Numri i Konspiracionistėve shqiptarė madje dhe kosovarė ėshtė shtuar sė tepėrmi nė kėto kohė tė turbullta tė demokracisė liberale shqiptare nė raport me demokracinė liberale tė BE dhe atė anglo-amerikane.
Pa dyshim nuk kishte si tė ndodhte ndryshe gjatė maturimit nė doktor shkencash tė z.Arjan Curri, kur sė bashku me konspiracionistė tė tjerė tė zellėshm tė politikės shqiptare, po ndriēojnė shoqėrinė njerėzore shqiptare me idetė transhendenciale se, nė Shqipėri ka njė grup siē mund tė thonė prokurorėt e aftė shqiptarė `tė struktuar` tė drejtuar dhe nga kush?...nga vetė kryeministri Rama!!!!
Nė emisionet e zakonshme tė ish deputetes demokrate, tashmė moderatore Top talent nė Top Channel (nė fakt nuk dihet se pėrse iku por edhe se kujt krahu demokrat ishte, tė atij tė Ali-Bashės apo tė Usta i Paudhi Berisha), analizat politike amorfe tė z. Ēani, nxorrėn shumė informacione top sekret tė nxjerra me shumė inteligjencė nga z.Kreshnik Spahiu (`i krahut tė dikurshėm tė moderuar islamist`, i Aleancės Kuq e Zi por dikur ish drejtor i Transparency_International_Albania pėr tė zbuluar tė korruptuarit, si dhe ish drejtor ekzekutiv i Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve -ZMQ), nga persona afėr Departamentit tė shtetit, tė cilėt shohin si tek z.Spahiu ashtu dhe tek analisti logore-ist z.Ēani (por jo fis i kontit Ēianno i cili dikur ishte habitur nga zelli i shqiptarėve pėr tė spiunuar falas nė favor tė ish Kryetarit tė Prefekturės nė kohėn e Faēizmit Qazim Mulletja), pėr egzistencėn e njė grupi antiamerikan shqiptar qė na paska qėnė i drejtuar nga vetė Kryeministri shqiptar Edi Rama.
Pra, kėta analistė politikė qė mund tė krahasohen vetėm me analistin e tėrbuar antirus Fareed Zaharia tė CNN (por nė valencė tė kundėrt), analizuan situatėn e errėt politike nė Shqipėriė plot kurthe, korrupsion, e errėsirė, ku vepron mbreti Dungeon Master, i cili na sillka vėrdallė jo vetėm Shqipėrinė por edhe vetė Amerikėn, aq sa zėvėndėsi i zėvėndėsit tė sekretarit tė shtetit Eskobar (mos e ngatėrroni me Pablo Escobarin e famshėm, por se ē`dreqin ka Departamenti i Shtetit amerikan tė na sjellė persona me emra qė na bėjnė tė dyshojmė padashje nė konspiracione qė shkojnė shumė thellė dhe shumė lart), bisedoi me `Antiamerikanin e tmerrshėm` Rama i cili na paskėrkesh korruptuar njė drejtues tė lartė tė FBI nė favor tė Berishės (?!), por dhe sigurisht pėr vehten e tij dhe tė rusėve, bisedoi me Ilir Metėn Kryetarin e Partisė sė Lirisė (`sė tė korruptuarve`), me Ali-Bashėn, por nuk bisedoi me Berishėn!
Biseda paskėrkesh qėnė sa e thellė po aq sa dhe e gjėrė, dhe sipas informacioneve top-sekret tė cilat i dinin vetėm kėta tre pafillot, bisedat ishin tė njėjta, banale, e tė zakonshme pėrsa i pėrket shitblerjes sė votės, korrupsionit etj,etj, por… sipas Aluzioneve dhe iluzioneve tė analistit dhe konspiracionistit Curri, Escobar duhet ti kishte tėrhequr veshin Ramės pėr sigurinė nė realizimin sa mė tė mirė tė zgjedhjeve, paskėrkesh kritikuar me elokuencėn amerikane tė zakonshme ku pėrfshihej edhe zhargoni I filmave amerikanė `**** him` (sharje qė lejohet kundėr partive rivale) me Kryetarin e Lirisė sė Shqipėrisė, si dhe i kishte rrahur supet e Ali-Bashės pėr trimėrinė e treguar nė zhvatjen e vulės sė Partisė mė tė madhe opozitare, dhe duke mos e takuar, pra, duke ja futur sa krahu partisė pa vulė me nė krye Berishėn nongratta.
Sipas Analisto-konspiracionistit Curri, problemi politik shqiptar paskėrkesh qėnė shumė mė i turbullt se ē`e dinė shqiptarėt, sepse nė Shqipėri paska njė grup tė fshehtė antiparti e anti amerikan, megjithėse shqiptarėt janė populli mė pro-amerikan nė botė, dhe megjithėse vetė SHBA do mė shumė se kėdo popull tjetėr nė botė shqiptarėt dhe Shqipėrinė. Porse ē`po ndodh nė kulisat e politikės shqiptare sipas kėtij analisti? SHBA paskėrkesh qėnė e mėrzitur sepse Kryeministri Rama sipas `leak` tė tė dhėnave tė fundit tė cilat rrodhėn nga njė lojtar amerikan lojrash kompjuterike I zbuluar tashmė nga FBI, doli se Edi Rama qėnka kapo i grupit anti-amerikan?!... Grupi mesa duket i `strukturuar antiamerikan` paskėrkesh nė pėrbėrje jo vetėm Kryeministrin Rama dhe `byronė politike tė tij`, por ēuditėrisht zėvėndėsi i tij na paskėrkesh qėnė Berisha, dhe zėvėndėsi i Berishės na qėnkėrka Meta me miqtė e tij tė korruptuar, gjysma e tė cilėve janė nė burg `padrejtėsisht`, dhe plot tė tjerė.
Tani zėvėndėsi i zėvėndėsit tė sekretarit tė shtetit Escobar, sė pari bisedėn paradoksalisht e paska bėrė me vetė Kryetarin e grupit anti-amerikan(!?) Edi Rama, i cili sipas tė dhėnave konspirative i ka dhėnė fjalėn se do japė doėrehqjen nga grupi antiamerikan, por Escobari i paskėrkesh thėnė- jo!! …rri aty.. qė tė zbulojmė tė tjerėt se kush janė… Medemek Rama na qėnkėrkesh bėrė si i thonė fjalės . njė spiun…. i amerikanėve dhe mesa duket punoka dhe qėndroka nė dy karrike: nė atė anti amerikane, pra sipas analistit tjetėr tė famshėm shqiptaro-kosovar Prof.Bytyēi- Rama nė njėrėn nga karriket anti-amerikanė ėshtė ulur sė bashku me Vuēiēin e rusėve, kurse nė karriken tjetėr bėn sikur ėshtė pro-amerikan por edhe pro UĒK, pra, edhe Kripto-proKosovar….????!!!!!
Kėto analiza tė thella qė nxjerrin deduksione po aq tė thella dhe tė ngjashme me mbrapshtinat e kėpucėve tė grave drejtuese tė shtetit shqiptar, kanė vetėm njė fill tė hollė (ndoshta me origjinė psikiatrike) atė qė z.Curri por dhe tė miqve e tij analisto-konspiracionistė tė cilėt po budallallepsin shoqėrinė shqiptare dhe qė pėrpiqen tė marrin po aq klikime simpatie sa dhe i madhi Luis Ejėlli.
Ndoshta me kalimin e kohės pas 6 majit tė pėrfundimit tė BBVIP2, do t`ja kalojnė jo vetėm Luisit por edhe kryekonspiracionistit anti-global po tė Top Channel z.Alfred Cako), pasi ka mbrojtur si asnjė tjetėr prift e peshkop (!?), doktoraturėn e tij tė mbėshtėtur tek Gregori i Niceas, i njohur si teologu mė filozofik i krishterė i viteve 372-395 kur vdiq . Njė nga idetė kryesore nė veprat e Peshkop Gregorit tė Niceas ėshtė dallimi mes natyrės imanente dhe transhendente brenda energjive tė Zotit. Ai mendon se energjitė hyjnore tė pakrijuara ndėrhyjnė nė sfera tė rėndėsishme tė botės, si njerėzimi, njohja, virtyti dhe historia, deri nė fundin e kohėrave (gregor of Nicea - Google Search), me pak fjalė edhe nw Shqipwrinw tonw tw molepsur me gomarllėqe tė pafund nga kėta `koka` tė elitės shqiptare…
Kjo ide qė e ka gėlltitur z. Curri me tė cilėn ka mbrojtur doktoraturėn, e kombinuar me aftėsitė e tij tė shprehura nė konservatorin e Athinės si tenor dramatik, + cilėsitė e tij si “teolog, filozof, avokat”, ku pohon edhe vetė nė emisionin e Rudinės se: “mos e thuaj se njerėzit po ta dėgjojnė do fillojnė e do qeshin fare” (Befason Arjan Curri, zbulon talentin e tij tė fshehur: Ja pse Arjan Ēani nuk e pėrmend asnjėherė - Aktualitet (sot.com.al)
E pėrmbledhur, na del se kėta analistė tė kooptuar e tė paguar nėpėr tv private shqiptare, jo vetėm janė budallallepsuar vetė dhe auto sugjestionuar, por edhe nė fakt po pėrpiqen tė `infektojnė` shoqėrinė shqiptare me teori konspirative duke nxirė dhe errėsuar ēdo gjė tė mirė qė po ndėrtohet nė Shqipėri.
Shyqyr Zotit qė njė pjesė e shqiptarėve nuk i sheh emisionet e para-paguara politike, por tė paktėn kjo shoqėri e mbetur, po merret me nivelin e Luiz Ejėllit sepse atė nivel ka shumica e shqiptarėve.
Sidoqoftė ėshtė mė mirė qė shumica e shqiptarėve e ka kėtė nivel, sesa tė `ngjitet` nė nivelin e Currėve, tė ēthurret, e ti lėvizi `zari` i mėndjes, tė vrasė trurin, e tė shqetėsoje veten e familjen me broēkulla tip `Zona e lirė`, zonė e cila ėshtė ēvendosur dhe nuk di ku tė stacionohet nė media. Dyshojmė se ish drejtuesit e saj mund tė stacionohen nė Psikatri ose tė mjekohen ambulatorisht nė qėndrat e Shėndetit Mendor nėse do tė vazhdojnė me kėtė intensitet-marrėzinė e tyre mediatike e cila tė kujton ardhen nė Athinė tė St.Pali i cili predikoi fenė e re, por filosofėt i thanė Shėn Palit: kėtė ide na e thuaj njėherė tjetėr… dhe u larguan duke e pėrqeshur.

priftipirro2017@gmail.com