Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Aida Bode

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2023
    Postime
    1

    Aida Bode

    Fėmija i parė

    Kisha shtrėnguar krahun e vjehrrės dhe ecja duke u pėrpjekur tė arrija hapat e saj te nxituar. Herė pas here i kėrkoja tė ndalonim dhe qėndroja tė merrja frymė. Gjunjėt mė dridheshin dhe ndjeja fytyrėn tė mė zbardhej nga prerjet e forta tė barkut.
    -Hė se dhe pak dhe arrijmė.
    Por mė dukej se rruga pėr nė maternitet s’kishte tė mbaruar.
    -Sikur tė ishte dhe Rolandi, – i thashė ndėrkohė qė zėri m’u mėk nė grykė.
    -Burrat nuk vijnė nė maternitet tė shikojnė. Do tė vijė Rolandi kur tė kesh mbaruar dhe tė kesh fėmijėn nė krahė.
    C’kuptim kishte kjo lloj tradite, nuk e kisha marrė vesh asnjėherė. Pse duhej qė babai i fėmijės tė mos gjendej pranė meje ndėrkohė qė unė hiqja tė zitė e ullirit pėr tė lindur foshnjėn tonė? Zemėrimi qė po mė ngrihej nė shpirt, po mė bėnte tė harroja dhimbjet qė sapo mė kishin lėnė. Fillova tė nxitoja dhe pashė qė e kisha lėnė vjehrrėn prapa. Eca dhe disa hapa dhe ndjeva qė po mė vinin pėrsėri tė prerat. Nuk kishte kaluar mė tepėr se njė minutė dhe fuqitė qė kisha fituar, po mė linin pėrsėri. Qėndrova dhe pashė vjehrrėn tė afrohej duke marrė frymė thellė. M’u duk sikur gjithė qyteti ishte gri dhe rrugėt bashkė me ndėrtesat, dyqanet, vitrinat, lulishtet, stolat, pleqtė qė luanin me letra, tė rinjtė qė pinin bareve, njerėzit qė nxitonin, ishin harruar diku prapa kėtij sfondi gri tė pakuptimtė. Gjithė ē’kishte mbetur, ishte kjo grua e moshuar, veshur me tė zeza, me ēorape bezhė tė vjetėruara nga tė larėt e shpeshtė, me pandofla plastike pak tė ngrėna nė thembrat nga tė ecurit nėpėr rrugėt e kalldrėmta, me syze pak tė gėrvishtura, mbėshtjelle me njė shall gri tė punuar me grep nė rininė e saj. Nė ēdo rudhė fytyra i fshihte urtėsinė e viteve tė padrejta qė kish jetuar si vajzė, grua dhe nėnė. Tashmė ajo nxitonte me mua pėr t’u bėrė gjyshe pėr herė tė parė. Ajo nuk ndiente lodhje, ndonėse mbante njė ēantė tė rėndė tė mbushur me ēarēafė, dy jastėkė, kėmisha nate dhe disa ushqime tė thata. Materniteti ishte pasqyrė e varfėrisė sė pėrgjithshme tė vėndit dhe ne ishim kėshilluar nga shumė tė njohur tė pėrgatiteshim jo vetėm me rroba pėr tė pritur foshnjėn, por dhe me pajisjet mė elementare pėr lindjen. Kishim dėgjuar se disa gra kishin marrė infeksione, ngaqė kishin pėrdorur ēarēafėt e maternitetit dhe pėsimi i tyre ishte bėrė mėsim pėr gratė e tjera. Kėto mendime mė bėnė t‘i ndieja dhimbjet edhe mė tė forta dhe njė frikė e papritur filloi tė mė pushtonte tė tėrėn.
    -Ēupė duhet ta kesh. Ato i kanė dhimbjet kėshtu, – mė tha pa e fshehur gėzimin. Ajo dėshironte njė mbesė mė shumė se ēdo gjė tjetėr.
    -Sikur tė kishim gjetur ndonjė makinė. U lodha, mama, nuk eci dot mė.
    -Po tė ishe e bija e sekretarit, epo hajde, moj e uruar. Mblidh forcat aty dhe atė bėj. Ja, sikur kemi arritur.
    Ecnim dhe grija s’kishte tė sosur. Mė dukej sikur po ecnim nė fundin e njė filmi bardh e zi pasi ishin shfaqur gjithė skenat dhe, e vetmja gjė qė kishte mbetur, ishte ekrani i errėt me zhurmė hapash tė padukshėm nė njė rrugė tė ftohtė.
    -Ē’pret? Hajde, ngjiti shkallėt!
    Kisha qėndruar pa e kuptuar. Dhimbjet mė kishin zėnė pėrsėri. Ngrita sytė dhe pashė shkallėt e ngrėna nga koha dhe pakujdesia. Disa letra gėrvishtnin pluhurin dhe dukej sikur shkruanin mesazhe tė fshehta. Ē’thoshin vallė? Po mė uronin? Hodha njėrėn kėmbė dhe ndjeva qė kisha nevojė tė mbahesha. Vjehrra mė shtrėngoi krahun me dorėn e lirė.
    -Tė dija tė fortė, moj ēupė, por ti po pėrkėdhelesh njė ēikė.
    Nuk i ktheva pėrgjigje. Shumė mendime po mė zhurmonin nė kokė, por s’e hapa gojėn fare. Tė gjitha ishin pėrqėndruar nė pluhurin qė ngrihej dhe nė pamjen e zbehtė tė maternitetit qė po dilte si fantazmė nga grija e qytetit. Suvaja kishte rėnė nė disa vende, dera, dikur prej xhami, tani ishte veshur me plastmas dhe korniza e bardhė ishte tėrė shenja duarsh tė mbetura nga nxitimi pėr tė hyrė e pėr tė dalė sa mė parė. Dera lėvizte lehtė dhe gėrthiste me sforcim si njė njeri nė fund tė jetės. U tremba! Ku po hyja kėshtu? Ku do tė lindte fėmija im?
    S’kisha kohė tė gjeja pėrgjigje. Vjehrra e shtyu derėn dhe njė erė e rėndė gjaku m’u pėrplas nė fytyrė. Infermieret dukeshin si hije tė verdha qė vėrtiteshin pa ndonjė qėllim. Njėra i foli diēka vjehrrės dhe na drejtoi nė njė korridor tė gjatė. Hapat vazhdonin tė bėnin zhurmė dhe grija vazhdonte tė mbante ēdo gjė poshtė perdes sė saj. Dyer dhomash ishin hapur dhe shihja pėrtej vellos sė hirtė gra tė shtrira qė kishin frikė tė rėnkonin. Hymė nė njė dhomė qė kishte ngjyrė gri tė lehtė. Kujtova mos ndoshta ishte thjesht njė fantazi e syve nga lodhja dhe dhimbjet, por jo, dhoma ishte vėrtet gri e ēelur, rrethuar me stima bezhė tė ftohta dhe kushedi qė prej sa kohėsh tė papastruara. Tek qėndroja e mbėshtetur nė qoshen e derės, po kėrkoja me sy krevatin ku do tė shtrihesha. Infermierja e drejtoi vjehrrėn nė njė krevat ku shtrihej njė grua tjetėr. Ēarēafėt e saj zinin vetėm gjysmėn e shtratit dhe vjehrra filloi tė shtronte gjysmėn tjetėr me ēarēafėt qė kishim sjellė. Ndjeva trupin tė humbiste forcėn dhe kėmbėt tė lėshoheshin pėrtokė. Infermierja u kthye nga unė dhe mė mbajti duke mė ndihmuar tė afrohesha te krevati. Vjehrra kishte vėnė dhe jastėkėt dhe tė dyja gratė mė ndihmuan tė ndėrrohesha. Kisha aq shumė dhimbje, sa nuk mund tė reagoja kundrejt asgjėje. Nuk mund tė kundėrshtoja gratė qė donin tė mė ndihmonin nė kėtė realitet tė qelbur, por as mund tė luftoja mendimet pėr jetėn qė po mė pėshtjellonin stomakun mė tepėr sesa dhimbjet e lindjes. “Edhe lopėt kanė kushte mė tė mira se kėto!” fjalė qė jehonin fuqishėm dhe thėrrmonin pamundėsinė time pėr tė qarė, pėr tė ulėritur, pėr tė refuzuar keto kushte ku do tė lindte njė pjesėz e sė ardhmes, njė grimcė nga mishi im, njė pikė nga gjaku im. U shtriva dhe u bėra njė me korin e bardhė tė grave qė kishin ardhur tė lindnin nė kėtė ndertesė qė ngjante me njė varr shumėkatėsh ku jetėt vinin pėr tė kuptuar fundin e tyre. Tė gjitha tė veshura me kėmisha nate tė sjella nga shtėpitė e tyre, disa madje i kishin pasur stoli tė prikės pėr kėtė qėllim, ēarēafėt e bardhė stononin me shtretėrit e pluhurt dhe tė gjitha bashkėrendonin zėrat nė njė dhimbje tė pėrgjithshme. Kėnga e lindjes ishte me e pėrvuajtur se vajtimet e plakave nė varret e qytetit.
    -Oh, oh, – psherėtiva dhe mbylla sytė pėr tė shtrydhur lotėt.
    Ndjeva kurrizin e gruas prapa meje tė tronditej. M’u duk sikur u drodh nga dhimbjet e mia. U ngrita dhe qėndrova gjysmė ulur nė shtrat.
    -Si tė quajnė?
    -Donika, – rėnkoi pa ngritur kokėn. Po ty?
    Pėr njė ēast m’u duk sikur nuk kisha emėr. Isha vetėm njė grua, harruar nė njė shtrat tė vjetėr materniteti, shtruar me ēarēafė borxh.
    -Milika, – u pėrgjigja. - Ke shumė kėtu?
    -Qė pardje mbasdite. Doktorėt mė kontrollojnė dhe seē mė thonė as ata vetė s’e dinė. Milika, kėshtu quhet edhe vjehrra ime. Nė qoftė se lind vajzė kėshtu do ta quaj. Po tė jetė djalė, do tė quhet Emil.
    Nuk fola mė. Kisha frikė ta pyesja, por ajo vazhdoi tė fliste.
    -Ē’dreq gjėje ėshtė kjo kėshtu? Tė lindėsh vetė, pa asnjė njeri pranė. Edhe lopėt kanė kujdes mė shumė..
    “Lopėt! – mendova - edhe kjo i paska zili njėsoj si unė. Ndėrkohė imazhe stallash filluan tė ngatėrroheshin me skena filmash tė huaj qė kisha parė, ku burrat qėndronin pranė grave ndėrkohė qė ato sillnin nė jetė frutin e tyre tė dashurisė. Sa herė e kisha menduar qė dhe lindja ime do tė ishte e tillė, nė njė dhomėz tė rrethuar me buqeta lulesh, me burrin pranė, qė mė jepte kurajė dhe me nje tv tė vogėl qė mė tėrhiqte vėmendjen nga dhimbjet. Por tashmė e vetmja gjė qė mė bėnte tė mos i ndjeja dhimbjet, ishte frika nga kjo dhomė qė thithte rėnkimet e grave si njė tinė nė mes tė njė xhungle humbur universit.
    -S’ke mė dhimbje? – mė pyeti Donika.
    -Kam, si s’kam, por po harroj, po mpihem. Qėnkam qull!
    -Qėnkam me fat, thuaj. Sa shpejt t’u ēanė ujėrat!
    -Po tani? – pyeta me zė tė dridhur.
    -Tani, thirr me sa ke nė kokė, qė ndonjė nga ato hijet e verdha tė tė dėgjojė. Rrinė si tė shastisura ndėrkohė ne rėnkojmė sikur po vdesim dhe jo po lindim.
    “Hijet e verdha” s’qenka fantazi e imja.
    -Ia di emrin infermieres sė kėsaj dhome?
    -Tefta quhet.
    Bėrtita me sa fuqi kisha dhe prita. Nuk e di sa e gjatė ishte pritja. Si duket, hijet vonojnė. Ajo erdhi dhe me indiferencė mė pyeti ē’kisha.
    -Jam qull.
    -Ja tė thėrres doktorin.
    Njė tjetėr pritje. Lindja qenka e tillė. Mė shumė zgjatin pritjet sesa dhimbjet. Kur kisha dhimbje, koha shkonte shpejt dhe ndieja gėzim, mė dukej sikur ēdo gjė do tė mbaronte dhe do tė dilja menjėherė nga ai vėnd i kobshėm.
    -Qenke afėr,- mė tha doktori pasi mė kontrolloi. – Pse s’na thirre mė parė?
    Mbeta e hutuar, ndėrsa Donika ndėrhyri duke thėnė
    -Tė thashė qė je me fat.
    -Do tė tė kontrollojmė pėrsėri pas gjysmė ore, por, nėse ndjen diēka ndryshe, bėrtit. Je shumė afėr, mos ki merak.
    -Donika, ti si je? – i foli asaj dhe pa pritur pėrgjigjen i kėrkoi tė bėhej gati qė ta vizitonte.
    -Do tė na duhet tė bėjmė ndėrhyrje, Donika. Do tė lajmėroj njerėzit e tu qė tė vijnė. Infermierja do tė tė shpjerė nė sallė. Nuk duhet tė presim mė gjatė.
    Gratė vazhdonin rėnkimet, disa me zili pėr fatin tim tė mirė, disa me keqardhje pėr Donikėn. Kurrizi i saj vazhdonte tė pėrkėdhelte timin, ndėrsa zėri i ishte shuar. Kori i ofshamave tashmė dukej sikur tė ishte jashtė tonalitetit. Infermierja e ndihmoi tė ngrihej nga shtrati dhe tė zinte vend nė njė krevat portativ. Pėr njė ēast m’u duk sikur mė humbi balanca nė krevat dhe do tė bija. Ajo ndjeu ēekuilibrimin tim dhe qeshi ndėrsa shtrėngonte dhėmbėt nga dhimbja. E qeshura i kumboi si njė pikė shiu qė bie mbi njė teneqe tė vjetėr. Asgjė nuk kishte vlerė nė atė dhomė pėrveē kėngės sė pėrvuajtur tė korit tė grave nė dhimbje. Ajo u largua bashkė me tė qeshurėn dhe unė mbeta vetėm nė kėtė shtrat gjysmė tė shtruar. Tė tjera gra do tė shtriheshin, tė vuanin para lindjes, do t’i bashkoheshin korit e do tė pėrkujdeseshin nga hije tė verdha infermieresh.
    -Oh, oh, – dhe sytė lindėn tė tjerė lot.
    Infermierja u kthye bashkė me doktorin, i cili mė tha se isha gati pėr tė lindur. Mė ndihmuan tė ngrihesha dhe mė shpunė nė kaluē. Doktori mė drejtonte dhe mbas shumė numėrimesh, shtrėngimesh, lotėsh, dhimbjesh, fėmija erdhi. Infermierja doli nė dritare dhe unė dėgjova zėrin e vjehrrės.
    -Tefta, ē’ėshtė?
    -Ēupė, ēupė.
    M’u duk sikur po humbisja nė gri. Kjo infermiere fantazmė mė hoqi tė drejtėn e lajmit tė foshnjės. Fėmija im, fėmija i dhimbjes sime, iu nėnshtrua traditės sė dritareve dhe njerėzve jashtė tyre. Nė kėtė spital tė grinjtė, tė kėtij qyteti tė grinjtė, me traditė tė grinjtė, njerėzit lindnin pėr tė zėvendėsuar brezat, bėheshin hije tė njėri-tjetrit dhe siguronin vazhdimėsinė e linjės sė gjakut dhe tė emrave. Asgjė nuk i shpėtonte grisė. Ajo ishte dhuratė e njė varfėrie tė gjatė ngjyrash dhe jete ku lindja ishte vetėm njė formė tjetėr e ekzistencės.
    Por... njė klithmė e mprehtė mė solli nė vete. Klithma e fėmijės, ēupės sime... klithmė jete qė mė bėri tė shpresoj se do te triumfonte mbi grinė e neveritshme, mbi grinė qė, s’di pse, mė kujtonte vdekjen.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Aida Bode pėr postimin:

    Neteorm (25-03-2023)

Tema tė Ngjashme

  1. Aida Baraku
    Nga sirena_adria nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2022, 19:02
  2. Bode: Pakt PS-FMN pėr “krizėn”
    Nga IllyrianPatriot nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-09-2013, 10:58
  3. Aida Bida
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2012, 12:55
  4. Aida Dizdari
    Nga marinI nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-12-2008, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •