Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Sali Berisha: Zgjedhjet u blenë, 1 votë kapte shifra nga 300 deri në 500 euro

    Emri:  sali-berisha-7-1.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  26.5 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të mërkurë një deklaratë për media ku mohoi se do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. Berisha tha se procesi ishte i inkriminuar pasi votat u blenë me shuma që variojnë nga 300 deri në 400 euro.

    Ish-kryeministri theksoi se tregues i blerjes së zgjedhjeve është rënia në nivele rekord e euros gjatë fushatës elektorale dhe rritja e menjëhershme e saj pas zgjedhjeve.

    Sipas tij ky fenomen ndodh vetëm kur futen sasi të mëdha parash në qindra milionë euro në ekonomi.

    “Për blerjen e votës, mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike në mbarë vendin dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës të përkohshëm pa kontratë.

    Vetëm në Peshkopi u disbursuan 400 milionë lekë për individë me aftësi ndryshe.

    Fondi i ndihmës ekonomike dhe pagesat për aftësi ndryshe u rritën në këtë fushatë me 900 mln lekë në krahasim me vitin e kaluar.

    Nga të gjitha këto shuma të marra së bashku, rezultuan se përfituan rreth 850 mijë qytetarë me të drejtë vote, me qëllimin e vetëm të blerjes së votës.

    Përveç këtyre fondeve, u përdorën edhe forma të tjera antiligjore si subvencione, prokurime, tendera për të blerë votën e shqiptarëve.

    Të gjitha këto në kundërshtim me Kartën e Kopenhagenit, Kodin Zgjedhor, etj.

    Me qëllim të blerjes së votës, kryetari në ikje i Vaut të Dejës, subvencionoi 400 mln lekë për një kompani, akt që e ka tagër vetëm Këshilli i Ministrave dhe bazuar vetëm në ligjin e ndihmës shtetërore.

    Por nuk ishin vetëm këto shuma të taksapaguesve për blerjen e votës. Kodi Zgjedhor ndalon prokurimet publike dhe koncesionet në vend, por gjatë farsës elektorale 2023 u bënë qindra tendera me një vlerë 6 miliardë lekë dhe u dhanë disa investime strategjike.

    Përveç këtyre, mbi 4 miliardë lekë u tenderuan për ndërtimin e banesave nga tërmeti.

    U konstatuan qindra raste investimi me zhavorr elektoral, duke kulmuar në Tiranë.

    Të gjitha këto shuma të shpërndara për të blerë haptas votën, janë vetëm maja e ajsbergut e shumës së shpërndarë nën dorë në tregun e zi të votës me destinacion direkt blerjen e të drejtës së votës. Në këtë rast kriminelët elektoralë paguajnë qytetarin që të mos ushtrojë të drejtën e votës. Në rastin tjetër ata paguajnë qytetarin për të votuar kandidatin socialist.

    Në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro.

    Cila është kjo shumë totale që u përdor për të blerë votën e shqiptarëve? Është shumë e vështirë të gjendet, por ndoshta kurrë nuk mësohet.

    Ajo që dihet është se euro arriti nivele të ulëta këmbimi me lekun. Burimet kompetentë na thonë se një rënie e tillë e euros mund ta provokojnë vetëm hedhja e qindra milionë eurove në një kohë të shkurtër për këmbim.

    Rritja e euros fill pas përfundimit të zgjedhjeve, hodhi poshtë pretendimin se rënia lidhej me sezonin turistik. Kulmin e ka arritur në Shkodër.

    Shikoni fenomenin Doshi. Ky është fenomeni Dushku i vitit 2023.

    Pra, këto zgjedhje ishin të blera dhe për blerjen e tyre u përdorën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

    Ndërkohë që opozita dhe jo pseudopozita nuk ka paguar një qindarkë nga xhepi.

    Këto zgjedhje janë të blera sepse narkoeurot u bënë diktuesit kryesorë të rezultatit”, tha Berisha.

    Euronews

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Sali Berisha: Zgjedhjet u blenë, 1 votë kapte shifra nga 300 deri në 500 euro

    Futja pordhes gri sallat o Saleh ! Kur do te japesh doreheqjen ? Kur ti fitoj Ripjellja 100% ? Hapu rrugen te rinjeve dhe ik shiko hallin se po mban peng demokracine bashke me Liken dhe Edvin mavijen ! Me ju nuk ka te ardhme Shqiperia!

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Sali Berisha: Zgjedhjet u blenë, 1 votë kapte shifra nga 300 deri në 500 euro

    Justifikim i humbjes, histori periodike e non grates, derisa nuk i percjell asgje drejtesise, keto jane brockulla, humbja eshte teresore, dhe do thellohet me shume ne 2025, gradualisht ky do shkoje drejt fundit, do kthehet gjeli ne nje thelle
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2021, 17:38
  2. Prof Dr. Sali Berisha
    Nga white-knight në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 14-12-2014, 17:26
  3. Pse e do më tej pushtetin Sali Berisha?
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-12-2011, 16:53
  4. Kush je ti Sali Berisha?
    Nga shoku_tanku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 15-12-2010, 11:09
  5. Sali Berisha në HardTalk të BBC-së
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 26-05-2008, 13:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •