Familja shqiptare e demtuar rëndë nga liberalizmi Perendimor
dhe pasojat e ekstremizmi fetar

Nuk kanë kaluar më shumë se 32 vite dhe Shqipëria gjëndet e rrezikuar të shpërbëhet përsëri, jo më nga ndonjë kërcënim apo pushtim ushtarak të egër si para 500 viteve, dhe as para pushtimit nazi-fashist, por nga influenca e madhe botërore e dy ekstremeve sociale: nga demokracia liberale perendimore dhe nga pasojat ekstremizmi fetar ndërkombëtar. Pak Histori.
Kur Bashkimi Sovjetik u shemb, studiuesit perëndimorë shpallën me bollëk fundin e epokës së Luftës së Ftohtë, duke arritur në përfundimin se triumfi i rendit botëror liberal ishte ilaçi i vetëm apo `Panacea` për njerëzimin. Kjo dëshirë për të ndërtuar një rend botëror uniform të bazuar në konceptimin hegjemonist perëndimor ka qenë spiranca fletë e teorive të shumë studiuesve perëndimorë që atëherë
Mesa duket bota heteropolare që është ngritur pas rënies së komunizmit po bien ë kundërshtim me dëshirën për vendosjen e një hegjemonizmi liberal që kërkohet nga bota perëndimore hegjemoni liberale perëndimore që do të udhëheqë jetën sociale në një Botë globaliste e cila do të jetë si një fshat i madh ku komunikimi nëpërmjet internetit dhe digitalizimi i i të gjitha puënve qofshin ato mediatike apo të tjera do të jetë real në lehtësimin e jetës sociale. Problemi i madh ka ndodhur nga përpalsja e kulturave të vëneve të ndryshme.
Kështu që pas përpjekjeve jo shumë të suksesëshme të përhapjes së demokracisë liberale me dhunë pas viteve `90 (që të kujtojnë kërkesat e dikurshme të Faidel Kastros për përhapjen e revolucioneve socialiste me dhunë), bota po kërkon një zgjidhje më të atrësyeshme. Sipas studiuesit izraelitit Yoram Hazony i cili në një vepër novatore mbi nacionalizmin, ai kritikon ndërtimin liberal si "një formë të imperializmit". Ai thotë se "si imperialistët e tjerë, ata janë të shpejtë për të shprehur neveri, përbuzje dhe zemërim kur vizioni i tyre për paqen dhe prosperitetin has në kundërshtim". "Çdo komb gjykon në përputhje me perspektivën e tij. Nuk ka asnjë qenie njerëzore dhe asnjë komb që mund të pretendojë se ka kapur të gjithë të vërtetën për të gjithë të tjerët" (https://www.institutmontaigne.org/en...al-nationalism). Disa studjues kërkojnë një zgjidhje më të arësyeshme për të vendosur një rend të ri social siç mund të jetë ai i një `Rendi i ri me një përzierje të liberalizmit perëndimor dhe nacionalizmit qytetërues lindor`.
Përse Liberalizmi i demokracive perëndimore përbën një rrezik për Familjen shqiptare?
Është e vërtetë që 45 vite diktaturë krahas pasojave negative të vrasjes me gjyqe politike të 7000 njerëzve, internimit të 100 mijë të tjerëve, varfërsië ekstreme, pati dhe disa shkëndija të mirë të socializmit të shoqërisë dhe të forcimit të familjes shqiptare jo më të asaj patriarkale por të një familjeje normale pa eksese, gjë e shtoi popullsinë shqiptare deri në 3.2 milion njerëz për 45 vite nga 780 mijë që ishin në kohën e Zogut.
Në Shqipëri hapja me perëndimin pas viteve `90, krahas të mirave për shoqërinë e mbyllur izolacioniste shqiptare (si ruajtja e traditës familjare dhe të komuniteteve të ndryshme në zonat të ndryshme të Shqipërisë, mungesa e drogës, tutorëve seksualë krimit), solli dhe disa të këqija të cilat u nënvlerësuan në fillim, por duke kaluar nga izolacionizëm ekstrem në një liberalizëm ekstrem shoqëria shqiptare ngadalë filloi të çthuret; dhe në fillim duke pësuar një emigrim galopant prej 1.7 milion njerëzish brënda 10 vjeteve të parë për shkak kryesisht të varfërisë, për shkak të ardhurave të pakta, për shkak të dëshirës për të parë vëndet perëndimore si vënde të parajsës materiale dhe shpirtërore, por edhe për tu larguar për shkak të pasigurisë në vënd, mungesës së një kujdesi shëndetësor, mungesë së dritave, mungesës së një arsimimi adekuat, për shkak se një pjesë ishin ish sigurimsa apo ish bashkëpuntorë të sigurimit, pra në përgjithësi u larguan dhe po largohen për një jetë më të mirë, për të ardhura më të mëdha financiare.
Dihet se popullatat e vëndeve të vogla përpiqen të emigrojnë në vënde më të mëdha ku mundësitë janë më të mira për të jetuar. Përveç kësaj në Shqipëri pati një megrim brënda vëndit ku shumica e popullsisë shqiptare sot është kryesisht në Tiranë e Durrës, dhe në qytete duke zbrazur fshatrat,. Sigurisht një nga shkaqet e largimit është edhe konflikti i madh politik midis partive kryesore, korrupsioni galopant, frika nga hakmarrjet midis bandave të drogës, tutorëve, etj.
Tradita shqiptare e një Familjeje të mirë dhe të konsoliduar po humbet pikërisht edhe nga një factor tjetër, ai i presionit të shoqërive liberale perëndimore të cilat promovojnë të ashtuquajturën revolucion seksual, LGBTI (QA), në emër të liberalizmit futjen e kanaleve pornografike, promovimin në tv-të private të individëve pa identitet, të emisioneve argëtuese banale, dhe të një presioni mediatik të paparë konfliktual politik të cilat i bëjnë njerëzit të largohen apo të divorcohen. Sot 1 në 3 familje ka divorce kryesisht në familjet e reja. Divorcet kryesisht nga emigracioni, nga mungesa e të ardhurave, por edhe nga presioni i një liberalizmi toksik mbi shoqërinë shqiptare ku çdo gjë qënka e mundur. Pavarësisht se shteti shqiptar ka nënëshkruar ligjin për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtën e pronës, në Shqipëri duke egzistuar `ligji i pa shkruar i mosndëshkueshmërisë`, ku politikani, pareliu, i forti, ku drejtësia mbetet totalisht e korruptuar,shumë njerëz harrojnë që liria nuk është absolute por mbaaron aty ku fillon liria e tjetrit. Pavarësisht se pjesa më e madhe e emigracionit shqiptar sjell të ardhura në Shqipëri , një pjesë e tyre janë të ardhura jo legale, dhe kjo ka sjellë largimin e të rinjve dhe e familjeve të reja duke menduar se jashtë jetohet më mirë dhe duke mos u lodhur e punuar si në Shqipëri ku të ardhurat janë të pakta.
Largimi jashtë vëndit dhe përplasja me realitetin e huaj ku shqiptarët shikohen si qytetarë të dorës së dytë, prania e grupeve shqiptarësh të cilët punojnë në punë të zezë apo dhe kriminale me apo pa dëshirën e tyre, ka shkaktuar një fenomen social negativ që shpesh quhet liberalizëm negativ.
Çfarë është liberalizmi negativ? Liria negative është liria nga ndërhyrja e njerëzve të tjerë. Liria negative ka të bëjë kryesisht me lirinë nga kufizimet e jashtme dhe është në kontrast me lirinë pozitive (zotërimi i fuqisë dhe burimeve për të përmbushur potencialin e dikujt). Kjo po ndodh në Shqipëri dhe në shqiptarët jashtë vëndit në vëndet e demokracisë perëndimore. Kjo shkakton prishjen e familjeve shqiptare si jashtë vëndit ashtu dhe brënda vëndit. Faktori i fundit që nuk duhet lënë pa përmëndur është ateizmi.
Mungesa e besimit të Zoti. Mungesa e kufizimeve që feja e krishterë ka vendosur të cilat janë edhe në kushtetuën e të gjitha vëndeve perëndimore si martesa 1 burrë-1 grua, sipas 10 urdhëresave të Zotit drejtuar Moisiut, ka shkaktuar shkatërrimin e Familjes e cila është njësia kryesore e shoqërisë. Dhe kjo njësi po prishet kryesisht në vëndet perëndimore.
Roli social i doktrinës së ekstremizmi fetar të tipit `sharia`, ka filluar të përdoret edhe në Shqipëri në fillim duke lejuar martesat me më shumë se një grua, dhuna ndaj gruas, përdhunimet, krijimi i urrejtjes ndaj `qafirëve`, vazhdon të ndikojë në shoqërinë e vëndeve të vogla si Shqipëria dhe Kosova si dhe në Ballkan. Kjo është ana tjetër e presionit ekstrem mbi shoqërinë shqiptare e cila gjëndet si përherë sot e prej 1000 vitesh në presioniin ekstrem liberal perëndimor dhe tëashtuquajturit nacionalizëm lindor të civilizimit.
Nga duhet të shkojmë? Nga rendi liberal perwndimor ekstrem material ku paraja është Zot? Apo nga rendi nacionalist lindor ku mbizotërojnë kufizimet sociale?