William Cooper ishte një oficer i inteligjencës së Flotës Amerikane që kish akses në sekretet më të mëdha të shtetit amerikan. Detyra e tij në Flotë ishte të përpilonte raportin sekret ditor që përpunonte të gjitha sinjalet e mbledhura të ditës për eprorin e tij, admiralin e Flotës Amerikane për zonën e Paqësorit. Këtë detyrë ai e bëri për vite me rradhë dhe kjo i mundësoi që të mësonte shumë sekrete e plane të ushtrisë amerikane, që mbaheshin larg syve të publikut amerikan. Këto sekrete kishin të bënin me UFO-t, me programet e ndryshme të financuara nga agjensitë e shtetit amerikan, planet kontigjente që duhej të hynin në fuqi nëse publiku amerikan i afrohej zbulimit të së vërtetave. Përpara se të futej në Flotën Amerikane, William Cooper shërbeu edhe në Forcat Ajrore të Amerikës. Ai vinte nga një familje ushtarake në Amerikë. Babai i tij ishte pilot dhe anëtar i Forcave Ajrore, dhe kjo i mundësoi William që në fëmijëri që të jetonte në shumë baza ushtarake në mbarë botën, e të njihej nga afër me ushtrinë amerikane.
Në videon më poshtë, e cila është një intervistë e gjatë me Bill Cooper sa ishte ende gjallë, ai prek shkarazi shumë të vërteta tronditëse që janë mbajtur larg syve të publikut për dekada të tëra. Intervista është në anglisht e mund ta ndiqni të plotë më poshtë. Po rendis disa prej të vërtetave që do të mësoni:
- Si në vitet 1960, kur ishte nje marinar i thjeshtë në një nëndetëse amerikane, ai dëshmoi me sytë e tij, së bashku me antarë të tjerë të ekuipazhit, anije fluturuese UFO që hynin e dilnin nga uji i oqeanit, dhe sfidonin të gjitha ligjet e njohura të fizikës. Ai tregon se si njerëzit e Flotës pasi mësuan prej gojës së tij atë që ndodhi, i kërkuan që ta mbante gojën mbyllur, ose përndryshe do të ndëshkohej. Sipas tij, qeveria amerikane ka bërë një ujdi me këto qënie jashtëtokësore (një prej tre grupeve të njohura). Shteti amerikan e fsheh këtë të vërtetë nga publiku në këmbim të teknologjisë që këto qënie jashtëtokësore i ofrojnë shtetit amerikan.
- Vrasja e presidentit JFK ishte një vrasje e urdhëruar nga Këshilli i 39 drejtuesve të Grupit Bilderberg, dhe u ekzekutua nga CIA, FBI, agjensia e shërbimit sekret të Flotës Amerikane. Sipas William Cooper, shoferi i presidentit atë ditë në Dallas ishte një agjent i CIA dhe ai i solli vdekjen presidentit. William pretendon se ai siguroi edhe filmimet e asaj dite që e vërtetojnë këtë fakt. Arsyet përse u vra kishin të bënin se ai ishte gati të bënte publike këtë ujdi sekrete me këto forca të errëta e të shkatërronte planet e atyre që punonin brenda shtetit amerikan për të sjellë një qeveri globale.
- Si grupet okulte sekrete në Amerikë dhe në mbarë botën, iluminati, masonët e lirë, skulls & bones, kanë infiltruar shtetin amerikan dhe kanë instaluar njerëzit e tyre në pikat kyçe të të tre pushteteve në Amerikë, përfshi edhe Flotën Amerikane. Ai ndan një fakt interesant, që gati të gjithë admiralët dhe drejtuesit e Flotës Amerikane janë masonë të lirë (freemasons). Asnjë njeri nuk emërohet në këto poste drejtuese nëse nuk është anëtar dhe praktikues i këtyre grupeve okulte. Sipas William Cooper, këta të gjithë janë adhurues të Satanait dhe besojnë se njeriu mund të arrijë të arrijë një jetë të amëshuar falë teknologjisë dhe arsyes.
- Si këto grupe punojnë për të shpopulluar botën nga njerëzit. E bëjnë këtë në shumë forma, përfshi sëmundje si SIDA (AIDS) e cila u krijua në një laborator shtetëror në shtetin e Maryland në Amerikë, sipas William Cooper. Dhe shteti e ka antidotin që e shërron këtë sëmundje, por nuk e nxjerr pasi qëllimi i tyre është shpopullimi, si një mënyrë për të shtënë botën nën kontroll, dhe për të na kthyer të gjithë ne njerëzit në skllevër pa të drejta. Kjo u siguron atyre pushtetin maksimal, e i bën të ndihen si zot. William Cooper ka parashikuar edhe 11 shtatorin dhe plot mënyra të tjera se si ky grup përpiqet të na vrasi.
- Sipas William Cooper, nuk është shteti amerikan armiku ynë por këta njerëz okultë e satanikë që kanë infiltruar shtetin amerikan dhe si një kancer janë duke dëmtuar e shkatërruar çdo aspekt të fuqisë e pushtetit amerikan në botë.
....
....
....
Vdekja William Cooper i erdhi ne nje perplasje me policine ne shtepine tij. Ai ishte gati te vdiste si cmim per te nxjerre te vertetat ne publik dhe per te na paralajmeruar te gjitheve ne per ato qe po ndodhin e do te ndodhin ne te ardhmen.
Krijoni Kontakt