Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA-BE kërcënojnë kryeministrin Albin Kurti: O paqe e përhershme, o kthim pas për Kosovën!

    Emri:  42QIBADBHRJYHCUQIFISLDBYQY.jpg

Shikime: 133

Madhësia:  27.8 KB



    Albanian Post ka siguruar një dokument disafaqësh që shpjegon me një gjuhë tejet të drejtpërdrejtë, ndarë në sektorë dhe pika konkrete, se çfarë saktësisht qëndron prapa neneve të Marrëveshjes Bazë.

    Më e rëndësishmja, ky dokument, përshkruan çfarë fitojnë dy vendet në rast të një marrëveshjeje, por një pjesë shumë më e madhe i është rezervuar shpjegimit se çfarë do humbë nëse nuk nënshkruhet marrëveshja dhe cilat procese do kthehen prapa.

    Një nga pikat me gjuhën më të ashpër në dokument është ajo e titulluar “Dështimi nuk është opsion”, pikë që do zbulohet e plotë nga Albanian Post të hënën.

    Gjithashtu, pjesë e dokumentit janë edhe përshkrimet për të “ardhmen e Kosovës” dhe të “ardhmen e Serbisë”, ku janë përfshirë edhe problematika që tashmë janë në publik si Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që e do Serbia dhe njohja nga 5 vendet mosnjohëse të BE-së për të cilën Kosova kërkon garanci.

    Në këtë dokument thuhet se: “Kosova nuk mund të vazhdojë ta gëzojë mbrojtjen absolute nga bota perëndimore, që është jetike për ekzistencën e vet dhe në të njëjtën kohë të hezitojë në përqafimin e përpjekjeve perëndimore për paqe të përhershme”.

    Në dokument bëhen të qarta çfarë pasojash nënkuptohen për perëndimorët, nëse Kosova vendos të tërhiqet nga marrëveshjet e mëhershme.

    “Qeveria e Kosovës është e lirë që të iniciojë në Parlamentin e Kosovës procesin e tërheqjes së Kosovës nga marrëveshja e parë për normalizim të raporteve dhe më pas të bart pasojat e zhbërjes së të gjitha të arriturave të mëhershme (lëvizjen e lirë, Kodin telefonik të Kosovës +383, integrimin e pjesës veriore, kontrollin e dy pikave kufitare me Serbinë e të tjera)”, shkruhet në një pjesë tjetër të dokumentit qe do të publikohet nesër.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA-BE kërcënojnë kryeministrin Albin Kurti: O paqe e përhershme, o kthim pas për Kosovën!

    Albin Kurti: Nuk e shoh të nevojshme krijimin e Asosacionit

    Emri:  kurti.jpg

Shikime: 57

Madhësia:  34.7 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk e sheh të nevojshëm krijimin e Asociacacionit, por u shpreh i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve që nuk janë shumicë.

    Në një intervistë për “RTK2”, Kurti tha se propozimi evropian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë.

    “Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave, të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit – pse u duhen më shumë.

    Ahtisaari mori çmimin Nobel për Paqe, çfarë do ta plotësonte planin e Ahtisaarit, cilat janë argumentet për të metat e tij. Barra e argumentit duhet të jetë mbi ata që kërkojnë diçka tjetër apo diçka më shumë”, theksoi ai.

    Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, veçanërisht në polici, Kurti nënvizoi se nuk pajtohet me gjendjen e tanishme dhe se nuk dëshiron që serbët në veri të zëvendësohen me shqiptarë.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA-BE kërcënojnë kryeministrin Albin Kurti: O paqe e përhershme, o kthim pas për Kosovën!

    Ministri serb zbulon tre pikat që përbëjnë vijën e kuqe në negociatat për Kosovën

    Emri:  vucevic.jpg

Shikime: 53

Madhësia:  24.8 KB

    Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tdeklaroi se “vijat e kuqe” të Serbisë në negociatat për Kosovën janë “të qarta”.

    Sipas tij, ato janë formimi i detyrueshëm i Bashkimit të Komunave Serbe, mosnjohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara, shkruan N1.

    Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka përdorur metodat më tinzare për të provokuar ndoshta një konflikt dhe për të vazhduar kriminalizimin dhe paraqitjen e serbëve si të këqij.

    I pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se vendimi për Kosovën nuk do të merret nga qytetarët, Vuçeviç tha se do të shfrytëzohen të gjitha potencialet demokratike dhe se gjithçka do të jetë para syve të publikut.

    Vuçeviç shtoi se kalimin në gatishmëri i ushtrisë dhe policisë në nivelin më të lartë ishte “mesazh se do të merren të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb dhe për të ruajtur Serbinë”.

    Euronews

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: SHBA-BE kërcënojnë kryeministrin Albin Kurti: O paqe e përhershme, o kthim pas për Kosovën!

    Cili do shperblehet me Nobel per Paqe, nje apo dy ?
    Ju kujtohet Kamp Dejvidi ?
    Pastaj, pasojat individuals...?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Tema të Ngjashme

  1. Pse humbi Albin Kurti?
    Nga Neteorm në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-10-2021, 09:47
  2. Albin Kurti
    Nga Disa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1864
    Postimi i Fundit: 26-03-2011, 00:09
  3. Albin Kurti: Si do ta bashkojme Kosoven me Shqiperine
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 21-09-2010, 06:08
  4. Arrestohet Albin Kurti
    Nga guri79 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 23-06-2010, 11:17
  5. Mbështetje e përhershme nga Franca per Kosoven
    Nga YlliRiaN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-01-2009, 21:29

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •