Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Përkthehet në shqip libri për historinë e Gjergj Kastriotit nga konsulli austriak Julius Pisko

    “Skënderbeu” i shek. XIX shqip, Malaj: Flitet për dasmën e motrës së Gjergj Kastriotit dhe përplasjen e princave Zaharia e Dukagjini për Irini Dushmanin

    Emri:  Capture-66.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  18.3 KB

    Një studim për heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriotin- Skënderbeun i shek të XIX është botuar në shqip. Autori i saj, Julius Pisko, ka jetuar në vendin tonë si pjesë e konsullatës austro-hungareze në Shkodër si edhe në Janinë e Selanik.

    “Pisko është një person që ka dhënë kontribut të dyfishtë në albanologji, në gjuhësi e histori. Nëse i referohem Fan Nolit, punimi i Piskos është punimi i parë shkencor për Skënderbeun në fundin e Shekullit të XIX. Ka të dhëna për luftrat e Skënderbeut dhe familjes fisnike. Pisko jep në libër edhe disa gjenealogji që kanë rëndësinë e vet për historinë mesjetare dhe fisnikërinë e kohës”, thotë Edmond Malaj, studiues dhe përkthyes i veprës.

    Qasjet e Piskos mbi Skënderbeun, nuk ngjallin debat. Malaj flet për një qasje çmitizuese në kuptimin e bazës shkencore të librit por sjell detaje mbi mesjetën e familjet fisnike

    Video: ketu

    “Informacione të reja aty ka, në lidhje me dasmën e motrës së Skënderbeut, ngatërresat e familjeve fisnike. Irini Dushmani ishte një vajzë e bukur dhe Lekë Dukagjini e Lekë Zaharia ngatërrohen për të së donin të martoheshin për të. Kjo ngatërresë çon në vrasjen e disa njerëzve brenda një dasme. Për këtë nuk shkruan Barleti, por Pisko e ka gjetur te (Giammaria) Biemi dhe Pisko bazohet te ky burim italian”, thotë Malaj.

    Libri është përkthyer nga gjuha gjermane ndërsa botimi origjinal është shtypur në Vjenë. Një pjesë e dokumenteve të cituara i përkisnin arkivit jezuit të Shkodrës së kohës kur ai jetoi aty.


    Balkanweb


    Video e gazetes shqiptarja mbi librin ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-05-2023 më 11:48

Tema të Ngjashme

  1. Konsulli austriak në Vlorë: Çfarë më tha për grekët Ismail Qemali
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2013, 09:15
  2. Shpata e Gjergj Kastriotit
    Nga Leonard Alili në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-07-2012, 13:21
  3. Strategjia luftarake e Gjergj Kastriotit
    Nga Gameness në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-07-2010, 17:17
  4. Si perkthehet ne shqip!
    Nga thinking në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 06-11-2007, 08:40
  5. Debati mbi vendlindjen e Gjergj Kastriotit
    Nga Labeati në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 21:22

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •