë AE Distribution. Sipas prokurorisë, ai kishte një kontratë shkëmbimi me kompaninë Mane për një sipërfaqe toke në Dhërmi, në bazë të së cilës, Kuka ofronte 13 mijë metra katrorë tokë për zhvillim dhe merrte dy vila. Një amendim kontrate në vitin 2018, i dha atij edhe një vilë në Hamallaj, një transaksion për të cilin prokuroria ngre pikëpyetje pasi nuk duket se justifikohet nga ndonjë logjikë e vlefshme biznesi. Vetëm se, sipas hetimit të prokurorisë, vila nuk iu dorëzua Kukës, por shtetases Erjola Hoxha, e cila më pas u bë bashkëjetuese e Arben Ahmetajt.

    Prokuroria vëren se përgjatë viteve 2019, 2020 dhe 2021, Hoxha merret me rinovimin e vilës dhe me mobilimin e saj, por vetëm në mars 2022, Kuka ia shet vilën Hoxhës për 220 mijë euro. Prokuroria thotë se sigurimi i pagesës për vilën ndoqi një seri transaksionesh të dyshimta, ku morën pjesë kompani dhe individë, përfshirë prindërit e bashkëjetueses së Ahmetajt dhe shokun e tij të fëmijërisë, Artan Gjokaj, të cilit Ahmetaj i pati gjetur punë si drejtor te PetrolAlba më 2013, pasi u bë ministër.

    Transaksionet e dyshuara të rreme, nisin me kompaninë StarTek, për të cilën, prokurorët nënvijëzojnë se ka qenë përfituese e fondeve të rindërtimit me ent prokurues Bashkia Tiranë. Më 2018, kjo kompani i shet prindërve të Hoxhës një apartament në rreshtin e pestë të kompleksit në Hamallaj, me sipërfaqe 70 metra katrorë dhe me çmim 45 mijë euro. Prokuroria vëren se blerësit u detyruan të hyjnë në borxhe për të paguar këstin e fundit, i cili u shlye më 24 janar 2022, një ditë para se të nënshkruhej kontrata finale. Dhe më datë 26 janar 2022, pronarët aplikojnë për rivlerësim të pronës, sipas ligjit të përkohshëm që mundësonte rivlerësim për efekt fiskal. Vlera e re e deklaruar: 130 mijë euro. Më 17 shkurt, shtetasi Artan Gjoka e blen apartamentin në fjalë për të njëjtën shumë. Menjëherë më pas, prindërit ia dhurojnë shumën e përftuar vajzës, e cila e përdor për të paguar 220 mijë euro për vilën.

    Në thelb, një apartament 70 metra katrorë në radhën e pestë, u transformua, brenda një periudhe të shkurtër, në një vilë në rreshtin e parë të kompleksit turistik me sipërfaqe ndërtimi 220 metra katrorë dhe 500 metra truall.

    Prokuroria vëren se Gjoka dhe bashkëshortja e tij jetojnë me qira në Tiranë, pavarësisht se kanë zgjedhur të shpenzojnë 130 mijë euro për 70 metra katrorë apartament pushimi në Gjirin e Lalzit ndërsa hetimet në studion e arkitekturës që është marrë me rinovimin e vilës në Hamallaj kanë zbuluar se edhe apartamenti i blerë në emër të prindërve, duket se i përket shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e Arben Ahmetajt.

    “Shitja e apartamentit si më sipër të përshkruar, në vlerën 130 mijë euro dyshohet se është kryer në këtë vlerë, vetëm për të justifikuar çmimin që paguhet në vijim nga ana e shtetases Erjola Hoxha për blerjen e vilës,” thotë prokuroria.

    Para se ta blinte formalisht vilën, Hoxha dukej se ishte marrë vazhdimisht me punimet dhe mobilimin e saj, që nga viti 2019. Por shumica e punimeve duket se u bënë gjatë vitit 2021. Në shkurt të atij viti, në kompaninë Egeu Stone mbërrin një faturë për 150 metra katrorë parket nga kompania Brunes me vlerë 13 mijë euro. Në prill të atij viti, një komunikim elektronik mes punonjësve të kompanisë shitëse, mban shënimin: ‘Gazim Bregu Kapar Mobilje', shuma, 21 mijë euro. Kompania në fjalë shlyen edhe shumë fatura të ngjashme brenda një periudhe të shkurtër kohore.

    Gazim Bregu, pronar i kompanisë Egeu Stone, në fillim ka mohuar dhe ka bërë të paditurin. Pastaj, pasi prokuroria sekuestroi dokumente në kompaninë e tij, pranoi se ka kryer punime të shumta rinovuese në vilën në Hamallaj me justifikimin: “sepse punimet ishin skandal dhe kishte nevojë për restaurim”. Vila u pajis mes të tjerave me pishinë dhe punimet u kryen në një kohë rekord prej tre muajsh. U ble gur në Krujë për veshjen e oborrit dhe gjithçka tjetër.

    Në total, kompania dyshohet se ka paguar minimalisht 137 mijë euro punime dhe materjale. Prokuroria nënvijëzon se kompania në fjalë ka qenë e angazhuar në procesin e rindërtimit të vendit pas tërmetit të 29 nëntorit 2019, proces që u mbikëqyr nga Arben Ahmetaj si zëvendëskryeministër.

    “…rezulton se kjo shoqëri është përfshirë në procesin e Rindërtimit, në kohën kur ministër i Rindërtimit ka qenë shtetasi Arben Ahmetaj,” thekson prokuroria. “Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shoqëria Egeu Stone shpk, ka përfituar të paktën 9 (nëntë) tendera në Procesin e Rindërtimit në periudhën nga 10.2020 në 08.2022. Në këto tendera, shoqëria Egeu Stone ka qenë pjesëmarrëse si bashkim operatorësh ekonomikë. Vlera e këtyre procedurave të prokuromit është në shumën 2,065,195,775.5 lekë, ose afërsisht 16.8 milionë euro,” thotë prokuroria.

    Prokuroria duket se po heton se nga kanë dalë paratë e rinovimit dhe ka vënë re se Egeu Stone ka bërë shitje te A.E Distribution, kompania e Gerian Kukës, me vlerë afro 13 milionë lekë të rinj. Prokuroria nuk e shpjegon natyrën e këtij transaksioni.

    Në maj 2023, Gazim Bregu ka vajtur te Policia Gjyqësore për të dorëzuar një deklaratë ku thotë se punimet që ai ka kryer në vilën në Hamallaj kanë vlerën 137 mijë euro dhe se kjo është një faturë e palikujduar nga porositësi.

    Prokuroria thotë se ka arritur të vërtetojë se vila ka qenë efektivisht nën kontrollin e Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij që nga viti 2018, kur Zoto e porositi, ndërsa transaksionet e mëvona janë bërë me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë të pasurisë, shtetasit Klodian Zoto. Prokuroria vëren se veprimet e Ahmetajt përbëjnë veprën penale të korrupsionit ndërsa në bashkëpunim me bashkëjetuesen, duket se është përgjegjës për pastrim parash dhe deklarim të rremë të pasurisë.

    “E gjithë ecuria si kalimi te shtetasti Gerian Kuka e më pas tek Erjola Hoxha është bërë me qëllimin e vetëm për mbulimin e origjinës,” thonë prokurorët.

    “…nga të dhënat e administruara, ekziston dyshimi i arsyeshëm, mbështetur në prova se objekti Vila Saphire nr. 22, është produkt i veprës penale të korrupsionit, dhënë nga shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, shtetasit Arben Ahmetaj. Ky i fundit, nëpërmjet njohjeve të tij, ka organizuar një skemë të pastër të pastrimit të parave, me qëllim mbulimin e origjinës së vërtetë të kësaj pasurie,” shkruajnë prokurorët Altin Dumani dhe Enkelejda Millonai.

    Pyetur nga prokurorët, Ahmetaj deklaroi se ai nuk kishte dijeni për vilën sepse ajo ishte e Erjolës dhe familjes së saj. Ai nuk kishte dijeni se çfarë punimesh ishin bërë dhe se si janë paguar.

    Erjola Hoxha deklaron se vilën në Hamallaj e bleu për 220 mijë euro duke përdorur 90 mijë euro të kursyera në vite dhe 130 mijë euro të ardhura nga shitja e një apartamenti të prindërve.


    BIRN

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Rama shmang interpelancën në Kuvend për çështjen “Ahmetaj”

    Dy kërkesa të opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e incineratorëve u rrëzuan nga mazhoranca në Kuvend, ndërsa zyra e tij e shtypit tha se kryeministri e kishte ezauruar debatin me një mesazh në Facebook.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  rama-ne-dhermi.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  37.2 KB
    Kryeministri Edi Rama u shfaq në një video në Dhërmi me zv.kryeministren Balluku në kohën kur opozita kërkonte interpelancë për çështjen e incineratorëve. Foto: Facebook.

    Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga Dhërmiu mesditën e së enjtes, ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë, opozita kërkonte interpelancë me të për dosjen e hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj – i akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash të lidhur me aferën e inceneratorëve.

    Deputetët e opozitës dorëzuan një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin dhe një kërkese të dytë për mocion me debat, por të dyja kërkesat u rrëzuan nga mazhoranca me një votim të kontestuar nga opozita për parregullsi.

    Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet Qeveri-Kuvend, Elisa Spiropali, tha se urgjencën nuk e përcaktonin kërkuesit e interpelancës dhe se mazhoranca e kishte dhënë përgjigjen për çështjen, duke votuar pro arrestimit të Ahmetajt.

