Akademia e Studimeve Albanologjike padit qeverinė
Blerina Gjoka-
Akademia e Studimeve Albanologjike njoftoi tė enjten se ka nisur betejėn ligjore me qeverinė pėr tė anuluar vendimin pėr shkrirjen e kėtij institicioni dhe kalimin e tij nėn varėsinė e Akademisė sė Shkencave.
ASA bėn tė ditur se ka depozituar nė Gjykatėn Administrative tė Shkallės sė Parė, Tiranė, kėrkesė-padinė pėr hapjen e procesit gjyqėsor ndaj Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Sporteve.
Objekt i kėsaj kėrkesė-padie ėshtė shfuqizimi i vendimit nr. 338, datė 31.5.2023 tė Kėshillit tė Ministrave “Pėr mbylljen e veprimtarisė sė Akademisė sė Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e instituteve kryesore tė saj”.
Po ashtu ASA kėrkon marrjen e masės sė sigurimit tė padisė duke vendosur pezullimin e zbatimit tė aktit deri nė pėrfundim tė procesit.Vendimi pėr tė ndjekur njė proces ligjor u mor nė mbledhjen e fundit tė senatit tė ASA-s qė u mbajt me 12 qershor.
Senati e cilėsoi njėzėri vendimin e qeverisė, -“nė kundėrshtim tė procedurave ligjore dhe nėnligjore tė parashikuara nga vetė Kėshilli i Ministrave dhe nga ana tjetėr, nė mungesė totale tė konsultimit paraprak me institucionin”.
Vendimi i qeverisė pėr tė shkrirė ASA shkaktoi kundėrshtime dhe kritika nė botėn akademike dhe publik si njė veprim qė cėnon lirinė akademike nė vend.
Mė shumė se 100 akademikė, aktivistė dhe organizata tė shoqėrisė civile kundėrshtuan pėrmes njė letre tė hapur kėtė vendim duke e cilėsuar atė “arbitrar dhe tė dėmshėm”, ndėrsa qeveria pretendoi se kishte gjetur shkelje ligjore nė funksionimin e saj si Institucion i Arsimit tė Lartė.
Akademia e Studimeve Albanologjike ėshtė institucioni, ku bėjnė pjesė Instituti i Antropologjisė Kulturore dhe Studimit tė Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Instituti i Historisė dhe Qendra e Enciklopedisė Shqiptare.
Projekti i qeverisė parashikon kalimin e instituteve tė ASA-s nė varėsi tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, pavarėsisht kritikave ndaj kėtij projekti.
Akademia e Shkencave drejtohet aktualisht nga Skėnder Gjinushi, njė politikan, i cili u zgjodh nė kėtė pozicion pasi Partia Socialiste miratoi ndryshime ligjore. Dy deputetė socialistė kanė propozuar ndėrkohė ndryshime tė mėtejshme ligjore pėr t’i mundėsuar Gjinushit tė ketė njė mandat tjetėr si kryetar, pasi ligji ekzistues, i miratuar nga vetė socialistėt, parashikonte ndryshe.
BIRN
Krijoni Kontakt