Interesi për një Akademi Shkencash funksionale është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë duke patur parasysh se problemet që has jo vetëm shoqëria shqiptare por shkenca shqiptare, historia e Shqipërisë, presionet që bëjën akademitë e fqinjëve për të rishikuar lëndën e Historisë së Shqipërisë dhe më tej atë të Ballkanit dhe të Europës.
Është e vërtetë se academia e Shqipërisë ka egzistuar që në Koëhn e Mbretërisë shqiptare madje dhe në kohën e luftës kur at Zef Pllumbi e manaxhonte këtë pjesë. Emrin Akademi e mori në kohën e Partisë së Punës dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite.
Sidoqoftë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë mbeti e politizuar sin ë kohën e diktaturës dhe kjo u pa sifdomosnë profilin e Albanilogjisë dhe Historisë të Shqipërisë ku historianët dhe albanologët shqiptarë ulnin kokën para këshillave dhe rekomandimeve të të huajve për historinë e lashtë dhe të mëvonshme.
Aq asa dhe kur erdhi Historiani anglez Hammond i cili vizitoi Butrinitn dhe deklaroi se historia e butrinit dhe të dhënat arkeologjike dëshmojnë se është grek, asnjëri nga arkeologët tanë dhe historianët tanë të asaj kohe nuk e kundërshtoi shkencërisht për të kundërtën. Sot në kohën e demokracisë kanë dalë shumë historianë, arkeologë të rinj dhe kërkues (Researcher) të rinj që studjojnë botojnë shkrime dhe artikuj shkencorë, ashtu si dhe në fushat e tjera të shkencës sin ë mjekësi, teknologji, shkenca tegzaktë.
Mendoj se Akademia e Shkencave duhet të reformohet sipas sistemeve të Akademive Perëndimore pra me kuptim të kufizuar për një ose disa degë dhe jo për të gjitha duke patur parasysh se egzistonë 11 Universitete Publike që marrin fonde nga shteti, dhe disa Universitete Private të cilat mund të ruajnë rolein e avangardave shkencore.
P.sh. Akademia është diçka që meret me anën kërkimore dhe shkencore. Kjo hallkë funksionon. Ka një tipar honorifik sesa insitucion që përshfin shumë elementë. Në Francë akademia ka 40 anëtarë, kurse tek ne me 2.8 milionë banorë ka 50 anëtarë, madje ka dhe anëtare të përkohëshëm me titullin e cuditshëm `academist i associuar`??!!
Edhe tek ne Akademia duhet të jetë më tepër onorifike, sesa të paguhen njerëz të marrin rroga.
Sidoqoftë Akademia nuk duhet të jetë e varur nga qeveria, sepse do të mbetej politike si në kohën e diktaturës Gjithashtu mendoj që anëtarët e bashkëpunëtorët shkencorë mund të përfshihen qofshin publikë, qofshin privatë.
Gjëja më e parë mund të ishte të fillonin të përzgjidhnin disa anëtarë të akademisë si onorifikë ose të pavdekshëm.
Kurse pjesa tjetër të ishte funksionante me tituj të kategorisë Profesor ose në raste të veçanta mund të ishin kërkues shqiptarë që punojnë jashtë atdheut dhe që kanë dhënë kontribut në shkenca përkatëse duke u dhënë atyre tituj horifikë të Akademisë tonë.
Në akademi mund të ketë e njerëz shumë të moshuar por që s’mund t’i përzesh sepse e bëjnë punën siç duhet (https://gotaneës.tv/pirro-prifti-lgb...e-se-shkencave).
Përplasja Fuga Gjinushi është një përplasje më tepër të xhaketave të vjetra për post sesa për të reformuar Akademinë e cila duhet zbrazur njëherë dhe pastaj nëpërmjet ndonjë komisioni profesorësj apartiak të përzgjidhen dhe të bëhet një statut dhe program i ri me pak anëtare siç e përshkrova më sipër.
Zgjedhjet e reja si gjithmonë njëlloj si ato të universiteteve bëhen në Shqipëri njëlloj si zgjedhjet në politikë. Nuk duhet bërë kështu. Zgjedhje apo përzgjedhjet për në akademi do të bëhen me tre tipare:
- Me c/v dhe artikuj e tekste apo libra për shkencën përkatëse
- Me Meritokraci
- Experience pune dhe etikë
Problemet që ngre Prof. Artan Fuga si ato tre pikat e famshme, përveç pikës së tretë të tjera janë të diskutueshme:
“1.Për të rezistuar kundër sipërmarrjes të papërgjegjshme dhe politikisht amorale të ndonjë deputeti të përdorur e konsumuar, prej vitesh, që kërkon shtyrë nga lobi të ndryshme të ndryshojë ligjin për akademinë duke i bërë drejtuesit e saj të përjetshëm, pa e kufizuar më me një mandat detyrën e tyre, edhe pas të 75 – vjetëve.
2. Për të vazhduar të promovoj modelin tim për një akademi shkencash të vërtetë, sipas modeleve perëndimore pa përjashtim, jo të kthyer në një institut kërkimesh pa aks e pa bosht, që duplikon institute të tjera duke shpërdorur kështu paranë publike.
3. Për të treguar dështimet e modelit të tanishëm të imponuar me dhunë nga një grusht deputetësh që sot nuk dihet se ku janë, të imponuar nga politika”.

Zgjedhjet për kryetar do të behën vetëm kur të jetë e nevojshme për Akademinë dhe jo çdo 4 vjete tij . Kritika për Profesor Artan Fugën se: `Artan Fuga eshte ideatori dhe likuidatori (asgjesuesi) i shumices se instituteve te Akademise se Shkencave (1972-2008), ne kembim te grades "Akademik", qe ia akordoi dhe firmosi me doren e tij kryeministri i kohes, Sali Berisha, shkaterruesi historik i ekonomise, ushtrise, arsimit dhe kultures ne Shqiperi`, mbetet ër tu debatuar nëse është e vërtetë.
Në përfundim mund të shprehem se Akademia e Shkncave të Shqipërisë ka nevojë për njerëz të rinj në kuptimin jo të moshës port ë ideve dhe rezultateve sidomos në Arkelogji, Historiografi, Albaniologji, sepse Historia e Shqipërisë ka plot boshllëqe dhe plot kundërshti nga Akademitë fqinje greke, serbe, bullgare dhe turke. Kjo kërkon punë të madhe për ti kundërshtuar.