    Por kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi PS-në se po tentonte të kalonte në heshtje një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisjes dhe kërkoi me ngulm që të thirrej kryeministri në seancë.

    “Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama. Frika e tij nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti,” tha Bardhi.

    Edhe ish-kryeministri Sali Berisha tha se po shkelej Kushtetuta që parashikon detyrimin e Kuvendit për të realizuar këto interpelanca me kryeministrin dhe shtoi se: “Rama është i vetmi që ka tagrin për të dhënë llogari për arratisjen e numrit dy të qeverisë”.

    Kryeministri Rama ka refuzuar të përgjigjet për hetimet e SPAK ndaj Ahmetajt, një bashkëpunëtor i ngushtë i tij në dekadën e fundit, mbi të cilin rëndojnë akuza për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv të lidhur me kontratat koncesionare të incineratorëve.

    Një zëdhënëse e Ramës, e pyetur se pse kryeministri ka zgjedhur që të mos përballet me llogaridhënien në Kuvend, i tha BIRN-it se kjo ishte zgjedhje e tij për marrëdhëniet me opozitën.

    “Kryeministri e ka shpjeguar qartë prej kohësh tanimë se marrëdhënia e tij me kundërshtarët e Partisë Socialiste dhe baltën e tyre në parlament, nuk do te jetë më ajo e gjithë viteve të mëparshme,” tha zëdhënësja Manjola Hasa.

    Hasa e konsideroi të ezauruar nga kryeministri Rama diskutimin për çështjen e inceneratorëve me një mesazh të tij në Facebook, pasi Kuvendi votoi për arrestimin e ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë në qeveri.

    “Kryeministri Rama e ka ezauruar gjerësisht aktualitetin në mesazhin drejtuar shqiptarëve,” tha ajo.


    BIRN

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Del foto, darka e fundit e Arben Ahmetajt përpara se të largohej nga Shqipëria

    Emri:  1200-630-arben-ahmetaj-927.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  19.7 KB

    Kjo është një foto ku shfaqet në një restorant të njohur në Tiranë, ish-zv/kryeministri i vendit Arben Ahmetaj, që tashmë është shpallur në kërkim nga prokuroria e Posaçme SPAK.

    Fotoja besohet se është shkrepur në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri të Arben Ahmetaj, përpara se SPAK ti drejtohej Kuvendit me një kërkesë për marjen e autorizimit për arrestimin e tij. Në foto, shfaqet Arben Ahmetaj, Artan Gaçi personi me bluzë të zezë dhe një shtetas tjetër i paidentifikuar, për shkak të pozicionit të tij me shpinë në tavolinë.

    Të tre ndodhen në ambjentet e një restoranti të njohur në Tiranë. Ndërkohë vera e bardhë, Sushi dhe Puro, shoqërojnë tavolinën. Artan Gaçi, më parë ka qënë deputet i Partisë Socialiste, njëherësh është bashkëshorti i Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.Artan Gaçi, cilësohet dhe si investitor strategjik, pasi përmes kompanisë “Dreamades Luxury Suites” në Himarë, Edi Rama i dhuroi 10 mijë m2 tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit turistik

    Emri:  640-0-ebf079833b807227798fac8f89291c42-1.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  41.5 KB


    ORA NEWS

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,103
    Postimet në Bllog
    15

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Burime nga SPAK: Kemi verifikuar si ka dalë nga Shqipëria, Arben Ahmetaj. Kemi zhvillime surprizuese!

    Emri:  Capture-126.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  35.1 KB

    Pas disa javë heshtje në media, burime nga SPAK, sipas BW, tregojnë se do kemi zhvillime surprizuese në lidhje me dosjen e Arben Ahmetajt. Por jo vetëm për këtë dosje!

    Mësohet se SPAK tashmë ka në dosje se si mundi të dalë nga Shqipëria ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, por sipas tyre akoma nuk e dijnë saktësisht se ku ndodhet.

    Të njëjtat burime të BW tregojnë se SPAK ka filluar hetimin pasuror ndaj ish-ministrit të shendetsisë Ilir Beqja, ndërsa për Damian Gjiknuri jemi duke bërë verifikime.

    Ndërkohë për Arben Ahmetaj ka fakte të reja penale ndaj tij. Burimet në fjalë thanë kanë hetuar disa kompani të mëdha në vend që me sa duket ishin vend pastrimi parash. Një fletë arresti VIP pret në tavolinën e SPAK që të ekzekutohet nga policia e shtetit.

    Koha Jone

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-03-2023, 17:21
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2016, 16:04
  3. Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 24-11-2013, 23:13
  4. Tom Doshi rebelohet ndaj Ramës: Po mbron biznesmenët e djathtë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 16:36
  5. Berisha i dha nënshtetësinë krahut të djathtë të Bin Laden
    Nga Borix në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 12:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •