Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Berisha: Rama të japë dorëheqjen menjëherë. Opozita të mobilizohet për betejën finale

    ‘Rama të dorëhiqet menjëherë’, Berisha: Demokratët të mobilizohen për betejën finale

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-01-26-at-18.51.05.jpg

Shikime: 321

Madhësia:  21.7 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen dhe largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama.

    Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama është i implikuar në skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, teksa shtoi se demokratët duhet të mobilizohen për betejën finale kundër kreut të qeverisë.

    “Jam sot këtu para jush, për të kërkuar largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës , nga detyra e kryeministrit. Jam sonte këtu për të deklaruar, se për Partinë Demokratike, popullin opzitar, ky objektiv është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër, pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër.

    Demokratet dhe demokratët kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, me këtë monstër, me këtë demon të pushtetit”, theksoi ai.

    ‘Mosbindje civile me çdo mjet’, Berisha: S’ka alternativë përveç dorëheqjes së Ramës

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-01-26-at-18.43.55.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  28.5 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar për një betejë finale kundër kryeministrit Edi Rama, teksa i ka kërkuar dorëheqjen këtij të fundit.

    Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se opozita do të reagojë me mosbindje civile dhe shtoi se Rama nuk ka alternativë tjetër përveç dorëheqjes.

    “Betejë finale do të thotë betejë e cila ndalet vetëm pas largimit të kalbësirës nga pushteti. Nuk ekziston asgjë tjetër përveçse largimit të tij. Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, ky kalbësirë do shporret nga pushteti, nuk mund të mbahet më.

    Ky ka kryer aktet më makabre, më të rënda, këto janë mesazhet e mia, por unë jam i bindur se këto burojnë nga zemra, mendja e çdo demokrati dhe demokrateje”, theksoi ai.

    Euronews

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha: Rama të japë dorëheqjen menjëherë. Opozita të mobilizohet për betejën finale

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ‘Rama të dorëhiqet menjëherë’, Berisha: Demokratët të mobilizohen për betejën finale

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-01-26-at-18.51.05.jpg

Shikime: 321

Madhësia:  21.7 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen dhe largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama.

    Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama është i implikuar në skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, teksa shtoi se demokratët duhet të mobilizohen për betejën finale kundër kreut të qeverisë.

    “Jam sot këtu para jush, për të kërkuar largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës , nga detyra e kryeministrit. Jam sonte këtu për të deklaruar, se për Partinë Demokratike, popullin opzitar, ky objektiv është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër, pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër.

    Demokratet dhe demokratët kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, me këtë monstër, me këtë demon të pushtetit”, theksoi ai.

    ‘Mosbindje civile me çdo mjet’, Berisha: S’ka alternativë përveç dorëheqjes së Ramës

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-01-26-at-18.43.55.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  28.5 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar për një betejë finale kundër kryeministrit Edi Rama, teksa i ka kërkuar dorëheqjen këtij të fundit.

    Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se opozita do të reagojë me mosbindje civile dhe shtoi se Rama nuk ka alternativë tjetër përveç dorëheqjes.

    “Betejë finale do të thotë betejë e cila ndalet vetëm pas largimit të kalbësirës nga pushteti. Nuk ekziston asgjë tjetër përveçse largimit të tij. Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, ky kalbësirë do shporret nga pushteti, nuk mund të mbahet më.

    Ky ka kryer aktet më makabre, më të rënda, këto janë mesazhet e mia, por unë jam i bindur se këto burojnë nga zemra, mendja e çdo demokrati dhe demokrateje”, theksoi ai.

    Euronews
    Ne fakt monstra eshte ky qe akuzon, mbrojtja me e mire eshte sulmi. Kjo eshte thjesht nje furtune ne gote. Asnje pergjegjesi nuk ka Rama ne kete mes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 31-01-2023 më 19:14
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Deputeti gjerman: Ilir Meta të japë dorëheqjen
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 24-03-2015, 23:32
  2. Kokëdhima: Berisha e ka humbur betejën me mua
    Nga angmokio në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-06-2013, 21:38
  3. A duhet të japë dorëheqjen kryeministri Berisha?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 02-07-2008, 08:44
  4. A duhet te jape doreheqjen Prokurori i Pergjithshem
    Nga SENSUALI_TR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 27-10-2007, 04:32
  5. MAQEDONI, PDSH: Kryeministri i Kosovës, të japë dorëheqjen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 21:27

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •