Koka nė Stamboll, trupi nė Janinė dhe turpi nė Tepelenė!

Emri:  b2-2.jpg

Shikime: 104

Madhėsia:  59.3 KB

Nga Ben Manaj-

Sė fundmi, sėrish isha nė Janinė pėr herė tė dytė, thjesht si njė tepelenas i apasionuar pas figurės sa karizmatike aq edhe kontraverse tė tė madhit Ali Pashė Tepelena, sundimtarit unikal tė Epirit, siē e quajnė grekėt e atjeshėm atė pjesė tė botės, tė cilėve duket se historia u fillon dhe mbaron krenarisht me figurėn dhe gjithēka qė simbolizonte Ali Pasha!

Sot 101 vjet mė parė, ėshtė dita e vrasjes sė tij nė 1822!

Te varri i tij pėrballė Xhamisė Fetije nė kalanė e Janinės i mbuluar me kuvli hekuri, sikur kanė frikė nga ēlirimi dhe gjėma qė mund tė shkaktojė ringritja e tij, edhe pse u solla vėrdallė disa herė nė kėrkim tė njė dedikimi se i kujt ėshtė ky varr edhe pse shumica e turistėve shkojnė atje pėr ta parė varrin pa kokė tė njeriut qė armiqėsoi Portėn e Lartė, por krijoi njė vilajet indipendent, vetėm njė shenjė nė formė dritareje tregonte se ndodhej varri i tij!

E nėse nuk ishe tejet i kujdesshėm do e humbje orientimin dhe njohurinė pėr vendndodhjen e varrit tė tij!

Edhe pse Ali Pasha ėshtė njeriu qė tė kujton si i dyti, njė udhėheqės shqiptar, nė errėsirėn e stėrgjatur otomane, pas Skenderbeut, ai padyshim mbetet dipllomati i parė tipik shqiptar qė u mor me Napolonin, Mbretin e Anglise, Carin e Rusisė e padyshim Portėn e Lartė!

Edhe pse aktivitetin e tij politik e ushtarak e ushtroi nė Janinė, njė zonė e padefinuar qartė si pjesė e Greqisė siē ėshtė sot, ka aq shumė relike, muzeume deri te llulla e tij e famshme nė ishullin nė mes Liqenit tė Janinės, thėnė kjo, ai njihej si Ali Pashė Tepelena, e jo Janina, sepse ishte prej andej, njė e hedhur guri larg nga fshati i gjyshėrve tė mi, sėrish ndihesh tmerrėsisht keq sa pak ne nė Shqipėri kemi pėr njė figurė tė tillė tė privatizuar nga grekėt!

Kemi njė kala e cila se fundmi ėshtė mirėmbajtur por qė ka nevojė tė kthehet nė njė Mekė tė krenarisė shqiptare pėrmes shndėrrimit tė saj nė njė qendėr tė vėrtetė muzeale!

Dhe kjo fillon me rindėrtimin e Sarajeve ku ai jetonte kur qėndronte nė Tepelenė e deri te rikonceptimi i Kalasė e cila mund tė shndėrrohet tė paktėn sa gjysma e asaj tė Janinės! Maketet ekzistojnė tė kėtyre sarajeve! Shumė artefakte dhe relike, armė, jatagane a veshje tė kohėsh, jam i sigurt se ekzistojnė nėpėr Shqipėri nga ajo periudhė. Sepse s’ka pėrse njė pikturė e jashtėzakonshme e njė piktori modern shqiptar Agim Sulaj nga Vlora, tė jetė nė Muzeun e Ali Pashės nė Janinė e jo nė Tepelenė, ku nuk ekziston!

Falė Zotit marrėdheniet i kemi shumė tė mira me Stambollin dhe mund tė gjurmojmė dhe kėrkojmė shumė objekte dhe dokumente nė arkivat otomane nga ajo kohė, pėrse jo akoma mė me ngulm se Berisha, edhe kokėn e Ali Pashės, tė cilėn turqit nuk ėshtė se e kishin xhan!
Edhe ca elemente nga aktiviteti dhe ndėrveprimi i tij politiko-diplomatik me qendrat e mėdha tė vendimarrjes sė kohės, pėrfshi edhe ato britanike si ato me Lordin Bajron, shumė lehtė mund tė pėrbėjnė pjesė tė kėtij muzeu nė Kalanė e Tepelenės, pėr njeriun mė tė famshėm tė kėtij qyteti dhe ndėr mė tė njohurit nė Shqipėri!
Edhe pse qeveria aktuale ka bėrė jo pak pėr kalanė e Tepelenės, por kjo ėshtė shumė pak nga sa kėrkohet dhe janė mundesitė!
Por kjo iniciativė do vizion kulturor, dhe dashuri qeveritare pėrtej asaj edhe ndaj Tėrmet Peēit apo Mero Bazes se per mua s’ka e s’ka, qė udhėheqėsi artist i Shqipėrisė s’po di ta prioritarizojė sa duhet trashėgiminė e saj historike dhe tė njė qyteti dhe birit tė saj tė lavdishėm, qė as turqit as grekėt nuk ia hoqen dot fjalėn Tepelena nga emri i tij!
S’kemi pse lodhemi aq shumė pėr fshatra turistike nėpėr humbėtira shqiptare kur kemi kryeqendra historike e turistike tė shndėrruara nė fshatra, aq turistike si Tepelena tė cilės i kalojnė tangent shqiptarė e tė huaj!