Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindja Socialiste: Oligarkët e kriminelët lëvizin lirshëm, nënat lehona me foshnjë në gji në burg!

    E arrestojnë sapo lindi/Burri: “E bëj unë burgun, lirojeni Dianën”. Qytetarët ofrohen të paguajnë gjobën

    Emri:  auto_Screenshot_221678876351-transformed.jpg

Shikime: 2140

Madhësia:  33.5 KB

    Nuk kanë të sosur skandalet në Shqipëri. Nuk arrestohen apo dënohen njerëz të fuqishëm në pushtet apo në politikë që vjedhin apo fshehin të ardhurat, por arrestojnë një grua që sapo ka lindur.

    Diana Bahçja, 27-vjeçe nga fshati Drisht i Shkodrës, u bë nënë për herë të dytë në 25 shkurt. Teksa ishte duke u kujdesur për fëmijën në djep, tetë ditë pasi e solli në jetë, në banesën e bashkëshortit të saj, Nazmiut, mbërrin një vendim gjykate, i cili e dënonte nënën lehonë me 1 muaj e 20 ditë burg.

    Dy avokatët, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që Diana të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç. Ata thonë se mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për bebën, por edhe vetë shëndetin e saj.

    “Kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi) nuk ka pasur dijeni dhe nuk është njoftuar as për vendimin penal të themelit (dënimit) Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është dënuar me gjobë dhe aq më pak për vendimin penal të konvertimit të gjobës në burgim me Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

    Avokatët thonë se çështja është emergjente, prandaj thonë se pezullimi duhet të ndodhë sapo kjo kërkesë të mbërrijë në tavolinën e gjyqtarit të shortuar. Disa qytetarë janë shprehur të gatshëm që të paguajnë gjobën prej 250 mijë lekë është dënuar gruaja.

    Bashkëshorti i Dianës, Nazmiu tregon se pasi u paraqitën në polici, edhe pse refuzuan firmosjen e shkresave, bashkëshortja e tij nuk u kthye më në banesë, por u mor në burg. Ai apelon për lirim nga burgu.

    Sipas vendimit të gjykatës, i marrë në 13 qershor të vitit 2022 nga gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, shtetasja Diana Bahçja do të vuajë dënimin me burg pasi nuk ka paguar një gjobë prej 250 mijë lekësh. Kjo gjobë i ishte vendosur Diana Bahçes në vitin 2020 nga gjykata, me akuzën e braktisjes së fëmijës.

    Kjo që ka ndodhur me drejtësinë mbetet një skandal, pasi nuk mund të arrestohet një grua, aq me tepër që sapo ka lindur.

    Koha Jone

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rilindja Socialiste: Oligarkët e kriminelët lëvizin lirshëm, nënat lehona me foshnjë në gji në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E arrestojnë sapo lindi/Burri: “E bëj unë burgun, lirojeni Dianën”. Qytetarët ofrohen të paguajnë gjobën

    Emri:  auto_Screenshot_221678876351-transformed.jpg

Shikime: 2140

Madhësia:  33.5 KB

    Nuk kanë të sosur skandalet në Shqipëri. Nuk arrestohen apo dënohen njerëz të fuqishëm në pushtet apo në politikë që vjedhin apo fshehin të ardhurat, por arrestojnë një grua që sapo ka lindur.

    Diana Bahçja, 27-vjeçe nga fshati Drisht i Shkodrës, u bë nënë për herë të dytë në 25 shkurt. Teksa ishte duke u kujdesur për fëmijën në djep, tetë ditë pasi e solli në jetë, në banesën e bashkëshortit të saj, Nazmiut, mbërrin një vendim gjykate, i cili e dënonte nënën lehonë me 1 muaj e 20 ditë burg.

    Dy avokatët, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që Diana të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç. Ata thonë se mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për bebën, por edhe vetë shëndetin e saj.

    “Kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi) nuk ka pasur dijeni dhe nuk është njoftuar as për vendimin penal të themelit (dënimit) Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është dënuar me gjobë dhe aq më pak për vendimin penal të konvertimit të gjobës në burgim me Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

    Avokatët thonë se çështja është emergjente, prandaj thonë se pezullimi duhet të ndodhë sapo kjo kërkesë të mbërrijë në tavolinën e gjyqtarit të shortuar. Disa qytetarë janë shprehur të gatshëm që të paguajnë gjobën prej 250 mijë lekë është dënuar gruaja.

    Bashkëshorti i Dianës, Nazmiu tregon se pasi u paraqitën në polici, edhe pse refuzuan firmosjen e shkresave, bashkëshortja e tij nuk u kthye më në banesë, por u mor në burg. Ai apelon për lirim nga burgu.

    Sipas vendimit të gjykatës, i marrë në 13 qershor të vitit 2022 nga gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, shtetasja Diana Bahçja do të vuajë dënimin me burg pasi nuk ka paguar një gjobë prej 250 mijë lekësh. Kjo gjobë i ishte vendosur Diana Bahçes në vitin 2020 nga gjykata, me akuzën e braktisjes së fëmijës.

    Kjo që ka ndodhur me drejtësinë mbetet një skandal, pasi nuk mund të arrestohet një grua, aq me tepër që sapo ka lindur.

    Koha Jone
    Po ca titulli i pseke vene temes?? c`lidhje ka Rama me drejtesine, gjithe lufta u be qe drejtesia te jete e pavarur
    skandali eshte se gjykatesit jane te perlyer,..., duhet gjykuar ky gjykates qe sillet keshtu ndaj nje lehone ne pragun e mbijeteses,...., te na vije turp te gjitheve per kete veprim te "drejtesise" qe mbron vetem gangsteret.Ketu eshte per te ikur nga syte kembet
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 11:09
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-03-2020, 15:19
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2017, 08:29
  4. Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 27-09-2015, 08:34
  5. Peshkimi me lëndë plasëse, burg për “kriminelët e ujit”
    Nga benseven11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2014, 23:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •