Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Arlind Qorri ecën në hapat e Erion Veliaj, MJAFT-isti i ri i Edi Ramës

    Arlindi nuk ka projekt, Qorri është projekt!

    Emri:  sdge4ggggg-1068x726.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  35.2 KB

    Nga Çim Peka

    Të njëjtët gazetarë, që e pranojnë se më 14 Maj nuk kishte zgjedhje por votime, të njëjtët që e pranojnë se euro ra në minimumin historik pasi qindra miliona u përdorën për të blerë vota, të njëjtët që e pranojnë se opozita reale nuk kishte as komisionerë e as numërues, ata që e pranojnë se Rama ia vodhi edhe logon dhe ia fshiu dhe emrin nga fleta e votimit, janë po ata që thonë se opozita humbi dhe se Rama fitoi!

    Pastaj shtojnë... ‘jemi kundër Ramës, por Pro Arlind Qorrit (vetëm me opozitën jo), se ky i ka shpallur luftë oligarkëve.

    Sot, gjëja më e lehtë është të dalësh e të sulmosh Shefqet Kastratin, Samir Manen e Ram Gecin. Asgjë nuk të ndodh. Madje merr ndonjë donacion me raste prej tyre, që t’i atashosh me Ramën. Që në fakt qarkullojnë edhe paratë e tij.

    Ata që nuk mund t’i sulmosh ti Arlind është ‘Tomka dhe shokët e tij’. Ata që nuk guxon të sulmosh janë pronarët e kullave tek ‘Gjykata e Tiranës’, janë ata qe kanë zaptuar bregun e Velipojës, ata që kanë pushtuar bregun e Himarës, ata që sjellin tonelata droge në portin e Durrësit me leje nga shteti. Dhe janë pikërisht këta që kanë bërë diferencën në favor të pushtetit në zgjedhjet lokale.

    A i përmend këta Arlind Qorri me emër? Kurrë!

    A e dini se sipas BSH, për të rënë në nivelet që ra euro gjatë muajit maj, duhej që në Shqipëri të ishin futur 300 - 400 milionë euro?!

    300 - 400 milionë euro për 15 ditë pa turistë vetëm droga mund t’i fusë, askush tjetër.

    Dhe çfarë thotë Qorri?!-Rama, Berisha, Meta janë në pushtet dhe janë njëlloj. Në Shqipëri nuk është bërë asgjë në këto 33 vjet, Shqipëria ka shkuar pas, ishim më mirë në komunizëm se nuk kishte korrupsion.

    A dini ndonjë diktaturë që nuk vjedh?!

    Ajo që të vjedh edhe jetën, nuk të vidhka paratë Arlind?!

    Po të bëjmë disa krahasime:

    Në këto 30 vjet a u krijua ekonomia e tregut?

    Në këto 30 vjet a u zhvillua infrastruktura e vendit?

    Në këto 30 vjet a u zgjidh problemi energjetik i vendit me nevojat kolosale të kohës?

    Në këto 30 vjet, a u bë Shqipëria pjesë e aleancës më të madhe ushtarake botërore duke sjellë garanci për këtë vend?

    Në këto 30 vjet, a u bë e mundur lëvizja e lirë e shqiptarëve?!

    Kush ishte në krye të shtetit kur u bënë këto? - E djathta e brishtë shqiptare, Arlind!

    Ishim më mirë në kohë të Enver Hoxhës kur nuk kishim asgjë nga këto?!

    Po, në këto 30 vjet Shqipëria u shndërrua edhe vendi kryesor transit i drogave të forta nga Azia në Europë.

    Në këto 30 vjet u shndërrua Shqipëria edhe në prodhuesin kryesor të kanabisit.

    Në këto 30 vjet u kthye në sistem edhe blerja masive e votës me lekët e kontenierëve të drogës.

    Në këto 30 vjet u kthye në sistem edhe shndërrimi i administratës civile në administratë elektorale.

    Në këto 30 vjet u bë e mundur edhe që bandat të prodhojnë në çdo palë zgjedhje, rreth 30 deputetë nga 140 që ka parlamenti.

    Po kush e drejtoi dhe po e drejton Shqipërinë kur ndodhën këto, Arlind?!

    E di dhe ti: Edi Rama!

    Atëherë, si qenkan njëlloj Berisha dhe Rama, zoti Qorri?!

    Prandaj Arlind ti nuk ke projekt!

    Ti je projekt! Dhe je projekt i Ramës, sepse Rama sot ka nevojë vetëm për një gjë, për ata që i japin zë, tezës se të gjithë janë njëlloj.

    E gjithë sjellja jote dhe artikulimi juaj është ai i ‘MJAFT’, edhe mbështetësit janë të njëjtë.

    Të njëjtën gjë bënte dhe Nano e Rama me Veliajn atë kohë. U jepte hapësirën televizive në TV-të e tyre për të thënë se të gjithë janë njëlloj.

    Si ka mundësi që mediat e regjimit të japin hapësirë për të sulmuar regjimin?! Për të sulmuar ‘oligarkët’, por jo baronët e drogës që kanë 30 mandate në Kuvend, mandate që mbajnë Ramën në pushtet prej 10 vjetësh?!

    Dikur dilte Veliaj, Elisa e Olta, të palarë dhe pa asnjë raport me shampon në shenjë ‘solidariteti’ me banorët e Tiranës, që nuk kishin ujë në shtëpi.

    Shikoji sot, nuk dallohet Elisa e palarë e ‘Mjaft’ me Bora Zemanin, Olta me Rita Orën, Lali me Noizin.

    Prandaj Arlind ti nuk ke projekt, ti je projekt.

    Projekt për të vënë shenjën e barazisë, pasi për këtë ka nevojë Rama. E ‘lufton’ regjimin nga mediat e regjimit, e ‘lufton’ regjimin’ nga auditorët e regjimit, nga aty ku pedagogët e tjerë nuk kanë leje të postojnë një status kundër Ramës e jo më të bëjnë parti kundër tij.

    Kaq e thjeshtë është.

    Duke njohur jo pak ‘mjaftistë’, jam i sigurt që në organizatën tënde simotër, kriter promovimi është edhe se kush ka tymosur në moshë më të re...

    Ramës i duhet një ‘Mjaft’ kundër opozitës për 2025-n.

    Historia përsëritet.

    Ashtu si Nano në 2001-shin përdori PDR kundër PD, ashtu si Rama përdori Alibeajn e Bashën më 14 Maj, tani i duhet ‘Mjafti’ i ri për 2025-n.


    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-05-2023 më 15:23

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Arlind Qorri ecën në hapat e Erion Veliaj, MJAFT-isti i ri i Edi Ramës

    I gjithe problemi i Pd qenka sot forzat a partite e reja ! E paska kapur frika PD se mos Arlind Qorri i merka ndonje vote dhe fillon te beje opozite te vertete kunder PS !
    Per PD e dyshes Basha-Berisha problemi kryesor ishte-ishin; protesta e rruges te Kuksit dhe protesta e studenteve.Tani ne PD e Berishes dhe Metes,ne mungese te protestave te verteta,problemi kryesor na qenka Arlind Qorri !

    Kemi opozite jo shaka ! Opozite me te degjeneruar eshte zor edhe ta imagjinosh e jo pastaj ta kerkosh.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Arlind Qorri ecën në hapat e Erion Veliaj, MJAFT-isti i ri i Edi Ramës

    Mire e the Serafim. Fajin te gjithe na e ka opozita!

    Problemi me "blerjet e votave", qofshin me parate e droges, qofshin me parate e korrupsionit, qofshin me vende pune ne shtet, eshte se cfare ndodh kur shterron paraja? Kur nuk ke me para te blesh vota, si do fitosh ne zgjedhje? Problemi tjeter i madh eshte qe ata qytetaret zorraxhinj qe e shesin nderin e tyre per eurot e votes, nuk ta japin me voten me ashtu falas! Jo, ata nuk jane "budallenj", ata jane te zgjuar shume! Ata duan te paguhen qe te votojne per ty! Eshte arritje e madhe kjo e Rilindjes se Piktorit ne Shqiperine Socialiste 2.0.

    E kemi thene o Serafim. Enverin e Anese nga Gjirokastra dhe Edvinin e Anetes ka nxjerre ai popull! I ka hyre vetja ne qejf me thane, i duket vetja Skenderbe tani!

    Kur bankat te mos i japin me para borxh qeverise shqiptare, si do ta mbaje korrupsionin gjalle Piktori? Do te haje populli dhe ato batutat e tij nuk e ngopin zorren e zorraxhinjve!

    Kur hetimet e amerikaneve t'ia kapin bishtin me rrote, si me agjentet e korruptuar te FBI, si me lidhjet e tij me Kaballin e Davosit, ne ç'vrime miu do ta fshehi tullen e tij?

    Por kur "klienteve" te tij te droges qe i sjellin parate me thase per zgjedhje, tu hedhin hekurat e te fillojne e cicerojne se si i kane pastruar parate ne Shqiperi me ndihmen e Piktorit, ku do te futet i shkreti?

    Si tha Margaret Thatcher 40 vjet me pare: "Problemi i vetem me socializmin eshte se vjen nje moment e mbarojne parate!"

    Opozita duhet te rrije duarkryq dhe mos levizi as gishtin me te vogel te dores.

    Sistemi i korruptuar qe Rama ka ngritur ne Shqiperi ne keto 10 vjet do bier me peshen e vete! Eshte vetem ceshtje javesh, as muajsh. Dhe firmat piramidale te Sudes jane hiç asgje krahasuar me vjedhjet qindra miliona euro te Piktorit kryeminister. Do vije dita kur Sudja do te qeshi e fundit me Edi Ramen dhe zorraxhinjte shqiptare qe i shkojne pas, qe jetojne vetem per te mbushur zorren e tyre. Sudja ngriti nje firme piramidale ne Tirane. Edi Rama ngriti nje shtet piramidal ne gjithe Shqiperine!

    Albo

    P.S Nga te gjithe zorraxhinte e Shqiperise, ata qe mua me pelqejne me shume jane gazetaret e analistet e mediave te ngritura me parate e droges. Dhe te gjithe profesionistet e sigurise kombetare, ata qe e kane per detyre te mbrojne vendin nga "rreziqe te brendshme e te jashtme". Kemi demokraci e shtet jo llafe! Duan te hane edhe ata, prandaj edhe sot bejne sic ben edhe ti: "Fajin na e ka Saliu dhe Ilir Meta! Lerna rehat te hame tasin qe na ka vene perpara Piktori! Nuk mbushet zorra me llafe!" As demokraci me zorraxhinj nuk ben dot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-05-2023 më 23:46

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Arlind Qorri ecën në hapat e Erion Veliaj, MJAFT-isti i ri i Edi Ramës

    Albo, fakti qe opozita meret me Arlind Qorrin tregon se çfare opozite bastarde ka Shqiperia. Qorri ne qofte se mer vota ne pergjithsi mer vota te majta,nuk ka perse te meret nje opozite e djadhte me Arlind Qorrin ! E kupton se çfare opozite perverse qe eshte ?!
    Gjithmone kjo opozite eshte munmduar e mundohet te mbaje ne kembe kete qeveri te super korruptuar ;duke filluar qe nga kandiati qe i nxorri kunder Veliajt,nga revolta e studentave dhe ajo e rruges se Kukesit e me radhe.

    Eshte diskutim i kote,por Rama deri sa te jete kjo opozite nuk do bjeri kurre.

Tema të Ngjashme

  1. Veliaj: Tirana ka 4 vjet që ecën kundravajtje.
    Nga benseven11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 22-05-2015, 11:25
  2. Erion Veliaj: G99 do të shkrihet me PS-së
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 11:27
  3. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 20:25
  4. Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 17:05
  5. Erion Veliaj per zerin e Amerikes
    Nga DJAL_BERATI në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 15:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •