10 universitetet më të mirë në Europë
Keni pare që ka shumë universitete në Europë, por ju dëshironi të fokusoni kërkimin tuaj vetëm në universitetet më të mira? Artikulli vijues do ju jap të gjithë informacionin që ju nevojitet në lidhje me universitetet më të mira në Evropë.
Po planifikoni studimet jashtë vendit?
Dëshironi të studioni në universitetet më të mira në Evropë, por nuk dini si ta filloni kërkimin tuaj?
Po kërkoni universitete që ofrojnë bursa studimi jashtë vendit ?
Keni pare që ka shumë universitete në Europë, por ju dëshironi të fokusoni kërkimin tuaj vetëm në universitetet më të mira?
Artikulli vijues do ju jap të gjithë informacionin që ju nevojitet në lidhje me universitetet më të mira në Evropë.
Universitetet Evropiane zënë rreth 40 % të shkollave të larta në listën e universiteteve më të mira në botë. The Times Higher Education World University Rankings 2020 përfshijnë pothuajse 1.400 universitete nga e gjithë bota. Pak më shumë se 500 prej tyre janë universitete në Evropë. Një universitet në Mbretërinë e Bashkuar: University of Oxford renditet i pari në listën me universitetet më të mira të Evropës (dhe në renditjen e përgjithshme), ndërsa 100 universitete të tjera në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu renditen në këtë listë. Gjermania është vendi i dytë më përfaqësimin më të madh nga shtetet europiane, me 48 institucione, shumë prej tyre në 100 vendet e para. Nga universitetet në Evropën kontinentale, ETH Zurich – Swiss Federal Institute of Technology Zurich, renditet më lartë, duke u listuar ndër pesë universitetet më të mirë në Evropë dhe i 13 në THE World University Rankings 2020.
10 universitetet më të mira evropiane përfshijnë universitete në Angli ( Mbretërinë e Bashkuar), Zvicër dhe Gjermani.
1. University of Oxford
Nuk ka një datë specifike për të shënuar themelimin e Universitetit të Oksfordit, por mendohet se u krijua në shekullin e 13-të. Që atëherë, ky universitet është bërë një nga universitetet më prestigjioze në Angli dhe në botë. Universiteti ka sistemin më të madh të bibliotekave në Mbretërinë e Bashkuar me më shumë se 11 milion vëllime. Ekziston gjithashtu një numër shumë i madh i muzeve dhe galerive përfshirë Ashmolean, i cili është muzeu më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar dhe muzeu më i vjetër universitar në botë. Aty mbahen koleksione dhe vepra të konsiderueshme nga artistë të tillë si Michelangelo, Turner dhe Picasso.
2. University of Cambridge
University of Cambridge është një universitet publik kërkimor në UK, i themeluar në shekullin e 13-të dhe i pasur me shumë tradita.
3. Imperial College London
Imperial College London është i vetmi universitet në Mbretërinë e Bashkuar që përqendrohet plotësisht në shkencë, inxhinieri, mjekësi dhe biznes. Universiteti ka synuar të forcojë lidhjet e tij me pjesën tjetër të Evropës duke investuar më shumë se 15 milion € (13 milion £) në grante të reja për studiues në të katër fakultetet, duke ngritur një fond evropian të partnerëve për të ndihmuar në zhvillimin e bashkëpunimeve të reja me universitetet më të mira në Europë. Universiteti tërheq studentë nga më shumë se 125 shtete çdo vit dhe konsiderohet një nga universitetet më numrin më të lartë të studenteve ndërkombëtare në botë.
.................
Vijimi në linkun e mëposhtëm:
https://www.portalishkollor.al/kurio...mire-ne-europe
Krijoni Kontakt