Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    17 shkurt 2023 - Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë

    Pavarësia e Kosovës, Kurti: Festa dhe puna në Republikën tonë duhet të shkojnë bashkë!

    Emri:  albin-kurti-2.jpg

Shikime: 4042

Madhësia:  21.6 KB
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në ditën e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u shpreh se puna dhe festa duhet të shkojnë gjithmonë bashkë.

    Gjatë mbledhjes së sotme, Kurti tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës, duke u shprehur: “pavarësia jonë duhet të rritet vetëm përmes punës, e jo përmes rrugëve të shkurta që premtohen nga njerëz jo serioz”.

    Më tej ai foli edhe për qytetarët e vendit të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme për një jetë më të mirë.

    “Ata punojnë këtu, por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira dhe shpërblehen për punën e tyre. Në këtë festë, 15 vjetor të pavarësisë duhet t’ia përkujtojmë vetes se detyra jonë kryesore është që kur të vij 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuara arsyet që të rejat e të rinjtë tanë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale, të plotë e për një jetë më të mirë”, ka thënë Kurti.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 17 shkurt 2023 - Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë

    Sot 15 vite shtet, liderët botërorë urojnë Pavarësinë e Kosovës

    Emri:  vjosa.jpg

Shikime: 57

Madhësia:  32.8 KB

    KOSOVE

    Sot Kosova feston 15-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë datë, të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli shtetin më të ri në Europë, të pavarur, sovran dhe demokratik. Në këtë ditë të veçantë Kosovën e kanë uruar shumë liderë botërorë, aleatë të saj.

    Mesazhet, që u dërguan në adresën e shefes së shtetit Vjosa Osmani, përveç urimeve dhe zotimeve për thellime të raporteve, këtë vit kishin theksuar edhe nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të planit të BE-së.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, thotë se mirëpret faktin e miratimit të propozimit të Bashkimit Europian nga Kosova me “synimin eventual të njohjes reciproke”

    “Ne mirëpresim miratimin tuaj për propozimin e BE-së në normalizimin, me synimin eventual të njohjes reciproke, i cili mund të ndihmojë të sigurojë një të ardhme më paqësore dhe më me prosperitet për qytetarët e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Bidenit.

    Urim presidentes Osmani i erdhi edhe nga Gjermania dhe Franca.

    Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier tha se dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE, mbetet një sfidë thelbësore për vendin për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.

    “Gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim konstruktiv dhe një bashkëjetesë paqësore mbetet esenciale për rrugën drejt BE-së. Në këtë rrugë Ju mund të jeni të sigurt që e keni mbështetjen e Gjermanisë si partnere e besueshme e Kosovës”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Steinmeier dërguar Presidentes Osmani.

    Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në letrën e tij ka thënë se Kosova ka përkrahjen e plotë franceze në forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa ka bërë thirrje që t’i kushtohet rëndësi rifillimit të diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

    “Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ajo në të cilën jemi fokusuar gjatë presidencës sonë të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2022. Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Presidenti Macron.

    Urim erdhi edhe nga shteti italian, që së fundi shtoi përpjekjet për të nxitur Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje.

    Presidenti i Italisë Sergio Mattarella në urimin e tij drejtuar Osmanit i bëri thirrje që urgjentisht të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Konteksti aktual europian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi europian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim europian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet në urimin e kreut të shtetit italian.

    Nga Mbretëria e Bashkuar urimi erdhi nga Mbreti, Charles.

    Në letrën e tij, Charles thuhet se pret me padurim vazhdimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve.

    “Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 17 shkurt 2023 - Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë

    Hashim Thaçi lexon deklaratën, pamje nga momenti kur shpallet pavarësia e Kosovës

    Emri:  kosova.jpg

Shikime: 59

Madhësia:  38.7 KB

    17 shkurti i vitit 2008 ishte data kur Kosova shpalli pavarësinë, pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas dërgimit të propozimit nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.

    Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë.

    “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

    Në video shihet momenti kur Hashim Thaçi lexon deklaratën e pavarësisë dhe përshëndetet nga deputetët.


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 17 shkurt 2023 - Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë

    “Jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë të lirë kufijtë pa viza”, ja mesazhi që zgjodhi Dua Lipa për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    Emri:  dua.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  15.3 KB

    Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po vazhdon të jetë zëri i popullit të Kosovës në botë.

    Sot në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ylli shqiptar ka vendosur që të rikthejë vëmendjen te rëndësia e liberalizimit të vizave.

    Dua ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet fushata e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lër të lirë)”.

    Në postim më tej thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.

    Sipër postimit, artistja 27-vjeçare ka vendosur disa ‘emoji’ me duar që bëjnë shqiponjën dykrenare.

    Emri:  dua.jpg

Shikime: 57

Madhësia:  27.4 KB
    Emri:  dua1.jpg

Shikime: 61

Madhësia:  23.1 KB

    Theksojmë që Dua bashkë me yjet tjera shqiptare me famë botërore, si Rita Ora dhe Bebe Rexha tregojnë me krenari prejardhjen e tyre dhe në festat kombëtare nuk mungojnë asnjëherë urimet e ndjera për vendin e tyre.

