Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    William Cooper ishte një oficer i inteligjencës së Flotës Amerikane që kish akses në sekretet më të mëdha të shtetit amerikan. Detyra e tij në Flotë ishte të përpilonte raportin sekret ditor që përpunonte të gjitha sinjalet e mbledhura të ditës për eprorin e tij, admiralin e Flotës Amerikane për zonën e Paqësorit. Këtë detyrë ai e bëri për vite me rradhë dhe kjo i mundësoi që të mësonte shumë sekrete e plane të ushtrisë amerikane, që mbaheshin larg syve të publikut amerikan. Këto sekrete kishin të bënin me UFO-t, me programet e ndryshme të financuara nga agjensitë e shtetit amerikan, planet kontigjente që duhej të hynin në fuqi nëse publiku amerikan i afrohej zbulimit të së vërtetave. Përpara se të futej në Flotën Amerikane, William Cooper shërbeu edhe në Forcat Ajrore të Amerikës. Ai vinte nga një familje ushtarake në Amerikë. Babai i tij ishte pilot dhe anëtar i Forcave Ajrore, dhe kjo i mundësoi William që në fëmijëri që të jetonte në shumë baza ushtarake në mbarë botën, e të njihej nga afër me ushtrinë amerikane.

    Emri:  4ef9c906-b0ba-43fd-abc7-aeafb6810444-Eagar07.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  53.9 KB

    Në videon më poshtë, e cila është një intervistë e gjatë me Bill Cooper sa ishte ende gjallë, ai prek shkarazi shumë të vërteta tronditëse që janë mbajtur larg syve të publikut për dekada të tëra. Intervista është në anglisht e mund ta ndiqni të plotë më poshtë. Po rendis disa prej të vërtetave që do të mësoni:

    - Si në vitet 1960, kur ishte nje marinar i thjeshtë në një nëndetëse amerikane, ai dëshmoi me sytë e tij, së bashku me antarë të tjerë të ekuipazhit, anije fluturuese UFO që hynin e dilnin nga uji i oqeanit, dhe sfidonin të gjitha ligjet e njohura të fizikës. Ai tregon se si njerëzit e Flotës pasi mësuan prej gojës së tij atë që ndodhi, i kërkuan që ta mbante gojën mbyllur, ose përndryshe do të ndëshkohej. Sipas tij, qeveria amerikane ka bërë një ujdi me këto qënie jashtëtokësore (një prej tre grupeve të njohura). Shteti amerikan e fsheh këtë të vërtetë nga publiku në këmbim të teknologjisë që këto qënie jashtëtokësore i ofrojnë shtetit amerikan.

    - Vrasja e presidentit JFK ishte një vrasje e urdhëruar nga Këshilli i 39 drejtuesve të Grupit Bilderberg, dhe u ekzekutua nga CIA, FBI, agjensia e shërbimit sekret të Flotës Amerikane. Sipas William Cooper, shoferi i presidentit atë ditë në Dallas ishte një agjent i CIA dhe ai i solli vdekjen presidentit. William pretendon se ai siguroi edhe filmimet e asaj dite që e vërtetojnë këtë fakt. Arsyet përse u vra kishin të bënin se ai ishte gati të bënte publike këtë ujdi sekrete me këto forca të errëta e të shkatërronte planet e atyre që punonin brenda shtetit amerikan për të sjellë një qeveri globale.

    - Si grupet okulte sekrete në Amerikë dhe në mbarë botën, iluminati, masonët e lirë, skulls & bones, kanë infiltruar shtetin amerikan dhe kanë instaluar njerëzit e tyre në pikat kyçe të të tre pushteteve në Amerikë, përfshi edhe Flotën Amerikane. Ai ndan një fakt interesant, që gati të gjithë admiralët dhe drejtuesit e Flotës Amerikane janë masonë të lirë (freemasons). Asnjë njeri nuk emërohet në këto poste drejtuese nëse nuk është anëtar dhe praktikues i këtyre grupeve okulte. Sipas William Cooper, këta të gjithë janë adhurues të Satanait dhe besojnë se njeriu mund të arrijë të arrijë një jetë të amëshuar falë teknologjisë dhe arsyes.

    - Si këto grupe punojnë për të shpopulluar botën nga njerëzit. E bëjnë këtë në shumë forma, përfshi sëmundje si SIDA (AIDS) e cila u krijua në një laborator shtetëror në shtetin e Maryland në Amerikë, sipas William Cooper. Dhe shteti e ka antidotin që e shërron këtë sëmundje, por nuk e nxjerr pasi qëllimi i tyre është shpopullimi, si një mënyrë për të shtënë botën nën kontroll, dhe për të na kthyer të gjithë ne njerëzit në skllevër pa të drejta. Kjo u siguron atyre pushtetin maksimal, e i bën të ndihen si zot. William Cooper ka parashikuar edhe 11 shtatorin dhe plot mënyra të tjera se si ky grup përpiqet të na vrasi.

    - Sipas William Cooper, nuk është shteti amerikan armiku ynë por këta njerëz okultë e satanikë që kanë infiltruar shtetin amerikan dhe si një kancer janë duke dëmtuar e shkatërruar çdo aspekt të fuqisë e pushtetit amerikan në botë.

    ....
    ....
    ....




    Vdekja William Cooper i erdhi ne nje perplasje me policine ne shtepine tij. Ai ishte gati te vdiste si cmim per te nxjerre te vertetat ne publik dhe per te na paralajmeruar te gjitheve ne per ato qe po ndodhin e do te ndodhin ne te ardhmen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-03-2023 më 21:33

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    Ne kete video, 90 minuta, William Cooper flet para nje salle te mbushur plot per:

    1. Kush eshte qeveria sekrete e Amerikes?

    2. Kush jane ata qe u shesin droge femijeve tuaj?

    3. Perse shteti nuk do ne asnje menyre qe qytetaret te dine te verteten ne lidhje me UFO?



  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    Cili eshte religjioni i satanikeve te Iluminatit dhe cfare lidhje ka me ngjarjet qe po ndodhin sot ne bote? (Gusht 1997)


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    Ne videon me poshte, William Cooper flet ne vitin 1995 per "agjentet biologjike" qe do te sillnin vdekjen e miljarda njerezve ne bote. Ai flet edhe per SIDA (AIDS) qe eshte nje virus qe godet sistemin imunitar. Sipas tij, te gjitha keto jane prodhuar ne laborartore biologjike te shtetit amerikan.

    Ai parashikoi pandemine qe kaluam ne 2020, 25 vjet para se te ndodhte. Sipas tij, keto ishin plane te ketyre grupeve te caktuara qe kane shtene nen kontroll postet kyce te shtetit amerikan.


    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    A e dini se cfare kane te perbashket komunizmi, socializmi, nazizmi dhe humanizmi?

    U ideuan dhe shperndane nga i njejti grup okult sekret.

    I njejti grup okult sekret qe eshte ne lufte me te gjitha religjionet e botes qe i shikon si pengesa per instalimin e Qeverise Globale, qe do tu siguronte atyre kontroll te plote mbi jetet tona. Dhe ne nuk do te jemi me njerez e qytetare me liri e te drejta, do te kthehemi ne skllever.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-03-2023 më 17:02

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    Si freemasons sollen ne pushtet Hitlerin dhe Stalinin.


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    Teoria e Mikrobeve - William Cooper me Alex Loglia - Katër Episodet (1993)

    Nëse gurthemeli i mjekësisë moderne, teoria e mikrobeve, është e vërtetë, përse përkrahësit e saj - d.m.th., institucioni mjekësor allopatik - nuk kanë qenë në gjendje të kurojnë shumicën dërrmuese të sëmundjeve pas më shumë se një shekulli kërkimesh të financuara bujarisht? Kjo pyetje duhet të na ftojë të marrim parasysh se teoria e mikrobeve është seriozisht e metë dhe se përdorimi i saj si bazë për të shpjeguar çdo pandemi, përfshirë të fundit, duhet parë me një shkallë të shëndetshme skepticizmi.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-03-2023 më 22:59

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    Ne kete video Bill Cooper flet per Ameriken, kush e krijoi, cili qe qellimi fillestar, dhe si Amerika eshte transformuar ne vite.


  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    Video me poshte eshte 57 minuta dhe ben publike fakte historike dhe planet e rendit te ri boteror satanik qe njihet si "rendi boteror luciferian". Luciferi eshte engjelli qe Perendia rrezoi nga qielli pasi genjeu Even dhe Adamin ne kopshtin e Edenit. William Cooper prek shume te verteta te hidhura:

    Cfare do te mesoni ne kete video:

    - Si keta grupe ideuan, sponsorizuan, financuan te tre lufterat boterore qe ka kaluar e po kalon njerezimi.

    - Si i fituan keto luftra duke arritur qellimet e tyre.

    - Si krijuan Organizaten e Kombeve te Bashkuara ne 1945 me objektiv zhveshjen e njerezve te lire nga lira dhe individualizmi i tyre, duke aplikuar idealet komunist te kolektivizimit te mendimit te lire.

    - Roli i freemasoneve dhe shoqerive okulte sekrete si adhurues te Luciferit.

    - Si lufta e ftohte ideologjike. mes socializmit sovjektiv dhe kapitalizmit amerikan ishte nje lufte fallco, pasi qe te dyja kontrolloheshin nga ky grup njerezish.

    - Si ne konferencen e Jaltes, Çurcilli dhe presidenti amerikan FDR i dorezuan gjithe Evropen Lindore Stalinit ne nje pjatance te argjente: te gjithe ishin masone te lire.

    - Si kane ngritur shoqata e organizata qe kontrollojne opinionin publik dhe vete politiken, te dy krahet e politikes, si nje menyre per tu mohuar qytetareve te lire te ketij vendi sovranitetin: e kontrollojne ata Ameriken jo ju!

    - Si qe prej fillimit te shekullit te XX Amerika nuk eshte me nje shtet i pavarur, por nje shtet i kapur nga keto forca te erreta, qe i moren Amerikes floririn dhe gjithe pasurine, perfshi jetet e qytetareve te saj, qe i mbajne si kolatoral dhe skllever: kjo njihet si korporata America Inc me qender Washington D.C. qe nuk eshte me kot nje district i pavarur dhe jo nje shtet me vete i Amerikes. Dy distrikte te ngjashme gjejme vetem ne Londer dhe Vatikan, ku Londra eshte qendra financiare dhe Vatikani qendra shpirterore.

    - William Cooper thote: Amerikanet duhet te zgjohen nga gjumi! Dy jane rruget e mundshme. Ose Amerika do te shkoje drejt nje lufte civile, ku gjaku do te derdhet lume dhe vetem ne kete menyre qytetaret mund te rifitojne lirite dhe sovranitetin e humbur. Ose do te veteskllaverizohemi vullnetarisht e paqesisht! Keta njerez nuk do te heqin dore nga planet e tyre. Dhe nese njerezit e lire nuk ngrihen qe ti ndalin me force, e ti ndeshkojne me ligj per tradheti kombetare, ky popull nuk e ka te gjate.


  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    Genjeshtra me e madhe e gjarprit per Even dhe Adamin:

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-04-2023 më 22:02

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    Milton William "Bill" Cooper ishte një autor, spekulant i teorive konspirative dhe kritik i hapur i qeverisë dhe pushtetarëve amerikanë. Ai shkroi libra dhe bëri emër në mediat alternative në vitet '90, duke promovuar teoritë konspirative mbi kryqëzatën e vërtetë, organizata të fshehta të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, kundërshtimin e tij ndaj sistemit bankar dhe të tjerë.

    Megjithëse ka qenë një figurë kontroversiale, disa nga idetë dhe vërejtjet e Cooperit kanë nxitur diskutime dhe refleksion në lidhje me mënyrën se si pushteti dhe mediat kontrollojnë dhe manipulojnë opinionin publik.

    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se teoritë konspirative nuk duhet marrë si fakte të verifikuara dhe se ata që promovojnë këto teori nuk kanë gjithmonë prova të besueshme dhe të verifikuara që i mbështesin pretendimet e tyre. Prandaj, duhet që të gjitha pretendimet dhe informacionet të verifikohen dhe të kërkohet burimet e tyre para se të pranohen si të vërteta.

    Verifikimi i pretendimeve të teorive konspirative mund të jetë sfidues, pasi shumica e tyre bazohen në informacione të dyshimta, të palidhura ose të rreme. Megjithatë, këtu janë disa këshilla të përgjithshme që mund të ndihmojnë në verifikimin e pretendimeve të teorive konspirative:

    1. Kontrollo burimet: Kontrollimi i burimeve është thelbësor për të verifikuar pretendimet e teorive konspirative. Kërko burime të besueshme dhe të pavarura që konfirmojnë ose refuzojnë pretendimet e bëra. Kontrollimi i burimeve mund të ndihmojë në identifikimin e fakteve dhe të vërtetave.

    2. Kërko shumë burime: Verifikimi i pretendimeve të teorive konspirative mund të jetë i vështirë kur nuk ka shumë burime që konfirmojnë ose refuzojnë pretendimin. Kërko shumë burime të besueshme nga burime të ndryshme dhe të pavarura për të konfirmuar pretendimet.

    3. Analizo burimet: Analizo burimet dhe identifikoni nëse ato janë të besueshme dhe të vërteta. Kërko burime që kanë një reputacion të mirë dhe që kanë një historik të provuar të transparencës dhe saktësisë.

    4. Kërko argumente të kundërta: Kërko dhe analizo argumente të kundërta dhe kritika të pretendimeve të teorive konspirative. Ky proces mund të ndihmojë në identifikimin e të metave dhe të mangësive në pretendimet e bëra.

    5. Mos beso teoritë pa prova të qarta: Mos prano teori dhe pretendime pa prova të qarta dhe të qëndrueshme. Kërko fakte dhe prova të verifikueshme dhe të besueshme që konfirmojnë ose refuzojnë pretendimet e bëra.

    Në përgjithësi, është e rëndësishme të kujtojmë se teoritë konspirative nuk duhet marrë si fakte të verifikuara dhe se ata që promovojnë këto teori nuk kanë gjithmonë prova të besueshme dhe të verifikuara që i mbështesin pretendimet e tyre. Prandaj, duhet që të gjitha pretendimet dhe informacionet të verifikohen dhe të kërkohet burimet e tyre para se të pranohen si të vërteta.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Milton William "Bill" Cooper: Ju tregoj gjithë sekretet që pushtetarët nuk duan që ju t'i dini

    Leksioni i dhene ne Lansing Michigan, vitin 1996


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2023, 20:28
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-11-2015, 10:43
  3. Gjithe "derrat" nje "surrat" kane!!
    Nga didii në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2013, 18:08
  4. "Ju tregoj dosjet e korrupsionit"
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 06:51
  5. "Kill Bill"
    Nga *Ema* në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 12:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •