Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Vula e PD…

  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Vula e PD…

    Vula e PD/ Lubonja: Vendimi i gjykatės ishte i pritshėm

    Emri:  A8E895AF-D8AE-4850-A751-2D1DD4089851.jpeg

Shikime: 3508

Madhėsia:  58.8 KB

    Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Gjykatės sė Apelit pėr vulėn e Partisė Demokratike. Lubonja thotė se vendimi ishte i pritshėm, teksa shtoi se kemi rrėshqitur nė njė regjim mono-partiak.

    “Me shumė gjasa mendoja se kėshtu do tė ndodhte. Arsyet dihen. Ne bėjmė sikur jemi nė njė demokraci, por ne kemi rrėshqitur nė njė regjim me sistem mono partiak. Nuk mund tė pritej qė drejtėsia mund tė merrte njė vendim ndryshe. Ėshtė kapur shteti. Kush shpresonte se do tė ndodhet ndryshe, unė vetė gati gati po e them me ironi do tė zhgėnjehesha.


    Ky ėshtė njė projekt i gjatė i Ramės pėr tė eliminuar opozitėn. Kjo ėshtė njė reformė jo pėr tė bėrė drejtėsi. Ky ėshtė nė rrugėn e tij pėr ta dobėsuar, pasi nuk mund ta nxjerrė jashtė Kushtetutės. Vetė PD e ka denoncuar herė pas here. Ju kujtohet Basha kur thoshte se “nuk do hyjmė nė zgjedhje”? U pa qė nuk kishin kėllqe dhe vazhduan kėshtu. Vazhdojnė tė bėjnė sikur nuk po i ha ujku, por ujku po i ha.

    Janė vetė kontradiktor. Janė pėr mosbindje civile, protestė paqėsore apo revolucion? Kėtu pėr revolucion nuk bėhet fjalė. Ėshtė mosbindje civile apo protestė.
    Revolucioni ėshtė pėrmbysje me dhunė e elitave nė pushtetit, qė do tė thotė qė tė marrėsh pėr ***** gjithė ata gjykatės qė kanė marrė kėtė vendim dhe ti ēosh atje ku…. Kėshtu ėshtė pushteti. Nė pushtetin proletar i vendosin nė burg?”, – tha Lubonja nė News 24.

    “Rama kėrkon tė sundojė vendin. Sot tė huajt urrejnė mė shumė Berishėn sesa Ramėn. Sa duhet tė besojmė ndaj tė tjerėve ne? Ka nga ata qė thonė kėshtu, por ata janė danezėt, finlandezėt e me radhė. E di sa janė shqiptarėt? 2.8% thonė qė duhet besuar. Vetėm 2.8% thonė se duhet pasur besim te tė tjerėt.

    Logjika e shqiptarėve ėshtė “a duhet t’ua fusim tė tjerėve?”. Kjo duhet parė nė aspektin e ekonomisė, njerėzve qė e mbėshtesim. Njė qeveri qė pastron paratė e drogės dhe dėbon shqiptarėt e ndershėm, ēfarė pret ata? Opozita paraqitet si pjesa e mirė e medaljes, por dhe ata janė pjesė e kėsaj. Unė them mė mirė njė bandė sesa 3 banda”, – tha Lubonja. /BW
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pas apelit / Cila ėshtė tani PD me vulė?

    Emri:  040AD61D-0E44-4B14-BBA6-DCEC27F79DEF.jpg

Shikime: 46

Madhėsia:  31.2 KB

    Vendimi i Gjykatės sė apelit pėr ti rikthyer vulėn e opozitės zyrtare njė pakice tė papėrfillshme brenda PD-sė nuk ėshtė asgjė mė shumė se vijimi i politike mbi njė vjeēare qė synon mbajtjen nė kėmbė tė njė plurarizmi fallco. Ai filloi me mbrojtjen e kokės sė Lulzim Bashės me forca speciale nė  9 janar 2022. Ai vijoi me bashkimin e votave pėr zgjatjen e mandatit tė gjyqtarėve tė vettingut, tė akuzuar deri nė atė kohė si komisarė mavi tė rilindjes nė sistemin e drejtėsisė. Ai u konsolidua me njohjen e Alibeajt si palė nga Lindita Nikolla (ndonėse ky i fundit nuk u votua dot kurrė nga kėshilli kombėtar sipas statutit tė vet). Ai mori formė me njohjen e tij si ankimues nė njė proces ku nuk kishte qene palė. Ai u qesharakėzua me negociatat karagjoze pėr zgjidhjen e gjoja presidentit konsensual. Ai u bė i hapur me kolaboracionizmin parlamentar pėr tė parjashtuar me ligj Ilir Metėn nga politika. Ai mori formė me vendimin gjyqsor pėr tė njohur si PD disa fantazma politike pa mbashtetės.

    Po ēfarė ėshtė sot kjo PD me vulė qė Rama dhe veglat e tij duan ta shesin si opozitė? Ajo ėshtė njė konglomerat qė nė letėr ka ende si kryetar Lulzim Bashėn, pasi ai megjithėse ka njė vit i dorėhequr, mban emrin tė regjistruar nė gjykatė. Ajo ėshtė njė mish mash qė nuk zgjedh dot lider tė ri dhe qėndron me kukull nė detyrė. Ajo ėshtė njė mini grup qė nuk ka ende kandidatė pėr zgjedhjet lokale nė Tiranė, Durrės, Elbasan. Pasi askush nga ata deputetė qė thonė se i pėrkasin atij grupi, nuk kanė guximin e Belind Kėlliēit apo Luēiano Boēit pėr tė lėnė mandatin dhe pėr tu hedhur nė garė. Shkurt ata janė njė instrument pėr tė prishur punė.

    Mirėpo kėtij instrumenti KQZ do i njohi tė drejtėn pėr tė caktuar komisionerėt e ruajtjes sė votės anti Rama nė zgjedhje. Ajo do i derdhė nė llogari financimin qė i pėrket opozitės. Ajo do i vėrė nė dispozicion kohėn televizive tė fushatės elektorale. Pra qėllimi i asaj qė bėri Gjykata e Apelit ėshtė i qartė: tė mbajė nė kėmbė me mjete shteterore, njė opozitė pa vota. Pak javė mė parė gjatė njė interviste nė Opinion, kryeministri Rama u pyet nėse atij i dukej normale qė tė hynte nė zgjedhje pa opozitė reale? Ēdo kryeministėr i pėrgjegjshėm meret me mend se ē’pėrgjigje do kishte dhėnė. Por Rama i tha ftohtė Fevziut se pėr kėtė se ēante kokėn dhe se prokupimi i tij qe programi qė PS do shpaloste para zgjedhjeve.

    Pra mesazhi pėr gjykatėn qe i qartė. Zgjedhjet i bėjmė dhe pa opozitė fare, madje quhet luks po patėm ndonjė krijesė fallco.

    Kėtė mesazh ka marrė edhe Ilirian Celibashi. Ai do tė jetė kryekomisioneri i njė palė votimeve ku njė pjese tė madhe tė elektoratit do i hiqet e drejta e pėrfaqėsimit. E gjitha po bėhet me qėllim qė grupimi i Berishės ta bojkotojė kėtė garė dhe nė vend tė pėrsėritet njė realitet si ai i vitit 2019 kur kundėrshtarė politikė u emėruan Kujtim Gjuzi, Jenisheri dhe ajo deputetja e kėrpėratave. Natyrisht ish foltoristėt nuk do bojkotojnė se ata janė tė dėnuar qė tė luftojnė pėr tė mos u zhdukur. Por ama strategjia mbi njė vjeēare e pushtetit i shndėrroi zgjedhjet e 14 majit nė farsė. Ajo i vrau ato duke i rikthyer nė votime. Dhe kėtė radhė qėllimin e arriti edhe me ndihmėn e bejlerėve butaforikė tė grupit Lul-Enkeleid, qė pranuan tė luajnė si shejtanė budallej, rolin e njė opozite fallco.

    ©Lapsi.al
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Vula e PD…

    VENDIMI I GJYKATĖS SĖ APELIT TIRANĖ REFUZON AKTGJYKIMIN E AGRON ZHUKRIT.

    Vula e PD-sė (pėrkohėsisht) i kthehet grupit tė Alibeajt: rrėzohet siē pritej vendimi i Agron Zhukrit qė i dha PD-nė Berishės.

    Gjykata e Apelit ka vendosur tė pranojė kėrkesėn e grupit tė Enkelejd Alibeajt, pėr kthimin e ēėshtjes nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė.

    Tashmė pritet qė Gjykata e Shkallės sė Parė tė shpallet e paaftė pėr tė ndėrhyrė nė mosmarrėveshjet e brendshme partiake. Nė kėtė pikė, rregulloret e partisė, tė vendosura siē duhet, mbizotėrojnė. Berisha ėshtė efektivisht i jashtėm, njė disident. Nė fakt, duke iu bashkuar grupit sė Ilir Metės, pėr sė dyti, ai zyrtarizoi edhe njė herė ndarjen e tij nga Partia Demokratike.

    Ndėrkohė, Vula dhe Selia e PD-sė i pėrkasin grupit Alibeaj. Berisha tashmė u strehuar pėrfundimisht duke u ribashkuar me ish-kundėrshtarin Ilir Meten.

    Kush e quan veten demokrat duhet tė kthehet nė Partinė Demokratike Shqiptare.

    ( Viktor Mark Daragjati)

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pėr: Vula e PD…

    Emri:  9FD361EB-85F5-41AA-96C3-AFB098C1B5C2.jpg

Shikime: 47

Madhėsia:  27.7 KB

    Berisha: U bėj thirrje anėtarėve dhe simpatizantė tė PD-sė tė ngrihen nė lartėsinė e tyre tė misionit historik


    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha nė njė deklaratė pėr mediat nga selia blu, pas vendimit skandaloz tė Gjykatės sė Apelit qė zhduku pluralizmin nė Shqipėri, u ka bėrė thirrje demokratėve qė tė ngrihen nė lartėsinė e misionit tė tyre historik.

    Pjesė nga deklarata e kreut tė PD-sė, Sali Berisha:


    Nė procesin e sotėm dua tė informoj shqiptarėt se ata tė cilėt kishin kėrkuar zyrtarisht tė shpalleshin palė, i thanė gjykatės se nuk kemi qenė palė nė proces, por gjykatėsit lexuan vendimin e shkruar nė zyrėn e Edi Ramės dhe anuluan tre ditė, tre ditė pasi e mbajtėn 9 muaj, anuluan tre ditė para skadimit tė afatit tė regjistrimit nė zgjedhje, njė vendim legjitim, vetėm e vetėm se ishte urdhėruar nga Edi Rama.

    Ēdo gjykatės me integritetin minimal, kur pala tjetėr deklaronte se nuk ishte palė nė kėtė proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte mė tutje, por ata kishin nė sirtar vendimin e shkruar nė zyrėn e Edi Ramės pėr tė ndėshkuar opozitėn politike.

    Ky vendim vjen nė njė kohė kur opozita ėshtė e angazhuar nė njė revolucion demokratik, paqėsor, me tė cilin ajo ėshtė e betuar tė pėrmbysė monizmin e Edi Ramės, ėshtė e betuar tė ju rikthejė shqiptarėve votėn e lirė.

    Nė kėtė kontekst unė i bėj thirrje anėtarėve dhe simpatizantė tė PD-sė tė ngrihen nė lartėsinė e tyre tė misionit historik, misionit tė shpėtimi tė pluralizmit, demokracisė, tė shoqėrisė shqiptare dhe Shqipėrisė.

    Ēdo shqiptar sot nė shumė se kurrė pret nga guximi ynė, qėndrimi ynė realizimin e kėtij misioni.

    Lapsi.al
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Vendimi i Apelit/ Kėlliēi: Rama e Veliaj kanė frikė nga vota

    Emri:  C366FC55-C750-46C3-91C8-46F9D4A1FE86.jpeg

Shikime: 47

Madhėsia:  29.6 KB

    Edhe Belind Kėlliēi, kandidat i opozitės pėr bashkinė e Tiranės ka reaguar pas vendimit tė Gjykatės sė Apelit qė mbrėmjen e sė premtes vendosi tė kthejė pėr rigjykim ēėshtjen e vulės dhe logos sė Partisė Demokratike. Nė njė mesazh nė rrjetet sociale, Kėlliēi shkruan se vendimi u mor nga Rama dhe Veliaj tė cilėt kanė frikė nga vota.

    “U dėshmua qė Edi Rama dhe Erion Veliaj po lėvizin ēdo gur, ēdo instrument qė kanė nė dorė, pėr tė mos lejuar zgjedhje tė lira dhe garė tė ndershme. Ata kanė frikė nga ju, nga vota e lirė.

    Vendimi tregon se pala tjetėr ėshtė e dėshpėruar pėrderisa i duhet qė tė pėrdorė marifete tė pista pėr tė manipuluar zgjedhjet. Sot u dha njė goditje ndaj pluralizmit. Ata kanė frikė nga vullneti i qytetarėve, sepse Veliaj ka lėnė pas dore banorėt e Tiranės. Kudo qė shkoj nė qytetin tim, njerėzit janė tė bindur se ka ardhur koha pėr ndryshim.

    E dėnoj me forcė kėtė akt tė shėmtuar. Gjithashtu garantoj demokratėt dhe qytetarėt qė kjo pengesė e re nuk do tė na ndalojė dot nė betejėn tonė pėr votėn, pėr lirinė e zgjedhjes, pėr kthimin e Bashkisė sė Tiranės nė shinat e ligjshmėrisė dhe nė funksion tė interesit publik.

    Nuk ka pushtet, regjim, nuk ka dhunė e para, qė tė mund tė ndalė vullnetin e qytetarėve dhe banorėve tė Tiranės, pėr ndryshim. Njė forcė politike nuk e bėn vula. Atė e bėn fryma, shpirti dhe njerėzit. Prandaj unė sot jam mė i motivuar se kurrė, bashkė me ju mė i fortė dhe i vendosur, pėr t’ia rikthyer Tiranėn qytetarėve tė saj”
    – shkruan Belind Kėlliēi.

    ©LAPSI.al.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pėr: Vula e PD…

    Mjeshtri Bujar Kapexhiu ka paraqitur pėrmes karikaturės situatėn e fundit politike nė vend pas vendimit tė Gjykatės sė Apelit e cila nėn ndikimin e kryeministrit Edi Rama zhbėri vendimin e Gjykatės sė Parė e cila njihte Kuvendin e PD tė 11 dhjetorit 2021 dhe vendimet e dala prej tij. Persozhet e Kapexhiut janė Enkelejd Alibeaj dhe Edi Rama, ku ky i fundit, duke e lavdėruar, i var nė qafė vulėn e PD, tė cilėn do ta pėrdori nė zgjedhjet lokale tė 14 majit.

    Emri:  5A9B05A1-4BA3-466B-A999-F8E44E6B31A7.jpg

Shikime: 44

Madhėsia:  45.9 KB
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Pėr: Vula e PD…

    Kjo eshte teme shume interesante sepse tregon asgjen,boshin,nuancat e ngjyres gri. Qe kjo teme tregon diēka eshte e vertete,problemi eshte te gjesh ate diēkane.

    Ka qene nje teme e tille edhe ne forumin shqiptar,ne mos gaboj ishte se si do votohej reforma ne drejtesi me dy te tretar apo tre te katertat,muaj e muaj kaluan ne diskutime dhe po te pyesesh sot asnje nuk e di se u votua per tre te katertat apo dy te tretat e pese te gjashtat.

    Shqiperia eshte vendi rekordmen ne bote ku diskutohen gjerat qe nuk kane asnje minimum rendesie. PD i ka te gjitha gjerat ne regull e vetmja gje qe i mungon eshte diskutimi mbi vulen ! I ka te gjitha,liderin,njerezit e rinj,idete e reja... i mungon vetem vula !

Tema tė Ngjashme

  1. Vula sekrete e Skenderbeut
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2011, 09:35
  2. Si quhet ''vula''
    Nga ajzberg nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-11-2010, 09:38
  3. Vula e lidhjes sė Prizrenit
    Nga gimche nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2010, 17:30
  4. Medalje, Vula, Urdhėra, Dekorata, Stema
    Nga glaukus 001 nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 18:49
  5. Vula
    Nga qyfyri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 12:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •