Shkoi me kamion në Angli, shqiptarja në listën e sipërmarrësve të Forbes
E reja shqiptare Kristiana Çela është renditur në listën e Forbes, mes 30 të rinjve më të suksesshëm në Europë.
Në rrjetin e saj në Instagram, që numëron 3.1 milionë ndjekës, shqiptarja ka treguar se prindërit e saj 20 vjet më parë ishin nisur me kamion drejt Anglisë, ndërsa sot falë punës dhe pasionit ajo është një ndër vajzat e reja që influencojnë miliona gra dhe vajza në botë për të ndryshuar jetën e tyre dhe mënyrën e jetesës.
“Disa prej jush mund ta dinë dhe të tjerët mund të mos e dinë, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Unë jam një refugjate që kam emigruar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time mbi 20 vjet më parë”, shkruan ndër të tjera Kristiana Çela.
Rreth gjashtë vite më parë, bashkë me mikun e saj të palestrës ajo ka themeluar aplikacionin për ushqimin dhe ushtrimet fitness “EnvolveYou”, që gjeneron deri në 34 milionë dollarë në vit dhe ka më shumë se 80.000 anëtarë të abonuar mujor.
Euronews
Ruaj Lidhjet