Marjeta Ljarja, dritshmėria e njė shpirti qė shpėrfaqi njerėzoren nė kinematografinė shqiptare

Nga Albert Vataj


Nuk shkriu, dimėr as verė, ai “top bore”, qysh nė vitin 1978. Sot 45 vite pas, ende ėshtė e bardhė ajo hijeshi tek Marjeta Ljarja. Ishte vit i pėrmbushjes sė ėndrrės sė madhe; ai vit, ajo sprovė, ai deputim, ajo prekje fati pėr vajzėn pogradecare. Padyshim cak i kapėrcimit tė ylberit tė ėndėrrtares shpirtdlirė e fytyrdritur, qė guxonte tė hidhte njė hap nė botėn qė u shndėrrua nė jetėn e saj, arti skenik.

Donika, nė filmin "Nė pyjet me dėborė ka jetė" ėshtė roli i parė i aktores Marjeta Ljarja nė kinematografi, ėshtė hapi i vogėl nė madhėshtinė e botės sė kinemasė.

Te ky film, mė shumė se kujtesa dhe dėshmimet, rikthimi nė memorie dhe rijetėsimi nė emocione, janė ēfarė rreket tė ribėjė atyshmėrinė, tė rikthejnė tė shkuarėn, tė ridimensionojnė realen e kėtij pėrjetimi. Po, atėkohėn, kur Marjeta Ljarja lauajti veten tėrėsisht shpirtėrore nė njė film, ofroi bukurinė dhe dlirėsinė e gruas delikate, ėndjen e “romantikės sė borės”, dritshmėrinė e atij shpirti, qė shkėndinte kaq hirshėm pėrmes njė butėsie tė buruar prej thellė.

“Nė pyjet me borė ka jetė”, do tė shėnjonte kurorėzimin e dashurisė me Rikardin e mbretėrimit nė artin tonė skenik. Qysh prej atij pėrkimi zemrash qė matnin hapat me rrahje zemre, dy hire njerėzore dhe shpirtėrore do tė vraponin drejt altarit. Gjithēka pikėnisi nė Martanesh, nė mėtimin e asaj qasje ndijimesh do tė shkrepte idili i bukurisė sė brishtė tė vajzės pogradecare dhe djaloshin sharmant shkodran. Nisėn ėndrrėn nė njė film dhe sfiduan jetėn sė bashku nė art.

Vitet kanė rendur sakaq, pas kanė mbetur vetėm kujtime. Rikardi, qė mė 1 prill 2023 ka 80-vjetorin e lindjes, qė do tė kremtohet me njė film dokumentar tė Mevlan Shanajt, rrėmbeu njė lamtumirė tė parakohėshme 3 vite tė shkuara, pėr tė mbetur i plazmuar nė memorie dhe mall i pashlyer, dhimbje dhe mungim gjithashtu.

Edhe pse Marjeta humbi nė njė pakohje bashkėshortin, Rikardin, ende ėshtė tek ajo ēfarė ai mishėroi, nė identitet dhe integritet. Ajo sot, qesh ende hirshėm si njė Marjetė e liqenit, duke kumtuar atė vajzėn e hirshme dhe zonjėn e fisme tė krijimit dhe interpretimit, por pa lejuar tė shuhet prej kujtesės tė gjallėt e pjesės sė saj tė shtrenjtė, Rikardin. Ajo nė zemėr, dhe ėndja jonė nė dėshirime, ėmbėltimin i’a mbajmė pėrjetuese, po, si asohershėm, drojshėm dhe meditues siē ishm ai, si njė Rikard i mbrėtėrimit labeat, kah vjen Kiri, vėrshon Drini, ngėrthehet Buna, e paqton Liqeni.

Pas 45 vitesh, kujtimet rrėmojnė e nxjerrin nė dritė prej jetės nė pyjet me borė, njė episod: “Kur u mblodhėn me kursantėt njė darkė nė kinemanė e qytezės pėr njė bisedė pėr artin e qė nė tė erdhėn tė gjithė aktorėt, njė shoku im Kostaq Pashko, njė korēar, duke e ditur qė Rikardi e kishte diēka nė zemėr pėr Marjetėn, iu drejtua Ndrek Prelės dhe i tha “ti gjysh, (se rolin e gjyshit kishte nė film), duhet t’i martosh nipat”. Dhe Ndreka tha fort: “Pooo, atė po bėj”. Rikardi qeshi, kurse Marjeta uli kokėn dhe u skuq.”

Rikardi s’ėshtė mė, por Marjeta e frymon me jetė kujtesėn dhe shpirtje andjen nostalgjike.

Jeta e saj ėshtė e saj, por pazgjishmėrisht ėshtė e aktit krijues, e atij lartėsimi qė ajo i bėri shpirtit pėrmes talentit dhe pėrkushtimit, atij zjarri tė ngulmėt mėtimi nė jetė tė roleve dhe personazheve, karaktereve dhe tipave, identiteteve dhe botkuptimeve, gjithėsisė sė asaj bote qė Marjetėn e ngriti nė Panteon dhe zėshmėrinė e saj mėtuese nė apogjeun e artit tonė skenik.

Marjeta ishte ajo dhe ajo mbeti, ajo qė ne e pėrcjėllim pėrmes interpretimeve qė la, qė janė vetė mėkimi shpirtėror, pėrmes sė cilės ajo blatoi ēfarė kishte mė tė shtrenjtė, jetėn, nė themelėt e kėtij arti qė sot ndodhet nė njė kacafytje pėr ekzistim apo vdekje, pėr fatkobin e kohjes, ndeshjes sė viktimės kundėr viktimės.

Megjithatė, Marjeta si dhe bashkėudhėtarėt nė kėtė rrugėtim tė gjatė tė njė prej arteve mė pėrfaqėsuese tė shpirtit tonė krijues, kumton vendosmėri dhe qėndresė pėr tė ruajtur jo dhe aq rolet e saja se sa vetė zemrėn dhe shpirtin qė i’u dha kėsaj shenjtėrie.

Marjeta Ljarja, u mirėprit dhe mori vlerėsime, nė Festivali i III ka marrė kupėn e eventit me filmin “Vajza me kordele tė kuqe” 1979, nė Festivali e VII, sėrish vlerėsohet me kupė pėr filmin "Fillim i vėshtirė", 1987, sėrish Marjeta Ljarja triumfon nė Festivalin e VIII nė filmin "Rrethi kujtesės", 1979. Pėr veprimtarinė e saj tė ēmuar ėshtė nderuar me “Qytetere Nderi” e qytetit tė Pogradecit.

Gjithashtu pėr meritat artistike, qė ajo i pėrcolli rol pas roli e film pas filmi, ėshtė vlerėsuar me titullin "Artiste e Merituar", duke ju bashkuar kėshtu aradhės sė gjatė tė mjeshtrave tė artit tonė skenik, atyre qė e ngjiten lart kėtė traditė dhe interpretimit i mėkuan njė shpirt plot pasion dhe pėrkushtim drite.

Marjeta Ljarja aktore, spikat nė teatėr, pėrmendim sfidat e saj, "Cuca e Maleve”, “Gjashtė personazhe kėrkojnė autor” tė Luixhi Pirandelos, “Vizita e Damės plakė” e Durrenmatit, “Rikardi i III” dhe “Dy zotėrinjtė nga Verona” tė Shekspirit, “Kėmbanat e Muzgut” e Teodor Laēos, etj.

Por emrin mė lavdoplotėm Marjeta Ljarja e ka si aktore filmi me mbi mbi 15 role kryesore, ku ajo u dedikua me gjithė qenien.

Nė njė vėshtrim telegrafik, filmografinė e saj e pėrbėjnė “Vajzat me kordele tė kuqe” - (1978), “Nė pyjet me borė ka jetė” - (1978), “Kur xhirohej njė film” - (1981), “Rruga e lirisė” - (1982), “Njė vonesė e vogėl” - (1982), pėr tė vijuar nė rolin e Sarės, bashkeshortja e Andit nė “Asgjė nuk harrohet” - (1986)..., Drita nė “Rrethimi i vogėl” - (1986), Zana nė “Fillim i vėshtirė” - (1986), Marjana nė “Telefoni i njė mėngjesi” - (1987). Dhe vijon sfida e saj nė njė film legjendar, “Rrethi i kujtesės” - (1987), ku ajo sjell me njė vėrtetėsi rrėnqethėse dhe fuqi dėrrmuese, Margaritėn, njė viktimė e eksperimenteve mizore naziste, rol tė cilin ajo e ngre nė njė zenith tė pazotėrueshėm mė parė nga virtuozėt e artit tonė skenik. Pėr tė vijuar Marjeta me rolin e Nerencės nė filmin, Vitet e pritjes” - (1990), sprovėn televizive, “Prindėr tė vegjėl” - (1991).

Pasndryshimet politike e gjejnė atė nė rolin e drejtoreshės sė fabrikės nė filmin, “Lamerica” - (1994) qė kulmon nė shumėsinė e njerėzoreve qė mbruhen nė njė fuqi pėrjetimi nė “Viktimat e Tivarit” (1996), “Nata” - (1998), roli i hallės nė “Njerez dhe Fate” - (1983) dhe tė kryemurgeshės nė “Koha e Kometes” (1987 - 1989).

Kėsisoj kėtu ėshtė e gjithė jeta e saj, nė kėto caqe ėshtė e shėnjtuar e gjithė ēfarė ajo ka lartėsuar me mish e me shpirt pėr tė qenė dhe pėr tė mbetur njė personalitet unik nė artin tonė skenik.

Vlen pėr t’u risjellė nė kujtesė 10 vitet qė Marjeta ka drejtuar nė televizion emisionin e femijėve. Gjithashtu nė vitet 1995-1997 ishte drejtoreshe e artit nė Ministrine e Kultures, Rinisė dhe Sporteve. Nė vitin 1997 emigron nė Greqi pėr t`u kthyer serish nė Shqipėri nė vitin 2003.

Vajza e Pogradecit solli nė film e nė skenė, nė shembullin e gruas, bashkėshortes, bashkėpunėtores, koleges dhe qytetares, butėsinė dhe brishtėsinė e njė zemre plot trokitje ndjenje dhe pasioni, shkėlqimimin dhe ngrohtėsinė e njė shpirti tė dielluar nga njė yjėsi qė shkroi me kujdes dhe ngulm konstelacionin e njė kumti krijues.

Marjeta erdhi nė njė kohje tė jetės, nė familje dhe nė sheshxhirime, qė do ta kishte tė pamundur tė ndryshonte, por tė ishte ajo qė miket e njihnin dhe kolegėt e kishin vlerėsuar. Do tė ishte ajo, shpirt dhe pasion, me tė cilėn do tė stolistė ēdoditshmėrinė dhe lartėsonte aktin jetėdhėnės tė sė bukurės, tė sė pavdekshmes, nė jetė, nė komunitet, nė zakonshmėri, por nė kryeradhė, aty ku misioni i artistit i thėrriste dhe pėrgjegjėsia profesionale e vinte nė sprovė.

Ikjet dhe qėndrimet, e atėhershmja dhe tashmėria, kujtimet dhe realja, janė tė prekshme tash e pėrgjithnjė, dhe... Marjeta dhe Rikardi padyshim qė ishin dhe mbetėn shpirtra binjak. S’kishte se tė ishte ēfarė kishte njėri, tė mos ishte pėrfshirje dhe pėrjetime tjetrit.

Sot kur filmi shqip, kinematografia dhe gjithė ajo traditė dekadash gjendet nė “bankėn e tė akuzuarve”, Marjeta Ljarja Ilo, nuk mund tė mos ishte njė dalėzotėse. Edhe ajo i bashkohet shpirtėrisht dhe vendosmėrisht apologjisė sokratiane duke mėtuar se: “Njerėzit e artit janė kultura e kombit, vetė arti ėshtė pasqyrim i jetės me mjete tė bukura. E kushdo qė e shpreh, e nxit, e bėn, e zhvillon tė bukurėn, ėshtė vetė e bukura e njerėzimit, ėshtė vetė mirėsia e tij. Filmat tanė artistikė, pavarėsisht se kur janė bėrė, pavarėsisht se kanė pasur brenda vetes edhe ideolgjizimin, unė do tė thosha se e kanė pasur atė nga halli, se ua kėrkonin. Ndėrsa vetė ata, aktorėt, regjisorėt, skenaristėt, kanė kėrkuar tė bukurėn, tė mirėn, detajin, karakterin dhe nuk e kanė vrarė shumė mendjen pėr polititizimin. Atė e kanė shtuar tė tjerėt, por edhe nėse e kanė , kjo sepse ua kanė kėrkuar, sepse po tė mos ishte ajo, libri nuk botohej, filmi nuk shfaqej. Tė gjithė aktorėt e kanė kuptuar se ideologjizimi ka qenė nė veprėn e tyre si njė mish i huaj, si njė kulpėr parazit veshur pemės pėr trungu, por ē’t’i bėje? Sidoqoftė, tė gjithė filmat tanė qė janė xhiruar para 30-40 vitesh, kanė vlera dhe vlera e parė janė aktorėt tanė tė mėdhenj, pastaj edhe tematikat e larmishme qė kanė patur. Sepse nė themel tė tyre ishte njeriu qė luftonte pėr liri, fshatari qė mbillte grurin edhe misrin, edukatorja qė edukonte fėmijėt, nėna qė lodhej pėr rritjen e fėmijve, mjeku qė shėronte, inxhinieri qė futej nė minierė njė lloj si punėtori, dasma qė kalonte nė alegri, hidhėrimi qė pėrballohej bashkė, kėnetat qė thaheshin, dritat qė vinin, spitalet qė ndėrtoheshin, shkollat qė masivizoheshin, zakonet e veshjet e prapambetura qė luftoheshin, kumtonte ajo nė njė intervistė tė parapakkohėshme.”

Ky ėshtė pak a shumė profili i Marjeta Ljarjes, aktores qė shkėlqeu nė tė gjitha sfidat, si nė teatėr ashtu edhe nė film, por ajo qė e ngjiti mė lart yllin e saj ėshtė filmi "Rrethi i kujtesės", njė potencial aktrimi embelatik nė historinė kinematografike i Margaritės, tė cilin Marjeta Ljarjes e solli nė jetė kur ishte vetėm 32 vjeē. Ishte ky roli qė kulmoi traditėn e kinematografisė shqiptare, ku vezullimi i zymtė i njė tragjizmi fokusoi nė njė pozitė tė pathyeshme protagonisten Marjeta Ljarja, pjesė e njė kaste virtuozėsh, si Agim Qirjaqi, Luiza Xhuvani, Ermira Gjata, Rikard Ljarja, Thimi Filipi, Stavri Shkurti, Ilia Shyti dhe Margarita Xhepa.

Rolet e Marjeta Ljarjas ishin ēfarė ajo mishėroi shpirtėrisht, duke mėkuar karmėn e thellė tė qienies dritur nė hir e pėrjetim. Edhe pse largimi i saj nga skena rezultoi i hershėm, galeria e roleve qė la, shembulli qė fiksoi, janė dhe do tė mbeten njė testament vlerash interpretuese. Nė nėnlėkurėn e personazheve qė ajo solli nė skenėn e teatrit dhe nė film, ajo depėrtoi Marjetėn qė u blatua mish e shpirt. Sepse pėr artisten arti ėshtė vetė jeta dhe ajo jetoi dhe jeton ende nėn kėto projektorė fokusimi vlerash dhe pėrfaqėsimi.


Ora News TV

https://www.oranews.tv/kultura/marje...-kine-i1079364