Mihallaq Andrea, kantautori qė ka nė repertorin e tij 500 kėngė ėshtė rikthyer nė skenė pas disa vitesh mungesė.



Mihallaq Andrea, kantautori i njohur korēar pas vitesh mungesė ka prekur edhe njėherė skenėn, nė njė koncert tė organizuar enkas pėr tė, me kėngėt e tij mė tė mira, tė cilat erdhėn tė riorkrestruara.

Emri:  1684660650_mihallaqandrea.jpg

Shikime: 97

Madhėsia:  50.2 KB

Nė moshėn 14 vjeēare gishtat e mjeshtrit tė serenatės preken kitarėn, duke prodhuar me dhjetėra serenata qė sot kėndohen kudo, ndėrkohė qė ai vet shprehet i lumtur pėr takimin edhe njėherė tjetėr me publikun artdashės korēar

“Ėshtė mirė tė rikthehesh nė skenė. Jemi nė qytetin e Korēės dhe serenatat kėndohen me kitara. Kėngėt nuk humbasin asnjėherė vlerėn e tyre, por u shtohet vlera kur kėndohen me orkestra tė ndryshme. Setenata do kėndohet dhe me ritėm. Publiku ėshtė frymėzimi im pėr tė krijuar dhe pėr tė shkruar, por qė marr gjithēka. Ishte nostalgjike, por gjithsesi edhe natyra ime ėshtė e tillė, por kam krijuar edhe kėngė ritmike tė cilat do i dėgjojmė herė tjetėr. Kur je i ri e fillon me vrap dhe kur vjen nė moshėn time fillon hapi tė ndalet dhe gjerat tė bėhen mė tė pjekura. Nuk ka asnjė problem pėr mua do jem gjithmonė nė skenė sa herė tė dojė publiku”,-tha Mihallaq Andrea.

Redon Makashi ishte njė nga artistėt qė performoi nė kėtė koncert, i cili vlerėson punėn e dedikuar pėr tė ngritur emrin e Mihallaq Andreas nė piedestal.

” Njė koncert i rrallė i njė kėngėtari tė njė muzike qė unė kam dėgjuar kur kam qenė fėmijė, kasetat e tij i kam akoma nė shtėpi. Njė koncert siē i takon Korēės publiku fantastik sigurisht dhe Mihallaqi qė ishte qershia e tortės nė kėtė koncert dhe unė e shijova si spektator, por edhe qė kėnduam bashkė. Me pak fjalė Korēa ėshtė qyteti i muzikės, i artistėve tė mirėfilltė. Nė kohėn e sotme duhen sjellė nė frymėn aktuale dhe ishin sjellė tė riorkestruara. Ishte bėrė njė punė shumė e mirė nga ēunat e orkestrės dhe pėrshtateshin me zėrin e Mihallaqit sepse ndryshe Mihallaqi kėndon me kitarė akustike dhe ndryshe kur tė vijnė orkestrimet nė njė format mė tė madh dhe me pak fjalė publiku u kėnaq unė u kėnaqa dhe Mihallaqi Shkėlqeu”,-tha Redon Makashi

Mihallaq Andrea ka mbi supe mbi 500 kėngė e tekste, tė cilat sot vazhdojnė tė jenė aktuale nė reportoret e shumė kėngėtarėve shqiptarė.

Euronews