Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Artan Hoxha: Sot “famozi” Dorian Duçka (personazhi i FBI) iku me charter special drejt Dubait

    Emri:  sot-1.jpg

Shikime: 7061

Madhësia:  20.1 KB
    Në foto: Dorian Duçka në avion sot duke ikur për Dubai pasi plasi skandali i ish-zyrtarit të të FBI.

    Sot gazetari Artan Hoxha shkruan se Dorian Duçka, personazhi që del në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI, i akuzuar se ka marrë shuma të mëdha në dollarë nga pala shqiptare; pra ish-zv/ministri dhe këshilltari “pa pagesë” i kryeministrit, iku drejt Dubait.

    Ndër të tjera Artan Hoxha i drejtohet kryeministrit: “Edi Rama, dorëzoje këshilltarin tënd special pa pagesë, njëherazi dhe kushëririn e parë të Ilir Metës.

    Ndërkohë po presim, që hakerat iranianë të na japin identitetin e pastrueses te shtëpisë së Dorian Duçkës!”- shkruan Hoxha.

    Në foto: Dorian Duçka duke ikur në Dubai.

    Ja se çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për Dorian Duçkën, që sot na la shendenë duke u strehuar në Dubai:

    “Nëse i referohemi sërish dokumentit të jurisë së madhe, në të, personi tjetër, që duhej marrë në pyetje është Dorian Duçka, ish zv/ministër për energjitikën dhe më pas konsulent i pavarur.

    Personi A dhe Personi B, sipas akt-padisë, “ishin miq dhe partnerë biznesi me njëri-tjetrin.”

    Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka]. Me kërkesë të Personit A [Agron Neza] ai i bëri thirrje kryeminisrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë. Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një suvenir të FBI-së në prani të personit B”.

    Akt-padia vendos një lidhje të drejtpërdrejtë të takimeve të ish zyrtarit të FBI-së me kryeministrin shqiptar në prani të personave të tretë A dhe B, që ishin shtetas privatë. Është e paqartë se përse kryeminstri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI-së në prani të personave privatë.

    I pyetur nga Zëri i Amerikës, lidhur me marrëdhëniet e kryeminsitrit me ish zyrtarin e FBI-së, zëdhënësi i qeverisë mohoi, që takimet të kenë patur ndonjë lidhje me ato që thuhen në aktpadi:“Siç e ka sqaruar edhe më parë, kryeministri Edi Rama ka pasur një raport miqësor me zyrtarin e FBI, me të cilin janë takuar disa herë, qoftë në Tiranë, qoftë në New York, po takimet e tyre s’kanë pasur asnjë lidhje me çka thuhet në akt-padinë në fjalë lidhur me persona të tjerë.”

    Sipas akt-padisë, ishte pas këtij udhëtimi në Shqipëri në shtator që “i pandehuri McGonigal ka mbajtur një miqësi të vazhdueshme me Kryeministrin [Rama].”

    Sipas akt-akuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA”- shkruan VOA.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Berisha: Rama i lidhur me Dorian Duçka që hetohet nga FBI

    17 shtator, 2022

    Skedarët e Bashkëngjitur 180152

    Nga Sali Berisha

    Të dashur miq, në një hetim sekret për lidhje ruse të një ish-shefi të rëndësishëm të FBI, del se lidhje e tij private është Edi Rama. Në këtë kontekst, ndër të tjera sipas një gazete prestigjioze amerikane ‘Business Insider’, një juri e madhe në mandatin e saj ka kërkuar: t’i sillet çdo gjë dhe të gjitha regjistrimet, materialet në disponim të të gjykuarit që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo kufizuar, mesazhe celulari, mesazhe e-maili elektronik, mesazhe në aplikacion të inkriptuar celulari, mesazhe zanore, letra, ose shënime midis Charles McGinogal dhe midis të tjerëve: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshi këtu, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.

    Juria e madhe kërkon hetimin e çdo udhëtimi në Republikën e Shqipërisë të mikut të Edi Ramës nën hetim për lidhje ruse, zyrtarit të niveleve më të larta të FBI, Charles McGonigal si dhe pagesa apo dhurata të dhëna Charles McGonigal nga përfaqësuesi i Ramës, famozi Dorian Duçka, Agron Neza ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

    Autori i prestigjiozes ‘Business Insider’ shkruan se FBI nuk lejoi McGonigal të kontraktojë për llogari të Edi Ramës një kompani për një projekt antikorrupsion.

    Autori i artikullit shkruan: “Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një e-maili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Firmën e tij kryeministri po mendonte ta punësonte në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin”.

    Zëdhënësi i Ramës i thotë gazetës se: “Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna” – thuhet në shkrim.

    Zëdhënësi i Edi Ramës ka gënjyer sepse Syri.net ka vërtetuar se McGonigal jo vetëm ka vizituar Shqipërinë, por ai ka regjistruar një kompani me emrin e tij në Tiranë.

    Miq, botimi i këtij artikulli nga Insider për hetimin për lidhje me ruset të një zyrtari të lartë të FBI, në të cilin si lidhje të tij përmendet në nivelet më të larta zyrtarë vetë Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij Dorian Duçka, mendoj se është një qitje me rreze të gjatë që do shoqërohet me zbulime të tjera të medha nga hetimi i FBI.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Kryemadhi tregon lidhjen familjare të Metës me Dorian Duçkën

    Emri:  swfsw.jpg

Shikime: 166

Madhësia:  34.0 KB

    Deputetja Monika Kryemadhi tha se Dorian Duçka i cili është përmendur nga Sali Berisha si person i përfshirë në dosjen amerikane për ish zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal është kushëriri i Ilir Metës.

    Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi ajo tha se Duçka ka kontribuar në shkollimin e Ilir Meta duke theksuar ndë të tjera se ai është dhe djali i dajës së Etilda Gjonajt.

    “Dorian Duçka është djali i dajës së Etilda Gjonajt siç është edhe djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI zv.ministër nuk merrej as me korporatat kineze, as me arabët, as me Agron Nezën, por ishte djalë që kishte mbaruar studimet jashtë shtetit dhe ishte korrekt. Kur Rama e ftoi këshilltar pa para, sigurisht edhe Ducka u bë një lobist që vazhdonte e bënte porositë e Ramës jo vetëm në Amerikë, por edhe në Gjermani e Austri. Megjithatë është shumë më afër me Etilda Gjonajn se me Metën pavarësisht se Meta mund të ketë kontribuar shumë në shkollimin e tij”, tha Kryemadhi.

    Euronews
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-01-2023 më 03:57

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Berisha publikon FOTO-n: Rama me të shtrenjtin Duçka, që i sjell jo vetëm bosët e klanit Sinaloa

    Emri:  auto_ducka_rama1674988027.jpg

Shikime: 190

Madhësia:  35.4 KB

    Në vazhdën e skandalit McGonigal në të cilin është përfshirë kryeministri Edi Rama, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot një foto-dëshmi të Kryeministrit Edi Rama me një nga personazhet kryesorë të përdorur prej tij për të krijuar lidhjet dhe kryer operacionet e veta jashtë vendit për përfitime personale e sidomos, kundër opozitës së shqiptare.

    Berisha tregon: “Duçka, krenaria e Edi Ramës. Në foto është Rama me këshilltarin e tij, të shtrenjtin Duçka i cili i sjell në zyrë jo vetëm bosët e klanit Sinaloa, por edhe delegacione zyrtare të huaja. “

    Kush është Dorian Duçka?

    Në shkrimin e Zërit të Amerikës për skandalin McGonigal, Duѯka përmendet si njeriu që ka punuar “pa pagesë” afër Ramës. Shkëpusim një fragment:

    “Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës të cilin akt-akuza e përshkruan si “i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare”.

    Zoti Rama nuk dha asnjë shpjegim se përse takimet me ish zyrtarin e FBI-së janë zhvilluar në prani të personave privatë, por dha disa shpjegime rreh marrëdhënieve të tij me ta. Për zotin Nezën ai tha se “nuk e kam njohur më parë asnjë herë. Nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e ish zyrtarit të lartë të FBI-së”.

    Sa i përket zotit Duçka u mjaftua të shprehej se “ka qenë zëvendësministër i Energjitikës, në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë”. Zoti Rama nuk dha shpjegim se deri kur zoti Duçka ka punuar pranë tij. Herën e fundit që ata janë parë së bashku, të paktën publikisht, ka qenë në qershor të vitit të shkuar, kur zoti Duçka ishte pjesë e delegacionit që shoqëronte zotin Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, e madje ishte dhe në tryezën e bisedimeve me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky.”

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Qëndrimi skandaloz/ Duçka i Ramës mbrojti Kinën në pretendimet e saj për Detin e Jugut, sulmoi Hagën

    Emri:  auto_ducka1674986946.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  51.7 KB

    Në vitin 2016, arbitrazhi i Hagës dha një vendim shumë të rëndësishëm për çështjen e Detit të Kinës Jugore. Tribunali vendosi se Kina nuk ka të drejtë në pretendimet e saj territoriale përkundrejt Filipineve.

    SHBA përshëndeti vendimin, kurse Kina tha se nuk do e njohë atë.

    Por gjejeni se kush e mbrojti Kinën me qëndrimet e tij në median shtetërore? Pikërisht Dorian Duçka i Edi Ramës. Në një intervistë për agjencinë shtetërore kineze Xinhua, ai tha se vendimi ishte i paragjykuar kundër Kinës.

    "Vendimi i gjykatës së arbitrazhit me bazë në Hagë për çështjen e Detit të Kinës Jugore tregoi se ai është një organ shumë i njëanshëm," tha një ekspert dhe ish-zyrtar shqiptar, Dorian Ducka, një strateg energjetik dhe ish-zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

    "Rasti i Detit të Kinës Jugore ishte i motivuar politikisht për qëllime populiste nga ish-qeveria e Filipineve," tha Duçka në një intervistë me shkrim me Xinhua të mërkurën.

    "Ish-presidenti i Filipineve Benigno S. Aquino III nisi këtë farsë politike në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, e cila ka minuar besimin global në të drejtën ndërkombëtare dhe ka shkelur mirëbesimin e diplomacisë dhe negociatave," tha Duçka. "Kjo gjykatë, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), nuk mund të vendosë për çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin territorial. Zgjidhja e vetme për këto çështje të ndërlikuara është përmes dialogut, diplomacisë dhe konsultimit përmes bisedimeve dypalëshe, të hapura dhe transparente midis palët e interesuara drejtpërdrejt”, tha njeriu i Ramës.

    Kujtojmë se Duçka përmendet në dosjen e FBI si përfaqësues i një konglomerati energjetik kinez. Sipas kreut të opozitës, Sali Berisha, Duçka ka vendosur kontakte të ngushta mes Edi Ramës dhe kinezëve.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Skandali McGonigal/ Gazetari amerikan: Rama i lidhur me kartelin Sinaloa, ja pse nuk bën asgjë Biden



    Gazetari i njohur amerikan, Dan Bongino, në programin e tij shumë të ndjekur, është fokusuar te skandali i Charles McGonigal, duke theksuar se ky i fundit ka punuar për narrativën politike të Edi Ramës.

    Por Dan Bongino thekson në programin e tij se kryeministri shqiptar Edi Rama është i përfshirë në një konspiracion narkotrafikimi me kartelin e drogës Sinaloa. Ai ngre pyetjen se mos-reagimi i administratës Biden ndaj kryeministrit shqiptar lidhet me faktin se njerëzit në qeverinë amerikane janë paguar nga shqiptaret?

    “Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA. Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo? Dikush në një konferencë shtypi, që bën punë reale në media, duhet të pyesë Karine Jean-Pierre (sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë) se pse Biden nuk ka bërë asgjë për narko-trafikimin në Shqipëri dhe për akuzat për lidhjet me kartelin Sinaloa në kufirin tonë jugor? A ka kjo lidhje me të infiltruarit në qeverinë tonë që lobojnë për të njëjtin kryeministër shqiptar për të cilin nuk po bëni asgjë?” shprehet Bongino.

    Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri sipas mediave meksikane, janë pikërisht personat që në datën 4 tetor të vitit 2020 vizituan zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Mesazhi i koduar/ Dorian Duçka sfidon FBI-në nga Arabia Saudite

    Emri:  auto_ducka11674845301.jpg

Shikime: 166

Madhësia:  51.7 KB

    Një nga personazhet kyçe të mega-skandalit që ka tronditur Amerikën dhe mbarë botën perëndimore, postoi një foto sfiduese sot nga Arabia Saudite.

    Dorian Duçka, këshilltar informal i Edi Ramës, që sipas dosjes së FBI, përdor të gjithë elementët qeveritarë për të kryer punët e pista të Ramës, postoi një foto nga Arabia Saudite.

    Ai bëri një simbol me duar, që në disa vende përkthehet si simbol i lamtumirës.

    Të tjerë thonë se është simbol me mesazh sfidues.

    Nuk dihet nëse ky mesazh i tij i drejtohet Edi Ramës apo FBI, e cila e ka përfshirë atë në hetimet për skandalin më të rëndë në këtë agjenci prej dekadash.

    Dje u zbulua se në laptopin e famshëm të djalit të presidentit amerikan, Hunter Biden, nuk ndodhet vetëm emri i Charles McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të FBI, por edhe i këshilltarit jozyrtar të Edi Ramës, Dorian Duçkës.

    Në rrjetet sociale është publikuar një email i djalit të diskredituar të presidentit amerikan, Hunter Biden, ku Dorian Duçka i dërgon një ftesë për ta ndjekur në rrjetet sociale.

    Edhe pse këshilltar informal, ai qëndron në paradhomën e Ramës dhe përdor të gjithë elementët qeveritarë, që nga emaili zyrtar dhe deri te pasaporta dipomatike, për të vepruar si njeriu i ngushtë i Ramës.

    Dorian Duçka del bashkë me Edi Ramën në dosjen e Departamentit të Drejtësisë. Ai thuhet se punon për një konglomerat kinez. Ai ka lobuar për të korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, për interesa të ngushta financiare.

    Emri:  auto_ducka1674845301.jpg

Shikime: 163

Madhësia:  63.9 KB

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Ekskluzive/ Akuzat për lidhjet me Charles McGonigal, flet ish-këshilltari i Ramës

    Ish-këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka, refuzon të komentojë lidhjet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

    I kontaktuar nga Euronews Albania, Duçka thotë se nuk ka asnjë koment për pyetjet e drejtuara, se: Cila është lidhja e tij me ish-agjentin e FBI-së? Në cilat aktivitete rezulton të jetë apo ketë qenë partner biznesi me ish-oficerin e inteligjencës shqiptare Agron Nezaj dhe se cili ka qenë roli i tij në takimet me kryeministrin Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, ku sipas akt-padisë ish-këshilltari rezulton se ka qenë i pranishëm?

    Duçka, refuzon të komentojë apo sqarojë faktin se emri i tij përmendet në akt-padi nga autoritetet në SHBA, përgjigje të cilat sipas tij mund t’na i japë vetëm Departamenti Amerikan i Shtetit.

    “Nuk kam Koment, mund t’i drejtoheni Departamentit të Drejtësisë Amerikane nëse keni nevojë për më shumë informacion” shkruan Duçla në përgjigjen e tij për Euronews Albania.

    Euronews

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Berisha: Ja kush është personi që i dha McGonigal 225 mijë dollarë në emër të Ramës

    Emri:  sali-berisha-1-1.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  28.3 KB

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar ish-zyrtarit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal 225 mijë dollarë nëpërmjet këshilltarit të tij Agron Nezës.

    Sipas Berishës ndaj kryeministrit Rama ka nisur një hetim në SHBA në lidhje me takimet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së të arrestuar Charles McGonigal.

    Ish-kryeministri tha se McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies ruse, Oleg Deripaska, i cili ose për të cilin ka lobuar te Edi Rama.

    “Pra, siç e shihni, një juri e SHBA, vuri nën hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij.

    Çfarë është zbuluar ndërkohë?

    Është zbuluar se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër, sipas medieve.

    Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies ruse, Oleg Deripaska, i cili ose për të cilin ka lobuar te Edi Rama.

    Çfarë është Dorian Duçka? Është një mafioz i punësuar si drejtor për katër vite në një konglomerat energjetik kinez. Ju kujtohen avionët që merrnin Edi Ramën dhe Olsi Ramën që i çonin në Pekin? Ato i sillte drejtor Duçka. Kjo kompani është në hetim të thellë në Kinë dhe SHBA njëkohësisht.

    Dorian Duçka, sipas FBI, qëndron në paradhomën e kryeministrit. Ai përdor emailin dhe adresën qeveritare. Sipas hetimeve të FBI, përdor email qeveritar të Shqipërisë dhe adresë të qeverisë së Shqipërisë.

    Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë të drogës, Sinaloa”, tha Rama.

    Euronews

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    New York Post: Lidhjet e Dorian Duçkës me bosin e kompanisë kineze, Ho, i arrestuar për pastrim parash, Hunter Bidenin dhe Ramën

    Gazeta e madhe amerikane New York Post ka hedhur dritë mbi detaje të reja të hetimit ndaj ish-agjentit të FBI-së, McGonigal dhe lidhjeve të tij të ngushta me djalin e Presidentit Biden, Hunter Biden.

    Nga hetimet e gjykatës dhe Kogresit amerikan, kanë dalë në dritë detaje të reja që faktojnë implikimin e rëndë të kryeministrit Rama në këtë aferë dhe lidhjeve të këshilltarit të Ramës, me kompani kineze për të cilat punonte njëkohësisht Duçka.

    Në artikull thuhet se Dorian Duçka ka qenë ndërmjetësi i bosit të kompanisë kineze “CEFC” (ku punonte edhe vetë), djalit të Presidentit Biden dhe Ho, bosit të kompanisë kineze të energjisë i cili është dënuar me burg në ShBA për pastrim parash

    Shkrimi i plotë i New York Post:

    Dëshmitari i zhdukur për korrupsionin e Biden


    Gal Luft, “dëshmitari i zhdukur” i hetimit të korrupsionit të Biden, i ka ofruar prova të reja hetimit për shkarkimin nga Dhoma e Përfaqësuesve në lidhje me një Spiun të FBI-së që informoi Hunter Biden se partnerët e tij kinezë ishin përmendur në katër aktakuza të vulosura në vitin 2017 nga prokurorët federalë të Manhatanit, në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

    Profesori izraelit dhe ish-oficeri i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit ka qenë në arrati për gjashtë muaj, pasi ka hequr dorë nga lirimi me kusht në Qipro, ku ai ishte në pritje të ekstradimit në Shtetet e Bashkuara me akuza për armëmbajtje dhe lobim të huaj, të ngritura gjithashtu nga SDNY.

    Në një letër të hapur drejtuar përfaqësuesve James Comer (R-Ky.), Jim Jordan (R-Ohio) dhe Jason Smith (R-Mo.), tre kryetarët e komiteteve të Dhomës së Përfaqësuesve që drejtojnë hetimin e shkarkimit, Luft pretendon se informimi për drejtuesit kinezë i CEFC erdhi në të njëjtën ditë kur djali i parë shkroi një mesazh WhatsApp duke tronditur një punonjës tjetër të CEFC-së për miliona dollarë për një çështje "shumë konfidenciale dhe të ndjeshme ndaj kohës", ndërsa pretendonte se babai i tij ishte në dhomë me të.

    “ Unë jam ulur këtu me babanë tim dhe ne do të donim të kuptonim pse angazhimi i marrë nuk është përmbushur," i shkroi Hunter punonjësit të CEFC Raymond Zhao më 30 korrik 2017, në një mesazh WhatsApp që iu prezantua Kongresit në qershor gjatë dëshmisë nga sinjalizuesi i IRS Gary Shapley.

    "Unë do të sigurohem që midis burrit që është ulur pranë meje dhe çdo personi që ai njeh dhe aftësisë time për të mbajtur mëri, do të pendoheni që nuk keni ndjekur udhëzimin tim. Unë jam ulur këtu duke pritur thirrjen me babanë tim.”

    Më vonë atë natë, ekzekutivi i CEFC, Patrick Ho, i cili po qëndronte në një hotel në Manhattan, mori një telefonatë urgjente nga presidenti i CEFC Chan Chauto në Shangai, i cili i tha të largohej menjëherë nga SHBA, sipas Luft, i cili flet rregullisht me Ho.

    Të nesërmen, Ho fluturoi për në Hong Kong, ku qëndroi për katër muaj.


    "Problem"

    Zhao i tha Hunter-it në një WhatsApp vijues më 31 korrik 2017, se “CEFC është e gatshme të bashkëpunojë me familjen. Ai mendon se tani prioritet është zgjidhja e problemit të përmendur mbrëmë.”

    Luft beson se çështja "problematike" dhe "shumë konfidenciale dhe e ndjeshme ndaj kohës" që Zhao dhe Hunter diskutuan ishin aktakuzat sekrete të SDNY.

    Brenda nëntë ditëve nga mbyllja e ¬WhatsApp, CEFC do t'i dërgonte 5.1 milionë dollarë subjekteve në SHBA për t'i transferuar te Hunter.

    Luft, i cili gjithashtu kishte fituar para përmes një partneriteti me CEFC, fluturoi në Hong Kong për të parë Ho më 14 gusht 2017, dy javë pas largimit të tij të papritur. Ho i tha atij për paditë e SDNY dhe se Hunter kishte një nishan brenda FBI-së që e kishte informuar. Nofka kineze për Spiunin ishte "Një sy".

    Java e tmerrshme: Shtëpia e Bardhë kërkon që organet e lajmeve të sulmojnë hetimin për shkarkimin e GOP - dhe ata i shkojnë atij

    “Ekzistenca e një spiuni të mundshëm brenda FBI-së dhe/ose Departamentit të Drejtësisë, i cili u ka përcjellë individëve kinezë informacione rreth aktakuzave të vulosura, me sa duket, deri më sot nuk është zgjidhur kurrë”, shkroi Luft në letrën e tij drejtuar Comer. "Ndoshta Kongresi duhet ta hetojë këtë çështje si pjesë e hetimit të tij për shkarkim."

    Informacioni për drejtuesit e CEFC erdhi në një fazë vendimtare në negociatat e tyre për të blerë në kompaninë ruse të energjisë në pronësi të Rusisë Rosneft dhe erdhi vetëm 10 ditë përpara një takimi kurioz midis një punonjësi të CEFC në Shqipëri dhe 'G-man' Charles McGonigal, atëherë shefi i kundërzbulimit në Zyra e FBI-së në Nju Jork, e cila kishte vëzhguar Ho dhe bashkëpunëtorët e tij. McGonigal u deklarua fajtor të premten për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve në para të gatshme nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare.

    Më 8 shtator 2017, CEFC njoftoi planet e saj për të blerë një aksion prej 9.1 miliardë dollarësh në Rosneft.

    Më 9 shtator 2017, McGonigal takoi Dorian Duckën, një punonjës i CEFC dhe bashkëpunëtor i Hunter Biden, në Shqipëri, sipas aktakuzës së tij. Në takim ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Me kërkesë të Duçkës, McGonigal i kërkoi Ramës që të jetë i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse.

    Më 10 shtator 2017, Hunter nënshkroi një letër angazhimi të avokatit për të përfaqësuar Ho të CEFC-së për një mbajtës prej 1 milion dollarësh.

    Sipas Luft, diku në shtator 2017, Hunter dhe xhaxhai i tij Jim Biden fluturuan në Hong Kong për të takuar Ho dhe i kërkuan atij t'u blinte dy iPhone "me djegie" përpara se t'i thoshte se bregdeti ishte i pastër për t'u kthyer në Nju Jork. Por kur Ho u kthye në SHBA më 17 nëntor 2017, ai u arrestua në aeroportin JFK me akuzën për ryshfet dhe pastrim parash.


    Thirrja e parë e Ho ishte me Jim Biden, duke kërkuar Hunter. Hunter më pas i kërkoi një avokati tjetër, Edward Kim, të bënte punën ligjore. Kim i kërkoi Hunterit në një email pasditen e arrestimit të Ho "të gjente emrat e agjentëve të FBI-së me të cilët folët, kjo do të ishte e dobishme". Hunter u përgjigj: "Po punohet për të."

    Më 19 nëntor 2017, McGonigal pati një tjetër takim në Shqipëri me Duckën, sipas aktakuzës së tij.

    Se si McGonigal përshtatet në foton e Biden-CEFC është ende për t'u përcaktuar, por ai ishte në krye të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork në kohën kur SDNY po vëzhgonte Ho dhe bashkëpunëtorët e tij, kështu që ai duhet të ketë qenë në dijeni të lidhjes së Hunterit.

    Comer e përshkroi informacionin e përfshirë në letrën e Luft të dielën si "të dobishëm" dhe tha se mezi priste të hetonte pretendimet e tij për një nishan të FBI-së. Komiteti i tij është ende i interesuar të intervistojë Luft.

    "Ne marrim shumë këshilla dhe hapi tjetër është të verifikojmë saktësinë e pretendimeve," tha ai.

    Personazhe hije

    Koha e Luft-it është e rastësishme sepse hetimi për shkarkimin e korrupsionit të Biden që fillon të enjten do të ripërqendrojë vëmendjen te Kina. Comer do të zbulojë dy pjesë të reja të provave këtë javë, duke përfshirë një tela të re kineze për anëtarët e familjes Biden dhe dokumente të reja të ofruara nga sinjalizuesit e IRS.

    Comer u përgjigj gjithashtu ndaj kritikave të demokratëve ndaj hetimit të tij për përpjekjen për të intervistuar personazhe të dyshimtë, duke thënë: "Ky është një reflektim për Biden, jo hetimi ynë".

    Kur demokratët e shanë për herë të parë në qershor se donte të intervistonte Luftin, të cilin e quajtën "spiun kinez" për shkak të lidhjes së tij me CEFC, Comer pati një rikthim shkatërrues: "Gjithçka që di është se Luft po merrte para nga e njëjta kompani. Bidenët po merrnin para nga … A është djali i presidentit një spiun kinez? Ata morën para nga e njëjta kompani.”

    Deputeti Dan Goldman (D-NY) ndërhyri: "Kujt i intereson nëse ata kishin para nga e njëjta kompani?"

    Dhe kjo është ndoshta përmbledhja më e përsosur e pozicionit të pambrojtur të demokratëve për të mbrojtur të pambrojturit ndërsa hetimi i shkarkimit fillon këtë javë.


    Syri

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Dorian Duçka në SPAK! Ç’po gatuhet kundër Edi Ramës?

    Emri:  ducka.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  38.2 KB

    Personazhi i famshëm në dosjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, McGonical, zoti Dorian Duçka është parë të hyjë në zyrat e SPAK.

    Natyrisht që Duçka nuk ka shkuar për kafe apo vizitë, por për ty pyetur nga prokurorët e SPAK-ut.

    Duçka është pjesë e hetimi të madh, ku del edhe kryeministri Edi Rama, por që shefi i qeverisë shqiptare e ka kaluar me humor, pasi e ka përjashtuar veten nga aventurat e McGonical.

    Duçka ishte një nga njerëzit që Rama e përdori për të shoqëruar dëshmitarët në udhëtimet drejt Vjenës për t’u takuar me McGonigal dhe një zyrtar tjetër të FBI në lidhje me hetimin e financimit të lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Interesante mbetet se cili prokuror nga SPAK po e heton Dorian Duçken, por që shikohet se diçka po gatuhet kundër kryeministrit Rama.

    Koha Jone

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Duçka 4 orë në SPAK, rrëfeu për aferën McGoninal

    Emri:  ducka.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  37.3 KB

    Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka ka dalë nga ambientet e SPAK pas 4 orësh. Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Duçka në SPAK ditën. Ndërkohë që për gazetarët, ai nuk pranoi që të prononcohej lidhur me aferën MCGonigal.

    “Mund të pyesin departamentit e drejtësisë në Amerikë”, tha Duçka.

    Lapsi.al mëson ndërkohë nga burime brenda SPAK, se ish-këshilltari i Ramës është marrë në pyetje pikërisht për aferën me zyrtarin e lartë të FBI, ku përmendej gjithashtu edhe kryeministri i Shqipërisë. Kallëzimi në SPAK për këtë cështje është bërë nga Gazmend Bardhi.

    Lapsi

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Duçka tregon “McGonigal”/ A është Edi Rama nën hetimin e SPAK?

    Emri:  dorian-ducka-e1698612664718.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  20.2 KB

    Pas katër orëve që u mor në pyetje në zyrat e SPAK, Dorian Duçka u buzëqeshi gazetarëve që e prisnin në dalje. Thuajse i kënaqur nga vëmëndja që po i kushtonin reporterët e kronikës u tha pak fjalë “Mund të pyesni Departamentin e Drejtësisë në Amerikë…” ndërsa largohej me nxitim për në mjetin e tij.

    Këto pak fjalë mjaftojnë për të konfirmuar nisjen e hetimit të SPAK mbi aferën “McGonigal në Shqipëri”. Dihet se drejtësia amerikane u tregua e aftë të zbulonte vizitat e jashtëligjshme të Charles McGonigal në Shqipëri, arriti ta hetojë atë mbi marrëdhënien me oligarkun rus Oleg Deripaska dhe ta detyrojë të pranojë fajësinë për të dyja çështjet. Ndërkohë në Shqipëri “faji mbeti kopil”.

    Edhe kryeministri Edi Rama në një intervistë në Shkurt të këtij viti tha se asnjë hetim nuk ekzistonte dhe se askush nuk e kishte kontaktuar në lidhje me këtë çështje.

    Por paraqitja e Dorian Duçkës në SPAK dhe marrja e tij në pyetje për 4 orë tregon se diçka ka lëvizur në aferën ku Edi Rama përmendet 14 herë dhe ku tregohet se si ai ndërtoi një marrëdhënie okulte me ish-shefin e FBI së New York-ut me qëllim shkatërrimin e opozitës.

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-10-29-at-18.39.11_ebd67751.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  27.2 KB


    Roli i Duçkës në hetimin e Bashës

    Dorian Duçka pati rol kyç në raportin mes Ramës dhe McGonigal. Që nga prezantimi, tek takimet në Tiranë apo nisja e hetimit të FBI-së mbi Lulzim Bashën, i cili atëherë ishte në krye të opozitës dhe kandidat për kryeministër.

    Duhet kujtuar se para zgjedhjeve të vitit 2017, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në SHBA, ku takoi edhe presidentin Donald Trump. Me pagesën e mbi 600 mijë dollarëve siguroi një foto me Trump, disa takime me kongresmenë dhe disa intervista në mediat pranë Partisë Republikane. Paratë që pagoi për lobimin nuk arriti t’i justifikojë asnjëherë. Vizita në SHBA iu kthye në boomerang në vitet që pasuan.

    Në akt-akuzën kundër “McGonigal”, Dorian Duçka emërtohet si “Personi B”, ai është këshilltar i kryeministrit Rama dhe përfaqësues i një konglomerati kinez. Bashkë me biznesmenin Agron Neza ngjizi një marrëdhënie “ëin-ëin” mes kryeministrit të Shqipërisë dhe ish-shefit të FBI-së.

    “Shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare” ishte prezantimi i parë, që i bëhet në dosjen e prokurorëve amerikanë Dorian Duçkës.

    Shtator 2017. Takimi i parë Rama-McGonigal në kryeministri. McGonigal i kërkoi Ramës një favor për licensat e naftës. Më vonë, Rama e mohoi prezencën e Duçkës në takim, por dosja e prokurorëve amerikanë ishte e qartë. Duçka ishte prezent në takim.

    “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B (Dorian Duçka) dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të Personit A (Agron Nezës), i pandehuri McGonigal e paralajmëroi kryeministrin e Shqipërisë të shmangte dhënien e licencave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Personi A dhe Personi B kishin interes në vendimmarrjen e qeverisë shqiptare për dhënien e licensave të naftës. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit të Shqipërisë një kapele në prezencë të personit B, si shenjë e vlerësimit të tij” thuhej në akt-akuzën, për të cilën McGonigal ka pranuar fajësinë.

    Pasi mbaroi punë në Tiranë, ish-shefi i FBI-së u kthye në ShBA. Disa ditë më vonë, Agron Neza i jep 225 mijë dollarë. Në nëntor të po atij viti, lobisti Nick Muzin deklaroi në SHBA paratë me të cilat Lulzim Basha e kishte paguar për lobimin.

    Informacioni është publik. Qindra mijëra dollarë nuk ishin deklaruar nga Lulzim Basha në KQZ. Origjina e tyre është mister. Rama kontakton me McGonigal. Nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë vihen në dispozicion të FBI-së dokumentat e nevojshëm për nisjen e një hetimi. Dorian Duçkës i ngarkohet një detyrë tjetër, akoma më specifike.

    Prokurorët amerikanë kanë zbuluar se Dorian Duçka i serviri McGonigal dëshmitarë mbi paratë që kishte paguar Lulzim Basha për lobimin në SHBA. Këshilltari i kryeministrit, Dorian Duçka pagoi shpenzimet e udhëtimit të tyre jashtë vendit.

    “Personi B më vonë ndihmoi për organizimin e një takimi mes zyrës së FBI në New York dhe dëshmitarëve në Europë dhe -mes të tjerash- ai pagoi shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarëve” thuhet në paragrafin 42 të akt-akuzës.

    Se kush janë dëshmitarët që Duçka i çoi FBI-së, kjo mbetet mister. Por mister ka mbetur edhe arsyeja se përse Duçka u përfshi në hetimin e financimit të lobimit të Lulzim Bashës në SHBA.

    Afërmendsh, ai ka kryer një detyrë që iu ngarkua si këshilltar i kryeministrit. Këtu vijmë tek roli i Ramës.

    Emri:  auto_rama_ne_hall1674666192-e1698612715297.jpg

Shikime: 72

Madhësia:  27.0 KB


    Roli i Ramës në hetimin e Duçkës

    Askush nuk mendon se këshilltari i kryeministrit i hyri me kokën e tij ndërmarrjes për të goditur partinë kundërshtare në opozitë. Logjika e do që në këtë skemë e futi shefi i tij.

    E vërteta është se Dorian Duçka ka qenë dëshmitar edhe në takime të tjera mes Edi Ramës dhe Charles McGonigal në Tiranë. Ja çfarë shkruajti New York Times në lidhje me të, pasi afera McGonigal doli në dritë:

    “Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që e kishte marrë me vete në Austri (për llogari të Tom Doshit-shënimi i Lapsi.al), për të nisur një hetim të mundshëm ndaj një lobisti, që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje tek Presidenti Donald J. Trump”.

    Për nga detyra që iu ngarkua, kuptohet se Dorian Duçka është një ndër njerëzit më të besuar të Edi Ramës. Që në vitin 2015, kur Rama hapte ekspozita në shtete të ndryshme, rezulton se konglomerati kinez për të cilin punon Duçka, financoi ekspozitën e Ramës në Hong Kong.

    Marrëdhënia e tyre ka vazhduar deri vonë, kur Duçka u shfaq si një ndër shoqëruesit e Ramës në udhëtimin me tren që ky bëri në Ukrainë në fillimet e luftës.

    Por çuditërisht, pas skandalit “McGonigal” Rama foli për Duçkën si për një zyrtar të rëndomtë.

    “Përsa i përket personit tjetër ka qenë zv/ministër i energjetikës në koalicionin e 2013 dhe më pas ka punuar pranë meje, pa pagesë’, tha Rama, kur u pyet për herë të parë mbi këtë çështje.

    Edhe gjatë një interviste tek “Të Paekspozuarit” kur u pyet për Dorian Duçkën u shmang nga një përgjigje shteruese, duke bërë sikur nuk dinte gjë se ai i çonte dëshmitarët kundër Bashës ish shefit të FBI-së.

    “Z.Duçka ka qenë këshilltar i im i jashtëm. Person privat. Puna e tij ç’ka paguar e ç’nuk ka paguar e për kë ka paguar, por ai nuk është nën akuzë dhe këto janë situata që…”.

    Emri:  gaz-bardhi.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  26.8 KB


    Roli i Gaz Bardhit në hetimin e Ramës

    Hetimin e Edi Ramës për koruptimin e Charles McGonigal e kërkoi fillimisht Gazment Bardhi. Në janar të vitit 2023, kreu i grupit parlamentar të PD-së depozitoi një kallëzim në SPAK me pretendimin se Rama kishte korruptuar Charles McGonigal dhe duhej hetuar për këtë.

    Në fund të shtatorit, pasi McGonigal pranoi fajësinë në gjykatat amerikane, Gazment Bardhi kërkoi informacion mbi hetimet dhe në letrën drejtuar Altin Dumanit kujtonte se: “Rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit”.

    Çfarë ka bërë deri tani kreu i SPAK, Altin Dumani? Çfarë përgjigje i ka kthyer ai Gazment Bardhit në lidhje me hetimet?

    Kur u pyet për këtë çështje nga gazetarja Elona Meço, Bardhi foli me tone optimiste, përgëzoi Dumanin për punën që kishte kryer dhe e ftoi të shkojë më tej.

    “E kam një përgjigje. Pasi McGonigal pranoi fajësinë, iu drejtova me një memo drejtuesit të SPAK. Kam marrë një përgjigje. Dua ta përgëzoj drejtuesin e Prokurorisë për përgjigjen korrekte që më ka kthyer. Për fat të keq, po themi, tuajin si gazetare që doni të bëni lajm në këtë rast, mua më është vendosur detyrimi për të mos bërë publik informacionin që kam marrë nga SPAK dhe unë dua ta respektoj atë detyrim, që më kanë vendosur në përcjelljen e informacionit mbi çështjen konkrete. Dua ta nxis SPAK-un të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Kaq mund të them për këtë çështje. Nuk mund të konfirmoj asgjë tjtër për sa kohë më është vendosur një detyrim ligjor për të mos publikuar informacionin që në përputhje me ligjin, SPAK më ka përcjellë” ka thënë Bardhi.

    Hapat që ka ndërmarrë SPAK për hetimin e aferës McGonigal në vendin tonë nuk dihen. Thirrja e Dorian Duçkës tregon se një përpjekje sapo ka nisur për të zbardhur të vërtetën. Sigurisht, që ajo do të mbetet gjysmake, nëse nuk shkohet tek Edi Rama.

    Lapsi.al

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kush është këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që po hetohet nga FBI?

    Rastësi?/ Në ditën e gjyqit të McGonigal, Dorian Duçka shfaqet në konferencën e Mynihut ku merr pjesë edhe Edi Rama

    Emri:  auto_125rwefsgvd1708105144.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  41.4 KB

    Pas lavdeve të marra në Sekretari i Shtetit Anthony Blinken në Piramidën e Enver Hoxhës, Edi Rama duket se ka vendosur të ‘sfidojë’ edhe drejtësinë amerikane.

    Në ditën që në SHBA do të zhvillohet gjyqi për dënimin e ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, Rama ndodhet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku për rastësi apo jo ndodhet edhe përsonin B, Dorian Duçka, në atë që njihet si dosja shqiptarë e McGonial në Washington.

    Sot rreth orës 20:00 me orën lokale të Shqipërisë, në Washington, miku i Ramës, Charles McGonigal do të dalë para gjykatës amerikane për të marrë vendimin ndaj tij për çështjen shqiptare.

    Në këtë dosje ish-agjenti shqiptar Agron Neza, ish-këshilltari i kryeministrit Dorian Duçka dhe vetë kryeministri Edi Rama përmenden disa herë si persona që janë takuar me McGonigal gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e shefit të FBI-së dhe kanë vijuar më pas takimet, në Shqipëri e SHBA.

    McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

    Ish-agjenti pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka. Madje ai pranoi se Duçka i kishte dhënë informacione për të hetuar një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama.

    Pavarësisht të gjitha këtyre fakteve, kryeministri Rama duket se është trimëruar nga lavdet e Blinken dhe Yuri Kimit dhe ka vendosur që në ditën e gjyqit të McGonigal, të sfidojë drejtësinë amerikane duke "marrë" me vete Dorian Duçkën, në Konferencën e sigurisë që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

    Rastësi ose jo, pjesëmarrja e Duçkës në konferencën e Mynihut, është ‘zbuluar’ rastësisht nga një foto e postuar nga ministri i Mbrojtjes së Greqisë në platformën “X”.

    Në foton e postuar nga ministri grek gjatë takimeve të tij me Hillary Clinton dhe zyrtarë të lartë të BE-së, në sfond shfaqet dhe Dorian Duçka.


    At the Munich Security Conference #MSC2024 ëith the former US Secretary of State @HillaryClinton, and the US Assistant Secretary of State for Energy Resources Geoffrey Payatt @AsstSecENR. pic.tëitter.com/OUYUsRTdc6

    — Nikos Dendias (@NikosDendias) February 16, 2024


    Emri:  auto_ab17927d-c146-48d2-948a-44acc974775e1708105211.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  43.8 KB

    Edhe pse i përfshirë në dosjen McGonigal dhe i thirrur disa herë nga SPAK-u për këtë çështje, Duçka duket se nuk e ka frikë SPAK-un njëjtë si Rama, dhe ky i fundit e ka future përsëri nën sqetull këshilltarin e tij “papagesë” duke e bërë pjesë të takimeve të mëdha ndërkombëtare ku marrin pjesë shumë liderë botërorë.

    Kur shpërtheu skandali me McGonigal Rama tha për shefin e FBI-së që e kam shok në kuptin anlisht të fjalës, ndërsa për Duçkën tha se ishte i partive të tjera dhe e kishte patur disa kohë këshilltar pë pagesë.

    Nuk është e rrallë që Rama t’i bëjë hasha miqtë kur trembet nga ndonjë afera, kur e percepton se rreziku ka kaluar ai nuk e ka për gjë që t’i bëjë miq prap, siç është rasti i fundit me Duçkën.


    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-12-2022, 13:12
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-07-2022, 14:29
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2016, 18:40
  4. Toni Bler/ Si i mer paratë këshilltari i Ramës?
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 20-07-2015, 09:58
  5. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-08-2006, 14:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •