‘Rama të dorëhiqet menjëherë’, Berisha: Demokratët të mobilizohen për betejën finale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen dhe largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama është i implikuar në skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, teksa shtoi se demokratët duhet të mobilizohen për betejën finale kundër kreut të qeverisë.
“Jam sot këtu para jush, për të kërkuar largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës , nga detyra e kryeministrit. Jam sonte këtu për të deklaruar, se për Partinë Demokratike, popullin opzitar, ky objektiv është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër, pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër.
Demokratet dhe demokratët kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, me këtë monstër, me këtë demon të pushtetit”, theksoi ai.
‘Mosbindje civile me çdo mjet’, Berisha: S’ka alternativë përveç dorëheqjes së Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar për një betejë finale kundër kryeministrit Edi Rama, teksa i ka kërkuar dorëheqjen këtij të fundit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se opozita do të reagojë me mosbindje civile dhe shtoi se Rama nuk ka alternativë tjetër përveç dorëheqjes.
“Betejë finale do të thotë betejë e cila ndalet vetëm pas largimit të kalbësirës nga pushteti. Nuk ekziston asgjë tjetër përveçse largimit të tij. Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, ky kalbësirë do shporret nga pushteti, nuk mund të mbahet më.
Ky ka kryer aktet më makabre, më të rënda, këto janë mesazhet e mia, por unë jam i bindur se këto burojnë nga zemra, mendja e çdo demokrati dhe demokrateje”, theksoi ai.
Euronews
Ruaj Lidhjet