Byreku me 12 lakra, ja pse duhet ta bëni patjetër për Sulltan Nevruz

Emri:  -800-0-641b02c3b6d0f.jpg

Shikime: 107

Madhësia:  23.5 KB

Kuzhinierja Kimete Qosja, mbesa e ish-kreut të Bektashinjve, baba Reshati, thotë se ka gatuar për të, për festën e Sulltan Nevruzit.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Qosja u shpreh se ndër gatimet e preferuara është edhe byreku me 12 lakra.

Sipas Qoses, byreku bëhet me 12 barishte, ku numri 12 simbolizon imamët.

“Gatuaja vetë kur vinte baba Reshati. Ai të gjitha i pëlqente, pilaf me gjel deti. E kishte shumë qejf, byrekun me 12 lakra. Bëhet byreku me 12 barishte që supozon edhe 12 imamët, janë 12 gjëra. Është tava e kosit. Këtë byrekun e ndajmë në pjesë, aq sa jemi në familje dhe fusim një lekë”, theksoi ajo.



Euronews