    Dua dhe Rita gjithashtu kanë kontribuar edhe me koncerte të organizuara në Kosovë dhe Shqipëri ndër vite, të fundit ishin ato në vitin 2022 kur Lipa perfomoi në Prishtinë në kuadër të Sunny Hill Festival dhe më pas në Tiranë për 28 nëntorin, ndërkaq edhe Ora në muajin shtator mbajti një koncert në kryeqytetin shqiptar.

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 17 shkurt 2023 - Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë

    “Mbështetja në rrugën drejt BE s’do të mungojë, na keni pranë”/ Begaj uron nga Parlamenti i Kosovës: Gëzuar pavarësinë, shtet përjetë!

    Emri:  BEGAJ.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  20.0 KB

    Presidenti Bajram Begaj, i pranishëm në seancën solemne zhvilluar në Parlamentin e Kosovës në kuadër të 15 vjetorit të pavarësisë, u shpreh se Shqipëria e mbështet Kosovës në rrugëtim e saj drejt BE.

    Gjithashtu theksoi se brezave të rinj duhet t’i lënë trashëgimi bashkëjetesën, harmoninë dhe jo ndasinë.

    “I uroj sukses në rrugëtim e Kosovës në BE. Shqipëria është pranë jush. Ka mbështetur dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Kosova është shtet i pavarur, qeveria serbe nuk e ka ndalur aktivitetin e saj kundër Kosovës. Angazhimi i BE dhe SHBA-së shpreh rëndësinë që ka Republika e Kosovës për të ardhmen në rajon. Ne i bëhemi mbështetës bashkëkombësve tanë duke promovuar mirëqenien . Gëzuar Ditën e Pavarësisë Republikës së Kosovës. Shtet përjetë”, tha Begaj në seancën solemne në parlamentin e Kosovës.



    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 17 shkurt 2023 - Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë

    Sot 15-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Kosova, vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lirë në të gjitha trojet

    Emri:  Berisha-2-1.jpg

Shikime: 59

Madhësia:  31.9 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike e nisi konferencën e përjavshme për shtyp me një urim për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Ai vlerësoi figurën e ish Presidentit, Ibrahim Rugova dhe heroit kombëtar Adem Jashari në pavarësinë e Kosovës.

    “Pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve. Është kjo ditë që shënon lirinë për të gjithë shqiptarët, në sensin që një komb që ka pjesë të tij të robëruara, nuk mund të jetë kurrë i lirë. Pavarësia e Kosovës është dëshmi e shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të saj. Kosova është një trevë në të cilën deri në vitin 1999 është derdhur gjak, janë bërë luftërat më të mëdha se në çdo trevë tjetër të kontinentit. Pavarësia e Kosovës është vepër e presidentit vizionar Ibrahim Rugova, i cili me guxim të jashtëzakonshëm, me vizion të madh thuri dhe ndërtoi në ndërgjegjen, shpirtin, zemrën e qytetarëve të Kosovës, pavarësinë e këtij vendi”, tha Berisha.

    Video: https://youtu.be/wfB8aKObatA

    Sipas tij “pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili vendosi në historinë e shqiptarëve kulmin e guximit dhe sakrificës, është vepër e luftëtarëve të UÇK-së. Mbarë kombi kontribuoi në pavarësinë e Kosovës. Shqipëria luajti rolin e saj të pazëvendësueshëm. Sot çdo shqiptar feston me krenari 15 vjetorin e republikës së pavarur të Kosovës. Në këto 15 vite Kosova ka shënuar suksese mahnitëse, arritje të mëdha. Kosova është sot shteti me të drejtat e pakicave më të respektuara në rajon. Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lirë në të gjitha trojet e tyre”.

    ***

    Ish-kryeministri Sali Berisha iu është bashkuar mesazheve me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një reagim, Berisha theksoi se shqiptarët sot kremtojmë 15 vitet e para në historinë tonë shekullore si një komb në liri, mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë.

    Sipas Berishës, Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit te saj, politikanit mendjendritur të kombit shqiptar, Presidenti Ibrahim Rugova, Gandit Ballkanik dhe Europës që thuri tek shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur.

    MESAZHI I BERISHËS
    Shkrim nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
    Të dashur miq, sot shqiptarët në Kosovë, dhe kudo që janë në mbarë botën, festojnë 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës si ditën e dytë më të madhe të lirisë se tyre pas pavarësisë së Shqipërisë. Por ne shqiptarët sot kremtojmë 15 vitet e para në historinë tonë shekullore si një komb në liri, mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë.

    Kosova e lirë dhe e pavarur ka në themel shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe gjenocidit ciklik serb, ka luftërat, gjakun, qëndresën epike dhe sakrificën sublime të qindra e mijëra martirëve të saj që luftuan dhe ranë për tu bërë të pavdekshëm për liri dhe dinjitet kombëtar nga vitet 1870 në vitet 1999, ka luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të saj, komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë, si faqja më e ndritur në historinë e luftërave të kombit tonë pas atyre të prijësit të përjetshëm të shqiptarëve, Skënderbeut.
    Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit te saj, politikanit mendjendritur të kombit shqiptar, Presidenti Ibrahim Rugova, Gandit Ballkanik dhe Europës që thuri tek shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur, më fisnike, njeriut të civilizuar lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe që themeloi e ngriti në kushtet e pushtimit më të egër Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur paralel me pushtetin e pushtuesve barbar.
    Presidenti Rugova paraqiti dhe mbrojti me vendosmëri dhe vizion në Shtëpinë e Bardhë dhe kancelaritë më të mëdha të botës çështjen e drejtë të popullit të Kosovës dhe zgjidhjen e saj. Ai arriti ta shndërrojë këtë kauz në çështje kryesore të axhendës të SHBA dhe vendeve të lira perëndimore!

    Pas lufte, ai me urtësi dhe vizion hodhi themelet e shtetit të sotëm të pavarur, demokratik properëndimor të Kosovës.

    Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari që i la kombit të tij kreshtën e trimërisë, heroizmit dhe sakrificës si dhe heronjve të tjerë të pavdekshëm dhe dhjetëra mijëra luftëtarëve të lirisë që me guximin, heroizmin, sakrificën e tyre bënë luftën e fundit çlirimtare në Europë dhe çliruan Kosovën.
    Pavarësia e Kosovës është vepër e shqiptarëve në rajon dhe kudo në botë që moton ‘Një komb një qëndrim’ u bashkuan si një trup i vetëm, dhe Shqipëria pas çlirimit të saj nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazëvendësueshëm!

    Por Kosova u bë e lirë dhe e pavarur vetëm falë mbështetjes së fuqishme dhe rolin përcaktues të SHBA, të Kongresit të këtij vendi dhe Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit George W. Bush, vendeve të mëdha të perëndimit dhe vendeve anëtare të NATO-s në Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës! Sot në këtë 15 vjetor me arritjet e saj mahnitëse për një kohë të shkurtër si vend i pavarur, Kosova bënë krenar çdo shqiptar. Ajo sot është një demokraci funksionale që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe ka arritur standartet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon.

    Ajo u ngrit si feniksi nga hiri dhe shkrumbi që lënë pushtuesit dhe ka sot një ekonomi solide në rritje, ka ndërtuar infrastrukturën më moderne në rajon. Kosova është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lirë në trojet e tyre. Ajo në këto vite ka bërë emër botëror me talentin e rrallë dhe zërin magjeps të çikave të saj dhe shkëlqimin e mbretëreshave të saj në sport. Kosova këto vite është përballur me shantazhe, provokime të serbomëdhenjve të Beogradit dhe vasalëve të tyre, por ka qëndruar gjithnjë një faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon.

    Të dashur miq, duke uruar nga zemra, Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe mbarë shqiptarëve 15 vjetorin e Pavarësisë, ju ftoj të përulemi me nderimin më të madh dhe mirënjohjen tonë më të pakufishme para sakrificës së qindra e mijëra martirëve të saj, luftëtarëve të lirisë, që luftuan e flijuan jetën dhe rininë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, para veprës së pavdekshme të arkitektit të pavarësisë së Kosovës Presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe të falënderojmë me mirënjohjen më të thellë SHBA dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s që me ndërhyrjen e tyre luajtën rol përcaktues në çlirimin e saj. Gëzuar! Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre!

    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 17 shkurt 2023 - Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë

    15 vite Kosova e pavarur, Ramush Haradinaj: Bac, ende nuk u kry

    Emri:  ramush-haradinaj.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  24.7 KB

    Në 15-vjetorin e Pavarësisë, ish-komandati i UÇK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kosova është kjo që është sot falë shqiptarëve dhe ndihmës së ndërkombëtarëve. Ai u ndal te çështjet e sigurisë së Kosovës por edhe te proceset dialoguese me Serbinë. Ish-kryeministri theksoi se në aspektin e sigurisë së brendshme, Kosova ka disa vështirësi.

    “Kemi një kujdestari për siguri që është nga NATO. Kjo kujdestari është më e gjerë. Duke mbetur ende çështja e sigurisë, në disa raste e kemi të ndërlidhur punën tonë për zbatimin e rendit dhe të ligjit. Që të sigurojmë rendin dhe ligjin tonë gjithnjë na duhet një mburojë e madhe”.

    Haradinaj kishte edhe disa kritika për kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, kreu i qeverisë ka gabuar duke sekuencuar dialogun me Serbinë. “I kam kërkuar në takime që të mos lejojë sekuencime nga tema në temë. Kërko bashkimin e të gjitha temave në një vendim. Çështja e implementimit pas marrëveshjes mund të humbë peshë”.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2023, 20:19
  2. 17 shkurt 2008 - Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2021, 10:45
  3. 17 shkurt 2013: Kosova feston 5 vjetorin e pavarësisë
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 16-03-2013, 16:48
  4. Kosova në festë, feston shpalljen e pavarësisë
    Nga drity në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 04-03-2008, 18:31
  5. 12 qershor - Kosova feston 6-vjetorin e hyrjes së NATO-s
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 20-06-2005, 08:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •