Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Gazetari amerikan: Një ndryshim drastik ka ndodhur. Të majtët nuk besojnë më në lirinë e fjalës.


  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazetari amerikan: Një ndryshim drastik ka ndodhur. Të majtët nuk besojnë më në lirinë e fjalës

    Elon Musk flet me Bill Maher per kulturen "woke" dhe rendesine e lirise se fjales


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazetari amerikan: Një ndryshim drastik ka ndodhur. Të majtët nuk besojnë më në lirinë e fjalës

    Vdekja e çuditshme e individit liberal

    Mënyra e vetme për të shpëtuar idenë themelore liberale të lirisë si vetëvendosje është që ne të rikonfigurojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse pronësinë e mjeteve gjithnjë e më të bazuara në cloud të prodhimit, shpërndarjes, bashkëpunimit dhe komunikimit. Për të ringjallur individin liberal, pra, ne kemi nevojë për atë që liberalët e urrejnë më shumë: një revolucion të ri.

    Nga Yanis Varoufakis

    Emri:  touch-screen-1023966_960_720.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  20.0 KB

    Babai im ishte mishërimi i individit liberal, një ironi e shkëlqyer për një marksist të përjetshëm. Për të siguruar bukën e gojës, iu desh t’i shiste punën e tij shefit të një fabrike çeliku në Eleusis. Por gjatë çdo pushimi dreke, ai endej i lumtur në oborrin e hapur të Muzeut Arkeologjik të Eleusisit, ku endej i lumtur në zbulimin e mbishkrimeve të lashta plot me të dhëna se teknologët e antikitetit ishin më të avancuar nga sa mendohej më parë.

    Pas kthimit të tij në shtëpi, pak pas orës 17:00, çdo ditë, dhe pasi merrte një sy gjumë pasdite, ai ishte gati të bëhej pjesë në jetën tonë familjare dhe të shkruante gjetjet e tij në artikuj dhe libra akademikë. Me pak fjalë, jeta e tij në fabrikë ishte e ndarë mjeshtërisht nga jeta e tij personale.

    Ajo pasqyronte një kohë kur edhe të majtët si ne mendonin se kapitalizmi na kishte dhënë sovranitet mbi veten tonë, ndonëse brenda kufijve. Sado që dikush të punonte fort për shefin, ai mundej të paktën të mbyllte një pjesë të jetës së tij dhe, brenda atij gardhi, të mbetej autonom, i vetëvendosur, i lirë. Ne e dinim se vetëm të pasurit ishin vërtet të lirë të zgjidhnin, se të varfrit ishin kryesisht të lirë të humbnin dhe se skllavëria më e keqe ishte ajo e kujtdo që kishte mësuar të donte zinxhirët e tyre. Megjithatë, ne vlerësonim vetëpronësinë e kufizuar që kishim.

    Të rinjve sot iu është mohuar edhe kjo mëshirë e vogël. Që nga momenti kur hedhin hapat e tyre të parë, ata mësohen në mënyrë implicite ta shohin veten si një markë, por një markë që do të gjykohet sipas origjinalitetit të perceptuar. (Dhe kjo përfshin punëdhënësit e mundshëm: “Askush nuk do të më ofrojë një vend punë”, më tha një i diplomuar një herë, “derisa të zbuloj veten time të vërtetë”.) Marketingu i një identiteti në shoqërinë e ditëve të sotme online nuk është fakultativ. Kurimi i jetës së tyre personale është bërë një nga punët më të rëndësishme që bëjnë të rinjtë.

    Përpara se të postojnë ndonjë imazh, të ngarkojnë ndonjë video, të analizojnë ndonjë film, të ndajnë ndonjë fotografi apo postim në Tweeter, ata duhet të kenë parasysh se kë do të kënaqë ose jo zgjedhja e tyre. Ata duhet disi të kuptojnë se cila nga “vetja e tyre e vërtetë” e mundshme do të duket më tërheqëse, duke testuar vazhdimisht opinionet e tyre kundër nocionit të tyre se cili mund të jetë opinioni mesatar midis opinionbërësve në internet. Për shkak se çdo përvojë mund të kapet dhe të shpërndahet, ata konsumohen vazhdimisht nga pyetja nëse duhet ta bëjnë diçka të tillë. Dhe edhe nëse nuk ekziston asnjë mundësi për ta ndarë përvojën, ajo mundësi mund të imagjinohet lehtësisht dhe do kështu do të bëhet e mundur. Çdo zgjedhje, e përjetuar ose jo, bëhet një akt në ndërtimin e kujdesshëm të një identiteti.

    Nuk është e nevojshme të jesh i majtë për të kuptuar se e drejta për të pasur pak kohë çdo ditë, kur dikush nuk është në shitje, është zhdukur. Ironia është se individi liberal nuk u eliminua as nga këmishët kafe fashiste dhe as nga komisarët stalinistë. Ai u vra kur një formë e re kapitali filloi t’i udhëzonte të rinjtë të bënin gjërat më liberale: të jetë vetvetja. Nga të gjitha modifikimet e sjelljes që ajo që unë e quaj kapitali cloud ka krijuar dhe ka fituar para, kjo është padyshim arritja e tij kryesore dhe kurorëzuese.

    Individualizmi posesiv ishte gjithmonë i dëmshëm për shëndetin mendor. Shoqëria tekno-feudale që po krijon kapitali cloud, i përkeqësoi më shumë gjërat kur shkatërroi gardhin që i siguronte individit liberal një strehë nga tregu i punës. Kapitali cloud e ka copëtuar individin në fragmente të dhënash, një identitet që përfshin zgjedhje të shprehura me klikime, të cilat algoritmet e tij janë në gjendje t’i manipulojnë në mënyra që asnjë mendje njerëzore nuk mund t’i kuptojë. Ai ka nxjerrë individë që janë më shumë të poseduar sesa posesivë, ose më saktë persona të paaftë për vetëposedim. Ka pakësuar kapacitetin tonë për t’u fokusuar duke zgjedhur vëmendjen tonë.

    Forca jonë e vullnetit nuk është dobësuar. Jo, fokusi ynë është rrëmbyer nga një klasë e re sunduese. Dhe për shkak se algoritmet e integruara në kapitalin cloud dihet se përforcojnë patriarkalizmin, stereotipat e papëlqyeshëm dhe shtypjen paraekzistuese, më të rrezikuarit – vajzat, të sëmurët mendorë, të margjinalizuarit dhe të varfrit – vuajnë më shumë.

    Fashizmi na mësoi ndjeshmërinë tonë ndaj stereotipave demonizues dhe tërheqjes së shëmtuar të emocioneve si drejtësia, frika, zilia dhe urrejtja që ato ngjallin te ne. Në realitetin tonë bashkëkohor shoqëror, kjo “re” (cloud) na sjell ballë për ballë me “tjetrin” e frikësuar dhe të refuzuar. Dhe për shkak se dhuna në internet duket pa gjak dhe anodine, ne kemi më shumë gjasa t’i përgjigjemi këtij “tjetrit” me gjuhë tallëse, madje edhe nënçmuese. Fanatizmi është kompensimi emocional i tekno-feudalizmit për frustrimet dhe ankthet që përjetojmë në lidhje me identitetin dhe fokusin.

    As rregullatorët e komenteve dhe as rregullimi i gjihës së urrejtjes s’mund ta ndalojnë këtë përbuzje, pasi është thelbësore për kapitalin cloud, algoritmet e të cilit optimizohen për të ardhurat cloud që shkojnë me bollëk drejt pronarëve të Big Tech nga urrejtja dhe pakënaqësia. Rregullatorët nuk mund të rregullojnë algoritme të drejtuara nga inteligjenca artificiale që as autorët e tyre nuk mund t’i kuptojnë. Që liria të ketë një shans, kapitali cloud duhet të shoqërizohet.

    Babai im besonte se të gjesh diçka të bukur, tek e cila të fokusoheshe pafundësisht, siç bëri ai duke u endur mes relikteve të lashtësisë greke, është mbrojtja jonë e vetme nga demonët që rrethojnë shpirtin tonë. Unë jam përpjekur ta praktikoj këtë gjatë viteve sipas mënyrës sime. Por nuk do të mbërrijmë shumë larg nëse veprojmë vetëm, të izoluar, si individë liberalë përballë tekno-feudalizmit. Zgjidhja e duhur nuk është të shkëputemi nga interneti, të fikim telefonat dhe të përdorim para në dorë në vend të plastikës. Nëse nuk bashkohemi së bashku, nuk do ta civilizojmë ose shoqërizojmë kurrë kapitalin cloud dhe kurrë nuk do t’i rikuperojmë ato pjesë të mendjes sonë që janë nën kontrollin e tij.

    Dhe kjo është kontradikta më e madhe. Mënyra e vetme për të shpëtuar idenë themelore liberale të lirisë si vetëvendosje është që ne të rikonfigurojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse pronësinë e mjeteve gjithnjë e më të bazuara në cloud të prodhimit, shpërndarjes, bashkëpunimit dhe komunikimit. Për të ringjallur individin liberal, pra, ne kemi nevojë për atë që liberalët e urrejnë më shumë: një revolucion të ri.

    Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Strange Death of the Liberal Individual

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2022, 17:51
  2. Si shpetoi gazetari amerikan nga lufta e Prekazit
    Nga fattlumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 12:46
  3. Servet Pëllumbi: Të majtët, të zhgënjyer me Edi Ramën
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-05-2010, 07:31
  4. Protesta kundër Berishës, të majtët të bashkuar
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 23-09-2008, 15:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •