Emri:  MV5BODU3ZDM1MzMtZDFiMi00ODQzLTgyNTQtMDVhOGRiODg2NDJjXkEyXkFqcGdeQXVyMTEzNDM5OTI@._V1_.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  64.6 KB

Komuniteti Amish ne Amerike, i perqendruar historikisht ne shtetin e Pennsylvania, jeton ne nje zone rurale, rrethin Lancaster. Ata jane te krishtere, emigrante gjermane qe persekutoheshin per besimin e tyre, dhe erdhen ne Amerike shekuj me pare per ti shpetuar persekutimit. Ndryshe nga emigrantet e tjere evropiane qe hyne nga porti i New York, Amishet hyne nga Philadelphia, me nje leje te vecante nga governatori dhe themeluesi i shtetit te Pennsylvania, William Penn.

Amishet kane kulturen e tyre dhe zgjedhin qe te mos ngasin makina, te mos lidhin shtepite e tyre me rrjetin elektrik, te mos shohin televizor, mos perdorin Internet, dhe nuk marrin as pjese ne programet sociale te shtetit federal amerikan: sigurimet shoqerore apo mjekesine. Ata zgjedhin qe si komunitet tu japin vete zgjidhje ketyre nevojave te komunitetit. Jane njerez shume puntore e paqedashes.

Ne videon me poshte, do te shikoni nje reportazh nga komuniteti Amish, dhe si ata e kaluan pandemine e covid-19. Ndryshe nga pjesa tjeter e botes qe u frikesua nga covid-19, u mbyll ne shtepi, u testua, u izolua, u vaksinua, Amishet zgjodhen qe te mos bejne asnje nga keto. Ata te gjithe u infektuan nga virusi, pasi duke qene se ne Kishe shkojne se bashku, e pijne veren e Kungimit nga e njejta kupe, ata u semuren nga virusi ne mase. Por ne te njejten kohe, nuk shkuan neper spitale dhe nuk iu nenshtruan rregjimenteve qe shteti federal propogandonte nepermjet mediave masive. Dhe rezultati ishte qe komuniteti Amish ne Amerike, ishte i pari komunitet qe fitoi imunitetin e turmes nga virusi, pa qene e nevojshme qe te vaksinoheshin.

Shikoni e degjoni reportazhin me poshte ne anglisht: