PD: Nesër populli drejton protestën, jo drejtuesit-protestën

Berisha dhe Meta kanë deklaruar se protesta e ditës së shtunë, 11 shkurt, do të jetë Revolucion që do të rrëzojë kryeministrin. Por më saktë Klevis Balliu i PD zbulon se si do të jetë protesta.

Emri:  Capture-76.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  60.1 KB

Ai tha për news24″ “S’ka pasur kurrë kaq interes qytetar më shumë se sa kjo protestë. E shohin jo vetëm si protestë, por si aksion. Në momentin kur nuk funksionon më ligji e shtetit, nuk ka më institucione. Kur shteti nuk funksionin, thirret sovrani të japë verdiktin. Sovrani zbret në shesh. Korrupsioni që ka bërë ai me çështjen McGonigal nuk falet dhe as nuk harrohet. Kjo është thirrje për sakrificë që qytetarët të vinë dhe t’i dalin zot vendit të vetë. Sot s’ka asnjë shqiptar që nuk e sheh se s’ka asnjë institucion që nuk e bën detyrën e vetë. Çdo segment opozitar do bashkohet në shesh. Çdo qytetar do jetë në shesh. E gjithë Shqipëria do zbarkojë në Tiranë. Jemi koshient për vështirësitë, por ka kërkesë të madhe për të zbritur qytetarët në shesh. Nesër dal protestoj si shqiptar në radhë të parë dhe jo si demokrat. Të gjithë nesër kështu do dalin si shqiptarë. Patjetër që nesër do ketë fjalime. Mosbindja civile është e drejtë demokratike”, tha ai.

Edhe deputeti i PD, Tomor Alizoti ka deklaruar se nuk duhet të jetë protestë normale, por rebelim ndaj pushtetit që po vjedh gjithçka.

Po sot Berisha një pyetje të gazetarëve se kush do ta drejtojë protestën, pra drejtuesit apo populli, ai u përgjigj: Populli na drejton nesër!

Pra duket se nuk do kemi protestë të qetë nesër.

Koha Jone