Një nga metodat politike më banale dhe aspak konstrutive për të bërë opozitën dhe opozitarin e thekur në Shqipërine e pas diktuaturës, është mënyra që ka përdorur Diktatori Enver Hoxha për të mposhtur në debat kundërshtarët dhe për ti larguar ata nga dëshira për ti rrëmbyer karrikën e pushtetit: metoda e bërjes armik të kujtdo që e kundërshtonte, metodë staliniste e mbajtjes së pushtetit me dhunë. Në këtë mënyrë liria e fjalës mbytet dhe populli detyrohet të përsërisë parrullat dhe mënyrën e sjelljes që përdor dhunuesi.
Në Shqipërinë e pas diktaturës pra në demokracinë që e ka lënë Shqipërinë në një tranzicion të zgjatur, një nga elementët nga e cila nuk jemi shkëputur akoma, - është pikërisht të menduarit dhe të vepruarit kur je në pushtet -sikur të ishim në diktaturë, pra ta quajmë opozitarin si armik dhe përplasjen demokatike për të marrë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, si një luftë klasash, duke i kujtuar kundërshtarit se kush është shefi.
Më interesantja në Shqipëri është se edhe kur Pushtarët kalojnë në Opozitë ruajnë po ato tipare komanduese, me të gjitha derivatet e një komanduesi të së kaluarës.
Për opozitën tonë të përcarë e të shkarlafitur ashtu si tufa e deleve kur u turret ujku, ora u ka ngelur si në kohën kur Berisha përdorte forcën për të shtypur opozitën e asaj kohe, por forca që përdoret tashmë nga opozitarët kur janë në Opozitë, i ngjan më shumë nxënësit të zënë në faj, dhe për tu justifikuar përdor numrin shumës për të minimizuar fajin e tij. Një nga ata ëstë znj. Tabaku i cila nuk sheh asnjë ndryshim në Shqiërinë e sotme por vazhdon ta nxijë realitetin duke përdorur numrin shumës dhe fjalitë sipërore për të negativizuar çdo gjë shqiptare, p.sh., thotë (dhe jo vetëm ajo); Shqipëria është vëndi më i korruptuar në botë (https://top-channel.tv/2021/07/28/pd...erisje-okulte/) dhe me qeveri okultiste ????!!! në një kohë që Shqipëria ze vëndin e 101sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit (Corruption Perception index) nga 180 vëndet e kontrolluara, së bashku me Turqinë dhe Serbinë, duke lënë pas Bosnjë Hercegovinësn duke ungritur 5 pikë në raport me vitet e kaluara, sepse në vitet 2000-2009 Shqipëria ishte në vëndin e 95. Në vitet 1995-1999 Shqipëria ishte në vëndin e 84, në vitet 2010-2019 Shqipëria ishte në vëndin e 106 (Corruption Perceptions index - Ëikipedia). Rritjet dhe uljet e këtij indeksi tregojnë të palët si opozitarë të asaj kohe ashtu dhe maxhorancat e asaj kohe. Ulja e nivelit të korrupsionit , pra vëndi i 101 në raoprt me vëndin 106 të viteve 2010-2019 tregon përparim, porse znj. Tabaku në efektin e ideologjisë Berishiane (e njëjtë me atë të diktatorit Hoxha që thoshte ai që nuk është më mua është armik) vazhdon të pohojë se qënka e asaj shkolle, pra nxij, nxij sa të mundesh kundërshtarin për të çfajësuar shkelësit e kaluar të ligjit.
Një metodë tjetër e negativizimit të punëve të mira në Shqipëri është mënyra opozitare e të quajturit `mungesë të lirisë së fjalës` në mënyrë që ti jepet sa më shumë hapësirë `lirisë e të shpifurit` po nga kjo opozitë.
Në periushën 2013-2023 mund të vërehet një liri e fjalës aq e madhe sa nuk merret vesh nëse liria e fjalës është më e madhe se liria e shpifjes dhe e fake neës, apo e kundërta.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë parë një liri kaq të madhe të të shprehurit mbarë e prape në tv, media, protale, madje dhe në parlament, në të cilin lejohet jo vetëm të folurit me etikë dhe ajo pa etikë parlamentare, duke e transformuar Parlamentin nga ana e opozitarëve në një foltore ku mund të shprehesh çdo lloj sharjeje dhe mallkimesh, porse ajo për të ardhur keq është se ai që shan , mallkon, bërtet, uluret, hiqet edhe si viktimë, apo më mirë si auto-viktimë, sepse harron që ato që ka thënë i kujton sikur e kanë thënë të tjerët, pra një logore opozitare aspak e shëndetëshme madje mund të themi një pjesë e tyre kanë probleme me shëndetin mendor sidomos kur i bien billbilit përplasin duar e këmbë e të tjerë. Një Simptomë e veçantë është ajo e një deputeteje të cilës i ka mbatur hatri se fjalët dhe frazat që lëshon ajo dhe disa nga kolegët e saj se… përse Parlamenti nuk i shënon si `fjalë të shënjta`(pra dyshohet se mund të vuajë nga marëzia madhështisë), sepse shprehet kështu:… Shenjtëria e fjalës së lirë në këtë Parlament, është shkelur hapur ditën e…, më date….., dhe kjo më jep të gjithë të drejtën që të them me shpallje se sjellja malinje për pengimin e Komisionit Parlamentar …. në dëgjesën për çështjet e dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare, është vetëm një zgjatim i censurës botërisht të njohur komuniste e natyrës zhdanoviane…. ?!
Të kërkosh të shënjtërosh marrëzitë e një opozite të çartallosur në parlament është njëlloj sikur të pish ujë deti kur ke etje.
Ndërsa metoda më e famshme që ze vëndin e pare në marrëzinë e madhështisë të politikanëve të lodhur opozitarë është metoda e marrjes së pushtetit me ..revolucion..dhe me `mosbindje civile`.., në këtë periudhë të sistemit demokratik perëndimor që është instaluar në Shqipëri.
Kjo metodë trockiste e revolucionit permanent është e vetmja metodë që u ka mbetur në mëndje foltoristëve që nga koha e para veteve `90, sepse mesa duket ishte metoda më e mirë për tu mbyllur gojën kundërshtarëve që sot janë në pushtet, metodë të cilën e përdornin dhe po dëshërojnë ta përdorin edhe në demokraci, duke i bërë kështu protestat e dhunshme dhe protesta vetëm politike. Asnjëherë gjatë 33 viteve në Shqipëri nuk ka patur protesta as ekonomike dhe as sociale, por të gjitha bëheshin para kryeministrisë dhe Kuvendit duke përsëritur parrulla paranaojake `Filani ik, ik`… sa herë janë në Opozitë.
Ka dhe një metodë tjetër në përdorim e disa opozitarëve të sotëm, ajo përdorimit të aksidenteve dhe vdekjeve që ndodhin në vënd për të fajësuar sistemin, e cila është një veprim tejet anti-etik që vetëm një person që ka shkelur ligjet për t`ja kaluar apo minimizuar fajin e vet përpiqet të përdorë fatkeqësitë e të tjerëve në favor të tij.
Së fundmi del një konkluzion i fortë për opozitarët e sotëm: derisa këta opozitarë të mos heqin dorë nga këto metoda anarkiste të marrjes së pushtetit, asnjëherë nuk kanë për të marrë pushtetin me zgjedhje, sepse populli qoftë dhe ai opozitar sheh se pushteti i marrë nga këta njerëz është pa të ardhme sepse ata nuk bëjnë programe dhe projekte më të mira se këta që kanë pushtetin për të fituar zgjedhjet, por vazhdojnë të përdorin shumësin kur flasin për njëjësin, bëjnë rolin e hetuesit, prokurorit, gjykatësit, por vetëm të politikanit nuk e bëjnë.
E si mund të fitojnë këta njerëz? Populli dhe shteti demokratik kërkon një Opozitë me Opozitarë të mënçur dhe jo inatçore, kërkon Opozitarë meritokratë dhe jo militantë, kërkon Opozitarë dhe Opozitë konstruktive dhe jo destruktive, kërkon njerëz të ndershëm dhe me integritet dhe jo ish bashkëpuntorë të sigurimit të ish komunistë.