Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,409
    Postimet në Bllog
    17

    Belind Këlliçi: Ju ofrojmë urban falas gjithë qytetarëve të Tiranës!

    Intervistë ekskluzive e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi dhënë për KOHA JONE

    Emri:  Capture-127.jpg

Shikime: 116

Madhësia:  42.9 KB

    ntervistë ekskluzive e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Belind Këlliçi dhënë për KOHA JONE.

    Shënim i redaksisë së KOHA JONE:

    Redaksia ka vendosur të intervistojë të 6 kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Të parit i dërguam Belind Këlliçit, i cili u përgjigj dhe po botojmë përgjigjet e pyetjeve të dërguara me email.

    Për të qenë korrekt redaksia ka vendosur të mos prek asnjë presje në përgjigjet e kandidatëve, edhe sikur të jenë me gabime drejtshkrimore!

    A jeni i vetëdijshëm se me kandidimin tuaj në Tiranë keni dalë përballë një “mali” të madh që ka gjithçka në dorë: Votat, punën, pushtetin, mediat, shoqërinë civile, ndërkombëtarët; pra duket si një MISION I PAMUNDUR?
    Belind Këlliçi: Ndryshimi është në duart e qytetarëve. Ky “Mali me Gropa” që përmendët ka në dorë vetëm propagandën. Po të ketë gjithë sa thoni, përse nuk del në rrugë të bisedojë me qytetarët? Përse kur del nga zyra është gjithnjë i rrethuar me grup truprojash? Përse mban më shumë truproja se kryebashkiaku i Kievit, i cili është në luftë? Përse nuk del përpara ju gazetarëve t’i bëni lirisht pyetje? Keni përdorur si referencë filmin “Mision i Pamundur”. Në fund të filmit fiton gjithnjë Tom Cruise.

    Ju mendoni se do jeni konkurues serioz, por mos është një lojë fine e juaja, pasi me këtë kandidim ju më shumë po ëndërroni të jeni kryetari i ardhshëm i PD-së?
    Belind Këlliçi: Interpretimi i ëndrrave i përket lëmit të psikologjisë. Shkon përtej gazetarisë. Fokusi im është qyteti im, Tirana. Ëndrra ime është një Tiranë e jetueshme dhe kthimi i qytetit në normalitet.

    Ju jeni shkolluar në SHBA, por a mendoni se po bini ne lojën e politikës tradicionale shqiptare që shan dhe akuzon për gjithçka?
    Belind Këlliçi: Sa herë kam bërë akuzë, kam patur provë materiale në dorë, jam përballur në gjyq dhe kam fituar çdo çështje. Nëse segmente të caktuar në shtypin shqiptar presin të dëgjojnë nga unë komplimenta për partinë në pushtet, kjo nuk ka për të ndodhur, për sa kohë nuk shoh punë në dobi të Tiranës. Sharje apo fyerje, nuk besoj se keni dëgjuar ndonjëherë prej meje.

    Kjo historia e biletës falas për trafikun urban qytetës, a ju duket edhe Juve si një teori komuniste, pasi po të flitej për studentë, pensionistë apo njerëz në nevojë do të ishte OK, por pse duhet të paguajë buxheti i shtetit për biletë falas për këdo?!
    Belind Këlliçi: Nuk është histori se nuk ka ndodhur ende. Fillon pas 14 majit, kur bashkia do i japë përparësi uljes së kostove të jetesës në Tiranë. Buxheti i shtetit nuk ka lidhje në këtë rast. Bashkia e Tiranës ka buxhetin e saj prej 240 milionë euro, ku kontribuojnë si taksapagues edhe këta qytetarë që përdorin transportin publik. Taksat i paguajnë njësoj si të tjerët. Transporti publik Pa Pagesë do të inkurajojë edhe jopërdoruesit e tanishëm të qarkullojnë me urban. E dini se janë të shumtë qytetarët që përshkojnë distanca në këmbë, se nuk kanë para mjaftueshëm për të paguar vajtje-ardhje një ose dy linja në ditë?

    Shumë të tjerë nuk e kanë luksin të lënë ditën e punës për të mbajtur radhën për abone. Me arsyetimin “përse duhet të paguaj unë për tjetrin” nuk do të kishim as para për pensionistët, as për invalidët. Ky arsyetim bëhet nga politikan të pandjeshëm ndaj varfërisë dhe pafuqisë financiare së 200 mijë qytetarëve që iu nevojitet çdo ditë transporti dhe ndihma e bashkisë.

    Nga ana tjetër pak më intereson se si tingëllon nga ana politike ky premtim i imi. Fokusi im janë qytetarët dhe ulja e kostove të jetesës për familjet në Tiranë. Nuk kam asnjë kompleks të jap çfarëdo zgjidhje për qytetarët, përtej çdo interpretimi ideologjik.

    Të bësh një fushatë në Tiranë kërkon edhe shumë lekë, ku i merrni dhe a keni donatorë zyrtarë?
    Belind Këlliçi: Demokratët kontribuojnë aq sa mundin. Janë anëtarët dhe simpatizantët të parët që ndihmojnë në këtë aspekt. Dikush ofron furgonin e tij për lëvizjet e stafit; një djalë i forumit rinor siguroi kompjuterat e zyrës nga dyqani i tij i kompjuterave. Njëjtë edhe për televizorët që i duhen zyrës së shtypit apo për ujin që konsumon stafi. Është shumë e vështirë të përballosh financiarisht një fushatë bashkëkohore, por na ndihmon jashtë mase ekipi i vullnetarëve, të cilët janë profesionistë të rinj të fushave të ndryshme.

    A ju prish punë me vota kandidati i PD-së zyrtare, Roland Bejko? Po Lajla Përnaska? Sepse të dy marrin vota djathtas.
    Belind Këlliçi: Mendoj se do të marrin votat e njëri-tjetrit. Përtej shakasë, që besoj ma mirëkuptojnë, janë në të drejtën e tyre të zgjedhin qoftë dhe humbjen. I ftoj të më bashkohen! Garën nuk e kemi me njëri-tjetrin. Kaq e thjeshtë është kjo çështje.

    Një portal botoi këto ditë një shkrim se Ju nuk keni mbaruar të plotë sistemin 5-vjeçar të “Harry Fultz”, por dëftesën e keni marrë si të tillë dhe më pas keni studiuar në SHBA me këtë diplomë. Apo akuza nga kazani mediatik, siç thotë Edi Rama?
    Belind Këlliçi: Jam në fushatë, i fokusuar çdo ditë në takime me bashkëqytetarët e mi. Në një qytet me ndotje të madhe akustike si Tirana, nuk mund të të kapi veshi çdo zhurmë. “Zbulime” të tilla sensacionale në kohë fushate janë brenda pritshmërive të mia si kandidat dhe njeri publik. Fushata është ndezur dhe do dëgjojmë çudira për veten, për më tepër që fabrikohen nga një makineri rrenash dhe propagande, të cilën do e mundim si qytet, të gjithë bashkë, më 14 maj. Nga ana tjetër prej 3 muajsh tashmë, ftesa ime mbetet e hapur për kryebashkiakun, për tu përballur në secilën studio televizive që ai dëshiron, për të diskutuar mbi këtë çështje dhe shkollimin tonë që nga klasa e parë nëse ai dëshiron!

    Pse thuhet se ju jeni më shumë kandidat i përzgjedhur i Ilir Metës sesa i Sali Berishës, apo prapë “kazani mediatik” nxjerr tym të zi?
    Belind Këlliçi: Ndoshta për të krijuar tymnajë, por boll smog kemi në Tiranë. Sajesave nuk i kushtoj asnjë rëndësi, thjesht sepse i neveris. Raportin e kam vetëm me të vërtetat që më kanë treguar bashkëqytetarët e mi këto muaj.

    Në fakt sondazhet e besueshme japin që për tre bashkitë e mëdha si Tiranë, Durrës dhe Elbasan, PS fiton kryeqytetin dhe Elbasanin. Komenti juaj?
    Nuk i besoj sondazheve të besueshme të porositura. I besoj vetëm atyre burrave e grave, të rinj e të moshuar të qytetit tim, me të cilët shtrëngoj duart e bisedoj ballë për ballë. Takoj me mijra qytetarë çdo ditë, të cilët janë sondazhi im më i besueshëm dhe i pa kompromentueshëm. Qytetarët flasin për ndryshim me datë 14 Maj, kaq i thjeshtë është sondazhi im i përditshëm.

    Më 15 maj kur të jepet rezultati se ka fituar Erion Veliaj dhe ju e pranoni rezultatin, a do të kemi një akt civilizimi nga Ju, që të shkoni dhe t’i jepni dorën publikisht Erion Veliajt?
    Belind Këlliçi: Unë nuk besoj te parashikimi i fatit, por do e mirëprisja një mesazh urimi edhe nga ju që besoni ende te Veliaj, tek 1 milionë pemët e mbjellura të tij dhe besoj se çdo ditë përdorni Trenin Elektrik të premtuar prej Veliajt!

    Një koment të shkurtër për Enkelejd Alibeajn. I shitur, pa vizion apo ëndërrimtar për një PD me frymë amerikane?
    Belind Këlliçi: Unë komentoj idetë, jo njerëzit.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (17-04-2023)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: Belind Këlliçi: Ju ofrojmë urban falas gjithë qytetarëve të Tiranës!

    Ky do fitoje jo per faktin se do ofroje urban falas por per nje fakt tjeter i cili eshte i lidhur ngushte me nje rimisherim-reinkarnacion te tij nga jeta e kaluar , emrin nuk mund ta them por ka pasur te njejtin post ne ate institucion ku dhe po kandidon tani ,uroj qe te mos beje me gabimet qe ka bere ne jeten e kaluar kur ka qene ne krye te ketij institucioni

    Sigurisht qe ky nuk eshte njeriu i perkryer per tu vendosur aty por eshte altarnativa me e mire perballe erijon velise i cili eshte ndoshta njeriu me i deshtuar qe ka pasur ndonjehere bashkia Tirane ne krye te saj

    Uroj me gjithe zemer qe te zvogeloje sa me shume qe te jete e mundur me programet e veta qe paraqet problematikat e panumerta qe ka Tirana si kryeqytet dhe rrethinat e saj perreth

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Belind Këlliçi: Ju ofrojmë urban falas gjithë qytetarëve të Tiranës!

    Ky eshte kandidati me kot qe PD kishte dhe ka. Kishin si kandidat gjith ate alamet doktori Alimehmeti dhe nuk e zgjodhen sepse nuk deshte Ilir Meta me Berishen. Ishte i vetmi qe kishte shance per fitore dhe do tja bente garen Veliajt shume te veshtire...

    Sa per urbanin falas eshte ide e mire,ose me sakte me trafikun qe ka Tirana duhet bere pothuajse trasporti me urban "i detyruar" per shumicen. Tirana sot per sot nuk ka rruge per makina dhe duhet te dyfishohet-trefishohet numuri i njerezve qe marin autobuzat.

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: Belind Këlliçi: Ju ofrojmë urban falas gjithë qytetarëve të Tiranës!

    Sero, kandidati me I mire eshte ai qe tregon programin e tij per rregullimin e qytetit, ku do ti gjeje leket per realizimin e programit te tij,dhe mbi te gjitha a pranon te shkoje ne burg nese nuk realizzòn me shume se 51 % te programit te tij elettoral

    Nje kandidat i tille nuk gjindet asgjekundi, keshtu qe kenaqemi me kete qe e kane pilotuar aty patronet (shpirterore) te Tiranes
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 17-04-2023 më 17:19

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Belind Këlliçi: Ju ofrojmë urban falas gjithë qytetarëve të Tiranës!

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Sero, kandidati me I mire eshte ai qe tregon programin e tij per rregullimin e qytetit, ku do ti gjeje leket per realizimin e programit te tij,dhe mbi te gjitha a pranon te shkoje ne burg nese nuk realizzòn me shume se 51 % te programit te tij elettoral

    Nje kandidat i tille nuk gjindet asgjekundi, keshtu qe kenaqemi me kete qe e kane pilotuar aty patronet (shpirterore) te Tiranes
    Tirana ka dy probleme qe e bejne pothuajse nje qytet qe nuk ka te ardhme. 1) Nuk mundet te rregullohet pa u prishur,ka nevoje per infrastrukture te re nga rruget,trasporti e deri deri tek uji... dhe keto gjera mundet te realizohen vetem duke prishur qe do te thote qe duhen shum leke2) Tirana nuk prodhon asgje perveç ndertimit,pra do mbesi nje qytet "pa leke" kur te mbaroj vrulli i ndertimit.

    E vertete qe nje kandidat eshte e veshtire te gjendet....por mbase duhet nje kanditat jo partiak,apo te pakten sa me pak partiak.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-02-2018, 01:26
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 19:36
  3. Nga 1 qershori, jo më transport urban falas për invalidët
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 31-07-2014, 13:51
  4. Rama: Ofrojmë paktin 'Shqipëria si gjithë Europa’
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2011, 01:36
  5. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj
    Nga gimche në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2010, 22:32

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •