Audiopërgjimi/ Si i vuri gjobë pronarit të EHW, gazetari i Bolinos, Adriatik Doçi

Emri:  1668340216_1655840807Sequence03.00365406.Still022.jpg

Shikime: 105

Madhësia:  31.0 KB

Një audiopërgjim i gazetarit të Karlo Bolinos, Adriatik Doçi është publikuar në media.

Në përgjimin e publikuar nga portali PublikTV.Live, Doçi tregon mënyrën se si i vendos gjoba biznesmenëve të ndryshëm, por edhe politikanëve të lidhur me qeverinë e Edi Ramës.

Në bisedën e regjistruar, Doçi tregon me detaje si i gjobit ai bizneset, bashkë me Carlo Bollinon.

Gjatë kësaj bisede ai shprehet se ka gjobitur pronarin e EHW që ka në pronësi edhe rrjetin e supermaketeve Conad.

Ai thotë se pas shkrimeve shantazhuese, ka lidhur marrëveshje me të dhe në këmbim të një pagese të majme nuk e sulmon më në portalin e tij.

Adriatik Doçi: Bën kontrata me biznesin. Për shembull me EHW-në e këtij që ka Conadin, rrjetin e supermarketeve Conad. Conad-in a e ke parë, atë që ka Conad-in, unë për shembull kam marrëveshje. Kam marrëveshje që unë nuk e sulmoj. Mua më vijnë denoncime, i ka produktet të prishura. Po ta nxjerr unë 1 herë, 2 herë, 3 herë, ti nuk shkon të blesh më atje. Unë kam marrëveshje që të mos sulmohet... Në këmbim të marrëveshjes lidh kontratën, kontratë reklamimi quhet. S'kam pse t'i bëj reklamë, thjesht nuk e sulmoj. E kupton?

Gazetarja: E kuptova!

Adriatik Doçi: Por jo të gjithë ata që e sulmojnë merren seriozisht. Merren seriozisht ata që janë seriozë.

***

Adriatik Doçi njihet dhe si gazetari i Rilindjes për shkak se i ka shprehur publikisht bindjet e tij politike si mbështetës i partisë në pushtet.

Gazetari bën publikime te një portal të quajtur “Prapaskena”, duke përdorur një gjuhë të ashpër, fyese dhe kërcënuese.

Mesa duket dhe nga audiopërgjimi, publikimet e tij kanë një qëllim, lidhjen e kontratave për përfitime personale abuzive.

Dyshohet se ka rreth dy deri në tre orë audiopërgjime të gazetarit me personazhin në fjalë dhe persona të tjerë.

Audiopërgjimi i plotë ku Doçi tregon si i gjobit bizneset

Adriatik Doçi: Nëse ti godet një politikan, ti mund ta godasësh me informacion të saktë. Ti ndryshon perceptimin për të.

Adriatik Doçi: E ndryshon perceptimin detyrimisht sepse ndikon.

Adriatik Doçi: Kryeministri reagon dhe e largon sepse ky po përflitet shumë. Më ul numrin e votave. Dhe më prish reputacionin e qeverisë. Në momentin që ti e zë ngushtë atë, ai do të detyrohet të bëjë me ty marrëveshje. Pastaj marrëveshja varet se si luan ti. E njëjta gjë funksionon edhe për biznesin. Bën kontrata me biznesin.

Adriatik Doçi: Bën kontrata me biznesin. Përshembull me EHW-në e këtij që ka Conadin, rrjetin e supermarketeve Conad. Conad-in a e ke parë, atë që ka Conad-in, unë përshembull kam marrëveshje. Kam marrëveshje që unë nuk e sulmoj. Mua më vijnë denoncime, i ka produktet të prishura. Po ta nxjerr unë 1 herë, 2 herë, 3 herë, ti nuk shkon të blesh më atje. Unë kam marrëveshje që të mos sulmohet... Në këmbim të marrëveshjes lidh kontratën, kontratë reklamimi quhet. S'kam pse t'i bëj reklamë, thjesht nuk e sulmoj. E kupton?

Gazetarja: E kuptova!

Adriatik Doçi: Por jo të gjithë ata që e sulmojnë merren seriozisht. Merren seriozisht ata që janë seriozë.




© SYRI.net