Historia e shkatërrimit të objekteve të kultit nuk fillon as me 6 Shkur 1967 dhe as përfundon me 27 shkurt kur KQ PPSH nxorri dokumentin sekret me firmen e Enver Hoxhës ku u jepej urdhër të gjithë gjithë komiteteve të partisë në rrethe, se si do ta zhvillonin luftën kundër fesë dhe si do ti zhduknin objektet fetare, kishat, xhamitë, teqetë, etj. Historia fillon që në janar 1967 kur rinia e shkollës së mesme të Durrësit organizuan një marshim ateist duke shkuar tek Manastiri i Shën Vlashit . Gjatë gjithë vitit 1967 vazhduan prishjet e Kishave dhe xhamive.
U fillua me 6 shkurt të vitit të kobshëm 1967, kur diktatori komunist, Enver Hoxha mbajti fjalimin ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, me të cilin filloi lufta kundër ”ideologjisë fetare” e ”zakoneve prapanike”, që shkaktoi persekutimin e të tmerrshëm kundër klerit e komuniteteve fetare, e më vonë solli deri te shpallja, me ligj, e Shqipërisë si vend i parë dhe i vetëm ateist në historinë botërore.
Ngjarja bëri bujë jo vetëm në Shqipëri, sepse asnjë vënd në botë nuk kishte shpallur veten si shtet ateist. Shumë vite më vonë, Nexhmije Hoxha e veja e diktatorit në intevistën e saj të lamtumirës dhënë gazetares Rudina Xhunga ishte shprehur se Enver Hoxha nuk dinte gjë për inisjativën e të rinjve të shkollës së mesme Naim Frashëri të Durres. Ajo u shpreh se inisjativa ishte marrë nga `poshtë`, pra nga rinia.
Nexhmije Hoxha, tha në intervistën e saj të lamtumirës dhënë gazetares Rudina Xhunga ne 2016, se as ajo, dhe as Enver Hoxha nuk dinin asgjë mbi iniciativën për shkatërrimin e kishave dhe xhamive.
-`Ne e kemi thënë dhe kjo është e vërteta, që iniciativa u mor nga poshtë. Natyrisht Sekretari i Partisë së Durrësit, nuk është se nuk e dinte, ndoshta dhe me shkollën Naim Frashëri që mori iniciativën, kishte rënë dakord`……
Me këtë përgjigje Nexhmije Hoxha në mos gjë tjetër deklaron se Enver Hoxha nuk qe dakord me këtë fushatë të paprecedentë të vitit 1967. Madje në thellim të përgjigjes së saj ajo shpjegon se: “Enveri bisedoi me Ramizin, si Sekretar i Sektorit Ideologjik, si t’i jepnin zgjidhje, si t’i kundërviheshin rinisë në këtë gjë”. Sipas saj ishte baza (masat popullore) që shkuan në ekstrem.
Edhe pse gjatë gjithë këtyre 25 viteve pas rënies së regjimit shpesh janë publikuar dëshmi e dokumente që e kanë faktuar të vërtetën e kësaj çështje, Nexhmije Hoxha sërish këmbënguli në idenë se Enver Hoxha donte ti mbronte objektet e kultit, dhe ti respektonte besimtarët.
Partia e Punës e Shqipërisë, Komiteti Qëndror, Nr. 133 prot., Tepër secret,Tiranë, më 27.II.1967 Komiteteve të Partisë së Rretheve dokument sekret me firmën e Enver Hoxhës në fund, ku u jepej urdhër gjithë komiteteve të partisë në rrethe, se si do ta zhvillonin luftën kundër fesë dhe si do ti zhduknin objektet fetare, kishat, xhamitë, teqetë, etj. Dokumenti që flasim mban datën 27 shkurt 1967. Ndërsa ngjarja e gjimnazistëve të Durrësit, të cilët sipas kronikave të kohës “kishin kryer një marrshim ateist drejt manastirit të Shën Vlashit në Durrës”, ishte shënuar në janar të 1967.
Në shkurt 1967, Komiteti Ekzekutiv i Korçës prishi tre munomente fetare të qytetit: Kishën e lashtë të Shën Marisë e cila ishte krijuar që në shek. XIII, kishë e rallë me një dhomë të nëndheshme (qimitir), Kishën e Shën Gjergjit dhe Kishën e Mitropolisë.
(https://ëëë.observatorikujteses.al/s...kisha-e-xhami/)
Nga të dhënat del se në rrethe deri në 1967, kishte 912 klerikë profesionistë nga të cilët rreth 550 hoxhallarë dhe afro 400 priftërinj, dervishë, shehlerë etj.
U prishen dhe u shkatërruan gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të këtij viti ishte 1, 959.307 (lekë të reja) (https://telegrafi.com/shqiperia-atei...-enver-hoxhes/)
Inisjativat nga poshtë (por me porosi nga lart) ashtu si përmëndi e veja e diktatorit erdhën nga punonjës të partisë të asaj kohe që sot mbajnë damkën e njerëzve më të ppërbuzur nga komunitetet fetare si: Harilla Papajorgji Hulusi Hako, Eshtref Ymeri, si dhe Mehmet Elezi, e plot të tjerë. Per prishjen e kishes se Shen Marise ne vaun e Dejes drejtorin e kantierit të ndërtimit, Muhedin Muço, brigadierin, Hashim Zyberi (“Hero i Punës Socialiste”), drejtorin e Ndërrmarjes Shtetërore të Ndërtimit të Hidroçentralit, Emin Musliu, etj. Kush ishin intelektualët që muarën pjesë? Në Universitetin e Tiranës – Xhelal Gjeçovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikë Kurtiqi, Tritan Shehu etj. Në Komitetin e Rinisë të Tiranës: Arilla Papajorgji, Ilia Kongo, Molotov Zeqo, Timoshenko Pekmezi me të tjerë . Me vonë ithtarë u bënë dhe Eshtref Ymeri, e plot komunistë drejtues njëri më i keq se tjetri. Me vonë edhe Prof. Hulusi Hako dhe Eshtref Ymeri.
Përsa I përket kulteve fetare, Diktatori u përpoqë nga njëra anë që populli ti bindej vetëm një drejtuesi (ndoshta ishte xheloz sepse populli shkonte dhe falej në objektet fetare për Zotindhe jo për diktatorin), nga ana tjeter Diktatori nëpërmjet largimit të kulteve fetare kishte si ide (mesa dukej) që të larognte dasitë fetare dhe të krijonte nje një popullatë shqiptare homogjene njëlloj si Greqia porjo homogjenitet nëërmjet një feje por homogjenitet nëpërmjet diktaturës. Këtë linjë të shpëlarjes së trurit të popullitdhe të homogjenizmit të popullit vetëm shqiptar, ndoqën edhe arti, shkrimtarët; pra ishin në të njëjtën vijë edhe me linjën që u ndoq më vonë me në krye shkrimtarin ismail Kadare dhe me pak nga Dritëro Agolli për të krijuar një literaturë të realizmit socialist ku të lavdërohej vetëm Diktatori.
Ngjarja e shkurtit të vitit 1967 do të mbahet mënd dhe do të përkujtohet si një nga ngjarjet e veçanta por aspak dinjitoze për politikat dhe politikanët e Shqipërisë, dhe shpresojmë të mos përsëriten më duke mos e respektuar vullnetin e popullit.