Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Arben Derhemi

    Arben Derhemi: Nga rolet nė Teatėr te rikthimi i “Njerėz dhe fate” me 80 pėr qind tė kastės sė vjetėr

    Njė grua dhe njė burrė, ku ēdokush nė sallė mund tė gjejė diēka prej vetes, nė Teatrin Kombėtar, java mbyllet me komedinė “Ēifti” tė vėnė nė skenė nga Altin Basha…

    Pjesa moderne e britanikut Duncan Macmillan, e interpretuar edhe nga protagonistėt e “The Crown”, Claire Foy and Matt Smith, vjen pėrmes lojės sė Olta Dakut dhe Arben Derhemit.

    “Kjo shfaqje ishte qershia mbi tortė pėr kėtė vit, pėr hapjen e vitit tė ri 2023”, thotė Derhemi.

    Reflektim mbi prindėrimin, raportin nė ēift me dėshirėn apo aftėsinė pėr tė kuptuar tjetrin, tej dialogėve sipėrfaqėsore qė enden mes shqetėsimit pėr ngrohjen globale duke fshehur tė tjera ndjesi e mendime… Por edhe kalime nė tema si birėsimi, aborti, edukimi e braktisja e moshės sė tretė…

    “Ėshtė njė komedi-tragjedi e madhe… ku del nė pah njerėzorja. E kur mbaron shfaqja, ti thua : A ishte komedi vėrtetė apo jo… Pra, nė fund fare, ne kemi qeshur dhe kemi qarė me tė, sepse pėrcillen me tė vėrtetė mesazhe tė thella”

    Si aktor i Teatrit Kombėtar, Arben Derhemi sė fundmi ka qenė i angazhuar nė shfaqje si ‘Coriolanus’ e mė pas tek “Edmond”, ku ka interpretuar 5 role. Kjo shfaqje e gjen si protagonist e producent, ndonėse nė repertorin e tij karakteret kanė dominuar.

    “Karakteret sado role tė vogla qė janė , tė bėra siē duhet, tė luajtura bukur, mbeten nė kujtesė shumė mė tepėr se protagonistėt… Aktorė si Mihal Stefa, Mihal Popi, Kadri Roshi i kishin qejf karakteret, sepse nė to edhe autori qė e ka shkruar veprėn ka parė njė botė tė caktuar, e cila pėrmblidhet nė shumė pak. Pra, ska asgjė tė keqe tė luash karaktere sepse teatri ėshtė i tė gjithėve ėshtė i rolit tė parė tė dytė dhe tė tretė” thotė aktori.

    Derhemi rrėfen se nė paskuinta, si ēdo kund edhe nė Teatrin Kombėtar, jo ēdo gjė shkon vaj, por ajo qė mbetet si vlerė kostante ėshtė profesionalizmi i artistėve.

    “Problemi ėshtė se nuk duhet t’i fusin aktorėt e vėrtetė nė njė thes me ata qė thonė se janė aktorė. Ėshtė krijuar edhe njė problem i madh tani me kėto Reality, ku njerėzit shfaqin karakterin e tyre. Ndoshta dhe karakteri i dikujt mund tė shpėrfaqej, por jo paedukata. Ndėrkohė qė unė di tė them qė kėtu, staf i teatrit janė njerėz tė jashtėzakonshėm me njė shpirt tė madh”, thotė mė tej.

    Nuk e shikon me pozitivitet artisti, pėrfshirjen e artistėve tė teatrove tona mė tė mėdha nė Reality Shoė-t televizive.

    “Pėr mendimin tim nuk janė formate qė i shkojnė shtat njė aktori. E para e punės, mbi tė gjitha, se ėshtė njė kohė e humbur e tmerrshme pa asnjė lloj vlere. Dhe e dyta, nuk mundet njė njeri normal tė shkoj dhe tė gjykohet nė njė ‘Reality’ tė tillė… Unė nuk e di se si pranojnė njėherė… po gjithsesi zgjedhja ėshtė individuale… u zhvillohet facebook-u dhe instagrami”, thotė ai.

    Pavarėsisht, se njė nga emrat mė tė njohur tė brezit tė tij, pjesėmarrja e Derhemit nė filmat e viteve tė fundit, ėshtė e paktė.

    “Me kinematografinė jemi tė angazhuar aq sa mundemi dhe aq sa meritojnė ata qė bėjnė filma. Pra, do tė thotė se duhet respekt pėr ata qė bėjnė punėn, sepse ky ėshtė njė profesion, ku mbi tė gjitha ti kėrkon tė shpėrblehesh moralisht”, shprehet mė tej.

    E megjithatė pas ‘dorės sė fundit’ qė po i jepet skenarit, aktori, nė rolin edhe tė producentit premton se nė fundvit do tė rikthehet seriali “Njerėz e fate”, lajm i cili ėshtė mirėpritur nga publiku…

    “Sidomos pėr publikun shqiptar qė e ka lėnė nė mes atė film qė mėzi pret tė na shikojė, sė bashku me skenaristin Ruzhdi Pulaha, i cili sado i pamundur ka qenė ka punuar dhe e falėnderoj nga zemra, dhe mė vjen keq nėse nuk e kam lėnė tė pushojė siē ka nevojė”, thotė aktori.

    Si ‘Flori’ nė film, Derhemi jep njė indicie se ku mund ta shohim nė vazhdim tė serialit… pėrveē se nė paskuinta nė pėrpjekje pėr ta rikthyer.

    “Do tė jem kudo… madje edhe nė burg!”, shprehet Derhemi.

    Rikthimi i “Njerėz dhe fate” ėshtė pritur me gėzim dhe nga aktori Robert Ndrenika, nė film si i ati i Florit… Raport qė duket se ka shėnjuar mėrdhėnien e tyre edhe jashtė sheshxhirimeve…

    “Ne shihemi thuajse ēdo ditė. Ėshtė kėnaqėsi pjesėmarrja e tij nė film , ku roli do tė jetė shumė mė i zhvilluar se nė seritė e para”, shprehet aktori.

    Serialet e reja tė “Njerėz dhe Fate” do tė kenė edhe aktorė tė rinj dhe rikthim tė kastės sė vjetėr… edhe ata qė janė jashtė Shqipėrisė, siē ėshtė aktorja Pavlina Mani.

    “Do tė rikthehet 80 pėr qind e kastės sė vjetėr… Pavlina ėshtė nė Amerikė, por edhe ajo do tė jetė pjesė, do xhirohet dhe atje, nė mėnyra tė ndryshme”, thotė Derhemi.


    Gazeta Lexo.al

    https://www.lexo.al/2023/01/arben-de...tes-se-vjeter/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-01-2023 mė 17:19

Tema tė Ngjashme

  1. Arben Duka
    Nga beni07 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-12-2021, 17:27
  2. Arben Shehi
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 09:49
  3. Arben Dedja
    Nga Askusho nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 11:39
  4. Arben Kondo
    Nga reja_vogel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2009, 20:04
  5. Arben Çokaj
    Nga Kallmeti nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •